Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Femra dhe agjërimi, pyetje dhe përgjigje

Shko poshtë

Femra dhe agjërimi, pyetje dhe përgjigje Empty Femra dhe agjërimi, pyetje dhe përgjigje

Mesazh nga melika Fri Apr 23, 2010 11:30 am

Kur i detyrohet agjërimi një femrës muslimane?
Përgjigje: Femra muslimane detyrohet për të agjëruar atëherë kur futet në moshën e pjekurisë (bylyk). Femra futet në bylyk kur mbush pesëmbëdhjetë vjeç, kur qimet dalin në vendet e turpshme, kur ka orgazëm, kur i vijnë menstruacionet apo kur mbetet shtatzënë. Ndaj nëse njëra prej këtyre dukurive shfaqet tek një femër e ka të detyruar të agjërojë Ramazanin, edhe në qoftë se i ka dhjetë vjeç.
Shumica e femrave ju vjen menstruacioni në moshën 11 apo 12-vjeçare, ndaj shumë familje nuk e përfillin dhe as nuk i japin rëndësi kësaj dukurie nga injoranca, sepse mendojnë se është ende e vogël dhe nuk e ka detyrim agjërimin. Ky është një gabim, por duhet ta dijë çdokush se nëse femrës i vjen cikli mujor, ajo është futur në bylyk (moshën e pjekurisë) dhe detyrohet për çdo adhurim, ndaj lapsi fillon të shkruajë çdo vepër.
[Hoxhë: Abdullah ibën Xhibrin]


Nëse gruaja ndjen dhimbjet e menstruacionit, por nuk ka pasur gjakderdhje para se të perëndojë dielli, a konsiderohet agjërimi i saj autentik, apo detyrohet për ta kompensuar atë ditë?
Përgjigje: Nëse femra i ndjen dhimbjet e menstruacionit duke agjëruar, por ka gjakderdhje vetëm pasi të perëndojë dielli, agjërimi i saj konsiderohet si autentik dhe i saktë. Nuk detyrohet ta kompensojë nëse është agjërim i detyrueshëm dhe assesi nuk privohet nga shpërblimi nëse është agjërim vullnetar.
Hoxhë: Muhamed ibën Salih El-Uthejmin]


Ferma e cila është në ciklin mujor dhe ajo lehonë, a e kanë të lejuar të hanë dhe të pinë gjatë ditës së Ramazanit?
Përgjigje: Po, këto dy kategori (grupe) njerëzish e kanë të lejuar të hanë dhe të pinë gjatë ditës së Ramazanit, por më e preferuar dhe delikate do të ishte nëse këtë e bëjnë fshehurazi, sepse po të hanë dhe të pinë haptazi, mund të lindin dyshime dhe konfuzione tek të vegjlit të cilët nuk mund t’i kuptojnë aq lehtë gjërat.
[Hoxhë: Muhamed ibën Salih El-Uthejmin]


Çfarë duhet të veprojë një grua shtatzënë apo gruaja e cila e ka fëmijën e saj në gji, nëse e prishin agjërimin?
Përgjigje: Gruas shtatzënë dhe ajo që e ka fëmijën në gji nuk i lejohet ta prishin agjërimin, përveçse me arsye. Po qe se e prishin Ramazanin me arsye, detyrohen që t’i kompensojnë ato ditë. Allahu, subhanehu ue teala, thotë: “Pra, kushdo nga ju që dëshmon këtë muaj, le të agjërojë! Sa i përket atij që është i sëmurë ose gjendet në udhëtim e sipër (le të agjërojë më vonë) aq ditë sa nuk i ka agjëruar. Allahu dëshiron që t’jua lehtësojë dhe jo që t’jua vështirësojë.” (El-Bekare, 185) Këto dy kategori njerëzish, gruaja shtatzënë dhe ajo që e ka fëmijën në gji, llogariten të sëmurë, ndaj nëse e prishin agjërimin, atëherë detyrohen t’i kompensojnë me ditë të tjera.
[Hoxhë: Muhamed ibën Salih El-Uthejmin]


Cila është dispozita e agjërimit për gruan shtatzënë dhe nënën me fëmijë në gji?
Përgjigje: Grave shtatzëna dhe nënave me fëmijë në gji, iu lejohet ta prishin agjërimin nëse frikësohen për ndonjë pasojë negative në shëndetin e fëmijëve të tyre si: pakësimi i ushqimit dhe i vitaminave etj., me të cilat ushqehet foshnja në barkun e nënës.
Nëse çështja është kështu, atëherë ato kanë të drejtë ta prishin agjërimin dhe detyrohen t’i shlyejnë këto ditë në një kohë tjetër dhe krahas kësaj ta ushqejnë një të varfër për çdo ditë të paagjëruar.
Mirëpo, nëse ato frikësohen për shëndetin e tyre personal, atëherë ato mund ta prishin agjërimin dhe ta shlyejnë agjërim në një kohë tjetër dhe nuk detyrohen me ushqimin e një të varfëri.
Pra, kjo është e tëra mbi dispozitën e agjërimit për gruan shtatzënë dhe nënën me fëmijë në gji. Allahu, subhanehu ue teala, thotë: “Agjërimi zgjat disa ditë, por, nëse ndonjëri prej jush është i sëmurë ose duke udhëtuar, le të agjërojë aq ditë sa i ka prishur në ditët e tjera pas. Ata që kanë vështirësi për të agjëruar, duhet të ushqejnë si shpagim nga një të varfër për çdo ditë agjërimi. E, nëse ndonjëri jep më shumë se kaq, kjo është edhe më mirë për të. Por, agjërimi juaj është më i dobishëm, në qoftë se e dini..” (El-Bekare 184)
[Hoxhë: Salih El-Feuzan]

Përgatiti dhe përktheu:
Abdyl Fuga

melika
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 193
Points : 542
Reputation : 3
Data e Anëtarësimit : 15/04/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi