Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Një pjesë e madhe e Strugës me rrethinë, përmbytet nga uji

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Një pjesë e madhe e Strugës me rrethinë, përmbytet nga uji

Mesazh nga Ebu Beker prej Tue Mar 09, 2010 5:57 pm

Një pjesë e madhe e Strugës me rrethinë, përmbytet nga uji

Të ngujuar nga të katër anët me ujë, deri në një metër, njerëzit luftojnë me dëshpërim për tokën e tyre dhe jetesën e tyre.
Alsat-M vizitoi sot rajonin e Strugës, ku disa lagje janë izoluar.
Nuk arritëm të mbërrinim deri në ordinancën e doktoreshës Haxhir Alije, e cila prej dy muajsh nuk është në shërbim të pacientëve. Kjo grua, e veshur me çizme, na priti nga ana tjetër e rrugës.
“Kam 1000 pacientë dhe imagjinoni se si vijnë ata tek unë. Unë jam bërë qendër shërbimi për pacientët, ose shkoj në shtëpi t’i kontrollojë ose kontaktojmë me telefon, iu jap receta,.... kështu nuk punohet.
Dorëzova shkresë në komunë, thash se ka liqene lokalë në komunën e Strugës kurse pacientët duhet të vijnë ose me çizme peshkatarësh ose me barka, zgjidhje tjetër nuk kemi.
Është shumë vështirë”, deklaroi mjekja Haxhir Alije.
Tjetër panoramë për banorët e lagjeve rreth liqenit Kalishtë dhe Radozhdë, të cilët jetojnë në pasiguri se mos ndoshta reshjet e borës mund të përkeqësojnë gjendjen.
Prej këtu e deri në fshatin Radozhdë të Strugës nuk mund të kalohet më. Megjithë dëshirën tonë të shohim se si është gjendja aty me ardhjen e liqenit të Ohrit, përsëri nuk ia dolëm.
Shtrohet pyetja se a do të guxojë dikush nga ministrat qeveritarë të vijë sot në Radozhdë dhe të shohë se si është gjendja në terren.
Banorët e Radozhdës kërkojnë ende thasë, pasi fuqia e valëve mund të shkatërrojë rrugën.
“Në disa vende është kritike. Po të mos ishin thasët me rërë rruga do të shkatërrohej, por ekziston ende rreziku që rruga të dëmtohet. Thasë kemi, por janë pak, duhet të vendosen të rinj. Rruga mund të prishet në disa vende pasi valët arrijnë deri në rrugë”, tha një banor i Radozhdës.
“Duhet të vendosen ende thasë, veçanërisht në hyrje të fshatit tek kisha ‘Sveti Nedela’ dhe tek disa shtëpi që gjenden pranë liqenit. Duhet të ndërtohet digë me rërë.
Radozhda ballafaqohet me mundësinë e rrënimit të rrugës së vetme që ka deri tek fshati, nga shkëmbi mbi Elen Kamenin, vend i cili intensivisht rrënohet dhe për të cilin duhet gjetur zgjidhje”, deklaroi Petko Kutanovski – kryetar i bashkësisë lokale në Radozhdë.
Nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, thanë për Alsat-M se që nga dita e nesërme do të fillojnë me vendosjen e 5000 thasëve të tjerë me rërë. Probleme shtesë mund të sjellë bora e këtyre ditëve edhe pse tani për tani nuk ka rritje të re të nivelit të liqenit të Ohrit. Ai ende është për 25 centimetër më i lartë se kufiri maksimal.

_________________
E kush është në rrugë më të mirë se ai që thërret në rrugën e All-llahut, që bën vepra të mira dhe që thotë: “Unë jam prej muslimanëve?” (Fussilet/33)
avatar
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi