Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ateistët janë politeistë!

Shko poshtë

Ateistët janë politeistë! Empty Ateistët janë politeistë!

Mesazh nga Dhulkarnejn Wed Feb 17, 2010 3:58 pm

Ateistët janë politeistë!

Thuhet se ateist është dikush që nuk pranon ekzistimin e Krijuesit. Ky është një definicion i mirë, pasi nënkuptojmë se krijuesi, ekzistimin e të cilit ata e refuzojnë është Zoti i vetëm i fesë, Krijuesi i vetëm dhe i vërtetë. Ndryshe, ateistët besojnë në krijues, edhe pse ata nuk i njohin ata me atë term. Kjo është kështu për shkak se ateistët, në përpjekjet e tyre për të gjetur alternativa tjera veç Zotit, për të sqaruar ekzistimin e gjërave të përkohshme që i shohim rreth nesh, zbulojnë disa njësi imagjinare dhe u japin atyre disa nga atributet esenciale të Zotit.

Për këtë shkak, ateistët materialistë kanë besuar në materien si zot. Mirëpo, kjo materie-zot i tyre, nuk është materia me të cilën ne e njohim në jetën tonë të përditshme; ajo është një gjë që është e përhershme dhe që zgjat përgjithmonë, dhe si rrjedhojë pohimi që është përdorur për të maskuar këtë si fakt shkencor, ”materia as që është krijuar dhe as që do të shkatërrohet”. Por kur t’i pyesish ata se cila është ajo materie e përhershme dhe që zgjat përgjithmonë, do të zbulosh se ata vatëm ëndërrojnë. Materia të cilën mund ta shohim dhe të cilën mund ta tregojmë është materie në formë të trupave të mëdhenj qiellor, në formë të gjërave fizike tokësore, si dhe forma e përbërësve të këtyre gjërave: molekulat, atomet, pjesët sub-atomike, fotonet, etj., që asnjëra prej tyre nuk është e përhershme. Materialistët ateistë kanë besuar në materien e përhershme, prapa të gjitha gjërave të tilla materialiste që vijnë e shkojnë, por paraqitja e teorisë së ”shpërthimit të madh” [big bang] shkatërroi të gjitha shpresat për ekzistimin e materies së tillë. Shkenctarët tani besojnë se çdo gjë – materia, energjia, madje edhe hapësira dhe koha – kanë pasur fillim. Në fjalë, ata flasin për momentin e krijimit të të gjitha gjërave.

Edhe një zot tjetër i tillë imagjinar është Natyra (me shkronjë të madhe N). Natyra të cilën e njohim është tërësia e gjërave natyrore. Por kur na tregohet se Natyra e bën këtë ose atë, siç preferojnë ateistët të thonë, ne e ndjehemi të humbur. Çka është ajo Natyrë? Nëse ajo Natyrë është kjo që e njohim, atëherë si mund të shkaktojë ose të krijojë vetveten? Por nëse është diçka tjetër, atëherë ne dëshirojmë të kemi dëshmi për ekzistimin e saj.
E njëjta gjë vlen edhe për Evolucionin. Tani evolucioni, siç thuhet shkenctarisht, është “procesi gradual sipas të cilit llojllojshmëria e jetës së bimëve dhe kafshëve është zhvilluar nga organizmat e hershme dhe më primare…” (Concise Science Dictionary). Por, Evolucioni i ateistëve nuk është ky proces, por në të vërtetetë ai është agjenti që e sjell këtë proces. Vetëm në këtë kuptim joshkencor dhe imagjinar, evolucioni mund të merr vendin e Zotit; ndryshe, një besimtar që e pranon teorinë e evolucionit mund shumë lehtë të përshtat atë me besimin e tij në Zot, duke thënë se ai proces është vetvetiu punë e Krijuesit.

Nga ana tjetër, ekzistojnë ateistë të cilët, në një mënyrë të gabuar thonë se ata besojnë në Zot; por pas një testimi, zoti i tyre del se është zoti i ateistëve. Këtu iu referohem njerëzve si Ajnshtajni, për të cilin disa kanë thënë se ai ka qenë besimtar, por në të vërtetë zoti i tij nuk ka qenë Zoti, Krijuesi në të cilin të gjithë ne besojmë. Ajnshtajni ka deklaruar se ai ka beusuar në “zotin e Spinozës”, që do të thotë, në zotin që është identik me universin, dhe i cili, si rezultat i kësaj, nuk përzihet nga jashtë në punën e tij. “Njeriu që është i bindur për veprimin universal të rregullit dhe shkakut”, thotë Ajnshtajni, “nuk mund për një moment të ndryshojë idenë e qenies që përzihet në rrjedhën e ngjarjeve” (I cituar nga Hans Kung, Does God Exist? [A ekziston Zoti?] Vantage Books, 1981, fq. 629).
Prandaj të gjithë ateistët në të vërtetë janë politeistë, ose mushrikë. Sipas Islamit, mushrik, është një person që beson në një zot ose në zotëra tjerë përveç Tij, ose në përjashtim të një Zoti të vërtetë, ose i cili iu lutet atyre zotërave, madje edhe nëse ai poashtu i lutet Zotit të vërtetë. Ndoshta ky është shkaku pse Kur’ani asnjëherë nuk flet për ateistët, por vetëm për mushrikët (ose politeistët).
Dhulkarnejn
Dhulkarnejn
Forumist
Forumist

Numri i postimeve : 184
Points : 512
Reputation : 14
Data e Anëtarësimit : 02/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi