Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Llojet e pasurisë për të cilat duhet paguar zekatin

Shko poshtë

Llojet e pasurisë për të cilat duhet paguar zekatin Empty Llojet e pasurisë për të cilat duhet paguar zekatin

Mesazh nga Ebu Amar Fri Feb 05, 2010 11:46 pm

Llojet e pasurisë për të cilat duhet paguar zekatin

"Shtyllat e Islamit dhe të Imanit" i Shejh Muhamed bin Xhemil Zino



Zekati është i detyrueshëm për katër gjëra:



- Së pari: Prodhimi i tokës së punuar [drithërat] dhe i frutave, sipas thënies së Allahut:



"O ju që besoni, harxhoni prej gjërave të mira që keni fituar dhe prej asaj që Ne e prodhuam nga toka për ju, dhe mos e synoni atë që është keq të harxhosh prej saj, ndonëse ju vetë nuk do ta pranonit atë, përveç me sy mbyllur ..." [2: 267];



"... por paguani atë që është për t'u paguar [zekatin] në ditën e korrjes së saj..." [6:141]



Shuma më e rëndësishme e pasurisë për t'u paguar është zekati. Pejgamberi, salallahu alejhi ue selam, ka thënë:



"Për një tokë të vaditur nga shiu apo me anë të kanaleve të ujitjes, apo ngaqë toka është e lagësht, për shkak të afërsisë ndaj kanalit të ujitjes, ushr [një e dhjeta] është e detyrueshme si zekat. Kurse, për një tokë të ujitur nga një pus, gjysmë ushr [një e njëzeta] është e detyrueshme në prodhimet e tokës".



- Së dyti: Ari, argjendi dhe paratë



Allahu thotë:



"... dhe ata që tubojnë ari dhe argjend dhe nuk e harxhojnë në rrugë të Allahut, bëjua të ditur një torturë të dhimbshme". [9:34]



Dhe në Sahi Muslim, Ebu Hurejre, radijallahu anhu, ka transmetuar nga pejgamberi të ketë thënë:



"S'ka pronar të arit e të argjendit, i cili nuk e paguan shumën e duhur për to, veçse, në Ditën e gjykimit, ari e argjendi do të rrihen në shtresa/çarçafë zjarri, çka me tutje do të nxehet në Zjarrin e xhehenemit, e pastaj ijët [anët] e tij si edhe balli e shpina e tij do të damkosen me to. Sa herë që ftohen, do të zëvendësohen me çarçafë/shtresa të nxehura. Kjo do të vazhdojë për një ditë, e cila do të zgjasë 50.000 vjet, derisa të gjykohen robërit/njerëzit".



"Shuma", të cilës i referohet këtu, është zekati, siç përmendet në një version tjetër:



"S'ka pronar të një pasurie të grumbulluar, i cili nuk e paguan zekatin, ..." [Muslim]



- Së treti: Artikujt e biznesit, domethënë, mallrat e shitura



Kjo përfshin pasurinë e patundshme, kafshët, ushqimet, pijet, veturat, etj. Pronari duhet të llogarisë vlerën e tyren fund të vitit të parë të biznesit [dhe çdo vit pas tij] dhe të paguajë 2.5 % të vlerës së tanishme të tyre, qoftë kur vlera e tyre është e njëjtë si kur i ka blerë ato apo është ngritur a ulur.



Është e detyrueshme për pronarët e bizneseve, si ata të dyqaneve ushqimore, stërshitësit e veturave, depo pjesësh, që të mbajnë një llogari të hollësishme çdo vit dhe të paguajë zekatin e kërkuar për të. Nëse kjo është e vështirë për ta, ata mund të sigurohen dhe të paguajnë aq sa të jenë të sigurt se kanë kryer përgjegjësitë.



- Së katërti: bagëtitë, domethënë, gjedhet, delet dhe dhitë



Me kushtin që ato të kullotin lirshëm, jo të ushqyera me drithë a me ushqim special, dhe që është rritur për t'u shitur, zekati duhet të paguhet për to. Jo sepse është bagëti, por për shkakun se kjo është mall për shitje [kategoria e tretë], i pagueshëm në 2.5 % të vlerës së shitjes, nëse mbërrin sasinë minimale, sasinë e pagueshme për mall [qoftë vetvetiu apo në bashkim me mallrat e tjera për shitje].
Ebu Amar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi