Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Historia Çifute, Feja Çifute – Pesha e tre mijë vjetëve

Shko poshtë

Historia Çifute, Feja Çifute – Pesha e tre mijë vjetëve Empty Historia Çifute, Feja Çifute – Pesha e tre mijë vjetëve

Mesazh nga Ebu Amar Sat Feb 20, 2010 6:51 pm

Historia Çifute, Feja Çifute – Pesha e tre mijë vjetëve

Ortodokësia dhe interpretimi


Kjo kaptinë i kushtohet përshkrimit të hollësishëm të strukturës teologjiko-legale të Judaizmit klasik.1 Mirëpo, para se të nisim me këtë përshkrim, është e domosdoshme të davarisim së paku disa nga idetë e gabuara të përhapura në pothuaj të gjitha vlerësimet në gjuhët e huaja lidhur me Judaizmin [dmth gjuhët johebreje], veçanërisht nga ata që propagandojnë fraza të atilla të modës aktuale si 'tradita Judeo-Krishtere' apo 'vlerat e përbashkëta të feve monoteiste'.



Për shkak të hapësirës, do të trajtojë hollësisht vetëm më të rëndësishmet nga këto gabime të përhapura: se feja Çifute është, dhe gjithmonë ka qenë, monoteiste. Tash, siç e dinë shumë dijetarë biblikë dhe siç shpalos leximi i kujdesshëm i Dhjatës së Vjetër, kjo pikëpamje ahistorike është krejtësisht e gabuar. Në shumë, në mos në shumicën e librave të Dhjatës së Vjetër, ekzistenca dhe fuqia e "zotrave të tjerë" pranohet qartë, por Jahweh [Jehova], i cili është Zoti më i fuqishëm,2 po ashtu është mjaft xheloz dhe ndalon njerëzit e tij që t'i adhurojnë ata.3 Është vetëm kah fundi i Biblës, në disa nga pejgamberët e fundit, që mohohet ekzistenca e të gjithë zotrave përveç Jahwes.4



Ajo që na intereson, ndërkaq, s'është Judaizmi biblik por ai klasik; dhe është fare e qartë, ndonëse jo shumë e kuptuar, se i fundit, gjatë disa qindra vjetëve të fundit, ishte në pjesën më të madhe larg nga monoteizmi i pastër. E njëjta mund të thuhet për doktrinat e vërteta që mbizotërojnë në Judaizmin e sotshëm, i cili është vazhdimësi e drejtpërdrejtë e Judaizmit klasik. Rrëzimi i monoteizmit ndodhi nëpërmjet përhapjes së misticizmit Çifut [Kabala], i cili u zhvillua në shekullin 12 dhe 13, dhe nga fundi i shekullit 16 pat fituar pothuaj një fitore të plotë në gati të gjitha qendrat e Judaizmit. Ndriçimit Çifut, i cili u ngrit nga kriza e Judaizmit klasik, iu desh të luftonte kundër këtij misticizmi dhe ndikimit të tij më shumë se kundër çdo gjëje tjetër, por në ortodoksinë Çifute të vonë, veçanërisht midis rabinëve, ndikimi i kabalës ka mbetur mbizotërues.5 Për shembull, lëvizja Gush Emunim*1 është frymëzuar në një masë të madhe nga idetë kabaliste.



Ndaj, dituria dhe të kuptuarit e këtyre ideve është e rëndësishme për dy arsye: e para, pa të s'mund të kuptohet besimi i vërtetë i Judaizmit nga fundi i periudhës së tij klasike; e dyta, këto ide luajnë një rol të rëndësishëm bashkëkohor e politik, meqenëse ato formojnë një pjesë të sistemit të qartë besimesh të shumë politikajve fetarë, përfshirë edhe shumicën e udhëheqësve të Gush Emunim, dhe kanë një ndikim të tërthortë në shumë udhëheqës zionistë të të gjitha partive, përfshirë edhe të majtën zioniste.



Sipas kabalës, universi sundohet jo nga një Zot por nga disa perëndi, me ndikime dhe cilësira të ndyshme, që kanë zënë fill nga Shkaku i Parë i largët e i paqartë. Duke lënë jashtë shumë hollësira, ky sistem mund të përmbledhet si në vijim. Nga Shkaku i Parë qenë lindur apo buruar së pari perëndia mashkull e quajtur "Urtësi" apo "Atë" dhe pastaj një perëndeshë femër e quajtur "Dituri" apo "Nënë". Nga martesa e këtyre dyve qenë lindur një çift i zotrave më të rinj: Biri, po ashtu i quajtur me shumë emra të tjerë si "Fytyra e Vogël" apo "I Bekuari i Shenjtë"; dhe Bija, po ashtu e quajtur "Zonjë" [apo "Matronit", fjalë e përftuar nga Latinishtja], "Shekinah", "Mbretëreshë", dhe kështu me radhë. Këta dy zotra të rinj duhet të bashkohen, por bashkimi i tyre pengohet nga makinacionet e Satanës, i cili në këtë sistem është një perzonazh mjaft i rëndësishëm dhe i pavarur. Krijimi qe ndërmarrë nga Shkaku i Parë me qëllim që t'u lejojë atyre të bashkohen, por për shkak të rënies, ata u ndanë më shumë se kurrë dhe vërtet Satana ka arritur t'i afrohet shumë Bijës hyjnore dhe madje edhe ta dhunojë atë [gjoja, ose në të vërtetë – opinionet dallojnë lidhur me këtë]. Krijimi i popullit Çifut që ndërmarrë me qëllim për të ndreqë ndarjen e shkaktuar nga Adami dhe Eva, dhe nën Kodrën Sinai, kjo për një moment ishte arritur: perëndia mashkull Bir, i inkarnuar në Moisiun, qe bashkuar me perëndeshën Shekinah. Fatkeqësisht, mëkati i Viçit të Artë përsëri shkaktoi ndarje në hyjninë [Zotin], por pendesa e popullit Çifut ka ndrequr çështjet deri në një farë mase. Ngjashëm, çdo incident i historisë biblike Çifute besohet të jetë shoqëruar me bashkimin apo ndarjen e çiftit hyjnor. Pushtimi Çifut i Palestinës nga Kenanitët dhe ndërtimi i Tempullit të parë dhe të dytë, veçanërisht janë të përshtatshëm për bashkimin e tyre, ndërsa shkatërrimi i Tempujve dhe egzili i Çifutëve nga Toka e Shenjtë janë thjesht shenja të jashtme jo vetëm të ndarjes hyjnore, por po ashtu të një "koketimi pas zotrave të çuditshëm": Bija bie drejtpërdrejt nën pushtetin e Satanës, ndërsa Biri merr personazhe femrash të ndryshme satanike në shtratin e tij, në vend të gruas së tij të vërtetë.



Detyra e Çifutëve të devotshëm është që të rivendosin nëpërmjet lutjeve dhe akteve të tyre fetare bashkimin e përsosur hyjnor, në formë të bashkimit seksual, mes perëndive mashkullore dhe femërore.6 Kështu, para shumicës së akteve rituale, të cilat duhet t'i kryejë çdo Çifut i devotshëm shumë herë çdo ditë, recitohet formula kabaliste në vijim:"Për hir të kongresit7 [seksual] të të Bekuarit të Shenjtë dhe Shekines së tij…" Lutjet Çifute të mëngjesit po ashtu janë të përshtatura që t'i japin shtysë bashkimit seksual, qoftë edhe përkohësisht. Pjesët e njëpasnjëshme të lutjes në mënyrë mistike korrespondojnë me fazat e njëpasnjëshme të bashkimit: në një çast perëndesha afrohet me dorën e saj – vashat, në një tjetër zoti vendos dorën e tij rreth qafës së saj dhe ledhaton gjirin e saj, dhe në fund mendohet të zë vend akti seksual.



Aktet dhe lutjet tjera fetare, siç interpretohen nga kabalistët, janë përpiluar për të mashtruar engjëj të ndryshëm [të imagjinuar si perëndira të vogla me një shkallë pavarësie] apo për ta marrë me të mirë Satanën. Në një çast të caktuar në lutjen e mëngjesit, shqiptohen disa vargje në Arameisht [më parë se ato të zakonshmet në Hebraishten e zakonshme].8 Kjo mendohet të jetë mënyrë për të mashtruar engjëjt, të cilët veprojnë tek portat nëpër të cilat hyjnë lutjet për në qiell dhe të cilët kanë pushtet t'i bllokojnë lutjet e të devotshmëve. Engjëjt e kuptojnë vetëm Hebraishten dhe janë të hutuar me vargjet në Arameisht; duke qenë paksa të ngatërruar [me sa duket ata janë shumë më pak të mençur se kabalistët] ata hapin dyert, dhe në këtë moment të gjitha lutjet, përfshirë edhe ato në Hebraisht, kalojnë. Apo, të marrim një shembull tjetër: në të dy rastet, para dhe pas vaktit [të ngrënies], Çifuti i devotshëm lan duart e tij ritualisht, duke shqiptuar një bekim të veçantë. Në njërën nga këto dy raste, ai po adhuron Zotin, duke i dhënë shtysë bashkimin hyjnor mes të Birit dhe Bijës; por në tjetrin, ai po adhuron Satanën, i cili i pëlqen ritualet dhe lutjet Çifute aq shumë, saqë kur atij i ofrohen disa prej tyre, kjo e mban atë të zënë për një kohë dhe ai harron ta bezdisë Bijën hyjnore. Vërtet, kabalistët besojnë që një pjesë e sakrificës që digjet në Tempullin qenë caktuar për Satanën. Për shembull, shtatëdhjetë qejt e sakrifikuar gjatë shtatë ditëve të festës së Tempullit Çifut,9 me sa duket i qenë ofruar Satanës në pozitën e tij si sundues i të gjithë joçifutëve,10 me qëllim që ta mbajnë atë tepër të zënë për të ndërhyrë në ditën e tetë, kur sakrifica i bëhet Zotit. Mund të jepen edhe shumë shembuj të tjerë të llojit të njëjtë.



Duhet të përmenden disa çështje lidhur me këtë sistem dhe rëndësisë së tij për të kuptuar si duhet Judaizmin, si atë të periudhës klasike, ashtu edhe atë të ndërhyrjes politike të tanishme në praktikën Zioniste.



Së pari, çfarëdo që mund të thuhet për sistemin kabalist, ajo s'mund të konsiderohet si monoteiste, përveç nëse jemi të gatshëm t'i konsiderojmë Hinduizmin, fenë e vonë Greko-Romake, apo madje edhe fenë e Egjiptit të lashtë, si monoteiste.



Së dyti, natyra e vërtetë e Judaizmit klasik ilustrohet me lehtësinë me të cilën ky sistem qe përvetësuar. Dogma dhe besimet [përveç besimeve nacionaliste] luajnë një rol skajshmërisht të vogël në Judaizmi klasik. Ajo që është me rëndësi themelore është akti ritual, më parë se rëndësia që do të duhej ta ketë ai akt apo besim. Prandaj, në kohët kur një pakicë e Çifutëve fetarë refuzuan ta pranonin Kabalën [siç është rasti sot], mund të shohim disa Çifutë të bëjnë një akt të caktuar fetar duke besuar që ai është një akt adhurimi ndaj Zotit, ndërsa të tjerët bëjnë pikërisht të njëjtën gjë me qëllimin për ta marrë me të mirë Satanën – por për sa kohë që akti të jetë i njëjtë, ata do të falen së bashku dhe të mbeten anëtarë të bashkësisë së njëjtë, mirëpo mund ta kenë shumë në zët njëri-tjetrin. Por, sikur të guxonte ndokush që në qëllimin e larjes së duarve të prezantonte një risi në mënyrën e larjes,11 do të pasonte një përçarje e vërtetë.



E njëjta mund të thuhet përsa i përket të gjitha formulave të shenjta të Judaizmit. Po që se puna lihet e paprekur, domethënia në rastin më të mirë është një çështje dytësore. Për shembull, ndoshta formula më e shenjtë Çifute "Dëgjo, o Izrael, Perëndia është Zoti ynë, Perëndia është një", që recitohet disa herë për çdo ditë nga çdo Çifut i devotshëm, në kohën e tashme mund të ketë domethënien e dy gjërave të kundërta. Kjo mund të ketë domethënien se Zoti vërtet është "një", por kjo po ashtu mund të ketë domethënien se është mbërrirë një fazë e caktuar në bashkimin e perëndive mashkullore e femërore apo se po i jepet shtysë kësaj me anë të recitimit të duhur të kësaj formule. Mirëpo, kur Çifutët e një tubimi të reformuar e recitojnë këtë formulë në ndonjë gjuhë tjetër veç Hebraishtes, të gjithë rabinët ortodoksë, qoftë nëse besojnë në unitet apo në bashkimin seksual hyjnor, vërtet janë të hidhëruar.



Përfundimisht, e gjithë kjo ka një rëndësi të konsiderueshme në Izrael [dhe në qendrat e tjera Çifute], madje edhe sot. Rëndësia e pamasë që i jepet formulave të thjeshta [siç është "Ligji i Jerusalemit"], idetë dhe motivimet e Gush Emunimit, urgjenca pas urrejtjes ndaj joçifutëve që sot jetojnë në Palestinë, qëndrimi fatalist ndaj të gjitha orvatjeve për paqe nga ana e shteteve Arabe, të gjitha këto dhe shumë veçori të tjera të politikës Zioniste, të cilat hutojnë aq shumë njerëz dashamirës që kanë ide të gabuar lidhur me Judaizmin klasik, bëhen më të kuptueshme kundër këtij formimi fetar e mistik. Më duhet të paralajmëroj, ndërkaq, kundër rënies në ekstremin tjetër dhe të bëhet orvatje për të shpjeguar të gjithë politikat Zioniste me anë të këtij formimi. Siç duket, ndikimi i këtyre të fundit ndryshon në shtrirje. Ben Gurion*2 ka qenë i aftë në manipulimin me ta në një mënyrë të kontrolluar për përfundime të caktuara. Nën Beginin e kaluara ushtron një ndikim shumë të madh mbi të tashmen. Por ajo që s'duhet në asnjë mënyrë të bëhet, është që të injorohet e kaluara dhe ndikimet e saj, ngaqë vetëm duke e njohur atë ndonjëri mund ta kapërcejë fuqinë e verbër të tij [Judaizmit].


--------------------------------------------------------------------------------
1. Si në kaptinën 2, unë e përdori termin "Judaizmi klasik" për t'iu referuar Judaizmit rabinik në periudhën prej rreth 800 e.s. deri në fund të shekullit 18. Kjo periudhë gjerësisht përkon me mesjetën Çifute, meqë për shumicën e komuniteteve Çifute, kushtet mesjetare vazhduan shumë më gjatë se për popujt e Europës perëndimore, domethënë deri në periudhën e Revolucionit Francez. Kështu, ajo çfarë quaj "Judaizëm klasik", mund të konsiderohet si Judaizëm mesjetar.

2. Eksodusi, 15

3. Eksodusi, 20:3-6

4. Jeremia, 10; skema e njëjtë përsëritet ende më vonë nga Isaia i Dytë, shiko Isaia, 44.

5. Kabala, natyrisht, është një doktrinë esoterike, dhe studimi i saj i detajuar qe kufizuar vetëm në dijetarët. Në Europë, veçanërisht pas rreth 1750-ave e.s., qenë marrë masa të rrepta për ta mbajtur atë të fshehtë dhe për ta ndaluar studimin e saj, përveç për dijetarët e pjekur dhe nën mbikëqyrjen e rreptë. Masat e paedukuara Çifute të Europës lindore nuk patën ndonjë dituri të vërtetë rreth doktrinës kabaliste. Por, kabala i përshkoi ata në formë të bestytnisë dhe praktikave magjike.

6. Shumë mistikë Çifutë bashkëkohorë besojnë që i njëjti përfundim mund të arrihet shumë më shpejt me anë të luftës kundër Arabëve, duke përjashtuar Palestinezët, apo madje edhe duke vendosur shumë koloni Çifute në Bregun Perëndimor. Lëvizja në rritje për ndërtimin e Tempullit të Tretë po ashtu është e bazuar në një ide të tillë.

7. Fjala Çifute e përdorur këtu – jihud, që saktësisht domethënë bashkimi-në-veçim – është e njëjta që përdoret në tekstin legal [sjellja me martesë, etj.] për t'iu referuar marrëdhënieve seksuale.

8. E ashtuquajtura Kedusbab Sblisbit [Shenjtëria e Tretë], e futur në lutjen Uva Letzion nga fundi i shërbimit fetar. Numrat, 29.9-10.

9. Fuqia e Satanës dhe lidhja e tij me joçifutët, ilustrohet me anë të një zakoni të përhapur, të vendosur në ndikimin kabalist në shumë komunitete Çifute që nga shekulli 17. Gruaj Çifute që është duke u kthyer nga larja rituale e pastrimit [pas të cilit është e detyrueshme marrëdhënia seksuale me burrin e saj], duhet të ketë kujdes se mos po takon ndonjë nga krijesat satanike: joçifutin, derrin, qenin apo gomarin. Nëse ajo takon ndonjërin nga këto, ajo duhet të lahet përsëri.

10. Zakoni qe përkrahur [veç të tjerëve] nga Shn'et Musar, një libër mbi moralin Çifut së pari i publikuar më 1712, i cili ka qenë një nga librat më popullor midis Çifutëve në Europën lindore dhe vendet Islamike deri herët në këtë shekull, dhe ende lexohet shumë në disa qarqe ortodokse.

11. Kjo përshkruhet në detaje të imëta. Për shembull, larja rituale e duarve s'bën të bëhet nën një duq [kunj]; secila dorë duhet të lahet veças, në ujin nga një kupë [e një madhësie minimale të parashkruar] të mbajtur në dorën tjetër. Nëse duart e personit vërtet janë të papastra, është fare e mundshme që ato të pastrohen në këtë mnëyrë, por konsiderimet e tilla pragmatike evidentisht janë të parëndësishme. Judaizmi klasik parashkruan një numër të madh të të tilla ritualeve të detajuara, të cilave kabala u kushton rëndësi të thellë. Ka, për shembull, shumë rregulla precize përsa i përket sjelljes në lajtore. Një Çifut që është duke kryer nevojën në një hapësirë të çelur s'bën ta bëjë këtë në drejtimin Veri-Jug, ngaqë Veriu është i lidhur me Satanën.

*1 [Shënim i përkthyesit] Gush Emunim [Blloku i Besimtarëve], një lëvizje ultranacionaliste e krahut të djathtë për rigjallërim regjio-politik, u krijua në Mars të vitit 1974 si rrjedhojë e luftës së Tetorit 1973. Udhëheqësit e gjeneratës së re të Partisë Kombëtare Fetare, të cilët përbënin elitën e re fetare të partisë, krijuan Gush Emunim. Aktiviteti kryesor i Gush Emunim ka qenë të nisë kolonitë Çifute në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës.

*2 [Shënim i përkthyesit] David Ben Gurion u lind në Plonsk, Poloni, më 1886 dhe u edukua në një shkollë Çifute të themeluar nga babai i tij, një zionistë i flaktë. Nga mesi i adoleshencës së tij, Ben Gurion udhëhoqi një grup të rinjsh zionistë, "Ezra", anëtarët e të cilit flisnin vetëm Hebraisht mes tyre. Duke pas udhëhequr luftën për të themeluar shtetin e Izraelit në Maj të 1948, Ben Gurion u bë Kryeministër dhe Ministër i Mbrojtjes. Nga fundi i 1953, Ben Gurion u largua nga qeveria dhe doli në pension në Kibuc Sde Boker në Negev. Ai iu kthye jetës politike pas zgjedhjeve në Kneset [parlamenti Izraelit] më 1955, duke marrë postin e Ministrit të Mbrojtjes e më vonë atë të Kryeministrit. Duke vazhduar si Kryeministër, Ben Gurion mbështeti vendosjen e marrëdhënieve me Gjermaninë Perëndimore, pavarësisht nga kundërshtimi i hidhëruar. Ai po ashtu udhëhoqi vendin gjatë fushatës [luftarake] të Sinait më 1956, në të cilën forcat Izraelite përkohësisht siguruan gadishullin e Sinait. Në Korrik, 1970, Ben Gurion u largua nga jeta politike dhe u kthye në Sde Boker, ku edhe vdiq më 1973.

--------------------------------------------------------------------------------


Interpretimi i Biblës


Do të shihet nga shembulli paraprirës se ajo që shumica e njerëzve të mirinformuar mendojnë se e dinë lidhur me Judaizmin mund të jetë shumë çorintuese, përveç nëse ata dinë të lexojnë Habraisht. Të gjitha detajet e përmendura më lart mund të gjenden në tekstin origjinal apo, në disa raste, në librat modernë të shkruar në Hebraisht për një rreth lexuesish të veçantë. Në Anglisht do t'i kërkonit më kot, madje edhe në vendet ku lënia jashtë e të tilla fakteve shoqërisht të rëndësishme shtrembëron tërë idenë.



Është edhe një ide e gabuar lidhur me Judaizmin, e cila veçanërisht është e përbashkët midis të Krishterëve, apo njerëzve të ndikuar rëndshëm nga tradita dhe kultura e Krishtere. Kjo është idea çorientuese se Judaizmi është një "fe biblike", që Dhjata e Vjetër ka në Judaizëm vendin e njëjtë qëndror dhe autoritetin legal të cilin e ka Bibla për Protestantët apo madje edhe për Krishterimin Katolik.



Prapë, kjo është e ndërlidhur me pyetjen apo interpretimin. Ne kemi parë që në çështjet e besimit ka një liri të madhe veprimi. Pikërisht e kundërta qëndron përsa i përket interpretimi legal të tekstit të shenjtë. Këtu interpretimi është ngurtësisht i fiksuar – por nga Tallmudi, jo nga vetë Bibla.12 Shumë, në mos shumica, e vargjeve biblike që parashkruajnë akte dhe detyrime fetare "kuptohen" me anë të Judaizmit klasik, dhe nga Ortodoksia e sotme, në një kuptim i cili është krejtësiht i ndryshëm, apo madje i kundërt, nga kuptimi i tyre i drejtpërdrejtë siç kuptohet nga të Krishterët apo lexuesit e tjerë të Dhjatës së Vjetër, të cilët e shohin vetëm tekstin e thjeshtë [të dukshëm]. Ndarja e njëjtë ekziston edhe në Izrael, mes atyre që janë edukuar në shkollat fetare dhe atyre që janë edukuar në shkollat "laike" Çifute, ku mësohet i plotë kuptimi i qartë e Dhjatës së Vjetër.



Kjo pikë e rëndësishme mund të kuptohet vetëm nëpërmjet shembujve. Do të vërehet që ndryshimet në kuptim nuk shkojnë të gjitha në drejtimin e njëjtë nga pikëpamja etike, siç kuptohet termi tashti. Apologjetët e Judaizmit pohojnë që interpretimi i Biblës, i nisur nga Farisenjtë dhe i fiksuar në Tallmudin, gjithmonë është më liberal sesa kuptimi i drejtpërdrejtë. Por, disa nga shembujt më poshtë tregojnë që kështu aspak nuk qëndron puna.



[1] Le të fillojmë me vetë Dekalogun. Urdhëri i Tetë:"Ti s'do të vjedhësh!" [Ekzodusi, 20:15], është marrë të jetë një ndalim për të mos "vjedhur" [domethënë, për të mos rrëmbyer] personin Çifut. Arsyeja është se, sipas Tallmudit, të gjitha aktet që i ndalon Dekalogu janë shkelje të dënueshme me vdekje. Vjedhja e pronës s'është shkelje e dënueshme me vdekje [ndërsa rrëmbimi i joçifutëve nga Çifutët lejohet nga ligji Tallmudik] – prej këtu interpretimi. Fjalia pothuaj indentike:"Ju s'do të vjedhni" [Leviti, 19:11], ndërkaq, lejohet të ketë kuptimin e vet të drejpërdrejtë.



[2] Vargu i njohur "Syri për syrin, dhëmbi për dhëmbin" etj. [Eksodusi, 21:24] është marrë të ketë kuptimin "syri-paraja për syrin", që do të thotë pagesa e gjobës më parë sesa ndëshkimi fizik.



[3] Këtu është një rast famëkeq i ndryshimit të kuptimit të drejtpërdrejtë pikërisht në të kundërtën. Teksti biblik qartë paralajmëron kundër pasimit të fitimtarit në një rast të padrejtshëm:"Ti s'do të pasosh turmën për të bërë keq, e as që do të flasësh në një çështje për të pasuar shumicën që të nxjerrësh një gjykim" [Eksodi, 23:2]. Fjalët e fundit në këtë fjali:"Për të pasuar shumicën që të nxjerrësh një gjykim", janë nxjerrë nga konteksti i tyre dhe janë interpretuar si një urdhër për të pasuar shumicën.



[4] Vargu "Ti s'do ta ziesh një kec në qumështin e nënës së tij" [Eksodi, 23:19] është interpretuar si një ndalim për të përzier ndonjë lloj mishi me ndonjë qumësht apo prodhim qumështi. Meqë i njëjti varg përsëritet në dy vende të tjera në Pentateuh [sh.p.Teurat], përsëritja e thjeshtë është marrë të jetë një ndalim i trefishtë, që ndalon një Çifut [i] të hajë një përzierje të tillë, [ii] ta ziej atë për ndonjë qëllim, [iii] të kënaqet me të apo të nxjerrë dobi prej saj në ndonjë mënyrë.13



[5] Në shumë raste termet e përgjithshme si "Shokun tënd", "I huaj", apo madje edhe "njeri" janë marrë të kenë një kuptim përjashtues shovinist. Vargu i njohur "Ti do ta duash shokun tënd14 sikur vetën tënde" [Leviti, 19:18] nga Judaizmi klasik [dhe Ortodoksët e sotshëm] kuptohet si një urdhër për ta dashur shokun Çifut, jo ndonjë shok njeri. Ngjashëm, vargu "E as që do të ngrihesh kundër shokut tënd" [Ibid, 16] supozohet të ketë kuptimin që s'duhet të rrihet duarkryq kur jeta ["gjaku"] i shokut Çifut është në rrezik. Por, siç do të shihet në Kaptinën 5, Çifutit në përgjithësi i ndalohet të shpëtojë jetën e një joçifuti, ngaqë si s'është "shokun tënd". Urdhëri bujar për t'i lënë kallëzat pas mbledhjes së fushës apo vreshtës "për të varfërit dhe të huajt" [Ibid, 9-10] është interpretuar se i referohet vetëm varfnjakëve Çifutë dhe personave që janë kthyer në Judaizëm. Ligjet ndaluese që kanë të bëjnë me kufomat, fillojnë me vargun "Ky është ligji: kur një njeri të vdesë në një tendë, e gjithë ajo që gjendet brenda në tendë… do të jetë e papastër për shtatë ditë". [Numra, 19:16]. Por, fjala "njeri" [Adam] është marrë të ketë kuptimin "Çifut", kështu që vetëm kufoma Çifute është e ndaluar [domethënë të dyjat: e papastër dhe e shenjtë]. Bazuar në këtë interpretim, Çifutët e devotshëm kanë një nderim magjik të pamasë ndaj kufomave Çifute dhe varrezave Çifute, por s'kanë kurrfarë respekti ndaj kufomave dhe varrezave joçifute. Kështu, qindra varreza muslimanësh janë shkatërruar krejtësisht në Izrael [në një rast me qëllim që të krijohet hapësirë për hotelin Hilton në Tel-Aviv], por ka patur një protestë të fortë për shkak se varreza Çifute në Kodrën e Ullirit ishte dëmtuar gjatë sundimit të Jordanisë. Shembujt e këtij lloji janë të tepër të shumtë për t'u cituar. Disa nga pasojat çnjerëzore të këtij lloji të interpretimit, do të diskutohen në kapitullin 5.



[6] Në fund, mendoni rreth njërit nga pasazhet më të mrekullueshme profetike, dënimin madhështor të Isaisë që ia bën hipokrizisë dhe ritualit të zbrazët, dhe nxitjes për njerëzi të përgjithshme. Një varg [Isaia, 1:15] në këtë pasazh është:"Dhe kur t'i zgjatësh duart, Unë do t'i fsheh sytë e mi nga ti. Po, kur të lutesh shumë, unë s'do të dëgjoj. Duart e tua janë plot gjak". Meqë priftërinjtë Çifutë i "zgjatin duart e tyre" kur bekojnë njerëzit gjatë shërbesës, ky varg mendohet të ketë domethënien që prifti i cili bën vrasje aksidentale përjashtohet nga "zgjatja e duarve të tij" në bekim [edhe nëse pendohet], ngaqë ato janë "plot gjak". Është fare e qartë edhe nga këta shembuj se kur Çifutët Ortodoksë sot [apo të gjithë Çifutët përpara 1780] lexojnë Biblën, ata lexojnë një libër krejtësisht të ndryshëm, me një kuptim krejtësisht të ndryshëm, nga Bibla që lexohet nga joçifutët apo joçifutët joortodoksë. Ky dallim vlen edhe në Izrael, ndonëse të dy grupet e lexojnë tekstin në Hebraisht. Përvoja, veçanërisht prej 1967, vazhdimisht e ka vërtetuar këtë. Shumë Çifutë në Izrael [dhe gjetkë], të cilët s'janë Ortodoksë dhe kanë vetëm pak njohuri të hollësishme reth fesë Çifute, janë përpjekur t'i turpërojnë Izraelitët Ortodoksë [apo ata të krahut të djathtë që janë të ndikuar fort nga feja Çifute] për shkak të qëndrimin jonjerëzor të tyre ndaj Palestinezëve, duke ua cituar atyre vargjet nga Bibla në kuptimin e tyre të qartë. Mirëpo, është zbuluar se argumentet e tilla nuk ndikojnë aspak në ata që pasojnë Judaizmin klasik. Ata thjesht nuk kuptojnë se çfarë po u thuhet atyre, ngaqë për ta teksti biblik ka një kuptim krejtësisht të ndryshëm sesa për të tjerët.



Nëse në Izrael ekziston një boshllëk i tillë komunikimi, ku njerëzit lexojnë Hebraisht dhe lehtë mund të marrin informatën e saktë po që se duan, njeriu mund të imagjinojë se sa i thellë është keqkuptimi jashtë Izraelit, si në mesin e njerëzve të edukuar në traditën e Krishtere. Në fakt, sa më shumë që personi i tillë të lëxojë Biblën, aq më pak ai ose ajo di rreth Judaizmit Ortodoks. Ngase ky i fundit e konsideron Dhjatën e Vjetër si një tekst të formulave të pandryshueshme, recitimi i të cilave është një akt i një vlere të madhe, por kuptimi i të cilave tërësisht përcaktohet tjetërkund. Dhe, pas problemit se kush mund ta përcaktojë domethënien e fjalëve, qëndron një dilemë e vërtetë:"Cili duhet të jetë padron?"




Struktura e Tallmudit



Pra, duhet të kuptohet qartë se burimi i autoritetit për të gjitha praktikat e Judaizmit klasik [dhe atij të sotëm Ortodoks], baza përcaktuese e strukturës legale të tij, është Tallmudi, apo, të jemi më të saktë, i ashtuquajturi Tallmudi Babilonas. Ndërsa pjesa tjetër e literaturës tallmudike [përfshirë edhe të ashtuquajturin Tallmudin Palestinez] vepron si një autoritet plotësues.



Ne s'mund të hyjmë këtu në përshkrimin e hollësishëm të literaturës tallmudike dhe Tallmudit, por do të kufizohemi në disa pika parimore që nevojiten për argumentimin tonë. Në parim, Tallmudi përbëhet nga dy pjesë. E para, Mishna – një kod legal i përmbledhur që përbëhet nga gjashtë vëllime, secili i nënndarë në disa broshura të shkruara në Hebraisht dhe të hartuara në Palestinë diku rreth 200 e.s. nga materiali më i gjerë legal [dhe kryesisht gojor] i përbërë gjatë dy shekujve paraprirës. Pjesa e dytë dhe shumë më mbizotëruese është Gemara – një shënim voluminoz i diskutimeve mbi dhe rreth Mishnas. Ekzistojnë dy, afërsisht paralele, grupazhe të Gemaras, njëri i hartuar në Mesopotami [Babilon] mes vitit 200 dhe 500 e.s., dhe tjetra në Palestinë mes vitit 200 e.s. i një date të panjohur përpara vitit 500. Tallmudi Babilonas [domethënë Mishna plus Gemara e Mesopotamisë] është shumë më përfshirës dhe më mirë i rregulluar sesa ai Palestinez, dhe vetëm ai konsiderohet si përfundimtar dhe autoritativ. Tallmudit të Jerusalemmit [Palestinez] i është caktuar një status më i ulët si një autoritet legal, së bashku me një sërë përmbledhjesh, të njohura kolektivisht si "literatura tallmudike", që përmbajnë material të cilin e kanë lënë jashtë redaktorët e dy Tallmudeve.



Ndryshe nga Mishna, pjesa tjetër e Tallmudit dhe literaturës tallmudike është shkruar në një përzierje të Hebraishtes dhe Arameishtes, duke qenë se kjo e fundit është mbizotëruese në Tallmudin Babilonas. Po ashtu, kjo s'është e kufizuar në çështjet legale. Pa ndonjë rend apo arsye të dukshme, diksutimi legal befas mund të ndërprehet me atë të cilës i referohet si "Rrëfenjë" [Aggada], një popuri rrëfenjash dhe anekdotash rreth rabinëve apo njerëzve të rëndomtë, figurave biblike, engjëjve, dreqërve, magjisë dhe mrekullirave.15 Këto pasazhe rrëfenjash, ndonëse me një ndikim të madh popullor në Judaizëm gjatë shekujve, gjithmonë kanë qenë konsideruar [madje edhe nga vetë Tallmudi] si me vlerë dytësore. I një rëndësie të madhe për Judaizmin klasik janë pjesët legale të tekstit, veçanërisht diskutimi i rasteve të cilat konsiderohen si problematike. Vetë Tallmudi përcakton kategoritë e ndryshme të Çifutëve, në një rend zbritës, siç vijon: Më të ulëtit janë krejtësisht të paditur, pastaj vijnë ata që e dinë vetëm Biblën, pastaj ata që janë të familiarizuar me Mishnan dhe Aggadan, dhe klasa superiore janë ata që kanë studiuar dhe janë të aftë të diskutojnë pjesën legale të Gemaras. Janë vetëm këta të fundit të cilët janë të përshtatshëm t'i udhëheqin Çifutët e tjerë në të gjitha gjërat.


--------------------------------------------------------------------------------
12. "Interpretim" është shprehje e imja. Pikëpamja klasike [dhe ajo e sotmja Ortodokse] është se kuptimi tallmudik, edhe kur është në kundërshtim me kuptimin e drejtpërdrejtë, gjithmonë ka qenë ai me të cilin veprohet.

13. Sipas rrëfenjës apokrife, një heretik i famshëm Çifut i shekullit 19 vërejti në këtë lidhje që vargu "Ti s'do të kurvërosh" përsëritet vetëm dy herë. "Prandaj, me sa duket personit i është ndaluar të hajë kurvëri apo ta ziejë atë, por të kënaqesh në të është krejt në rregull".

14. Re'akah Çifute nga Versioni i Mbretit Xhejms [dhe në shumicën e përkthimeve të tjera në Anglisht] paraqitet paksa e pasaktë si "fqinji yt". Shiko II Samjueli, 16:17, ku saktësisht e njëjta fjalë paraqitet nga Versionin i Mbretit Xhejms më saktë si "shoku yt".

15. Mishna është mrekullueshëm e lirë nga gjithë kjo, dhe në veçanti besimi në dreqër dhe magji është relativisht i rrallë në të. Tallmudi Babilonas, në anën tjetër, është plot bestytnira flagrante.--------------------------------------------------------------------------------

Sistemi legal i Tallmudit mund të përshkruhet si krejtësisht gjithëpërfshirës, ngurtësisht autoritar, megjithëkëtë i aftë për një zhvillim të pafund, pa kurrfarë ndryshimi në bazën e tij dogmatike. Çdo aspekt i jetës Çifute, ajo individuale dhe shoqërore, zakonisht mbulohet në detaje të shumta, me sanksionime dhe dënime të ofruara për çdo mëkat të përfytyrueshëm apo shkejle ligjesh. Ligjet thmelore për çdo problem janë të caktuara në mënyrë dogmatike dhe s'mund të diskutohen. Ajo çfarë mund dhe diskutohet gjerësisht është elaborimi dhe përcaktimi praktik i këtyre ligjeve. Më lejoni të jap disa shembuj.



"Mosbërja e çfarëdo pune" në Sabat [të Shtunën]. Koncepti i punës përcaktohet sikur përfshin saktësisht 39 lloje të punës, as më pak as më shumë. Kriteri për përfshirje në këtë listë s'ka të bëjë asgjë me atë se sa është e rëndë një punë e caktuar; kjo thjesht është çështje e përcaktimit dogmatik. Një lloj i "punës" së ndaluar është të shkruarit. Ngrihet pyetja: Sa shkronja duhet të shkruhen që të bëhet mëkati i të shkruarit në Sabat? [Përgjigja: Dy]. A është mëkati i njëjtë pavarësisht se cila dorë përdoret? [Përgjigja: Jo]. Mirëpo, më qëllim që të kihet kujdes për të mos rënë në mëkat, ndalimi i parë për të shkruar kufizohet më ndalimin e dytë për të prekur çfarëdo mjeti shkrues në Sabat.



Një tjetër punë tipike e ndaluar në të Shtunën është bluarja e drithit. Nga kjo nxjerret në përfundim, më anë të analogjisë, se çdo lloj i bluarjes së çfarëdoqoftë është e ndaluar. Dhe kjo sipas radhës kufizohet nga ndalimi nga mjekimi në Sabat [përveç në raste rreziku për jetën Çifute], me qëllim që të ruhet prej rënies në mëkatin e bluarjes së një ilaqi. Është e kotë që të theksohet se në kohërat moderne një rrezik i tillë nuk ekziston [e as që, për këtë çështje, ka ekzistuar në shumë raste madje edhe në kohërat tallmudike]. Ngase, si një kufi rreth kufirit, Tallmudi qartë ndalon ilaqet e lëngshme dhe pijet tonike në Sabat. Ajo që është fiksuar mbetet e fiksuar përgjithmonë, megjithatë absurd. Tertulliani, një nga Etërit e Kishës, pat shkruar:"Unë e besoj këtë ngaqë është absurd". Kjo mund të shërbejë si një moto për shumicën e rregullave tallmudike, me ç'rast fjala "besim" zëvendësohet me "praktikë".



Shembulli vijues ilustron madje edhe më mirë shkallën e absurditetit që është arritur nga ky sistem. Një nga prototipet e punës së ndaluar në Sabat është korrja. Kjo është zgjatur, më anë të analogjisë, në ndalimin për të thyer një degë peme. Prej këtu, kalërimi [apo ngasja e ndonjë tjetër kafshe] është e ndaluar, si një kufizim kundër joshjes për të thyer një degë peme që të fshikullohet kafsha. Është e kotë të argumentohet se ju keni një kamzhik të gatshëm, apo se keni për qëllim të kalëroni aty ku s'ka pemë. Ajo që është e ndaluar, mbetet e ndaluar përgjithmonë. Kjo mund, ndërkaq, të zgjatet dhe të bëhet më e rreptë: në kohërat moderne, ngasja e biçikletës në Sabat është ndaluar, ngaqë kjo është e ngjashme më kalërimin.



Shembulli im i fundit ilustron se si metodat e njëjta janë përdorur po ashtu në rastet krejtësisht teorike, duke mos pasur asnjë zbatim të përfytyrueshëm në realitet. Gjatë ekzistencës së Tempullit, Priftit të Lartë i qe lejuar të martohet vetëm me virgjëresh. Ndonëse gjatë tërë periudhës tallmudike s'ka patur më Tempull apo Prift të Lartë, Tallmudi i kushton një nga diskutimet e tij të ngatërruara [dhe të çuditshme] përcaktimit të saktë të termit "virgjëreshë" e përshtatshme për t'u martuar me një Prift të Lartë. Çka përsa i përket femrës e cila rastësisht ka prishur cipën e virgjërisë? A ndryshon kjo nëse aksidenti ka ndodhur përpara apo pas moshës tre vjeç? Nën ndikimin e metalit apo të drurit? A ishte ajo duke u ngjitur në lis [pemë]? Dhe nëse po, a ishte ajo duke u ngjitur apo duke zbritur? A ka ndodhur kjo në mënyrë të natyrshme apo jo të natyrshme? E gjithë kjo dhe shumë të tjera veç këtyre diskutohet gjerësisht në detaje. Dhe, çdo dijetari në Judaizmin klasik i duhej të zotëronte me qindra këso problemesh. Dijetarët e mëdhenj vlerësoheshin sipas aftësisë së tyre për të zhvilluar këto probleme me tutje, ngase me sa tregohet nga shembujt, gjithmonë ka shtrirje për zhvillim të mëtejmë – nëse vetëm në një drejtim – dhe të tilla zhvillime, në fakt, vazhdojnë edhe pas redaktimit të fundit të Tallmudit.



Mirëpo, janë dy dallime mjaft të mëdha mes peirudhës tallmudike [që përfundon diku rreth 500 e.s.] dhe periudhës së Judaizmit klasik [nga rreth 800 e.s.]. Rajoni gjeografik që pasqyrohet në Tallmud është i kufizuar, ndërsa shoqëria Çifute pasqyrohet në të si një shoqëri "e plotë", me bujqësinë si bazë të veten [Kjo është e vërtetë për Mesopotaminë dhe po ashtu për Palestinën]. Ndonëse aso kohe ka patur Çifutë që jetonin gjithandej perandorisë Romake dhe në shumë rajone të Perandorisë Sasanide, është krejtësisht e qartë nga teksti tallmudik se përbërja e tij – për mbi gjysëm mileniumi – ishte pikërisht një çështje lokale. Asnjë dijetar nga vende tjera veç Mesopotamisë dhe Palestinës s'kanë marrë pjesë në të, e as që teksti pasqyron gjendjen shoqërore jashtë këtyre dy rajoneve.



Shumë pak dihet rreth gjendjes shoqërore dhe fetare të Çifutëve në tre shekujt ndërhyrës. Por prej 800 e.s., kur prapë na janë të disponueshme më shumë të dhëna historike, gjejmë se këto dy veçori që i përmendëm më lart kishin qenë ndryshuar. Tallmudi Babilonas [dhe në një shkallë shumë më të ulët edhe pjesa tjetër e literaturës tallmudike] pranohet si autoritar, studiohet dhe zhvillohet në të gjitha komunitetet Çifute. Njëkohësisht, shoqëria Çifute pat pësuar një ndryshim të thellë: çfarëdo dhe kudo që të jetë, kjo nuk përfshin fshatarët.



Sistemi shoqëror që rezulton nga ky ndryshim, do të diskutohet në kaptinën 4. Këtu ne do të përshkruajmë se si Tallmudi i qe përshtatur kushteve – gjeografikisht shumë më gjerë dhe shoqërisht shumë më ngusht, dhe në cilëndo shkallë rrënjësisht ndryshe – të Judaizmit klasik. Ne do të përqendrohemi në atë, që sipas mendimit tim është metoda më e rëndësishme e përshtatjes, domethënë përjashtimi nga një detyrim.




Përjashtimi nga një detyrim



Siç u lajmërua më lart, sistemi tallmudik është më dogmatiku dhe nuk lejon ndonjë zbutje të rregullave të saja edhe nëse ato shtrëngohen deri në absurditet me anë të ndryshimit në rrethanat. Dhe, në rastin e Tallmudit – ndryshe nga ai i Biblës – kuptimi i drejtpërdrejtë i tekstit është detyrues, dhe askujt nuk i lejohet ta interpretojë atë më tej. Por në periudhën e Judaizmit klasik, ligje të ndryshme tallmudike u bënë të pambrojtura për klasën sunduese Çifute – rabinët dhe të pasurit. Në interes të këtyre klasave sunduese qe shpikur një metodë e mashtrimit sistematik për të mbajtur shkrimin e ligjit, duke shkelur shpirtin dhe qëllimin e saj. Qe mu ky sistem hipokrit i "të përjashtuarit nga detyrimi" [heterirn] i cili, në pikëpajmen time, qe shkaku më i rëndësishëm për përuljen e Judaizmit në epokën e tij klasike [Shkaku i dytë qe misticizmi Çifut, i cili veproi për një periudhë shumë më të shkurtër kohore]. Prapë, disa shembuj janë të nevojshëm për të ilustruar se si funksionon sistemi.



[1] Marrja e fajdes. Tallmudi ashpër ndalon një Çifut, nën dhimbjen e një dënimi të rëndë, që të marrë fajde në hua nga një tjetër Çifut [Sipas shumicës së autoriteteve tallmudike, është një detyrë fetare që të merret sa më shumë fajde në hua që është e mundshme nga një joçifut]. Rregulla shumë të hollësishme ndalojnë madje edhe format më të panatyrshme në të cilat huadhënësi Çifut mund të përfitojë nga një borxhli Çifut. Të gjithë bashkëfajtorët në një transaksion të tillë të palejueshëm, përfshirë edhe shkruesit dhe dëshmitarët, damkosen nga Tallmudi si persona të poshtër, të përjashtuar nga dëshmimi në gjyq, ngaqë me pjesëmarrjen në një akt të tillë, Çifuti shpall që "ai s'ka hise në Zotin e Izraelit". Është e qartë që ky ligj i është përshtatur mirë nevojave të fshatarëve dhe zejtarëve Çifutë, apo një komuniteti të vogël Çifut të cilët përdorin paratë e tyre për t'u dhënë hua joçifutëve. Por situata qe mjaft e ndryshme në Europën Lindore [kryesisht në Poloni] në shekullin 16. Qe një komunitet relativisht i madh Çifut, i cili përbënte shumicën në shumë qytetthe. Fshatarët, të nënshtruar një bujkërobërie të ashpër jo larg nga skllavëria, vështirë që qenë në pozitë të huazonin fare, ndërsa huadhënia ndaj fisnikëve qe biznesi i një pakice Çifutësh shumë të pasur. Shumë Çifutë bënin biznes më njëri-tjetrin.



Në këto rrethana qe shpikur ujdia në vijim [e quajtur heter iska – "përjashtimi nga detyrimi i biznesit"] për një hua me fajde mes Çifutëve, e cila nuk shkel shkrimin e ligjit, ngaqë zyrtarisht kjo s'është hua fare. Huadhënësi "investon" paratë e tij në biznesin e huamarrësit, duke përcaktuar dy kushte: e para, që huamarrësi do t'ia paguajë huadhënësit "pjesën e fitimit"; së dyti, që huamarrësi do të merret me mend të ketë bërë fitim të mjaftueshëm për t'i dhënë huadhënësit pjesën e tij, veç nëse një pohim për të kundërtën vërtetohet me anë të dëshmisë së rabinit të qytetit apo gjyqtarit rabinik, etj., i cili, me ujdi, refuzon të dëshmojë në të tilla raste. Në praktikë, e gjithë kjo kërkohet të ketë një tekst të këtij përjashtimi nga detyrimi, të shkruar në Arameisht dhe krejtësisht i pakuptueshëm për shumicën dërrmuese, dhe vendoset në një mur të dhomës ku bëhet transaksioni [një kopje këtij teksti shfaqet në të gjitha degët e bankave Israelite] apo madje kjo mbahet në gjoks, dhe huadhënia me fajde mes Çifutëve bëhet përsosurisht e ligjshme dhe e pafajshme.



[2] Viti Sabatik. Sipas ligjit tallmudik [bazuar në Leviti, 25] toka e poseduar nga Çifuti në Palestinë16 duhet të lihet ugar çdo të shtatin vit ["Sabatik"], kur të gjitiha punët bujqësore [përfshirë edhe korrjen] në një tokë të tillë janë të ndaluara. Ka dëshmi të mjaftueshme që ky ligj qe zbatuar rreptësisht përreth një mijë vjet, nga shekulli 5 p.e.s. deri në zhdukjen e bujqësisë Çifute në Palestinë. Më vonë, kur nuk kishte më raste që të aplikohej ligji në praktikë, kjo qe mbajtur teoritikisht e paprekur. Mirëpo, më 1880, me vendosjen e kolonive të pare bujqësore Çifute në Palestinë, kjo u bë një çështje e interesit praktik. Rabinët dashamirës ndaj kolonëve për të ndihmuar shpikën një përjashtim nga detyrimi, i cili më vonë qe përsosur nga trashëgimtarët e tyre në partitë fetare zioniste dhe u bë një praktikë e vendosur Izraelite.



Kjo funksionon kështu: pak para vitit Sabatik, Ministri Izraelit i Punëve të Brendshme i jep Rabinit kryesor një dokument duke e bërë atë pronar legal të të gjithë tokës Izraelite, atyre private dhe publike. I autorizuar më ketë letër, Rabini kryesor shkon te një joçifut dhe ia shet atij të gjithë tokën e Izraelit [që prej 1967, territoret e okupuara] për një shumë sa për emër/formale. Një dokument i veçantë përcakton që "blerësi" do ta "rishesë" tokën prapë pasi të përfundojë viti. Dhe ky transaksion përsëritet çdo shtatë vjet, zakonisht më "blerësin" e njëjtë.



Rabinët jozionistë nuk e njohin vlefshmërinë e këtij përjashtimi,17 duke pohuar që, meqë ligji fetar ndalon Çifutët t'ua shesin tokën në Palestinë joçifutëve, i gjithë transaksioni bazohet në një mëkat dhe që këtej është i pavlefshëm dhe bosh. Rabinët zionistë përgjigjen, ndërkaq, se çfarë është e ndaluar është shitja e vërtetë, jo ajo fiktive!



--------------------------------------------------------------------------------
16. Apo, të jemi të saktë, në shumë pjesë të Palestinës. Me sa duket rajonet në të cilat është i zbatueshëm ligji, janë ato ku kishte mbizotërim demografik çifut rreth viteve 150-200 e.s.

17. Prandaj Çifutët ortodoksë jozionistë organizojnë dyqane të veçanta gjatë viteve Sabatike, të cilat shesin fruta dhe perime të rritura nga Arabët apo në tokat Arabe.

--------------------------------------------------------------------------------

[3] Mjelja në Sabat. Kjo ka qenë ndaluar në kohërat para-tallmudike, nëpërmjet procesit të shtimit të ashpërsisë fetare të përmendur më lart. Ndalimi lehtë mund të mbahet në diasporë, meqë Çifutët që kishin lopë të tyret zakonisht qenë mjaft të pasur sa për të patur shërbëtorë joÇifutët, të cilët do të mund të urdhëroheshin [duke përdor një nga dredhirat e përshkruara më poshtë] që ta kryejnë mjeljen. Kolonët e hershëm Çifutë në Palestinë merrnin në punë Arabët për këtë dhe për qëllime të tjera, por me një imponim me forcë të politikës zioniste në Palestinë të vetëm fuqisë punëtore Çifute kishte nevojë për një përjashtim nga detyrimi [Kjo veçanërisht ka qenë e rëndësishme përpara prezantimit të mjeljes së mekanizuar në pjesën e fundit të viteve 1950]. Këtu po ashtu pati një dallim mes rabinëve zionistë dhe jozionistë.



Sipas të parëve, mjelja e ndaluar bëhet e lejueshme me kusht që qumështi s'është i bardhë, por i ngjyrosur me të kaltër. Ky qumësht i kaltër i së Shtunës më pas përdoret në veçanti për të bërë djath, dhe ngjyra lahet/fshihet brenda në hirrën. Rabinët jozionistë kanë shpikur një makinacion më të mprehtë [të cilin unë personalisht e kam dëshmuar teksa po veproja në një Kibuc*3 fetar me 1952]. Ata zbuluan një furnizim të vjetër i cili lejon që sisat e lopës të zbrazen në Sabat, krejtësisht për lehtësimin e vuajtjes së shkaktuar kafshës nga sisat e fryra, dhe me kushtin e rreptë që qumështi të humbë duke rënë në tokë. Tash, kjo është çfarë bëhet në të vërtetë: në mëngjesin e së Shtunës/Sabat, një pjesëtar i devotshëm i kibucit shkon te stalla e lopëve dhe vendos kova nën lopët [S'ka kurrfarë ndalimi në punën e këtillë në gjithë literaturën tallmudike]. Ai pastaj shkon në sinagogë për t'u lutur. Pastaj vjen kolegu i tij, "qëllimi i sinqertë" i të cilit është që t'ua lehtësojë kafshëve dhimbjen dhe ta lë qumështin të bie përdhe. Por nëse, rastësisht, ndodh që kova të qëndrojë aty, a është i detyruar ai që ta largojë atë? Natyrisht, jo. Ai thjesht "injoron" kovat, përmbush misionin e tij të mëshirës dhe shkon në sinagogë. Përfundimisht një koleg i tretë i devotshëm shkon në stallën e lopëve dhe gjen, për çudinë e madhe të tij, kovat plot me qumësht. Kështu që ai i vendos ato në depo të ftohët dhe pason shokët e tij për në sinagogë. Tash gjithçka është në rregull, dhe s'ka nevojë të humben paratë në ngjyrën e kaltër.



[4] Të mbjellat e përziera. Përjashtime të ngjashme nga detyrimi qenë dhënë nga rabinët zionistë në lidhje me ndalimin [bazuar në Leviti, 19:19] prej mbjelljes se dy llojeve të ndryshme të farës në arën e njëjtë. Bujqësia moderne, ndërkaq, ka treguar që në disa raste [veçanërisht në foragjeren që është duke u rritur] mbjellja e përzier është më fitimprurësja. Rabinët shpikën një përjashtim nga detyrimi, sipas të cilit një njeri mund të mbjellë arën për së gjeri me një lloj fare, dhe më vonë po atë ditë shoku i tij, i cili "nuk di gjë" për të parin, mbjell një tjetër lloj fare tërthorazi. Mirëpo, kjo metodë e punës u konsiderua si tepër e shkapërdarë, dhe u shpik një më e mirë: një njeri bën një grumbull të një llojit të farës në një vend publik dhe me kujdes e mbulon atë me një thes apo një copë dërrase. Lloji i dytë i farës pastaj vendoset në maje të mbulesës. Më vonë, një njeri tjetër vjen dhe bërtet përpara dëshmitarëve:"Kam nevojë për këtë thes [apo dërrasë]" dhe e largon atë, kështu që farat të përzihen në mënyrë të "natyrshme". Në fund, një njeri i tretë vjen dhe i thuhet:"Merr këtë dhe mbjelle arën", gjë që ai vazhdon ta bëjë.18



[5] Substancat e thartuara s'bën të hahen apo madje edhe të mbahen në posedim nga një Çifut gjatë shtatë [apo, jashtë Palestinës, tetë] ditëve të Pashkëve të Çifutëve. Koncepti i "substancës së thartuar" vazhdimisht qe zgjeruar dhe mosdashja aq e tepërt sa edhe të shiheshin ato gjatë festivalit, i afrohej histerisë. Ato përfshijnë të gjitha llojet e miellit dhe madje edhe të drithit nëntokësor. Në shoqërinë origjinale tallmudike, kjo ka qenë e durueshme ngaqë buka [e thartuar apo jo] zakonisht qe pjekur një herë në jave; një familje fshatarësh do ta shfrytëzonte drithin e fundit të vitit të mëparshëm për të pjekur bukën e pa thartuar për festival, i cili shpallet në sezonën e re të të korrave. Mirëpo në kushtet e Çifutërisë pas-tallmudike të Europës, zbatimi ishte mjaft i vështirë në një familje Çifute të klasës së mesme dhe madje edhe më i vështirë për një tregtar drithi. Ndaj qe shpikur një përjashtim nga detyrimi, me anë të të cilit të gjitha ato substanca i shiten në një shitje fiktive joçifutit përpara festivalit dhe blihen prapë automatikisht pas tij. Një gjë e cila duhet të bëhet, është që të ndryhet subatanca e ndaluar gjatë kohës së festivalit. Në Izrael, shitja fiktive është bërë më efikase. Çifutët fetarë ua "shesin" substancat e tyre të thartuara rabinëve lokalë, të cilët sipas radhës ua "shesin" ato rabinëve kryesorë; këta të fundit ua shesin ato joçifutëve, dhe me një përjashtim nga detyrimi të veçantë, kjo shitje merret me mend të përfshijë po ashtu edhe substancat e thartuara të Çifutëve jopraktikues.



[6] Sabat-Goj. Ndoshta ky është përjashtimi më i zhvilluar i detyrimit në lidhje me "Goj [joçifutin] e Sabatit". Siç u përmend më lart, shtrirja e punëve të ndaluara në Sabat është zgjeruar vazhdimisht, por shtrirja e punëve që duhet të zbatohen apo të mbikëqyren për të përmbushur nevojat apo për të shtuar komoditetin po ashtu vazhdon të zgjerohet. Kjo veçanërisht është e vërtetë në kohërat moderne, por efekti i ndryshimeve teknologjike ka filluar të ndjehet që moti. Ndalimi për të bluar në Sabat qe relativisht një çështje e lehtë për fshatarin apo zejtarin Çifut në Palestinën e shekullit të dytë, të cilët përdorën mulli dore për qëllime shtëpiake. Ka qenë krejtësisht çështje e ndryshme për një qiramarrës të mullirit me ujë apo mullirit me erë, një nga profesionet më të zakonshme në Europën lindore. Por, edhe një problem i tillë i thjeshtë njerëzor siç është dëshira për të pirë një filxhan çaj në pasditen e së Shtunës, bëhet shumë më i madh me samovarin joshës që përdoret rregullisht gjatë ditëve të javës, që qëndron në dhomë. Ka vetëm dy shembuj nga një numër shumë i madh i të ashtuquajturave "probleme të riteve të Sabatit". Dhe mund të thuhet me siguri që për një komunitet të përbërë veçanërisht nga Çifutët ortodoksë, ato qenë fare të pazgjidhshme, së paku gjatë tetë apo dhjetë shekujve të fundit, pa "ndihmën" e joçifutëve. Kjo është edhe më e vërtetë sot në "shtetin Çifut", ngaqë shumë shërbime publike, siç është uji, gazi, dhe elektriciteti bien në këtë kategori. Judaizmi klasik s'mund të ekzistojë për një javë të tërë pa përdorimin e disa joçifutëve.



Por, pa përjashtim të veçantë nga detyrimi ka një pengesë të madhe në punësimin e joçifutëve për t'i bërë këto punë të së Shtunës, ngase normat tallmudike e ndalojnë Çifutin të pyes joçifutin për të bërë ndonjë punë në të Shtunën, të cilën ata vetë janë të ndaluar ta bëjnë.19 Do të përshkruaj dy nga shumë llojet e përjashtimit nga detyrimi të përdorur për të tilla qëllime.



Së pari, është metoda e "aluzionit", e cila varet nga logjika e lojës me fjalë sipas së cilës një kërkesë mëkatare bëhet e pafajshme nëse ajo shprehet me dinakëri. Si një rregull, aluzioni duhet të jetë i paqartë, por në rastet e nevojës ekstreme lejohet një një aluzion "i qartë". Për shembull, në broshurën e vonë mbi ritet fetare për përdorimin e ushtarëve Izrailitë, të fundit mësohen si të flasin me punëtorët Arabë të punësuar nga ushtria si Sabat-Goj. Në raste urgjente, si kur bën shumë ftohët dhe duhet të ndizet një zjarr, apo kur nevojitet drita për një shërbim fetar, ushtari i devotshëm Çifut mund të përdorë një aluzion "të qartë" dhe t'i thotë Arabit:"Është ftohët [apo terr] këtu". Por zakonisht duhet të mjaftojë një aluzion "i paqartë", për shembull:"Do të kishte qenë më këndshëm këtu po të ishte më nxehtë".20 Kjo metodë e "aluzionit" veçanërisht është e neveritshme dhe degraduese meqenëse kjo zakonisht përdoret ndaj joçifutëve, të cilët për shkak të varfërisë së tyre apo pozitës së nënshtruar shoqërore, janë tërësisht nën pushtetin e punëdhënësit Çifut. Një shërbëtor Çifut [apo punonjës i ushtrisë Izraelite], i cili nuk ushtron veten që të interpretojë "aluzionet e paqarta" si urdhëra, do të pushohet nga puna pamëshirshëm.


--------------------------------------------------------------------------------
*3 [Shënim i përkthyesit] Kibuc: fermë kolektive apo koloni në Izraelin modern.

18. Në dimrin e 1945-6, vetë unë, e pastaj një djalë nën 13 veç, morëm pjesë në një ceremoni të tillë. Njeriu përgjegjës i punës bujqësore në shkollën fetare bujqësore, ku unë po mësoja aso kohe ishte në veçanti një Çifut i devotshëm dhe mendoi se do të jetë e sigurt nëse akti vendimtar, ai i heqjes së dërrasës, të bëhet nga një jetim nën 13 vjeç, i paaftë që të jetë, apo ta bëjë dikë tjetër, fajtor për mëkat [Djali i asaj moshe s'mund të jetë fajtor për një mëkat; babai i tij, nëse e ka, konsiderohet përgjegjës]. Gjithçka m'u shpjegua me kujdes më përpara, përfshirë edhe detyrën për të thënë:"Unë kam nevojë për këtë dërrasë", kur në fakt ajo s'ishte e nevojshme.

19. Për shembull, Tallmudi e ndalon Çifutin të kënaqet në dritën e qiririt të ndezur nga një joçifut në Sabat, përveç nëse ky i fundit e ka ndezur atë për ta përdorur vetë para se të hynte Çifuti në dhomë.

20. Një nga dajtë e mi në Varshavën e para 1939-tës përdorte një metodë më të mprehtë. Ai punësoi një vajzë joçifute të quajtur Marisia dhe ishte zakon i tij teksa po kthehej nga gjumi i tij i pasdrekës të thotë, së pari pa zhurmë:"Sa mirë do të ishte nëse…" dhe pastaj, duke e ngre zërin e tij deri në një britmë:"…që Marisia të na e sjellë nga një filxhan çaj!" Ai konsiderohej të jetë një njeri i devotshëm që kishte frikë Zotin shumë dhe kurrë s'do të ëndërronte të pinte një pikë qumësht për gjashtë orë të plota pas ngrënies së mishit. Në kuzhinën e tij, ai kishte dy lavamane; një për të larë enët e përdorura për të ngrënë mish, dhe tjetri për enët e qumështit.

--------------------------------------------------------------------------------

Metoda e dytë përdoret në rastet kur ajo që kërkohet nga joçifuti të bëjë në të Shtunën, s'është një punë e rastit apo shërbim personal për të cilin mund të bëhet "aluzion" kur të shfaqet nevoja, por një rutinë apo punë e rregullt pa mbikëqyrjen e vazhdueshme Çifute. Sipas kësaj metode – të quajtur "përfshirja e nënkuptuar" [hevle'eh] e së Shtunës midis ditëve të javës – joçifuti merret me qira "për tërë javën [apo vitin]", pa u përmendur aq shumë e Shtuna në kontrast. Por në realitet puna bëhet vetëm në të Shtunën. Kjo metodë është përdor në të kaluarën në marrjen me qira të një joçifuti për t'i fikë qirinjtë në sinagogë pas lutjes së mbrëmjes së të Shtunës [për të mos i lënë të digjen kot]. Shembujt modernë të Izraelit janë: rregullimi i furnizimit me ujë apo mbikëqyrja e rezervuarve të ujit në të Shtunën.21



Një ide e ngjashme përdoret po ashtu në rastin e Çifutëve, por për një përfundim tjetër. Çifutëve u është ndaluar të pranojnë ndonjë pagim për punën e bërë në të Shtunën, madje edhe nëse vetë puna është e lejueshme. Shembulli kryesor këtu ka të bëjë me profesionet e shenjta: dijetari rabinë apo tallmudik, i cili predikon apo mëson në të Shtunën, drejtuesi i korit që këndon vetëm në të Shtunën dhe të tjera festa të shenjta [në të cilat aplikohen ndalime të ngjashme], kishari apo zyrtarë të ngjashëm. Në kohërat tallmudike, dhe në disa vende madje edhe disa shekuj më vonë, punët e tilla nuk paguheshin. Por më vonë, kur këto u bënë profesione rrogëtare, është përdor sistemi fetar i përfshirjes së nënkuptuar, dhe ata janë marë me qira në baza "mujore" apo "vjetore". Në rastin e dijatërve rabinë dhe tallmudikë, problemi është veçanërisht i komplikuar, ngaqë Tallmudi i ndalon ata të pranojnë ndonjë pagim për predikim, mësim apo studim të çështjeve tallmudike madje edhe ditëve tjera të javës.22 Për ta një përjashtim nga detyrimi përcakton që rroga e tyre s'është në të vërtetë një rrogë fare, por një "kompensim për papunësi" [dmej batalah]. Si një rezultat i kombinuar i këtyre dy trillimeve, çfarë është në të vërtetë pagim për punën e bërë kryesisht, apo madje edhe vetëm në të Sabat, është shndërruar në pagim për të qenit i papunë në ditët e javës. Aspektet shoqërore të përjashtimit nga detyrimi, dy veçoritë shoqërore të këtyre dhe shumë praktika të ngjashme meritojnë një përmendje të veçantë.



Së pari, një veçori mbizotëruese e këtij sistemi të përjashtimit nga detyrimi, dhe i Judaizmit klasik meqenëse kjo është e bazuar në to, është mashtrimi – kryesisht "mashtrim" i Zotit, nëse kjo fjalë mund të përdoret për një qenie imagjinare që mashtrohet lehtë nga rabinët, të cilët e konsiderojnë vetveten më të meçur se Ai. Asnjë kontrast më i madh se ky s'mund të arrihet mes Zotit të Biblës [veçanërisht të pejgamberëve më të mëdhenj] dhe Zotit të Judaizmit klasik. I fundit është më shumë si Jupiteri Romak i hershëm, i cili njëlloj qe mashtruar nga adhuruesit e tij, apo zotrat e përshkruar në Degën e Artë të Freizerit.



Nga pikëpamja etike, Judaizmi klasik përfaqëson një proces të zvetnimit, i cili ende po vazhdon, dhe ky zvetnim në një koleksion të ritualeve të zbrazëta fisnore dhe bestytnive magjike ka pasoja të rëndësishme shoqërore e politike. Se duhet të mbahet në mend që janë pikërisht këto bestytni të Judaizmit klasik të cilat ndikojnë më së shumti në masat Çifute, më parë sesa ato pjesë të Biblës apo madje edhe Tallmudi të cilat kanë një vlerë të vërtetë fetare dhe etike. Çfarë konsiderohet popullorçe si rasti më solemn dhe më i "shenjtë" i vitit liturgjik Çifut, që përcjellet madje edhe nga çdo Çifut, të cilët përndryshe janë larg nga feja? Kjo është lutja Kol Nidrej në natën e Jom Kipur – një përsëritje pa pushim e një përjashtimi nga detyrimi që është absurde dhe mashtruese, me anë të së cilës të gjitha zotimet private të bëra Zotit në vitin pasues shpallen që më parë të pavlefshme.23 Apo, në fushën e fesë personale, lutja Kadish, e cila thuhet në ditët e vajtimit nga të bijtë për prindërit e tyre me qëllim që të lartësojnë shpirtrat e shkuar të tyre në parajsë – një recitim i një teksti në Arameisht, i pakuptueshëm për shumicën dërrmuese. Është krejtësisht e qartë që respekti popullor që u jepet këtyre pjesëve më bestytnore të fesë Çifute, nuk i jepet pjesëve të saj që janë më të mira.



Së bashku me "mashtrimin" e Zotit shkon edhe mashtrimi i Çifutëve të tjerë, kryesisht në interes të klasës sunduese Çifute. Është tipar dallues që nuk qe lejuar kurrfarë përjashtimi nga detyrimi në interesin e veçantë të varfnjakëve Çifutë. Për shembull, Çifutët që po vuanin urie por s'gjindeshin në të vërtetë afër vdekjes, kurrë s'qenë kejuar nga rabinët e tyre [të cilët nuk uriteshin aq shpesh] të hanë ndonjë lloj të ushqimit të ndaluar, ndonëse ushqimi i drejtë zakonisht është më i shtrenjtë.



Tipari tjetër mbizotërues i përjashtimit nga detyrimi është ajo se ata në një shkallë të gjerë janë evidentisht të motivuar nga shpirti i leverdisë. Dhe, qe mu ky kombinim i motivit të hipokrizisë dhe leverdisë, i cili gjithnjë e më shumë mbizotëronte Judaizmin klasik. Në Izrael, ku procesi po vazhdon, kjo është e paqartë për opinioni popullor, pavarësisht të gjitha ndërrimeve të pikëpamjeve që reklamohen nga sistemi edukativ dhe media. Establishmenti fetar – rabinët dhe partitë fetare – dhe, sipas shoqërisë, deri në një farë mase edhe komuniteti ortodoks si tërësi, janë shumë jopopullorë në Izrael. Një nga shkaqet më të rëndësishme për këtë është pikërisht reputacioni i tyre për dyfaqësi dhe ryshfetmarrje. Natyrisht, opinioni popullor [i cili shpesh mund të paragjykohet] s'është gjëja e njëjtë si analiza shoqërore, por në këtë rast të veçantë, në fakt, është e vërtetë që establishmenti fetar Çifut ka një tendencë të fortë për mashtrim dhe ryshfet, për shkak të ndikimi prishës të fesë ortodokse Çifute. Ngaqë, në jetën e përgjithshme shoqërore feja është vetëm një nga ndikimet shoqërore. Ndikimi i tij në masën e besimtarëve s'është as përsëafërti aq i madh sa në rabinët dhe udhëheqësit e partive fetare. Ata Çifutë fetarë në Izrael që janë të ndershëm, nuk janë të tillë për shkak të ndikimit të rabinëve dhe fesë së tyre, por pavarësisht nga kjo. Në anën tjetër, në ato pak fusha të jetës publike në Izrael, të cilat tërësisht mbizotërohen nga qarqet fetare, shkalla e mashtrimit, ryshfetmarrjes dhe çoroditjes është famëkeqe, që tejkalon shumë shkallën "mesatare" të toleruar nga shoqëria e përgjithshme fetare Izraelite.



--------------------------------------------------------------------------------
21. Nganjëherë ndodhin gabime të vajtueshme, ngaqë disa nga këto punë janë fare të rehatshme, që liron punonjësin gjashtë ditë të secilës javë. Qytetthi i Bnej Brek [afër Tel-Avivit], i banuar pothuaj veçanërisht me Çifutë ortodoksë, qe dridhur më 1960 nga një skandal i tmerrshëm. Me vdekjen e "Sabat-Goj", që ata e kishin punësuar për mbi njëzet vjet për të mbikëqyrë furnizimet e tyre në të Shtunën, qe zbuluar se ai në fakt s'kishte qenë i Krishter, por një Çifut! Kështu që kur trashëgimtari i tij, një Druz, qe angazhuar, qytetthi kërkoi dhe mori nga qeveria një dokument që dëshmonte se punonjësi i ri është një joçifut me një prejardhje të pastër joçifute. Është hapur fjala seriozisht që policisë sekrete i qe kërkuar të hulumtojë këtë çështje.

22. Në kontrast, Shkrimet e Shenjta elementare mund të bëhen për pagim. Kjo gjithmonë është konsideruar një punë e ulët dhe është paguar pak.


23. Një tjetër ritual "tepër i rëndësishëm" është fryerja në bririn e dashit në Rosh Hashanah [sh.p. festë Çifute], qëllimi i të cilit është ta ngatërrojë Satanën.
Ebu Amar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi