Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dallimi ndërmjet Ebu Hanifes dhe xhumhurit

Shko poshtë

Dallimi ndërmjet Ebu Hanifes dhe xhumhurit Empty Dallimi ndërmjet Ebu Hanifes dhe xhumhurit

Mesazh nga Dhulkarnejn Tue Feb 16, 2010 10:56 pm

Dallimi ndërmjet Ebu Hanifes dhe xhumhurit

Dallimi ndërmjet Ebu Hanifes dhe imamëve të tjerë të Ehli Sunnetit është dallim sipërfaqësor dhe diversitet leksikor1 dhe nuk ndikon në prishjen e besimit.

S’ka dallime ndërmjet Ehlu Sunnetit se Allahu subhanehu we teala, dëshiron prej robërve të Vet fjalë dhe vepra. Me termin “fjalë” nënkuptoj bindje me zemër dhe deklaratë me gojë, dhe pikërisht kjo nënkuptohet nga thënia e tyre se besimi (imani) është fjalë dhe vepër.

Por, kjo kërkesë prej njerëzve (robërve), a është pjesë e emrit të besimit (imanit)? Apo besimi nënkupton njërën prej tyre, gjegjësisht vetëm fjalët, ndërsa vepra është ndryshe dhe nuk është pjesë përbërëse e emrit të besimit, apo përdorimi i tij për të dy gjërat është alegorik? Këtu qëndron mospajtimi.

Ata janë unanim se në faktin nëse një individ beson me zemër, deklaron me gojë, por nuk vepron me gjymtyrët e tij, konsiderohet mëkatarë para Allahut dhe Pejgamberit të Tij si dhe meriton kërcënim.2

Ekziston pajtueshmëri se mëkatari i mëkateve të mëdha nuk del nga besimi (imani), por varet nga dëshira e Allahut, nëse dëshiron ta dënojë, e dënon, e nëse dëshiron ta mëshirojë, e mëshiron.

Pejgamberi alejhi selam, mohon besimin e lavirit, vjedhësit, konsumuesit të alkoholit dhe bixhozxhiut, por, kjo nuk obligon heqjen e emrit të besimit prej tyre në përgjithësi3, me pajtimin e gjithë dijetarëve.

Pastaj dallimet ishin rreth veprave të gjymtyrëve, gjegjësisht a janë të ndërlidhura me besimin e zemrës apo janë pjesë të saj? Pas pajtueshmërisë së mëparshme, ky dallim nuk është më tepër se çështje leksikore, gjë që nuk përmban rreziqe në të, përpos që mund të krijoj një lloj armiqësie apo të përdoret si mjet për arsyetimin e risive të shëmtuara nga ithtarët murxhitë dhe të ngjashëm me ta, dhe mund të përdoret si arsyetim për të paraqitur fisk dhe mëkatet, kur dikush thotë se është besimtarë i vërtetë me besim (iman) dhe Islam të plotë si dhe evlia prej evlijave të Allahut, pa u mërzitur fare nga mëkatet, dhe në këtë kontekst thonë murxhitët: Në të vërtetë, krahas besimit (imanit) nuk dëmton asnjë mëkat vepruesin që vepron dhe kjo kategorikisht është e pavlefshme.4

Imam Ebu Hanife, Allahu e mëshiroftë, e shikon të vërtetën e besimit (imanit) nga aspekti gjuhësorë në bazë të argumenteve, pra nga fjalët e Ligjvënësit, ndërsa imamët e tjerë (Allahu i mëshiroftë) e kundrojnë të vërtetën e besimit nga aspekti i përshkrimit të Ligjvënësit, e Ligjvënësi besimit i bashkangjet cilësi dhe kushte njësoj si namazit, agjërimit, haxhxhit etj.

Argumentet e Ebu Hanifes dhe shokëve të tij

Besimi, në aspektin etimologjik, nënkupton bindjen, dhe këtë e përkrahin të gjithë gjuhëtarët dhe në këtë kontekst, Allahu subhanehu we teala, kur rrëfen për vëllezërit e Jusufit, thotë:

“Ti nuk do të na besosh neve, edhe po të jemi të vërtetë”. (Jusuf, 17)

Pra, kjo domethënie gjuhësore, gjegjësisht besimi me zemër është i domosdoshëm për robin (njeriun) për hir të Allahut, pastaj për të qenë besimtarë duhet të besojë në atë që e sjell Pejgamberi nga Allahu apo të besojë në atë që është në mes tij dhe Allahut të Madhëruar, dhe sipas të dy thënieve, pranimi deklarativ është kusht i aplikimit të parimeve të Islamit në këtë botë.

Përveç kësaj, kjo është kundër kufrit (besimit), e që nënkupton përgënjeshtrim dhe kundërshtim, dhe këto të dyja ndodhin me zemër.

Fjala e Tij: “Me përjashtim të atij që dhunohet (për të mohuar), e zemra e tij është e bindur plotësisht me besim” (Nahl, 106), argumenton se zemra është vendi i besimit (imanit) e jo gjuha. Përveç kësaj, sikur të kishte qenë i përbërë prej fjalëve dhe veprave, do të përfundonte nëse zhduket ndonjë pjesë e tij. Po ashtu, vepra është e lidhur me besimin dhe lidhja nënkupton polaritet ashtu siç përsëritet shumë herë në fjalën e Tij të Madhëruar: “Të cilët besuan dhe bënë vepra të mira”.

Diskutim rreth argumenteve të Ebu Hanifes

Kundërshtohet argumentimi se besimi, nga aspekti gjuhësorë, nënkupton bindjen. Ngase besimi (imani) dhe bindja nuk janë sinonime. Nëse e paramendojmë se kjo vlen këtu, atëherë pse thoni se sinonimia përdoret në mënyrë absolute?

Gjithashtu kundërshtohet thënia se Islami dhe besimi (imani) janë sinonime dhe mosekzistimi i kuptimeve sinonime do të argumentohet në vijim.
Nëse ndokush është i drejtë në informatën e tij, quhet besnik dhe përdoret folja “saddakahu” e jo “amenehu” e as “amene bihi”, por thuhet “amene lehu” si në fjalën e Allahut subhanehu we teala:

“Atij (Ibrahimit) i besoi Luti” (Ankebut, 26).

“Musait nuk i besoi kush pos një pjesë e pasardhësve të popullit të tij”. (Junus, 83)

“Ai beson Allahun (çka thotë), u zë besë besimtarëve”. (Teube, 61)

Pra, ka dallim në kuptim transitiv me “B” (besim) dhe me “L” (zë besë), ngase kuptimi i parë përdoret për të informuarin, ndërsa kuptimi i dytë për informuesin. Nuk mund t’i thuhet ndonjërit “amentuhu” e as “sadaktu lehu”, por thuhet “amentu lehu”, sikur që thuhet “ekrartu lehu”. Edhe pse ka dallim fjala “ekrartu”, më së miri e komenton fjalën “sadaktu”.

Përveç kësaj, këtu ka edhe dallim në kuptim, ngase “sadakte” (apo të zë besë) i thuhet secilit që informon për atë që pretendon dhe për atë që mungon ashtu siç i thuhet dhe “kedhebte” (apo nuk të zë besë), ndërsa shprehja “iman” nuk përdoret vetëm në informatë për atë që mungon dhe për atë që thotë “doli dielli”, themi “i zëmë besë” e jo “i besuam”.

Në thelbm informata për të munguarin duhet të jetë e besueshme dhe që i fle në zemër dhe për atë edhe i zihet besë informuesit. Për këtë shkak fjala “amene lehu” (iu zu besë) përdoret në Kur’an vetëm në këtë kuptim.

Përveç kësaj, fjala iman nuk krahasohet asnjëherë me fjalën tekdhib, ashtu siç përdoret fjala “tasdik”, por përdoret fjala “kufër”, ngase “kufri” nuk ka të bëjë vetëm me “tekdhib” (përgënjeshtrim).

Nëse thuhet: “Unë e di se ti je besnik por nuk të vij pas ngase të kundërshtoj, të urrej dhe të refuzoj”, do të ishte kufër më i madh. Pra, imani nuk është vetëm bindje apo vetëm të besosh, e as “kufri” nuk është vetëm përgënjeshtrim. E nëse kufër është përgënjeshtrim, gjithashtu është edhe refuzim e urrejtje pa përgënjeshtrim, atëherë edhe imani duhet të jetë bindje, pajtim dhe nënshtrim. Dhe nuk mjafton vetëm bindje, kështuqë Islami është pjesë e asaj që quhet iman (besim).

Nëse pranohet teza se ka sinonime, atëherë termi “tasdik” do të realizohet edhe me vepra, ashtu siç i thuhet në “Sahih”: “Të dy sytë bëjnë zina dhe zinaja e tyre realizohet përmes shikimit” e deri te fjalët “Organi gjenital pranon një gjë të tillë ose refuzon”. (Muttefekun alejhi)

Hasan Basriu, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Besimi (imani) nuk është zbukurim e as shpresë, por është bindje në zemër dhe konfirmim me vepra”.

Nëse është konfirmim, atëherë është konfirmim i posaçëm sikur në namaz dhe në çështjet e tjera, ashtu siç thamë më parë dhe kjo nuk është transmetim verbal e as ndryshimi i tij, ngase Allahu nuk na ka urdhëruar me besim absolut, por me besim të posaçëm që e shpjegon dhe e sqaron.

Konfirmimi që është besim më së paku mund të jetë lloj i konfirmimit të përgjithshëm dhe nuk mund të përshtatet me të as në përgjithësi, e as në veçanti, por sipas fjalëve të Ligjvënësit, besimi përbëhet prej të përgjithshmes dhe të posaçmes, si p.sh. njeriu që përshkruhet si kafshë që flet.

Bindja e plotë që ekziston në zemër ka nevojë për vepra të zemrës dhe gjymtyrëve, dhe këto nevoja janë të besimit të plotë dhe mohimi i nevojës argumenton mohimin e gjësë së nevojshme, dhe themi: “Këto nevoja ndonjëherë hyjnë në domethënien leksikore (indel itlaki wet-texhribi) dhe ndonjëherë dalin prej domethënies së tillë (indel iktirani wet-takjidi)”.

Ose mund të themi se kjo domethënie nuk ndryshon nga ajo gjuhësorja, por Ligjvënësi ka caktuar parime shtesë, apo Ligjvënësi përdori në kuptim alegorik dhe kështu kjo konsiderohet e vërtetë sheriati, por si alegori gjuhësore, apo të ketë bartë Ligjvënësi në kuptim të veçantë.

Ndërsa thënia e tyre: “Bindja është e obligueshme dhe e vërtetë e Allahut dhe se ai që i beson Pejgamberit në atë që ka sjellë, konsiderohet besimtarë i vërtetë” refuzohet, ngase ne e dimë bindshëm nga sunnei i Pejgamberit alejhi selam, se kush beson por nuk flet për besimin me gjuhën e vet, edhe pse ka mundësi të bëjë një gjë të tillë dhe i braktis farzet, e urren dhe e sulmon Pejgamberin, nuk është besimtar. Po ashtu e dimë se do të ngadhënjejë dhe do të shpëtojë ai që i realizon të dy dëshmitë me sinqeritet dhe që vepron sipas tyre.

Pejgamberi alejhi selam, thotë: “Imani (besimi) ndahet në shtatëdhjetë e disa pjesë, më e larta është thënia ‘La ilahe il-lallah’ dhe më e ulëta është largimi nga rruga i ndonjë pengese që dëmton. Edhe turpi është pjesë e besimit”. (Muttefekun alejhi).

Në realitet, imani5 ka shumë pjesë dhe secila pjesë e tij quhet besim, namazi është pjesë e besimit, po ashtu edhe farzet e tjera, si zekati, agjërimi, haxhxhi etj., si dhe veprat e brendshme si: turpi, mbështetja në Zot, frika nga Zoti, kthimi te Ai6 derisa të përfundojnë këto pjesë në largimin e ndonjë pengese dëmtuese nga rruga, sepse edhe kjo konsiderohet besim.

Ka pjesë të cilat, nëse zhduken, zhduket edhe besimi (imani) unanimisht, si p.sh. pjesa e të dy dëshmive. Por ka pjesë, të cilat, nëse zhduken, nuk e zhdukin edhe besimin unanimisht, si p.sh. largimi nga rruga i ndonjë pengese që dëmton. Në mes këtyre dy pjesëve të imanit ka disa pjesë që janë më afër të dy dëshmive, ndërsa disa pjesë të tjera janë më afër të largimit të pengesës që dëmton.7

Po ashtu edhe “kufri”8 ka kuptim esencial dhe degëzor. Sikur që pjesët e besimit ishin besim, po ashtu edhe pjesët e kufrit janë kufër.

Gjykimi në bazë të asaj që e ka zbritur Allahu xh.sh. konsiderohet pjesë e besimit, ndërsa gjykimi në bazë të asaj që nuk e ka zbritur Allahu, është kufër. Pejgamberi alejhi selam, thotë: “Kush prej jush sheh diçka të keqe, le ta ndryshojë me dorën e vet, e nëse nuk mundet, atëherë me fjalë, e nëse edhe kështu nuk mundet, atëherë me zemër dhe kjo është pjesa më e dobët e besimit”. (Transmeton Muslimi)

Në një hadith tjetër, thuhet: “Pas asaj nuk ngelë besim as sa kokrra e hardallit (mustardit)”. (Transmeton Muslimi)

Po ashtu, thotë: “Kush do për hir të Allahut, kush urren për hir të Allahut, jep për hirr të Allahut dhe pengon për hirr të Allahut, e ka plotësuar besimin (imanin). (Transmeton Tirmidhiu, hadithi hasen)

Pra, këto hadithe argumentojnë fuqinë apo dobësinë e besimit, varësisht nga vepra.

Ndërsa ajo që pretendohet që me humbjen e një pjesë të besimit humbet i tërë besimi! Nëse është për qëllim dhe mendohet se forma shoqërore nuk ngelë sikur ka qenë, është e vërtetë por zhdukja e disa pjesëve, nuk nënkupton zhdukjen në tërësi edhe pse zhduket përkryerja.9

E sa i përket thënies ndërlidhja e veprës me besimin (imanin) nënkupton ndryshueshmëri, kështu që vepra nuk bën pjesë në atë që quhet besim (iman), dije se lidhja e ndonjë gjëje me ndonjë gjë tjetër nënkupton dallim në mes lidhësit dhe të lidhurit, edhe pse kanë një parim të përbashkët.

Ndryshimi është i llojllojshëm:

Më e larta është ndryshueshmëria në tërësi, nuk janë të njëjtë e as pjesë e së dytës, e as që ka ndonjë kushtëzim ndërmjet tyre, si fjala e Allahut subhanehu we teala: “Falënderimi i qoftë vetëm Allahut, që krijoi qiejt dhe tokën, që formuloi errësirat dhe dritën”. (En’am, 1). Dhe kjo është kryesisht.

Ose të ketë obligueshmëri mes tyre siç është fjala e Allahut:

“Binduni Allahut dhe respektoni të Dërguarin”. (Nisa, 59)

Lidhshmëria e një pjese me të, si në fjalën e Allahut subhanehu we teala:

“Vazhdoni rregullisht namazet, e edhe atë namazin e mesëm”. (Bekare, 238)

“Kush është armik i Allahut, i engjëjve të Tij, i të dërguarve të Tij, i Xhibrilit dhe i Mikailit (ai është mosbesimtarë)”. (Bekare, 98)

Këtu ka dy aspekte:

Aspekti i parë: Të jenë brenda të parit dhe përsëritet dy herë.

Aspekti i dytë: Lidhja nënkupton se nuk është pjesë e tij këtu, edhe pse individualisht është aty, si p.sh. ajo që thuhet në termat “mesakin” dhe “fukara” (të varfër) që kanë një kuptim dhe janë të afërt por mund të përdoren edhe individualisht.

Lidhja e diçkaje me diç tjetër për shkak të dy cilësive të ndryshme: si fjala e Allahut subhanehu we teala:

“Falës i mëkatit dhe Pranues i pendimit”. (Gafir, 3)

Në poezi përdoret lidhja për shkak të ndryshimit në fjalë: “Dhe e hodhi fjalën e saj si gënjeshtër e rrenë”.10

Përderisa lidhja në fjalë realizohet në këtë mënyrë, atëherë duhet shikuar se si është përdorur fjala “iman” në fjalën e Ligjdhënësit, kështu që ndonjëherë theksohet tërësisht larg veprës dhe larg Islamit, kurse ndonjëherë theksohet me veprën ose me Islamin, ashtu siç do ta shohim në kapitullin vijues.11

1.Shejh Ibn Bazi thotë: “Nxjerrja e veprave nga besimi është pikpamje e murxhitëve dhe dallimi ndërmjet tyre dhe Ehli Sunnetit në këtë çështje nuk është vetëm leksikore, por është leksikor dhe koncetual, ku si pasojë e saj janë shumë rregulla dhe këtë e vëren mirë ai që i analizon fjalët e Ehlu Sunnetit dhe të murxhitëve...! Shih: El-Akidetu et-Tahavijjetu, komentimi i Ibn Bazit, f.22

2.Ibn Tejmijje thotë: Hambeli thotë se El-Humejdi na ka thënë: “Jam informuar se disa njerëz thonë: Kush pranon namazin, zekatin, agjërimin e haxhxhin por nuk i praktikon deri në vdekje dhe fal namaz jo në drejtim të kibles deri në vdekje, konsiderohet besimtarë përderisa nuk refuzon, nëse e di se në braktisje është besimi i tij dhe nëse pranon obligimin dhe drejtimin nga kibleja”. Thash: Ky është kufër i qartë dhe kundër Librit të Allahut, sunnetit të Pejgamberit të Tij dhe dijetarëve musliman. Allahu thotë: “Nuk janë urdhëruar për pos ta adhurojnë Allahun, të sinqertë në fe”. Hanbeli thotë: “Dëgjova Eba Abdullah Ahmed ibn Hanbelin duke thënë: Kush thotë kështu bën kufër në Allahun, ka mohuar urdhërin e Tij dhe Atë me të cilën ka ardhur i Dërguari i Tij”. (El-Fetava, 7/209)

3.Pejgamberi alejhi selam mohon prej tyre emrin e besimit dhe këtu ka për qëllim mohimin e besimit të obligueshëm dhe mbështetet në horizontin e besimit të përgjithshëm dhe në islam.

4.Ibn Tejmijje thotë: “Disa njerëz rrëfejnë për këtë nga ata..., dhe këto fjalë mund të jenë prej të “ekstremeve prej tyre”, të cilët thonë se askush prej ithtarëve të monoteizmit nuk do të hyjë në zjarr, por unë nuk njoh ndonjë njeri konkret që flet kështu, edhe pse njerëzit flasin kështu në libra dhe nuk përcaktojnë thënësin, e një mendim i tillë mund të jetë i atij që s’ka vlerë”. El-Fetava 7/181

5.Esenca e besimit është besimi i përgjithshëm i asaj që e ka sjell pejgamberi alejhi selam, me bindje e nënshtrim, bindje ndaj lajmërimit dhe nënshtrim ndaj urdhërit, ky lloj besimi është që konfirmon – në rast të mungesës të negacioneve – përkatësinë e Islamit në këtë botë dhe shpëton nga përhershmëria e zjarrit në ditën e kiametit.
Ibn Tejmija thotë: “Besimi ka tre shkallë: “Pastaj ne u lamë në trashëgim librin robërve Tanë që ne i kemi zgjedhur e prej tyre ka të atillë që janë dëmtues të vetvetes, ka që janë mesatarë e ka prej atyre që janë me ndihmën e Allahut”. (Fatir, 32). Besimi i atyre që janë nën ndihmën e Allahut ka të bëjë me braktisjen apo aplikimin e vaxhibeve dhe mustehabeve. Besimtarët mesatarë kanë të bëjnë me braktisjen apo aplikimin e vaxhibeve ndërsa besimi i atyre që dëmtojnë vetveten ka të bëjë me braktisjen e disa vaxhibeve apo bën vepra të palejuara. Në realitet, besimi që e kanë sjellë pejgamberët nga Zoti për ta besuar atë dhe për t’ju nënshtruar atij është besimi real dhe kush nuk vepron sipas tij, është jobesimtarë”. El-Fetava, 12/474

6.Çdo vepër nga veprat e zemrës janë esenë, pra nuk pranohet besimi pa të, ku në të ka edhe pjesë plotësuese obligative, ku nuk realizohet besimi obligativ pa të, por ka edhe përkryerse mbi të që të arrijnë në shkallë edhe më të larta, dhe në këtë kontekst kuptohen kushtet e fjalës ‘La ilahe il-lallah’. Shih Me’arixhu-kubul 1/333.

7.Veprat e dukshme dhe të brendshme quhen besim (iman) dhe prej tyre ka që konsiderohen kushte të së vërtetës (saktësisë) dhe prej tyre ka që konsiderohen kushte të përkryerjes. Çdo vepër apo fjalë që e lë bën kufër dhe referimi i tyre është kusht i besimit të vërtetë. Po ashtu, çdo fjalë apo vepër që është kufër, braktisja e tyre është kusht i besimit të vërtetë.

8.Ibn Tejmijje thotë: “Kufri është mosbesim, qoftë nga përgënjeshtrimi ose nga mendjemadhësia, madje refuzimi ose kundërshtimi. Kush nuk ka në zemrën e vet bindje e nënshtrim, është kafir”. El-Fetava 7/649

9.Ibn Tejmijje thotë: “Për sa i përket thënies së ndokujt se nëse shkon një pjesë e besimit, shkon i tëri. Kjo ndalohet dhe prej këtij parimi kanë derivuar risitë në besim. Ngase, ata menduan se me shkuarjen e diç nga besimi shkon i tëri dhe nuk ngel asgjë prej tij”. El-Fetava 7/223. Vërehet se besimi është realitet i përbërë dhe nëse zhduket një shtyllë, nuk ka iman edhe po qe se nuk zhduken pjesët e tjera.

10.Siç thotë poeti: “Sa e dashur është toka ku është Hindi. Dhe Hindi që ka ardhur nga larg dhe nga distanca!”. El-Fetava 7/177

11.Vlerëson të theksohet ajo që potencon dr.Sefer el-Havali në “Dhahiretul-irxhai”, mbi doktrinën e fukahave murxhitë dhe kritikat kundër tyre. Sefer el-Havali, thotë: “Pas ndarjes së ummetit në doktrina, gjegjësisht në katër doktrinat e njohura, u përhap doktrina e fukahave murxhitë brenda doktrinës së Ebu Hanifes (Allahu e mëshiroftë), dhe kjo filloi të quhet doktrina hanefite. Sipas kësaj doktrine imami përmbledh dy shtylla: konfirmimin me zemër dhe deklarimin me gojë, nuk shtohet e as pakësohet, s’ka përjashtim dhe se “fasiku” quhet besimtarë. Imani është një gjë që ose zhduket tërësisht ose pranohet tërësisht, varësisht nga burimi i theksuar më parë. Përfaqësuesit më të njohur të kësaj doktrine janë fukahatë hanefitë që mbështeten në akiden e selefit, dhe në krye të tyre është imam Ebu Xha’fer Tahaviu, autori i veprës së njohur mbi akiden. Imami dhe gjyqtari Ibn Ebi El-Izz është komentues i kësaj vepre, si dhe një numër i vogël nga të mëvonshmit. E vërtetë është se doktrina e tyre është e luhatshme dhe konfuze, për këtë shkak Ibn Tejmijje thotë: “Nëse nuk pranojnë ndërhyrjen e veprave të zemrës në besim, duhet rezultoj fjala e Xhehmiut, dhe nëse i pranojmë si vepra, atëherë duhet t’i pranojmë edhe veprat e gjymtyrëve, ngase ato janë të ndërlidhura me ta...”. Shih vëllimin e dytë të “Dhahiretul-irxha’i”, f.412.

Imam ibn Ebil Izz el Hanefi

Teuhid.NET
Dhulkarnejn
Dhulkarnejn
Forumist
Forumist

Numri i postimeve : 184
Points : 512
Reputation : 14
Data e Anëtarësimit : 02/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi