Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Serbia propozon hapjen e kanalit ujor në Luginën e Preshevës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Serbia propozon hapjen e kanalit ujor në Luginën e Preshevës

Mesazh nga Ebu Beker prej Wed Mar 10, 2010 2:44 pm

Serbia propozon hapjen e kanalit ujor në Luginën e Preshevës

Kompania Gjermane REW e cila është pronare e dhjetra sistemeve ujore në Hungari dhe SHBA , me hapjen e këtij kanali planifikon të bëjë lidhjen e dy porteve më të mëdha europiane, Roterdamit dhe Selanikut me cka sipas tyre lundrimi i anijeve transportuese nga Europa Veriore drejt Detit Mesdhe dhe kanalit të Suezit do të zvogëlohej për 1200 km.
Lugina e Preshevës si zona kyqe e vendëndarjes dhe vendëbashkimit të dy lumenjëve potencialishtë të lundrueshëm ,asaj të Moravës dhe Vardarit, ka nxitur kurreshtjen e ekspertëve të inxhinjerisë së hapjes së kanaleve në botë, përkatësishtë Kompania Gjermane RWE e cila merret me ndërtimet e sistemeve energjetike ujore dhe tubacioneve të gasit , pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit me kompanin shtetërore serbe "Elektrodistribucija" ka propozuar ndërtimin e kanalit ujor artificial përmes Luginës së Preshevës , për të bërë lidhjen e Moravës Jugore me Vardarin sipas tyre kështu për të krijuar një rrugë të re lundrimi trans-europian nga Roterdami (Holandë) deri tek porti grek i Selanikut.
"Së paku për 10 vite i gjithë regjioni ku do të hapet kanali do të përjetonte lulëzim të gjerë ekonomik , sepse shumica e punëve do të realizoheshin nga kompanitë lokale dhe vendore.Deri më tani ende nuk dihet sakt se sa do të kushtoj por në pyetje janë disa miliarda euro . Nga kjo do të kemi një zhvillim serioz të bujqësis rreth Moravës së madhe dhe me hapjen e disa hidroelektranave ne do të zgjidhnim vetë problemin me rrymen në të ardhmen.Dihet që nga planet europiane deri në vitin 2010 gati se i gjithë transporti trans- europian do të zhvendoset në Danubë dhe lumenjtë përreth tij. Jo rastësisht amerikanet e kanë blerë dhe janë locuar tek Sartidi i cili është një port i rëndësishëm i Danubit në Smederevë.
Aty kemi edhe portin Kovinj i cili është një pikë kyce zbarkimi dhe ngarkimi në krejtë lumin Danubë ." thotë për Transaparenost Serbia z.Zoran Gvozdenovic shef i Kapetanis ujore të Pancevës.
"Rruga lundruese Danub-Morava-Vardar-Selanik do të ndahet në 5 zona. E para do të përfshinë Moravën e madhe prej Danubit deri në Stallaq , pjesa e dytë Moravën jugore dhe kanalin lateral prej Stallaqit deri tek ujëndarësi i Preshevës , pjesa e tretë do të quhej kalimi prej ujëndarësit të Preshevës . Zona e katërt do të jetë lidhja e ujëndarësit të Preshevës me Vardarin dhe kanalin lateral me Greqin dhe zona e pestë rregullimi i rrugës së Vardarit deri në Selanikë.
Përgjithësisht 650 km prej të cilave 345 km do ti takonin sektorit të Moravës , është projektuar transporti vjetor që do të shënonte mbi 10 milion tonelata mjete të ndryshme që do të transportoheshin.
Ideja e lidhjes me rrugë ujore të Danubit dhe Selanikut është e vjetër prej fillimshekullit 20 dhe me realizimin e këtij projekti përfitimet do të ishin marramendëse shum të mëdha.
Do të krijohej rruga lundruese moderne që do të lidhte shum qendra industriale të Serbis qendrore me Danubin dhe mandej , Danubin me anën e kanalit Rajna-Danub-Rajna do ta lidhte me Europen qendrore dhe veriore në Perëndim , deri sa në Lindje me Detin e Zi dhe ne jug me Suezin .Do të shfrytëzohej potenciali hidroenergjetik , me cka Beogradi do të fitoj statusin e qytetit udhëkryqë në rrjetën më të madhe të lumenjëve transportues .Për realizimin e këtij projekti do të duhen rreth 5 miliard euro investime" - vlerëson profesor Nenad Milleusniq.
Me hapjen e kanalit si pjesë e tij është edhe zhvillimi i <turizmit tranzitë> në ato zona ku do të kalojë kanali lateral. Aty potencohet dhe propozohet në ndërtimin e hapësirave tregtare, pushimoreve, ambulancave, zonave hotelerike që do të jenë në shërbim për udhëtarët tranzit.
Eshtë interesante se këtë ide e kishte propozuar ish Presidenti Udrou Uillson në vitin 1913 dhe më pas e kishin dizejnuar Asociacioni i Inxhinjeris Civile të Nju Xhersit duke e emëruar "Linja e gravitetit e ekonomis europiane në relacion me kanalin e Suezit". (Arben Jahiu, INA)

_________________
E kush është në rrugë më të mirë se ai që thërret në rrugën e All-llahut, që bën vepra të mira dhe që thotë: “Unë jam prej muslimanëve?” (Fussilet/33)
avatar
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi