Me të vërtetë ne duhet të jemi syçelur
Feja Islame :: Tema
Faqja 1 e 1
Me të vërtetë ne duhet të jemi syçelur
Për sa i përket dyshimeve rreth ardhmërisë së Pejgamberëve dhe thirrjes së tyre, ato shumë qartë shihen në fjalët e Faraonit, i cili thoshte:
“(Duke u thënë se) Ata janë një grup i vogël (të cilët ikën me Musain). Dhe se me të vërtetë ata na kanë zemëruar (dhe ikën pa lejen tonë). E me të vërtetë, ne duhet të jemi syçelë.” (Shuara, 54-56)
Kështu faraoni i mashtronte skllevërit e vet të mahnitur pas bukurive të kësaj bote, duke u thënë se Musai, alejhi selam, dhe pasuesit e tij janë vetëm një grup i vogël, i përçmuar, të cilët na urrejnë dhe na kanë zili por ne nuk jemi të pakujdesshëm dhe të paaftë për të ndërmarrë ndonjë veprim.
Përkundrazi ne jemi syçelur dhe me gatishmëri të plotë, i ndjekim zhvillimet.
Me këto fjalë ai iu kërcënonte Musait, alejhi selam, dhe pasuesve të tij, si “isharet” se ai së shpejti do t’i japë fund kësaj “tollovie”, duke llogaritur se forcat e tij të sigurimit dhe aftësisë e tij politike dhe ekonomike do t’i mjaftojnë si mbrojtje nga rreziku që ai shihte në thirrjen e Musait, alejhi selam. E njëjtë është pozita dhe politika sot, të cilën e ushtrojnë aparatet e sigurimit botëror, duke shfrytëzuar të gjitha mjetet në luftën e tyre kundër Islamit.
Faraoni nuk ka ditur për përfundimin e tij, i cili e pret në fund dhe që është mbytja në det. Dhe se Allahu, subhanehu we teala, do ta ruajë trupin e tij të ngurtë dhe to ta nxjerrë jashtë detit si mësim dhe argument për brezat e ardhshëm.
Allahu, subhanehu we teala, thotë:
“Sot po të shpëtojmë ty (po të nxjerrim prej detit) me trupin tënd (të vdekur), që të shërbesh si argument për ata që vijnë pas teje. Vërtet, ekziston një shumicë njerëzish që nuk hulumtojnë argumentet Tona.“ (Junus, 92)
Ky është fundi i çdo mëkatari mendjemadh.
Nuk ishte i vetëdijshëm se Allahu, subhanehu we teala, e ka caktuar fitoren për Musain, alejhi selam dhe pasuesit e tij. Nuk e ka ditur se besimtarëve iu takon përparësia dhe sundimi në tokën e Allahut, subhanehu we teala.
Nga lufta e jashtëzakonshme kundër të Dërguarve të Allahut subhanehu we teala, me anë të së cilës synonin përhapjen e dyshimeve rreth rezultateve përfundimtare të thirrjes pejgamberike le të dëgjojmë se çfarë i thotë Azeri, babai i IBrahimit, alejhi selam, djalit të vet:
“A ti, Ibrahim, i refuzon zotat e mi? Nëse nuk ndalesh (së fyeri ndaj zotave të mi), unë do të gurëzoj, ndaj largohu prej meje për një kohë të gjatë!” (Merjem, 46)
Kështu Azeri i kërcënohet djalit të vet. Nëse nuk e ndërpret thirrjen në teuhid dhe fyerjen e zotave të tij, do ta gurëzojë. Pas kësaj ka kërkuar prej Ibrahimit, alejhi selam, që të largohet për një kohë të gjatë. Lidhjet prindër – fëmijë janë ndërprerë sepse ka filluar lufta në mes shirkut dhe teuhidit, edhe pse Ibrahimi, alejhi selam, me fjalë të buta dhe plot respekt i drejtohej të atit:
“O babai im, pse adhuron atë që as nuk dëgjon, as nuk sheh, e as nuk ke asgjë prej tij? O babai im, mua më është dhënë nga dituria çka ty nuk të është dhënë, andaj më dëgjo se unë të udhëzoj në rrugë të drejtë. O babai im, mos adhuro djallin, sepse djalli është kundërshtar i Mëshiruesit. O babai im, unë kam frikë se do të godet ndonjë dënim prej të Gjithëmëshirshmit e do të jeshë shok i djallit!” (Merjem 42-45)
Këtu shihet mëshira e Ibrahimit, alejhi selam, dhe kujdesi i tij për prindin, duke dëshiruar udhëzimin e tij dhe mbrojtjen nga dënimi i Allahut, subhanehu we teala. Megjithatë Ibrahimi, alejhi selam, konfrontohet me mospranimin dhe kërcënimin se do të gurëzohet nëse nuk e ndërpren thirrjen e tij.
Në të njejtën kohë gjykimi i parisë, e cila qëndronte pas Azerit nuk ishte më i lehtë. Këto janë planet e tyre për Ibrahimin, alejhi selam:
“Digjeni atë (Ibrahimin) dhe ndihmoni zotat tuaj, nëse doni t’u ndihmoni!” (Enbija, 68)
Këta njerëz nuk e dinin se Allahu, subhanehu we teala, ka marrë përsipër mbrojtjen e Ibrahimit, alejhi selam dhe ardhmërinë e thirrjes së tij:
“Ata deshën t’i bëjnë atij (Ibrahimit) kurth, po Ne ata i bëmë më të dështuarit.” (Enbija, 70)
“Pra, vështro se çfarë ishte përfundimi i dredhisë së tyre. Në të vërtetë, Ne zhdukëm të gjithë ata dhe popullin e tyre.” (Neml, 51)
Kështu Allahu, subhanehu we teala, e shpëtoi Pejgamberin e Vet dhe e bëri Imam dhe yrnek për besimtarët deri në Ditën e Gjykimit. Edhe Pejgamberi i fundit, Muhammedi, sal’allahu alejhi we selem, ka qenë rezultat i lutjes së Ibrahimit, alejhi selam.
Muhammedi, sal’allahu alejhi we selem, thotë: “Unë jam lutja e babait tim, Ibrahimit, alejhi selam”. (Transmeton Ahmedi, hadithi është sahih)
Allahu, subhanehu we teala, ka bërë që besimtarët pas tij ta përkujtojnë duke u lutur për të. Muslimanët sot dhe kështu do të mbetet deri në Ditën e Gjykimit, në namazet e tyre çojnë salavate mbi Ibrahimin alejhi selam, me këto fjalë: “O Zoti im, fale Muhammedin dhe familjen e tij sikurse e fale Ibrahimin dhe familjen e tij. Me të vërtetë ty të takon falënderimi dhe lartmadhëria. Dhe bekoje Muhammedin dhe familjen e tij siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Muslimanët sot e kësaj dite në haxhxh dhe umre falen pas vendit ku ka qëndruar Ibrahimi, alejhi selam:
“Vendin ku qëndroi Ibrahimi pranojeni për vendfaljeje!” (Bekare, 125)
Këtë gjë e praktikonte edhe Pejgamberi jonë, sal’allahu alejhi we selem.
Shpërblimi i Ibrahimit alejhi selam, në dunja është përkujtimi i tij me të mirë e për sa i përket shpërblimit në ahiret, na është transmetuar nga Muhammedi, sal’allahu alejhi we selem, se ai shpërblehet në kopshtet e larta të xhennetit, i shoqëruar nga fëmijët e besimtarëve.

Similar topics
» Videoja e terrorit që amerika ka tentuar t´a fsheh! - Shikoni TERRORISTAT e vërtetë!
» Hadith madhështor që duhet ta dijë gjithkush
» Çfarë duhet të bëj ai i cili ka thyer betimin?
» 5 principe themelore që duhet ti dijë çdo musliman
» Llojet e pasurisë për të cilat duhet paguar zekatin
» Hadith madhështor që duhet ta dijë gjithkush
» Çfarë duhet të bëj ai i cili ka thyer betimin?
» 5 principe themelore që duhet ti dijë çdo musliman
» Llojet e pasurisë për të cilat duhet paguar zekatin
Feja Islame :: Tema
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi