Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të kuptosh Kuranin: Disa kushte fillestare

Shko poshtë

Të kuptosh Kuranin: Disa kushte fillestare Empty Të kuptosh Kuranin: Disa kushte fillestare

Mesazh nga Ebu Amar Tue Feb 16, 2010 11:57 pm

Të kuptosh Kuranin: Disa kushte fillestare

Për të kuptuar Kuranin ekzistojnë disa kushte

Autor: Amin Ahsan ISLAHI

Pastërtia dhe abdesi janë kushtet fillestare të namazit. Ne mund ta marrim shpërblimin e vërtetë vetëm nëse i plotësojmë këto kushte para faljes së namazit. Në mënyrë të ngjashme dhe për të kuptuar Kuranin ekzistojnë disa kushte fillestare. Ne mund të arrijmë ta kuptojmë atë, vetëm pasi t'i kemi përmbushur këto kushte. Më poshtë do të mundohemi t'i shpjegojmë ato.


Pastërtia e qëllimit

Pastërtia e qëllimit është kushti kryesor. Kjo do të thotë që duhet ta lexojmë Kuranin vetëm që të marrim udhëzim prej tij dhe jo për ndonjë qëllim tjetër. Nëse dikush ka në mendje ndonjë qëllim tjetër, ai jo vetëm që nuk do t'i marrë të mirat e Kuranit, por do të largohet prej tij më shumë se më parë. Nëse ai e studion Kuranin, në mënyrë që të bëhet interpretues i tij dhe kështu të fitojë famë dhe të plotësojë interesat e tij të kësaj bote, ai mund ta arrijë këtë qëllim, por nuk do të arrijë kurrë ta kuptojë vërtet Kuranin. Gjithashtu nëse dikush e lexon Kuranin për të nxjerrë disa argumente për nocionet e tij të formuara më parë, ai mund të arrijë të marrë disa dëshmi të shtrembëruara, por nuk mund të arrijë ta kuptojë Kuranin.

I Plotfuqishmi e shpalli Kuranin si libër udhëzimi dhe në të njëjtën kohë e kultivoi dëshirën për udhëzim në çdo shpirt. Nëse një njeri e lexon Kuranin prej kësaj dëshire, ai i merr dobitë sipas përpjekjes që ka bërë dhe sipas ndihmës që mori nga Allahu për ta kuptuar Kuranin. Dhe nëse ai ka si qëllim ta përdorë Kuranin për ndonjë motiv tjetër, në parim ai do të marrë atë që po kërkon. Si rezultat i kësaj karakteristike të Kuranit, i Plotfuqishmi e përcakton atë në këtë mënyrë: "Ai me të humb shumë, e po me të udhëzon në rrugën e drejtë shumë…" (2:26)


Dhe pasi e përshkruan këtë parim ai deklaron qartë: "… por me përjashtim të atyre që janë jashtë rrugës, Ai me të nuk humb tjetër". (2:26)

Kjo do të thotë se Zoti humb vetëm ata njerëz, të cilët nga vullneti i tyre i lirë, devijojnë nga rruga e drejtë.

Nëse dikush adhuron idhujt madje edhe në Qabe, atëherë ai nuk meriton të njihet me sekretin e Teuhidit. Nëse dikush është i interesuar të mbledhë gjemba edhe nga lulet, atëherë ai nuk meriton të bekohet me aromën e luleve. Nëse dikush, për shkak të natyrës së tij të prishur, e konsideron kurimin si sëmundje, atëherë ai nuk meriton shëndet; por ai meriton të sëmuret më shumë. Këtë thekson ajeti i mëposhtëm: "Të tillët janë që e ndërruan të vërtetën (besimin) me të pavërtetën (mosbesimin), pra tregtia e tyre nuk pati fitim dhe ata nuk qenë të vetëdijshëm (në punën e tyre)". (2:16)


Epërsia e Kuranit

Kushti i dytë për ta kuptuar Kuranin është se duhet të pranohet si fjalë të lartë, para se të duam ta kuptojmë. Nëse dikush nuk e ka idenë për vlerësimin e lartë dhe rëndësinë e Kuranit, ai nuk do të punojë aq sa duhet për të kapur thesarin sublim të urtësisë. Dikujt, kjo mund t'i duket absurde: që të kesh një mendim kaq pozitiv para se të fillosh ta studiosh atë. Por unë mendoj se nëse ke një shikim paraprak pozitiv për Kuranin, para se ta lexosh atë, nuk është aspak absurditet. Në fakt, është një qëndrim i arsyeshëm dhe logjik. Në fund të fundit, Kurani ka një histori të mrekullueshme prapa tij. Ndikimi i saj ka qenë i lavdishëm. Mrekullia që ka treguar në ndryshimin e mendjeve dhe ideologjive njerëzore është e pakrahasueshme. Veç kësaj, miliona njerëz në botë, jo vetëm që e pranojnë atë si Libër, por e konsiderojnë si një Libër Hyjnor.

Ata e pranojnë atë si një fjalë të paimitueshme, dhe nuk ka libër të barabartë me të, qoftë nga njeriu qoftë nga xhinët dhe ata nuk do të jenë asnjëherë të aftë të krijojnë një libër të ngjashëm. Një Libër, për të cilin ka dëshmi të lavdishme nga e kaluara dhe e tashmja, dhe që vlerësohet shumë nga njerëzit, pa dyshim që ka shumë rëndësi të veçantë dhe ne mund ta kuptojmë atë siç duhet, nëse kemi parasysh madhështinë dhe rëndësinë e tij. Nëse dikush nuk ka asnjë ide për rëndësinë e Librit, është e pamundur që ai të mendojë për të aq thellë sa nevojitet. Nëse dihet se një pjesë e caktuar toke përmban flori dhe një pjesë e madhe e floririt është nxjerrë prej tij më parë, atëherë pritet me të drejtë që nga gërmimi i mëtejshëm të nxirret përsëri flori. Dhe çfarëdolloj burimesh që shpenzohen për të përfituar nga një copë e tillë toke, ato ekuilibrohen nga dobia e saj. Por nëse një minierë konsiderohet vetëm si pirg dheu, që do të thotë se nëse gërmohet, mund të gjenden kryesisht vetëm qymyr dhe gurë gëlqerorë, atëherë mund të ketë dy përfundime: ose askush nuk do të dëshirojë të humbasë kohë duke gërmuar, ose nëse dikush bën diçka, varet vetëm tek dobitë që ai pret.

Ky paralajmërim është ndier, sepse ka shumë keqkuptime për Kuranin mes njerëzve, në praninë e të cilëve përpjekjet dhe shkalla e qëndrimit që libri meriton në të vërtetë, nuk mund të arrihen. Këto keqkuptime janë të pranishme tek besimtarët dhe mohuesit e Kuranit. Mohuesit e pranojnë se ky libër solli disa ndryshime gjatë një periudhe kohore. Por tani, sipas mendimit të tyre, ajo kohë ka kaluar. Libri, thonë ata, mund të ketë qenë i dobishëm për beduinët arabë, për të zgjidhur problemet e tyre të thjeshta, por nuk është aq i dobishëm, që të trajtojë çështjet e ndërlikuara të ditëve të sotme.

Nga ana tjetër, besimtarët e tij e konsiderojnë atë si një kod doktrinar, që shpjegon të lejuarën dhe të palejuarën dhe sipas përpilimit të ndarë të urdhrave të jurisprudencës, nëse mbetet ndonjë rëndësi e Librit, është vetëm nga këndvështrimi i bekimit. Disa prej tyre e konsiderojnë vetëm si një koleksion këshillash. Për shumë njerëz është një mjet për ta transferuar shpërblimin e leximit të tij tek të dashurit e tyre që janë larguar dhe për të zbutur agoninë e vdekjes. Shumë njerëz e përdorin si një ekzorcizëm për të larguar fatkeqësitë dhe mjerimin. Ashtu si të krishterët e mbajnë Ungjillin në xhepin nga ana e zemrës, myslimanët po mbajnë një qëndrim të ngjashëm. Këta myslimanë që kanë keqkuptime të tilla për të, nuk mund të përfitojnë prej dobive të vërteta të tij, për të cilat në fakt është shpallur. Ata janë po aq naivë sa një person, të cilit i është dhënë një top që të shkatërrojë një fortesë të armikut, por ai e konsideron atë si një makinë për të vrarë mushkonjat dhe fillon të vrasë mushkonjat me të.


Vendos të jetosh në përputhje me Kuranin

Për të përfituar me të vërtetë nga Kurani, kushti i tretë më i rëndësishëm është të vendosësh të transformosh veten sipas urdhrave të Kuranit. Kur dikush e lexon librin me kujdes, ndjen se ajo që ai kërkon nga një njeri është krejt ndryshe nga dëshirat dhe nevojat e tij. Ai e kupton se jo vetëm që idealet dhe mendimet e tij janë të ndryshme nga ato të Kuranit, por edhe çështjet dhe punët e tij sociale i tejkalojnë kufijtë që janë vendosur nga Kurani. Ai zbulon se nuk vepron sipas Kuranit. Pasi e kupton këtë ndryshim, një kërkues i vendosur dhe entuziast për të vërtetën, vendos se në çdo lloj situate do të veprojë sipas kërkesave të Kuranit. Duke sakrifikuar gjithçka dhe duke duruar vështirësi të ndryshme dhe duke kapërcyer çdo pengesë që bllokon rrugën e tij, ai përpiqet të veprojë sipas jetës së përshkruar nga Kurani. Por ai person që nuk ka vullnet dhe fuqi, nuk është asnjëherë i aftë të mbushë humnerën e thellë ndërmjet tij dhe Kuranit. Ai ndjen se nëse përpiqet të ndryshojë parimet dhe idealët e tij sipas Kuranit do të pësojë një ndryshim të pamasë mendor. Ai mendon se nëse ndryshon sjelljen sipas Kuranit, do t'i duhet të izolohet nga shoqëria. Ai ka frikë se nëse zbaton objektivat e vendosura nga Kurani, nuk do t'i duhet të braktisë vetëm interesat dhe kënaqësitë e tij të kësaj bote, por madje do t'i duhet të durojë vështirësi të rënda si dënimin me burg, apo edhe të ekzekutimin për shkak të besimit të tij. Ai ka frikë se nëse i shqyrton mjetet e tij financiare sipas kriterit të Kuranit për të lejuarën dhe të palejuarën, atij do t'i duhet të heqë dorë nga luksi dhe rehatia e jetës që bën, por madje dhe mund të përfundojë duke u shqetësuar për ndihmën e tij minimale.

Jo të gjithë janë të aftë ta përballojnë një jetë të tillë të trazuar; vetëm ata që kanë karakter të lartë moral dhe vendosmëri të fortë mund të përballen me këto vështirësi. Ka disa njerëz të pakujdesshëm që gjithmonë ndjekin dëshirat e tyre seksuale, edhe pse ata mund të thonë me modesti se rruga kuranore është rruga e vetme e saktë, por në të njëjtën kohë, është e vështirë të ndiqet. Por ka edhe hipokritë, të cilët kanë dëshirë ta paraqesin frikën e tyre si ambicie dhe hipokrizinë si besim dhe gjithmonë përpiqen ta shuajnë këtë pasion me mënyra të ndryshme. Disa njerëz e bëjnë të palejuarën të lejuar dhe të paligjshmen të ligjshme me pretekstin se janë pa përkrahje dhe detyrohen ta bëjnë këtë për shkak të rrethanave të pafavorshme. Disa e mbulojnë të vërtetën me gënjeshtër me ndihmën e interpretimeve çorientuese dhe të shtrembëruara. Disa përpiqen të shtrembërojnë kuptimet e Librit të Shenjtë, siç bënë hebrenjtë me Tevratin. Disa mundohen të gjejnë rrugën e mesme ndërmjet besimit dhe mosbesimit, domethënë ata ndjekin vetëm atë pjesë të Kuranit që është në përputhje me dëshirat e tyre dhe injorojnë ato pjesë që janë kundër dëshirave të tyre.

Të gjitha këto mënyra janë mashtrime të shejtanit dhe nëse praktikohet secila prej tyre, do ta çojë njeriun në humbje. Rruga e vetme drejt shpëtimit është që njeriu të veprojë sipas urdhrave të Kuranit duke sakrifikuar gjithçka që nevojitet në këtë drejtim. Kjo vendosmëri vihet në provë nga Zoti për një periudhë kohe. Nëse njeriu arrin ta kalojë këtë sprovë, atë e pret një përfundim i mirë. Nëse mbyllet një derë për të, Zoti do t'i hapë një derë tjetër. Nëse një shoqëri e përjashton atë, një shoqëri tjetër do ta mirëpresë. Nëse një vend refuzon ta strehojë atë, një tjetër do ta presë krahëhapur. Kësaj të vërtete i referohet ajeti i mëposhtëm: "E ata, të cilët luftuan për hir Tonë, Ne me siguri do t'i orientojmë rrugës për te Ne, e nuk ka dyshim se Allahu është në krahun e bamirësve". (29:69)


Reflektimi

Reflektimi në lidhje me Librin hynor është kushti i katërt më i rëndësishëm për të përfituar nga Kurani, i cili vetë e përmend vazhdimisht: "A nuk e studiojnë me vëmendje Kur'anin? Por jo, ata janë zemra që kanë drynat e vet!" (47:24)

Shokët e profetit (a.s.) ishin marrësit kryesorë të Kuranit. Ata mendonin për Kuranin dhe më të dalluarit prej tyre në leximin e Kuranit, ishin ata që mendonin më tepër për Kuranin. Ata formuan grupe për të studiuar Kuranin ku njohësit e mirë mblidheshin bashkë për ta studiuar Kuranin. Këto grupe ishin një çështje e rëndësishme për profetin (a.s.). Edhe kalifët pas tij, veçanërisht Umeri, ishin të interesuar për këta grupe.

Leximi i Kuranin pa e kuptuar atë, vetëm për të fituar të mirat e tij, nuk ishte mënyra e ndjekur nga shokët e profetit (a.s.). Ky stil i leximit të Kuranit u shfaq shumë më vonë kur njerëzit filluan ta konsideronin Kuranin thjesht si një libër të mirë dhe jo si një dokument të udhëzimit të vërtetë. Si rrjedhim, Kurani filloi të përdorej për të zbutur agoninë e vdekjes dhe për ta transferuar shpërblimin tek i vdekuri. Në vend që të përdorej për t'u udhëzuar gjatë peripecive të jetës, ai u bë më shumë si hajmali. Njerëzit filluan ta përdorin si një ekzorcizëm për t'i mbrojtur ata që të përmbushin qëllimet e tyre satanike.

Kurani është ndoshta libri i vetëm në botë, që thekson kaq shumë faktin se mund të jetë shumë dobiprurës nëse mendohet për atë që është shkruar në libër. Gjithashtu është një fakt i pamohueshëm se Kurani është libri i vetëm që lexohet gjithmonë me sy mbyllur. Njerëzit lexojnë dhe gjërat më të vogla me vëmendje dhe përqendrim në mënyrë që t'i kuptojnë ato, por ata e trajtojnë Kuranin në mënyrë tjetër. Kur ata fillojnë ta lexojnë atë, ata e mbyllin mendjen e tyre që gjithçka të depërtojë në mendjen e tyre.

Mbështetja tek Zoti

Në mënyrë që të përfitojmë me të vërtetë nga Kurani, kushti i pestë është nëse nuk arrin të kuptosh ndonjë fjalë apo ajet, t'i lutesh Zotit të të drejtojë. Të qenët kritik ndaj Kuranit kur ke vështirësi gjatë leximit të tij është qëndrim i pavend. Mënyra e duhur gjatë situatave të tilla është t'i lutemi Allahut që të na ndihmojë dhe të jemi të qëndrueshëm në zbatimin e Kuranit. Nëse dikush mban mend përmendësh pjesë të këtij mesazhi hyjnor, duhet t'i thotë ato ngadalë dhe gradualisht gjatë namazit të natës. Me vullnetin e Zotit, vështirësitë e tij do të lehtësohen dhe ai do të bekohet me shkëlqimin e urtësisë kuranore. Në këto raste lutja e mëposhtme është shumë e vlefshme:

O Zot! Unë jam robi yt, djali i robit Tënd, djali i shërbëtores Tënde. Unë jam nën urdhrin Tënd. Për mua gjykimi yt është i drejtë. Duke u mbështetur në të gjitha emrat e Tu që të përkasin vetëm Ty, me të cilët e ke quajtur veten në librin Tënd, ose që ua ke mësuar krijesave të Tua, të lutem ta bësh Kuranin pranverë të zemrës time, dritën e shpirtit tim, një qetësim për hidhërimin tim dhe kurim për shqetësimin dhe dhimbjen time.
Ebu Amar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi