Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mjerë për lënësin e namazit, në ditën e gjykimit

Shko poshtë

Mjerë për lënësin e namazit, në ditën e gjykimit Empty Mjerë për lënësin e namazit, në ditën e gjykimit

Mesazh nga melika Tue Apr 20, 2010 3:01 pm

All-llahu, subhanehu ve teala, në librin e tij fisnik thotë: “O ju njerëz, ruajuni dënimit nga Zoti juaj, sepse dridhja pranë katastrofës së kijametit është një llahtari e madhe. Atë ditë, kur ta përjetoni atë, secila gjidhënëse braktis atë që ka për gjiri dhe secila shtatëzënë e hedh para kohe barrën e vet, ndërsa njerëzit duken të dehur, po ata nuk janë të dehur, por dënimi i All-llahut është i ashpër.” [Haxh: 1-2].
Kjo pra është dita e gjykimit, dita e dhënies së llogarisë, dita kur krijesat do të dalin para Zotit të tyre dhe do të paraqiten veprat e tyre. Në këtë ditë besimtarët e devotshëm do të kenë dritë dhe do të jenë nën hije, do të freskohen dhe do të gëzohen, kurse mëkatarët do të jenë të trishtuar, do t’i kafshojnë duart e veta nga mjerimi, do të jenë të zhytur në djersët e veta, do të shpresojnë të kthehen në këtë dunja për ta përmirësuar gabimin, mirëpo do të jetë vonë.
Ata e dinin se All-llahu ka zbritur libër dhe ka dërguar Pejgamber, mirëpo nuk i kushtonin rëndësi aspak këtij fakti, bile ia kthenin shpinën fjalëve të Zotit, e as që u interesuan për to. Tërë jetën e kaluan në mirësi të panumërta që u dha All-llahu, mirëpo All-llahun nuk e falenderuan, e injoruan dhe e haruan, këshillat e Tija nuk i dëgjuan, robërit e Tij të devotshëm i luftuan dhe nga rruga e drejtë u munduan t’i ndalin. Këta janë kriminelët e vërtetë, andaj në këtë ditë për ta nuk ka kthim dhe nuk ka arsyetim. Zoti është i hidhëruar me ta, nuk i shikon ata, e as që i pastron nga mëkatet. Për ta ka dënim të rreptë.
Prej atyre që do të pendohen në këtë ditë dhe do të mjerohen janë ata që e lanë namazin në këtë botë dhe nuk e falën, janë ata që nuk ranë në sexhde për All-llahun e Madhërishëm, janë ata që kur thirrte namazi e kalonin kohën në gjëra të kota dhe i jepnin më shumë rëndësi kësaj bote sesa Zotit të tyre.
Janë ata që edhe pse e thithnin ajrin që All-llahu e krijoi, e pinin ujin që All-llahu prej së larti e lëshoi dhe i hanin ushqimet që All-llahu i krijoi, ata këto të mira të All-llahut i kthyen me mëkate, ia kthyen shpinën Zotit dhe nuk e falën namazin, bile u vinte rëndë të ngrihen në namazin e sabahut. Ata urdhërat e Zotit nuk i dëgjuan, nga ndalesat e Tij nuk u larguan, librin e Tij nuk e lexuan dhe Pejgamberin e Tij nuk e pasuan.
All-llahu i Madhërishëm këtyre u thotë: “A nuk e dinë të tillët se kanë për t'u ringjallur? Në një ditë të madhe, Në ditën kur njerëzit ngrihen (prej varrezave) për të dalë para Zotit të botëve.” [Mutaffifin: 4-6].
Ta shohim pra se si do të jetë gjendja e atyre që e lanë namazin, ta shohim çka do të përjetojnë ata në ditën e gjykimit, ta shohim se çka na ka treguar All-llahu dhe i Dërguari i Tij, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, për këtë gjë:
1- All-llahu, subhanehu ve teala, thotë: “Atë ditë është mjerim për ata që mohuan të mirat e Zotit. Dhe kur atyre u thuhej: “Përkuluni!”, (bini në ruku sh.r.) ata nuk përkuleshin. Atë ditë është mjerim për ata që përgënjeshtruan.” [Murselat: 47-49].
Pra mjerim do të jetë atë ditë për përgënjeshtruesit, për ata që ia kthyen shpinën Zotit të tyre, për ata që nuk e falënderuan All-llahun për të mirat e tyre, për ata që e tradhëtuan besën që ia dhanë All-llahut dhe Pejgamberit, për ata që u bën miq të shejtanit, edhepse ai ishte armik i tyre i hapët, për ata që e pasuan epshin e tyre dhe iu dukën të rënda udhëzimet e All-llahut, edhepse ato ishin në dobi të tyre.
Pra, mjer për ata, sepse kur u thuhej atyre përkuluni, bëni ruku, faleni namazin dhe keni frikë nga Zoti, mos ia ktheni shpinën atij, faleni namazin, ata nuk u përgjigjën, po u kthyen në anën tjetër.
2- Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Për të parën gjë që do të pyetet robi do të jetë namazi. Nëse ai është në rregull, të gjitha punët e tij të tjera do të jenë në rregull, e nëse nuk është në rregull, atëherë të gjitha punët e tij nuk do të jenë në rregull”
Për të parën gjë që do të pyetet robi i All-llahut është namazi. Nëse namazin e ka kryer si duhet, me përkushtim dhe sinqeritet, të gjitha punët tjera do të jenë në rregullë, sepse namazi i falur si duhet të largon nga veprat e këqija dhe të shëmtuara, siç thotë All-llahu, subhanehu ve teala: “...fal namazin, vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat...”. Pra, namazi i falur si duhet, të largon nga veprat e këqija dhe të afron drejt veprave të mira.
Njeriu i tillë do t’i ketë punët tjera në rregullë, sepse në librin e tij do të jenë të shkruara veprat e mira dhe ai do të jetë prej banorëve të xhennetit.
Ndërsa, ai që nuk e ka namazin në rregullë, ai i cili nuk është falur, apo është falur një herë në vjet, apo një herë në javë dhe nuk i ka kushtuar rëndësi namazit, nuk e ka falur rregullisht, punët e këtij personi nuk do të jenë në rregull.
3- Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Kush rregullisht e kryen namazin do t’i jetë dritë, shpëtim dhe dëshmi në ditën e Gjykimit, e kush nuk e kryen rregullisht atë, nuk do të ketë dritë, shpëtim e as dëshmi dhe në ditën e Gjykimit do të jetë me shoqërinë e Karunit, faraonit, Hamanit dhe Ubejj b. Halefit.” [Imam Ahmedi].
Pra, kush rregullisht e fal namazin, namazi i tij do të jetë dritë në ditën e gjykimit, dritë të cilën e ka përmend All-llahu, subhanehu ve teala, kur ka thënë: “O ju që keni besuar, pendohuni tek All-llahu me një pendim të sinqertë në mënyrë që Zoti juaj t'i largojë prej jush të këqijat, t'ju shpie në xhennete nën të cilët rrjedhin lumenj ditën kur All-llahu nuk e turpëron Pejgamberin, e së bashku me të as ata që kanë besuar. Drita e tyre ndriçon para tyre dhe në të djathtë të tyre, e ata thonë: “Zoti ynë, vazhdona dritën tonë, falna neve. Vërtet, Ti je i plotfuqishëm për çdo send”.” [Tahrim: 8].
Përveç kësaj, namazi do të jetë shpëtim për të, shpëtim nga zjarri i xhehennemit, shpëtim nga dënimi i dhembshëm, si dhe do të jetë dëshmi për besimin e tij, do të jetë dëshmi për sinqeritetin e tij, do të jetë dëshmi për përkushtimin e tij.
Po ata që nuk e falën namazin? Ata do të jenë në terr, nuk do të kenë dëshmi për ta, ata nuk do t’i njohë Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, sepse ai i njeh besimtarët nga pjesët e trupit, të cilat i kanë larë gjatë marrjes së abdesit. Këta njerëz do të ringjallën me njerëzit më të poshtër, më të këqij, siç është Faraoni dhe të tjerët.
Ibën Kajjimi, rahimehull-llah, duke e komentuar këtë hadith thotë: “Atë që nga falja e largon dëshira për pushtet, do të jetë i ringjallur pranë Faraonit; ai që e ka lënë namazin nga dëshira për pasuri do të ringjallet pranë Karunit; atë që kryelartësia dhe pozita e kanë penguar nga falja do të ringjallet në shoqëri të Hamanit, ndërsa nëse është në pyetje tregtia, atëherë do të ringjallet pranë Ubej b. Halefit.”
4- All-llahu, subhanehu ve teala, thotë: “(Përkujto) Ditën kur ashpërsohet çështja deri në kulm (në kijamet), e ata do të ftohen për të bërë sexhde, po nuk munden. Shikimet e tyre janë të përulura dhe ata i kaplon poshtërimi, kur dihet se ata kanë qenë të ftuar të bëjnë sexhde sa ishin të shëndoshë (të gjallë në dunja).” [Kalem: 42-43].
Pra, në Ditën e gjykimit njerëzit do të tubohen në Mahsher, dhe do t’i urdhërojë All-llahu që të bëjnë sexhde. Besimtarët e devotshëm do të bëjnë sexhde për All-llahun e Madhërishëm, të gëzuar dhe të lumtur, sepse kjo është nderë për ta, kjo është krenari për ta.
Kurse, ata që nuk kanë bërë sexhde në këtë botë, do t’u shtanget kurrizi dhe nuk do të mund t’i bëjnë sexhde All-llahut, do t’i kaplojë nënçmimi dhe frika, do të poshtërsohen dhe do të trishtohen. Ata nuk do ta kenë atë nderë që t’i bëjnë sexhde Krijuesit të tyre, sepse nuk bënin sexhde kur ishin në këtë botë, po e kthenin shpinën dhe largoheshin nga udhëzimi i Zotit.
Adhurimi i All-llahut është nderë dhe krenari, e këta nuk e fitojnë këtë nderë, sepse ishin të larguar nga Zoti i tyre. Prandaj ata nuk do ta shijojnë kënaqësinë e adhurimit ndaj All-llahut, nuk do ta shijojnë kënaqësinë e sexhdes për All-llahun, e as që do ta shohën All-llahun, subhanehu ve teala.
E lusim All-llahun që të na mundësoj të pendohemi dhe të kthehemi në rrugën e Zotit, ta falim namazin dhe të jemi prej atyre që do t’i bëjnë sexhde Atij në Ditën e Gjykimit.

5- All-llahu, subhanehu ve teala, duke e përshkruar ditën e gjykimit thotë: “Secili njeri është peng i veprës së vet. Përveç atyre të djathtëve. Që janë në xhennete e i bëjnë pyetje njëri-tjetrit, Përkitazi me kriminelët (e u thonë): “Çka u solli juve në Sekar?” Ata thonë: “Nuk kemi qenë prej atyre që faleshin (që bënin namaz); Nuk kemi qenë që ushqyenim të varfërit; Dhe kemi qenë që përziheshim me të tjerët në punë të kota. Dhe kemi qenë që nuk e besonim ditën e gjykimit. Derisa na erdhi e vërteta (vdekja)!” [Muddeththir: 38-47].
Pra pasi të kenë hyrë banorët e xhennetit në xhennet dhe pasi të kenë hyrë banorët e xhehennemit në xhehennem, banorët e xhennetit do t’i pyesin banorët e xhehennemit: “Pse keni hyrë në Xhehennem?” Ata do të përgjigjën “Sepse nuk e falnim namazin.”
Pra, mosfalja e namazit është një ndër shkaqet kryesore për të hyrë në xhehennem, All-llahu na ruajt prej tij. </SPAN>

Omer Islami,
27.5.2005

melika
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 193
Points : 542
Reputation : 3
Data e Anëtarësimit : 15/04/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi