Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lehtësimet që solli Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem

Shko poshtë

Lehtësimet që solli Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem Empty Lehtësimet që solli Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem

Mesazh nga Ebu Beker Tue Mar 09, 2010 6:45 pm

Kjo vjen si rezultat i botëkuptimit të krijuar nga shumë njerëz, se ngarkesat në Islam me të cilat njeriu është i detyruar, cenojnë të drejtat e lirisë dhe zgjedhjes së lirë. Disa të tjerë shkojnë aq larg, duke menduar se një gjë e tillë është e paarritshme. Një reflektim i tillë ka ndikuar edhe tek shumë muslimanë, ku ka shkaktuar një zbehje të Islamit praktik. Një ndër objektivat dhe bazat e legjislacionit Islam është moskrijimi i vështirësisë dhe alternativa e lehtësimit që ai legjislacion ka çdo herë. Islami i përmbahet rregullit për të gjetur mesataren në të gjitha çështjet e jetës.

Në këtë univers çdo gjë është në dobi dhe shërbim të njeriut. Po të mos ishte kështu, atëherë si mund të jetonte njeriu. Ky ekuilibër gjendet edhe në sistemin e Islamit, që urtia dhe vullneti i Allahut i parapriu për të qenë sistem dhe program jetese për këtë krijesë të përsosur. Megjithatë ka faktorë të ndryshëm që e rebelojnë njeriun karshi këtij sistemi dhe programi jetese. E sidomos, kur është në pyetje praktika e dispozitave dhe e ligjeve, që parasheh Feja, sepse këtu kërkohet një përkushtim dhe seriozitet më i madh. Kjo vjen si rezultat i botëkuptimit të krijuar nga shumë njerëz, se ngarkesat në Islam me të cilat njeriu është i detyruar, cenojnë të drejtat e lirisë dhe zgjedhjes së lirë. Disa të tjerë shkojnë aq larg, duke menduar se një gjë e tillë është e paarritshme. Një reflektim i tillë ka ndikuar edhe tek shumë muslimanë, ku ka shkaktuar një zbehje të Islamit praktik. Një ndër objektivat dhe bazat e legjislacionit Islam është moskrijimi i vështirësisë dhe alternativa e lehtësimit që ai legjislacion ka çdo herë. Islami i përmbahet rregullit për të gjetur mesataren në të gjitha çështjet e jetës. Ai ka si synim të vetin çdo herë lehtësimin në çdo aspekt. Këtë e dëshmon Kurani, Suneti dhe logjika e shëndoshë. Nëse hapim Kuranin që nga fillimi e deri në fund do të hasim vetëm 500 ajete ku kanë të bëjnë me dispozitat praktike islame. Ndërsa pjesa tjetër përfshin, informata dhe besim. Allahu i Madhëruar thotë: “Allahu nuk dëshiron t’ju krijojë ndonjë vështirësi, por dëshiron t’ju pastrojë dhe t’i plotësojë dhuntitë e Tij ndaj jush, që të jeni falënderues.”

Kurani sjell shembuj për lehtësimin. Allahu i Madhëruar thotë: “E kush detyrohet nga uria (të hajë nga të ndaluarat), duke mos anuar dhe duke mos pasur qëllim mëkatin, Allahu fal shumë dhe është mëshirues.” Po ashtu: “E kush e përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme. Allahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju.”

Allahu i Madhëruar e përshkruan mesazhin e Pejgamberit, se erdhi mëshirë për njerëzimin. Rrezet e kësaj mëshire rrezatuan mbi umetin e Pejgamberit me lehtësimet, që solli ky Pejgamber. Muhamedi sal-lallahu alejhi ue selam ka thënë: “Vërtet, Allahu ka dëshirë që të pranohen lehtësimet e Tij, ashtu siç urren kundërshtimin ndaj Tij.” Fillimisht para se të sjellim disa modele lehtësimi, që solli Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem për umetin e tij, ne do të përmendim disa rregulla mbi rregullin e “ruhsas – lehtësimit”.
Përkufizimi i “ruhsas”:

Termi “ruhsa” në aspektin gjuhësor ka kuptimin e lehtësimit. Në aspektin terminologjik nënkupton: Dispozitë e legjitimuar për shkak të arsyes të lehtësimit të atij, që është i ngarkuar me atë dispozitë.
Kushtet e “ruhsas”:

a) Ekzistimi i arsyes.
b) Verifikimi i motivit.
c) Vendi se ku duhet të përdoret “ruhsa”.
d) Respektimi i rregullave të përcaktuar mbi te.

Përkufizimi i “ruhsas” tek fukahatë:

Të punosh me “ruhsan” sipas fukahave është: Të pasuarit e asaj, që është më e lehta nga të gjitha thëniet e tyre. Kjo është e lejuar në sheriat me rregullat që vijojnë:

• Nuk lejohet pasimi i “ ruhsas”, lehtësimit të medhhebeve, duke pasuar epshin, ngase një gjë e tillë të çon në zhveshjen e ngarkesave fetare, por ajo lejohet duke pasur në konsideratë rregullat që vijojnë:
1. Thëniet e fukahave që lejojnë “ruhsan”, lehtësimin të jenë të pranuara në Sheriat e mos jenë të cilësuara, si thënie të veçuara (shadh).
2. Të ketë nevojë për lehtësimin për ta mënjanuar vështirësinë, pa marrë parasysh nëse kjo ka të bëjë me shoqërinë në përgjithësi apo individin.
3. Të vepruarit me lehtësimin, mos të jetë shkak i ndonjë thënie, që merret për të arritur ndonjë qëllim të paligjshëm.
4. Ai që punon me te, të ndiejë rehati shpirtërore.
5. Ai që punon me lehtësimin mos të jetë i detyruar që të punojë me të, por të jetë i lirë në zgjedhje.
Sulejman Temimi thotë: “Nëse merr nga lehtësimet e çdo dijetari tek ti është i gjithë sherri”. Euzai thotë: “Ai që merr nga gjërat e veçuara (shadh) të dijetarëve, del nga Islami.”
Disa modele lehtësimi që solli Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të:

PASTËRTIA:

• Tejemumi është specifikë e umetit të Muhamedit sal-lallahu alejhi ue selem.
Tejemumi është një nga adhurimet me të cilat është dalluar umeti i Muhamedi sal-lallahu alejhi ue selem nga umetet e mëhershme. Xhabiri na përcjell, se Resulullahu sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë: “Më janë dhënë pesë gjëra, të cilat nuk i ka pasur asnjë Pejgamber tjetër para meje: ...(ndër to) më është bërë e tërë toka xhami dhe pastrim...”. Kjo do të thotë se muslimani e ka të lejuar ta falë namazin në çdo vend në tokë, kurse umetet e mëparshme mund të faleshin vetëm nëpër faltoret e përcaktuara që ndërtonin. Pastaj edhe toka për muslimanin është pastrim, që do të thotë se me të mund të pastrohet, dhe këtu është fjala për tejemumin.
-Na përcillet nga Imran ibën Husajni, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se: “I Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, pa një burrë të veçuar, i cili nuk u fal me njerëzit dhe i tha: -O filan! Ç’të pengoi të faleshe me njerëzit? O i Dërguari i Allahut! Unë isha xhunub, -tha ai, - dhe nuk kishte ujë (që të lahesha). Muhamedi sal-lallahu alejhi ue selem i thotë: -Atëherë mësyja dheut të nga toka, sepse ai të mjafton.

• Mes`hu mbi mestet është lehtësim i lejuar, i cili vërtetohet me konsensusin e muslimanëve.
- Na përcillet se Mugire ibën Shube, radijallahu anhu ka thënë: “Një natë, kur isha me Resulullahun sal-lallahu alejhi ue selem në udhëtim, unë po i hidhja ujë për të marrë abdes e ai lau fytyrën, duart deri në bërryl, fërkoi kokën e pastaj desha t’ia heq mestet e tij (nga këmbët), e ai sal-lallahu alejhi ue selem më tha: “Lëri, ngase i kam mbathur të pastra”, dhe mori mes’h.”
NAMAZI:

• Njëri ndër lehtësimet që solli Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja qoftë mbi te, është edhe shkurtimi i namazeve farz në udhëtim nga katër rekate në dy:
- Buhariu në përmbledhjen e koleksionit të tij shënon, se Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me të, kishte dalë nga Kufa dhe shkurtoi namazin e ai i shihte vendbanimet. Ndërkaq me rastin e hyrjes i është thënë se kjo është Kufa ai u tha: “Derisa të hymë në të”. Po ashtu i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, e ka falur namazin e drekës katër rekatë në Medinë, ndërkaq ikindinë në vendin e quajtur Dhul Hulejfe dy rekate.

AGJËRIMI:
- Nga lehtësimet që solli Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem është edhe lejimi për të ngrënë dhe pirë gjatë udhëtimit në ditët e Ramazanit. Ky është një lehtësim i pëlqyer, duke u bazuar në hadithin e Muhamedit sal-lallahu alejhi ue selem: “Nuk është prej mirësisë së plotë agjërimi në udhëtim.” Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, na përcjell se Hamza ibën Omer el Eslemi i ka thënë Muhamedit sal-lallahu alejhi ue selem: “A të agjëroj në udhëtim?” Ai e kishte zakon të agjëronte shumë dhe Muhamedi sal-lallahu alejhi ue selem i tha: “Nëse dëshiron, agjëro e nëse dëshiron, mos agjëro.” I Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë: “Nuk është me vend që ju të agjëroni kur të jeni në udhëtim.” Lutja jonë e fundit është: Lavdia i qoftë Allahut, Sunduesit të botëve!

Rashid Zylfijaj

revista Albislam nr. 79
Ebu Beker
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi