Përse muslimanët janë të dobët?!?
Feja Islame :: Tema
Faqja 1 e 1
Përse muslimanët janë të dobët?!?
Bismilahi-Rrahmani-Rrahim
Es Selamu Alejkum we Rahmetullahi we Berekatuhu
We-Esh'hedu en-La'ilahe'il'All-llah wahdehu-la-sherike-leh we-Esh'hedu ene-Muhameden Abduhu-Habibuhu we-Resuluhu
Një ndër pyetjet më të shpeshta në periudhën e dekadencës muslimane është: Përse jemi të dobët? Përse jemi të prapambetur? Përse bota muslimane është shërbetore e botës perëndimore? Përse shkalla e arsimimit në botën muslimane është e ulët? Këso dhe pyetje të ngjashme mund të rradhiten në pafund?
A qëndron kjo pyetje? A qëndrojnë këto dilema?, apo janë pjellë e imagjinatës së të papunëve!
Pa dyshim pyetja është e saktë dhe e qëndrueshme dhe është pozitive që muslimanët janë të vetëdijshëm për gjendjen e tyre. Në botën muslimane ka luftëra qytetare, në botën muslimane ka varfëri, në botën muslimane ka refugjatë, në botën muslimane ka arsimim të ulët, në botën muslimane çdo katastrofë natyrore (vërshim, termet apo diç e tillë) vretë mijëra e dhjetëra mijëra njerëz (kurse katastrofa të ngjashme në vendet perëndimore vretë 90-95% më pak njerëz.) Përse? Ku qëndron engima, misteri?!
Edhe përgjigje janë ofruar nga muslimanët dhe nga jomuslimanët, por deri sot nuk kënaq asnjë prej tyre! Përse e themi këtë! Sikur ndonjë përgjigje të ishte me vend, bota muslimane do të kapërcente dobësinë, amullinë, konfuzionin ideor dhe praktik dhe do të bëhej fuqi kreative në botë.
Gjendjen e muslimanëve në mënyrë meastrale e ka përshkruar një koleg boshnjak. Ai thotë se muslimanëve nuk do t’i bëjë mirë vetëm një medikament, sepse bota muslimane i ngjan të sëmurit i cili ka arritur buzë vdekjes dhe nga dera e mjekut ky pacient nuk del me një diagnozë dhe me një medikament, por me shumë diagnoza dhe me shumë medikamente. (Ahmet Alibašić, Zašto smo slabi?, në: http://www.alibasic.ba. = boshti i shkrimit është nga ky burim).
Përgjigje kanë ofruar shumë dijetarë, shumë politikanë, por ato disi nuk kanë gjetur mbështetje në jetën konkrete. Pëgjigje ofroi edhe Ibn Halduni, edhe Ibn Tejmije, edhe Abdulvehabi, edhe Afganiu e Abduhuja, edhe Ikballi edhe Izetbegoviqi. Emra të mëdhenjë por të gjitha këto diagnoza disi janë joadekuate, të pjesëshme, të përkohshme, në disharmoni me kohën dhe vendin që ofrohen.
Sot bota muslimne është rreth një miliardë e gjysmë, mirëpo nuk paraqet faktor relevant për qendrat e vendosjes. Jemi mjaft në kuantitet, por kontributi ynë është i mangët, i pamjaftueshëm madje herë-herë kontributi ynë është kundër nesh. Përse kështu?
Edhe pse dijetarët kanë mendime të ndryshme, mendoj se kthimi në burimet islame dhe në përvojën pozitive historike, do të ofrojë përgjigje. Ta lexojmë Kur’anin së pari:
“... E, nëse ju ia ktheni shpinën dhe i largoheni Atij, Ai do t’ju zëvendësojë me një popull tjetër, i cili nuk do ta ndjekë shembullin tuaj.” (Muhammed, 38).“... Me të vërtetë, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë ç’kanë në vetvete. Kur Ai dëshiron ta ndëshkojë një popull, askush nuk mund ta pengojë Atë; dhe ata, përveç Tij, s’kanë asnjë ndihmës.” (Er-Rra’d, 11)
Ta lexojmë edhe një hadith të Muhammedit a.s.:
“Do të vijë koha kur shumë popuj do të ju mësyjnë juve, sikurse populli i uritur që mësyn enën me ushqim. Dikush nga të pranishmit pyeti: A mos është kjo pse do të jemi pak? Jo, u përgjigj Pejgmberi a.s.. Përkundrazi, do të jeni shumë por do të jeni sikurse shkuma. Allahu nga krahërori i armiqëve tuaj do ta heq frikën që e kanë ndaj jush kurse në zemrat tuaja do të hedhë dobësi. Cila është kjo dobësi, o pejgamberi i Allahut, pyeti? Dashuria ndaj dynjasë (botës) dhe përbuzja ndaj vdekjes.” (Ebu Davud, Sunen. Sipas: Hasen el-Benna, Mexhmu‘atu resail (Kairo: Daru ‘d-da’ve, 1990), 54).
Të mendojmë pak. Numri i muslimanëve nuk është i vogël, por fuqia e tyre vërtet është sikurse shkuma e lëngut të gazuar të Coca-Colës apo Shvepsit. Edhe pse në fillim gota duket shumë e mbushur, për pak çaste e shohim gjysmë të zbrazët.
A ndalohet sipas Islamit të dëshirohet bota? A ndalohet sipas Islamit të frikësohemi nga vdekja? Jo, edhe njëra edhe tjetra janë normale. Të dëshirohet bota dhe të mirat e saj është normale, madje imperativ islam. Por, edhe të kemi frikë nga vdekja është normale, madje është provë që të bëhemi më të kujdesshëm sa jemi të fortë e në moshë të re. Por, nuk kemi të drejtë ta teprojmë në dashuria ndaj botës të kalojë në lakmi dhe frika ndaj vdekjes të kalojë në demoralizim. Ne vazhdimisht duhet ta ndjekim parimin islam: I lutemi Allahut të madhërishëm për të mirat në këtë botë dhe të mirat në botën tjetër:
Rabbena atina fi 'd-dun'ja haseneten ve fi 'l-ahireti haseneh.
“O Allahu ynë! Na jep të mira në këtë botë dhe të mira në botën tjetër.”
Kur një as’hab bleu petka dhe iu lavdërue shokëve për petkat e reja, një nga shokët e tij e qortoi se kjo nuk i ka hije një besimtari. As’habi që kishte blerë petka shkoi te Pejgamberi a.s. dhe e pyeti Muhammedin a.s. a mos ka gabuar, kurse Pejgamberi a.s. iu përgjigj se kjo nuk qëndron, sepse Allahu i don shenjat e bukurisë së begative të Tij në krijesat e Tij. (Imam Ahmed, Musned, nr. 7759).
Po ashtu, kur Muhammedi a.s. e pa Amr ibn Asin me pasuri, briti me gëzim: “Pasuri e mirë te njeriu i mirë.” (Imam Ahmed, Musned, nr. 17096).
Edhe frika nga vdekja është njerëzore. Edhe Ademi a.s., edhe Musai a.s. kanë reaguar ndaj vdekjes. Edhe Muhammedi a.s. ka reaguar ndaj vdekjes së birit të tij, Ibrahimit, ndaj vdekjes së Hadixhes dhe Ebu Talibit. Por, frika nuk duhet të kalojë në lemeri, në tmerr, në humbje të vetëdijes dhe ekuilibrit.
Lakmia na bën të dobët
Të dëshiroj njeriu botën, shtëpinë e bukur, automjetin e bukur, gruan e bukur, qytetin e bukur, nuk është mëkat, me kusht që pasuria të jetë arritur në mënyrë të lejuar dhe nëse është dhënë sadakë gjatë kohës së grumbullimit të pasurisë. Por, mëkat është lakmia për botën dhe për gjësendet e botës, atëherë kur nuk e posedojmë ne botën por bota na posedon neve. Lakmia është e dëmshme, një lloj sëmundje e rëndë, për të cilën Muhammedi a.s. ka thënë:
“... Ruajuni nga lakmia sepse ajo i ka shkatërruar ata para jush: ka bërë që t’i ndërprejnë lidhjet farefisnore dhe të drejtat dhe obligimet e njëri tjerit kanë filluar t’i rrëmbejnë; u dhanë pas shfrenimit dhe filluan të vriten...”. (Ibn Hibbani në Sahih dhe Hakimi në El-Mustedrek).
Të përkujtojmë sidomos ata që grinden për disa centimetra tokë megje, kurse duke u shtyrë në gjykatë shpenzojnë shumëfish më shumë se vlera e asaj copë toke; për ato motra dhe vëllezër që grinden për trashëgiminë e të parëve; për shitblerjen jokorrekte për shkak të lakmisë së tepruar nga ana e tregtarëve etj.
Për shkak të mosbesimit ndërmjet veti, shumë mjete shkojnë dëm, shumë mjete dalin jashtë rrethit tonë; fitojnë të tjerët, ne humbim, sepse mendojmë në mënyrë shkurtpamëse. Lakmia e çon bashkësinë në shkatërrim. Imam Ebu Hamid El-Gazaliu në librin Këshilla qeveritarëve, rrëfen një hiqaje këshilluese për tre vjedhës nga koha e Isait a.s.. Qenë tre vjedhësa të cilët e gjetën një thesar të madh. Vendosën të ndahen mes veti, por vendosën ta hanë edhe një drekë së bashku. Njëri shkoi të blejë drekë dhe gjatë rrugës mendoi ta helmojë ushqimin që t’i vrasë dy vëllezërit e tij. Edhe këta të dytë vendosën t’ia bëjnë një kurth atij që shkoi për të marrë ushqim. Meqenëse u sendërtuan të gjitha planet e vjedhësve, që të gjithë vdiqën kurse thesari mbeti i pashfrytëzuar. (El-Gazali, Savjeti vlastima, Sarajevo, El-Kalem, 2001, fq. 96). Kështu na ndodh shpesh neve shqiptarëve. Ne bëjmë plane të këqija, kurse të tjerët vjelin edhe ato pak vlera që na kanë mbetur.
Sakrifikimi si burim i forcës dhe i pushtetit
Shkaku i dytë i dobësive tona, sipas Muhammedit a.s. është frika ndaj vdekjes, respektivisht, mosgatishmëria e individit në sakrifikimin e pasurisë, të jetës dhe të vlerave të tjera që posedojmë. Mirëpo, pikërisht kjo gatishmëri është burimi i forcës, madje kulmi i saj. Nga këtu vjen ndryshimi i vetvetes, i rrethit, vendit dhe ndryshimi i botës.
Sot Perëndimi është i fortë jo për shkak të tij, por për shkak të ndihmesës nga ShBA-të. ShBA-të e shpëtuan disa herë Evropën: në LPB më 1918, në LDB më 1944 dhe në Luftën e Ftohtë pas LDB. (sipas: http://www.alibasic.ba.)
Por, përse ShBA e jo Franca apo Anglia? Përse Evropën ta shpëtojë ShBA-ja? Anketat e bëra tregojnë se amerikanët janë më të përpiktë në këtë çështje, janë më sakrifikues. Madje, këtë ShBA-të e dëshmuan edhe në Luftën e Kosovës kundër Serbisë, kur asnjë amerikan nuk e humbi jetën. Kjo ndodhi para së gjithash sepse ata e studiuan problemin mirë dhe mbrojtën vlerat e tyre.
Kështu ndodhi dikur edhe me muslimanët. Ata vlerësuan veten, punuan dhe përparuan. Perandorinë persiane, njërën ndër perandoritë më kohëgjaate, muslimanët e rrënuan për disa vjet. Sa’d ibn Ebu Vekasi i shkroi ushtarakut persian, shefit të tyre: Nëse nuk dorëzoheni, nesër në mengjes do të vijë me ushtrinë, për të cilët vdekja është më e dashur se sa jeta.
Muslimanët e sotëm janë tjetërfare: përtacë, apatikë, të pashpresë dhe jo të gjallë. Pikërisht kjo gjendje i ka kapluar muslimanët e Ballkanit e sidomos ata të trojeve shqiptare: pasiviteti, anemia, mosvullneti, dëshpërimi, pesimizmi, pashpresa, despresioni i përgjithshëm etj. Të gjitha shtresat vajtojnë për gjendjen e mjerë. Duke pranuar se gjendja vërtetë është e vështirë, mirëpo, përsëritja e vazhdueshme e gjendjes nuk e përmirëson gjendjen e rëndë. Populli duhet t’i hapë dritaret e shpresës dhe të optimizimit. Kjo është kusht që gjendja të fillojë të ndryshojë. Prindërit nuk bën të fillojnë ta vajtojnë gjendjen e fëmijëve-nxënësve ende pa e filluar sezonën shkollore, me akuzën e dominimit të korrupcionit ndër profesorë e nëpunës, dhe se pa pagesë nuk mund të kalohet në tej. Nëse fëmija-nxënësi ka përkrahjen e prindit në mospunën e tij/saj, shumë shprejt nxënësi/studenti, do të ndalet para problemeve të mësimit. Qoftë gjendja në shoqëri edhe krejt kështu si klithin disa prindër, nxënësin nuk duhet ta ndal kjo, por duhet të mësojë dhe megjithatë të arrijë përpara.
Aty ku nuk ka dritë ka terr. Aty ku nuk ka dritare ka mur. Ky terr mund të hiqet vetëm duke ndezur drita, sado të vogla qofshin ato drita. Më mirë pak dritë se aspak dritë. Më mirë pak mësim se sa fare mësim, më mirë pak mirësjellje se sa fare mirësjellje.
Por, duhet aprovuar pjesërisht edhe justifikimet e pesimistëve dhe të të pashpresëve. Ka njëfarë arsye për pesimizëm, sepse fati i muslimanëve në Ballkan ka qenë i tillë që çdo dy-tre dekada ka pësuar tragjedi të vërtetë, fizike dhe shpirtërore. Kanë vdekur më të afërmit, janë rrënuar shtëpitë, fabrikat, janë dëmtuar rrugët, kanë ngordhur bagëtia. Janë prishur shkollat, janë vrarë fëmija. Këto janë justifikime, por, zija nuk mbahet përgjithmonë. Është fakt se bota normale ndërton shtëpi nga themeli çdo 50-70 vjet, kurse ne në tokat shqiptare ndërtojmë çdo 20-30 vjet, jo për shkak të frymës për risi e të salltanetit, por për shkak të dhunës, shkatërimit, djegies kristiane ndaj tyre për çdo dy-tre dekada.
Edhe pse këto justifikime qëndrojnë, ne nuk mund të fusim kokën në thesë e të stagnojmë. Ne duhet të marrin përvoja pozitive nga të tjerët dhe të fillojmë të mendojmë dhe krijojmë pozitivisht, vlera shpirtërore dhe materiale.
Pasiviteti si trashëgimi
Pasiviteti dhe letargjia e muslimanëve në trojet shqiptare është vështirë të analizohet me sukses pa studime të gjumanshme, por disa tregues megjithatë janë të dukshëm. Pasiviteti i pranishëm është trashëgimi nga jeta e kaluar dhe mënyra robëruese e jetës. Mendja e tyre për një kohë të gjatë ka qenë e robëruar, bindjet e huaja të imponuara atyre si të vetmen të drejta kanë bërë që truri ballkanik dhe shqiptar të mendojë vetëm negativisht dhe me prirje të mbesë i robëruar. Ky është problem i rëndë psikologjik, por rrugëdalje duhet të ketë dhe ka. (sipas: http://www.alibasic.ba.) Shqiptarët sikurse edhe boshnjakët janë mësuar që të tjerët të mendojnë për ta, t’ua vulosin fatin e tyre dhe nuk pretendojnë dhe nuk përpiqen të gjejnë rrugëdalje autoktone, të tyre. Edhe sot, kur shpresat të vendosin se paku pjesërisht vetë, së paku në disa segmente, ata sërish sytë i hapin, tashmë jo shumë nga Beogradi, por nga Vashiongtoni e Brukseli. Më shumë ju intereson mendimi i Moskës se sa mendimi i tyre. Kjo do të thotë që nëse ne bëhemi subjekt, duke u imponuar si faktor relevant, pa dyshim do të arrijmë ta amortizojmë goditjen e fuqishme nga jashtë, nëse jo edhe të imponojmë zgjidhje më fatlume apo krejt fatlume. Ta kujtojmë forcën e vogël dhe të re muslimane, aktive dhe mobile, të besueshme dhe optimiste, përballë një perandorie disamijëvjeçare persiane, por anemike, apatike, e mësuar në luks dhe shfreni.
Ndryshimi i vetëdijes dhe shprehive
Shprehitë, traditat, doket nuk eliminohen me vjetërsi e lashtësi, me kalimin e kohës, por përkundrazi, shprehitë forcohen, rezistojnë më fuqishëm sa më të vjetra që janë. Ndaj, ndërrimi, ndryshimi i tyre është shumë i rëndë dhe kompleks. Për këtë arsye, njeriu tradicional, do të gjejë dhjetëra arsyetime vetëm vetëm që të qëndrojë edhe më tutje në pozitat e mëhershme. Ata mosangazhimin e tyre e arsyetojnë me forcën e madhe të armikut, me rrethanat e pafavorshme botërore, por harrojnë se në tërë këtë konglomerat rrethanash, ka hapësirë dhe potencial edhe për veprimin e tyre. Këto janë kompetencat në komuna, institucione arsimore e shëndetësore, te individi dhe grupi. Ato varen shumë pak nga të huajt e shumë më tepër nga ne. Këtu jemi fajtorë ne: nëpunësit e profesorët e këqij, studentët përtacë e punëtorët indolentë, prodhimi i ulët në prodhim dhe rrugët e mosmirëmbajtura, vjedhja e pronarit me vonesa, mospunë apo edhe vjedhje materiale etj. Pra, nëse nuk mund ta ndërrojmë rezolutën 1244, ne mund ta ndërrojmë shprehinë tonë dhe nga pozita përtacë të bëhemi të zellshëm, nga mitmarrës në punëtorë të ndershëm, nga studentë apatikë në studentë mobilë, nga kryetar komune i korruptuar në kryetar që ka sens për problemet e qytetarëve të tij.
Pse jo, mund të japim kontribut edhe në problemet më madhore, në ato të rë ardhmes së vendit, të sistemit politik e ekonomik, zhvillimit kulturor etj.
Nëse nuk kemi fuqi të bëjmë ndryshime më të mëdha, atëherë t’i lutemi Zotit për ndihmë. Zoti do të ndihmojë, sikurse e ndihmoi Kosovën kundrejt Millosheviqit. Madje, e hodhi në burg. Madje, vetë ai ia mori vetes jetën në mënyrën më të poshtër. Zoti e dërgoi Bil Clintonin dhe Wesli Clarkun kundrejt Millosheviqit dhe Sheshelit. Zoti bëri që vetë serbët ata t’i dërgojnë në burgun e Hagës, pikërisht në festën e Vidovdanit.
Ashtu ndodhi edhe me Bashkimin Sovjetik. Nga një fuqi e madhe me forcë ushtarake dhe njerëzore të paimagjinueshme, u rrëzua si një kullë prej letre, duke mos e sulmuar askush, as një armik. Zoti e dërgoi shembjen nga brenda që të përmirësojë gjendjen e rajonit.
Njëjtë është dhe me qytetin e Jerusalemit. Atë në shekulin XI-XII e pushtuan kristianët dhe e mbajtën rreth 80 vjet të pushtuar. Derdhën gjak, dhunuan, shkatërruan, dëbuan muslimanët. Kur nuk kishte shpresa, kur Jerusalemi ishte shndërruar në çerdhe kristiane, Zoti e dërgoi Salahudin Ejubinë, i cili e çliroi qytetin për 800 vitet e ardhshme, e bëri qytet të prosperitetit, të paqës dhe të bashkëjetesës. Ai nuk u hakmorr, siç ndodh sot, në botën aktuale, të demokracisë dhe të të drejtave të njeriut. Pra, ne ta bëjmë punën tonë, e t’ia lëmë Zotit pjesën tjetër të cilën ne nuk kemi mundësi ta bëjmë. Ai këtë na ka thënë se do të behemi krenarë e të fuqishëm atëherë kur të bëhemi krijesa të Tij të mira:
“Ne shënuam në Zebur, pas Teuratit, që tokën (e Xhenetit) do ta trashëgojnë robërit e Mi të mirë!“ (El-Enbija: 105).
Ky është premtim i Zotit dhe ne si musliman duhet ta besojmë pa mëdyshje. Por, duhet t’i ndryshojmë disa shprehi të dëmshme, në dritën e porosisë hyjnore:
“Me të vërtetë, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë ç’kanë në vetvete ”. (Er-Rra’d: 11)
dhe:
“Kjo ndodh se Allahu nuk ia ndryshon kurrë një mirësi që ia ka dhënë një populli, derisa ata të ndryshojnë atë që kanë në veten e tyre. Vërtet, Allahu dëgjon dhe di gjithçka”. (El-Enfal: 53).
Pra, duhet ndezur drita, duhet ndërtuar optimizëm e jo terr e pesimizëm. Duhet të merremi me rrugën, me tregun, me mediumet dhe programet e tyre antimuslimane. Pse nuk reagojmë si qytetarë kundër mediumeve elektronike dhe të shkruara për cilësinë e programit, për qëndrimin e tyre antimusliman, kurse paguhen nga taksat tona apo nga reklamat tona.
Pse nëpër qendrat botërore ka kthina (anekse) për jogistë, për meditime por edhe për lutje të muslimanëve, kurse në spitalet tona, në fakultetet tona, në zyrat tona shtetërore një gjë e tillë quhet talibaniste, anakronike. Deri kur do të tregohemi më katolikë se papa, deri kur si politikanë do të tregojmë se nuk jemi muslimanë, kurse vetë Xhorxh Bushi na quan me plotë gojën muslimanë.
Muslimanët duhet ta ndërrojnë shprehinë e tyre. Duhet të lëvizin nga status kuoja. Nëse Ebu Hanife e vizitoi Qaben 50 e disa herë për qëllime mësimi e shkence, nëse Imam Maturidiu e vizitoi Basrën rreth 20 herë për qëllime mësimi, nëse Buhariu disa herë e vizitoi botën muslimane për të mësuar, apo si janë përgatitur para Betejës së Bedrit apo të Hendekut. Kanë punuar dhe i janë lutur Zotit:
“Të mbështetem Ty o Zot nha brengat dhe dëshpërimi. Të mbështetem Ty o Zot nga pafuqia dhe përtacia. Të mbështetem Ty edhe nga polltroneria dhe koprracia. Të mbështetem Ty nga borxhet dhe nga ajo që për mua të venbdosin njerëzit e tjerë.“ (Ebu Davud, Sunen, sipas: http://www.alibasic.ba).
Çfarë lutje e mirë për ne shqiptarët që presim çdo gjë në pjatë.
Me të drejtë do të thoni: Si arriti Perëndimi të sundojë meqenëse nuk e don Zotin dhe fenë, ose, fare pak e respekton Zotin dhe fenë.
Në këtë do të na ndihmojë përgjigja e Ibn Haldunit. Ai thotë se sistemi më i mirë është sistemi shtetëror sipas vullnetit të Zotit, Sheriatit. Pas tij vjen sistemi shtetëror i rregulluar sipas arsyes njerëzore, kurse më i keqi është sistemi shtetëror i rregulluar sipas hamendjes, pasionit dhe epshit, sistemi i kaosit. Nëse nuk ekziston ligji sipas Zotit, që është rast në Perëndim, atëherë duhet ndjekur atë sipas mendjes. Këtë parim, pa dyshim e ka përvetësuar Perëndimi, sistemin shtetëror të rregulluar sipas arsyes njerëzore, dhe rezultati është: sundon me botën. Ligjet jashtë vendeve të Perëndimit nuk janë ligje të Zotit as sigje sipas arsuyes njerëzore por kryesisht janë ligje të pasionit dhe epshit, të aventurave dhe interesave të ngushta, ndaj edhe këta popuj janë të sunduar dhe poshtëruar, të eksploatuar dhe të shkelur nga sunduesit e tyre. (http://www.alibasic.ba).
Të marrim mësim nga pësimi, të marrim mësim nëse dëshirojmë ta ndërrojmë gjendjen në rajon, në Kosovë, në qytet, lagje, shtëpi dhe te vetë individi.
Allahu i madhërishëm thotë:

Nexhat Ibrahimi
Jeta është TRE DITË; E DJESHMJA shkoi.E NESËRMJA nuk dihet.Andaj Jeta është vetëm një ditë... Ajo ditë është MOMENTI QË PO JETON!- ''Duhet ta kalosh gjdo ditë të Jetës sikur të ishte dita e fundit e jotja.'Vdekja është qështja më e sigurt e Jetës'!.-Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: ''Faleni gjdo Namaz sikur të ishte ishte i fundit për ju''

melika- Moderator
- Numri i postimeve : 193
Points : 542
Reputation : 3
Data e Anëtarësimit : 15/04/2010
Similar topics
» Muslimanët e Arktikut së shpejti me xhami
» Azerbajxhan: Kufizime të reja për muslimanët
» Ateistët janë politeistë!
» Muslimanet nuk hipin në avion për shkak të skanerit
» Dashuria dhe Urrejtja janë atribute të pandashme të Shehadetit
» Azerbajxhan: Kufizime të reja për muslimanët
» Ateistët janë politeistë!
» Muslimanet nuk hipin në avion për shkak të skanerit
» Dashuria dhe Urrejtja janë atribute të pandashme të Shehadetit
Feja Islame :: Tema
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi