Pasimi i Pejgmaberit alejhi selam
Feja Islame :: Akide
Faqja 1 e 1
Pasimi i Pejgmaberit alejhi selam
Pasimi i Pejgmaberit alejhi selam
Thotë Allahu i Madhëruar :
Thuaj: "Binduni All-llahut dhe të dërguarit, e ata qe refuzojnë, atëherë All-llahu nuk i do pabesimtarët !
Pasimi i Pejgmaberit alejhi selam do të thotë ta ndjekësh atë dhe ta pasosh në : Ibadete në fjalë në vepra dhe në lënie. Të punosh ashtu si ka punuar i Dërguari i Allahut alejhi selam në atë mënyrë që ka punuar duke filluar prej farzeve , mendubeve , mubaheve dhe mekruheve duke pasur qëllim dhe dëshirë me atë vepër dashurinë e Allahut dhe pasimin e Pejgamberit alejhi selam.
Pasimi i Pejgmaberit alejhi selam ka pozitë të madhe në Fenë e Allahut për këtë flasin ajetet e Allahut të Madhërishëm .
1 .Ndjekja e Pejgmaberit alejhi selam është prej bazave më të rëndësishme me të cilën ka ardhur Pejgamberi alejhi selam . Allahu azeëexhel për këtë thotë në Kur`anin Fisnik :
O ju që besuat, bindjuni All-llahut, respektoni të Dërguarin dhe përgjegjësit nga ju. Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrone atë te All-llahu (te libri i Tij) dhe te i Dërguari, po qe se i besoni All-llahut dhe ditës së fundit. Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mirë. ( Suretu Nisa 59 ).
Thotë Atau në spjegimin e këtij ajeti: Ndjekja e Pejgamberit alejhi selam do të thotë të punosh me Ku`ran dhe Sunnet .
2. Ndjekja e Pejgmaberit alejhi selam është gjysma e Shahadetit
Kur ti thua “Esh-hedu en la ilahe il-laAllah ve esh-hedu en-ne Muhammeden abduhu ve resuluhu”. Kuptimi i kësaj fjale është : “Besoj se nuk adhuroj tjetër përveç Allahut dhe se nuk ndjeki tjetër përveç Pejgmaberit alejhi selam dhe kjo na e jep kuptimin e vërtetë te Shahadetit i cili është : S`ka të adhuruar më të drejtë përveç Allahut dhe se Muhmammedi alejhiselam është rob dhe i dërguari i Tij.
3. Ndjekja e Pejgmaberit alejhi selam është kushti i dytë për t`u pranuar veprat.
Thotë Allahu i Madhëruar në Kur`an : Kush ka fe më të mirë se ai i që sinqerisht i është bindur All-llahut dhe, duke qenë bëmirës ( Suretu Nisa 125 )
Dije se për t`u pranuar vepra tek Allahu dhe për të marrë shpërblim tek Allahu për ibadetin tënd patjetër duhesh t`i plotësosh dy gjëra :
1 . Që t`i dorëzohesh Allahut me Tewhid t`i nënshtrohesh me bindje dhe respektim duke u larguar nga Shirku dmth t`ia dorëzosh veten tënde Allahut azeëexhel me zemër dhe me gjymtyrë duke e pasuar Pejgmaberin alejhi salatu ve selam.
2. Nijjeti i sinqertë për Allahun azewexhel .
4. Ndjekja e Pejgamberit alejhi selam është rrugë për ngritjen e Fesë Islame për arritjen e shpërblimit dhe për shpëtimin nga Fitnet e ndryshme . Thotë Allahu në Kur`an : Thirrjen e të dërguarit mos e konsideroni si thirrjen tuaj ndaj njëri-tjetrit. All-llahu i di ata që tërhiqen prej jush tinëzisht, prandaj, le të ruhen ata që kundërshtojnë rrugën e tij (të të dërguarit) se ata do t'i zë ndonjë telashe, ose do t'i godasë dënimi i idhët.
( Suretu Nur 63 )
Thotë Imam Ahmedi rahimehullah : A e dini çka është Fitne ( Sprova )?! Fitneja është Shirku . Njeriu kur të kundërshton ndonjë gjë prej fjalëve të Pejgmaberit alejhi selam do ta godasë ndonjë sëmundje në zemrën e tij dhe do të shkatërrohet .
Për këtë arsye Ebu Bekri radijallahu anhu ka thënë:`` Nuk kam lënë asnjë gjë prej urdhrave të të Dërguarit të Allahut , unë frikësohem që të më sëmuret zemra ime dhe të shkatërrohem ``..
5. Ndjekja e të Dërguarit të Allahut është argument që ti e don Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe është rrugë që ty të falen gjynahet tua . Për këtë Allahu thotë në Kur`an në suren Ali Imran: Thuaj: Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu të ju dojë, t'ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë.
( Ali Imran 31 ).
6. Ndjekja e Pejgmaberirt alejhi selam ka për shpërblim Xhennetin e Allahut .
Thotë i Dërguari i Allahut Muhammedi alejhi selam : Të gjithë ummeti im do të hyn në Xhennet përveç atij që kundërshton . I thanë e kush kundërshton o i Dërguari i Allahut ?! Tha : Kush më ndjek mua do të hyjë në Xhennet dhe kush më kundërshton mua do të hyjë në Xhehnem . ( Transmeton Buhariu dhe Muslimi ) .
7. Ndjekja e Pejgamberit alejhiselam është cilësi e besimtarëve dhe shënjë e të devotshmëve .
Allahu i gjithëfuqishëm thotë : Kush respekton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ia ka frikën All-llahut dhe i përmbahet udhëzimit të Tij, të tillët janë ata që do të arrijnë atë që dëshirojnë. ( Suretu Nur 52 ).
Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht.
( Suretu Nisa 65 ).
Në Tefsirin e këtij ajeti Ibni Kethiri thotë: Betohet Allahu i madhëruar në vetveten e Tij se nuk ka besuar askush përderisa të mos gjykon i Dërguari i Allahut në të gjitha çështjet , dhe se ajo çka gjykon është e vërtetë dhe obligohemi t`i nënshtrohemi plotësisht asaj me anën e jashtme dhe të brendshme .
Në çka bëhet ndjekja e të Dërguarit të Allahut ?
Ndjekja e të Dërguarit të Allahut bëhet në katër gjëra ;
1. Në bindje
2. Në fjalë
3. Në vepër dhe
4. Në lënie
Për sëcilën inshAllah do të sjellim shembuj :
1. Ndjekja e të Dërguarit të Allahut alejhi selam, në bindje bëhet duke besuar në atë çka ka besuar i Dërguari i Allahut , në atë mënyrë në të cilën ka besuar dhe këty në bindje hynë; Fjala e zemrës e cila është besimi , dhe vepra e zemrës e cila është sinqeriteti, dëshmia, mbështetja, frika, shpresa, nënshtrimi dhe të tjera.
2. Ndjekja e Pejgmaberit alejhi selam në fjalë bëhet: Duke i marrur shembull fjalët e tij dhe duke besuar në atë çka ka lajmëruar Pejgamberi alejhi selam e jo vetëm duke i përsëritur fjalët e tij me gjuhë pa i praktikuar në vepër .P.sh . Pejgmaberi alejhi selam ka thënë : Falnu ashtu qysh më keni parë mua duke u falur. Ne duhet të falemi ashtu qysh është falur Pejgmaberi alejhi selam në atë mënyrë qysh na ka treguar .
3.Ndjekja e të Dërguarit të Allahut në vepër bëhet : duke vepruar ashtu qysh ka vepruar Pejgmaberi alejhi selam dhe për shkak që ai ka vepruar, dhe .
4. Pasimi i pejgamberit alejhi selam në lënie bëhet ; Duke lënë atë që Pejgmaberi alejhi selam e ka lënë në atë mënyrë qysh e ka lënë për shkak që ai e ka lënë dhe ta ndjekesh të Dërguarin e Allahut në çdo vepër .
E lusim Allahun e madhëruar që të na bëjë prej atyre që e pasojnë Pejgmaberin alejhi selam në çdo vepër të tij në besim, fjalë , vepër dhe lënie dhe e lusim Allahun që të na e mundësojë të bashkohemi me Pejgamberin alejhi selam në Xhennetul Firdeës . Amin .
Marrë nga libri “Fikhul Hadith” (1)
Autori: Dr. Muhamed Jusri
www.shoqatarealiteti.net

Dhulkarnejn- Forumist
- Numri i postimeve : 184
Points : 512
Reputation : 14
Data e Anëtarësimit : 02/02/2010
Similar topics
» Jetëshkrimi i të Dëguarit Muhamedi Alejhi Selam
» Vlerat dhe frytet e dhënies salavatë mbi Muhamedin (alejhi selam)
» Qafirat prapë dëshirojnë ti lëndojnë ndjenjat e muslimanëve – Në episodin e 200-t sonte South Park pritet ta shfaq pamjen e Muhamedit alejhi selam
» Propozim]Selam Alejkum
» Lehtësimet që solli Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi