Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si quhet ajo ditë që zgjatë 50 000 vite?

Shko poshtë

Si quhet ajo ditë që zgjatë 50 000 vite? Empty Si quhet ajo ditë që zgjatë 50 000 vite?

Mesazh nga melika Thu Apr 22, 2010 6:01 pm

SI QUHET AJO DITË QË ZGJATË 50 000 VITE?


Quhet: DITA E KIAMETIT [Shpërblimit, Dënimit, Fitores dhe Humbjes]!


A DO TA PËRJETOJË ÇDO NJERI DITËN QË ZGJATË 50 000 VITE?


ALLAHU i Madhëruar në Kur’anin e Tij të vërtetë thotë: “Çdo njeri do ta shijojë vdekjen. Shpërblimet do t’u plotësohen vetëm në Ditën e Kiametit; kushdo që shpëton nga zjarri i Xhehenemit dhe hyn në Xhenet, Ai ka fituar [gjithçka që mund të dëshirohet]. Ndërsa jeta e kësaj bote është vetëm kënaqësi mashtruese.” [Kur’an Ali Imran/185]




KUR DO TË NDODHË DITA QË ZGJATË 50 000 VITE?


ALLAHU i Madhëruar në Kur’anin e Tij të vërtetë thotë:
“Ata të pyesin ty [Muhamed] rreth Orës [së Kiametit].” Thuaju:
“Atë e di vetëm Zoti im. Kohën kur do të ndodhë ajo, do ta tregojë vetëm Ai. Do të jetë e rëndë për Qiejt dhe Tokën, do t’u vijë krejtësisht papritmas.” Ata të pyesin, A thua se ti di diçka për të. Thuaj:
“Këtë e di vetëm Allahu, ndërsa shumica e njerëzve nuk e dinë [pse kjo gjë është e fshehtë].” [Kur’an El A’rafë/187]




PËR KRIMINELËT A KA GËZIM NË DITËN QË ZGJATË 50 000 VITE?


ALLAHU i Madhëruar në Kur’anin e Tij të vërtetë thotë:
“Për kriminelët atë ditë [Ditën e Kiametit] kur i shohin engjëjt nuk ka gëzim, sepse ata [engjëjt] u thonë: “Është e ndaluar çdo e mirë
[Xheneti është haram për ju]!” [Kur’an El Furkanë/22]



PËR BESIMTARËT A KA GËZIM NË DITËN QË ZGJATË 50 000 VITE?


ALLAHU i Madhëruar në Kur’anin e Tij të vërtetë thotë:
“Po Allahu do t’i ruajë ata [besimtarët] nga tmerret e asaj Dite
[Ditës së Kiametit] e do t’u japë shkëlqim dhe gëzim.”
[Kur’an El Insan/11]




KUSH DO TË FITOJË NË DITËN QË ZGJATË 50 000 VITE?


ALLAHU i Madhëruar në Kur’anin e Tij të vërtetë thotë:
“[Përkujto] Ditën [e Kiametit] kur i sheh besimtarët dhe besimtaret që drita e tyre flakëron para tyre dhe në të djathtë të tyre. [U thuhet] Myzhde për ju sot janë Xhenetet nën të cilat rrjedhin lumenj, aty do të jeni përgjithmonë. E ajo është fitore e madhe.” [Kur’an El Hadidë/12]




KUSH DO TË HUMBË NË DITËN QË ZGJATË 50 000 VITE?


ALLAHU i Madhëruar në Kur’anin e Tij të vërtetë thotë:
“Kiametin kërkojnë ta shpejtojnë ata që nuk besojnë në të, kurse ata që besojnë, kanë frikë nga Ai dhe e dinë se është plotësisht i vërtetë.
Ta dini se ata që bëjnë polemikë, duke dyshuar në momentin e katastrofës së përgjithshme [Ditës së Kiametit], janë në një humbje të thellë.”
[Kur’an Esh Shura/18]




KUSH DO TË SHPËRBLEHET NË DITËN QË ZGJATË 50 000 VITE?


ALLAHU i Madhëruar në Kur’anin e Tij të vërtetë thotë:
“Ata që besojnë dhe kryejnë vepra të mira, falin namazin dhe japin zeqatin, do të kenë shpërblim te Zoti i tyre dhe nuk do të kenë pse të frikësohen apo pikëllohen.” [Kur’an El Bekare/277]




KUSH DO TË DËNOHET NË DITËN QË ZGJATË 50 000 VITE?


ALLAHU i Madhëruar në Kur’anin e Tij të vërtetë thotë:
“Pa dyshim se ata që mohuan argumentet Tona, do t'i hudhim në zjarr.
Sa herë që u digjen lëkurat e tyre, Ne do t’ua ndërrojmë me lëkura të tjera që të shijojnë Dënimin. Allahu është i Plotëfuqishëm, i Drejtë.”
[Kur’an En Nisaë/56]




A DO TË KETË SHITËBLERJE, MIQËSI DHE NDËRMJETËSIM NË DITËN QË ZGJATË 50 000 VITE?


ALLAHU i Madhëruar në Kur’anin e Tij të vërtetë thotë:
“O ju që keni besuar, para se të vijë një Ditë [Dita e Kiametit] kur nuk do të ketë as shitblerje, as miqësi, e as ndërmjetësim, jepni nga ajo me çka Ne u furnizuam juve. Pabesimtarët janë mizorë.”
[Kur’an El Bekare/254]




A DO TË PËRGJIGJEMI PËR ÇDO VEPËR TË MIRË APO TË KEQE NË DITËN QË ZGJATË 50 000 VITE?


ALLAHU i Madhëruar në Kur’anin e Tij të vërtetë thotë:
“Atë Ditë [Ditën e Kiametit] njerëzit shfaqen të ndarë në grupe që të shpërblehen për veprat e tyre. E kush punoi ndonjë [vepër] të mirë,
që peshon sa grimca, atë do ta gjejë. Dhe kush punoi ndonjë [vepër] të keqe, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë.” [Kur’an Ez Zelzele/6-7-8]



Kjo pra është Dita që zgjatë 50 000 vite! Dita në të cilën do të ringjallemi para ALLAHUT të Madhëruar për t’u llogaritur për çdo vepër të realizuar në këtë jetë. Është Dita e shpërblimit dhe dënimit. Dita e fitores dhe humbjes. Dita e gëzimit dhe hidhërimit. Dita e poshtërimit dhe nderimit.
Dita për të cilën Ditë duhet të pregatitemi në këtë jetë duke Adhuruar ALLAHUN e Plotëfuqishëm, duke praktikuar urdhërat e Tij dhe duke pasuar traditën [sunetin] e Resulullahit [alejhis-salatu wes-selam].


Ta dini se ALLAHU mëshiron shumë por edhe ndëshkon me ushtritë e Tij të shumta. Mos të bëhemi injorant, por të bëhemi mirënjohës, falënderues, adhurues dhe robër të sinqertë ndaj Atij që kurrë as nuk kotet dhe as nuk flenë, ngase është i Pavarur dhe fuqiplotë. I Lartë madhëruar dhe i Pa të Meta është ALLAHU, Zoti i botëve, Krijuesi i Materies dhe i Shpirtit.


Falënderimet dhe Lavdërimet janë vetëm për ALLAHUN, Zotin e botëve, kurse paqja dhe mëshira e Tij qoftë mbi të Dërguarin e Tij Muhamed Mustafan [alejhis-salatu wes-selam], mbi familjen, shokët dhe mbi pasuesit e Tij të sinqertë deri në Ditën që zgjatë 50 000 vite.

melika
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 193
Points : 542
Reputation : 3
Data e Anëtarësimit : 15/04/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi