Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Shkallet e larta të atyre që përpiqen ti plotësojnë nevojat e vëllezërve të tyre

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Shkallet e larta të atyre që përpiqen ti plotësojnë nevojat e vëllezërve të tyre

Mesazh nga Ebu Beker prej Sat Mar 13, 2010 12:55 am

Shkallet e larta të atyre që përpiqen ti plotësojnë nevojat e vëllezërve të tyre
El-Hamis 24 Rabi el Euel 1431 / 11 03 2010

Njëra prej gjërave më madhështore që e liron njeriun prej vuajtjeve në Ditën e Ringjalljes është përpjekja e tij në këtë botë që ti liroj ata që janë në vuajtje prej vuajtjeve, dhe ti ndihmoj atyre që kanë nevojë, dhe tua lehtësoj atyre që janë në vështirësi, dhe ti tejkaloj gabimet e atyre që gabojnë.

Në Muslim është transmetuar se Ebu Hurejra ka thënë: I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë:



“Kushdo që e liron një besimtarë prej vuajtjeve të kësaj bote, Allahu do ta liron atë prej vuajtjeve të Ditës së Ringjalljes. Kushdo që ua lehtëson njerëzve që janë në vështirësi, Allahu do tua lehtëson gjërat atij në këtë botë dhe në botën tjetër. Kushdo që i fsheh (mangësitë) e muslimanëve në këtë botë, Allahu do tia fsheh atij (mangësitë e tij) në këtë botë dhe në botën tjetër. Allahu do ta ndihmoj robin përderisa robi e ndihmon vëllain e tij. [Mishkat el-Mesabih, 1/71, hadithi nr. 204]”



Buhariu transmeton prej Abdullah Ibn Omerit se i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë:



“Muslimani është vëlla i muslimanit tjetër; ai nuk duhet ta keqtrajtoj atë apo ta lejë në baltë. Kushdo që i plotëson nevojat e vëllait të tij, Allahu do ti plotësoj nevojat e tij, dhe kushdo që e liron muslimanin prej disa vuajtjeve, Allahu do ta liroj atë prej disa vuajtjeve të Ditës së Ringjalljes. Kushdo që i fsheh (mangësitë) e muslimanëve në këtë botë, Allahu do tia fsheh atij (mangësitë e tij) në këtë botë dhe në botën tjetër.” [Buhariu: Kitab el-Medhalim, Bab la Jedhlim el-Muslim el-Muslim, Fet’h el-Bari, 5/97.]



Ed-Dinuri transmetuar në El-Muxhaliseh, El-Bejhaki transmeton në El-Shu’ab dhe Ed-Dija’ transmeton në El-Muhtareh prej Enesit se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë:



“Kushdo që i ndihmon vëllait të tij në fshehtësi, Allahu do ti ndihmoj atij në këtë botë dhe në botën tjetër.” [Silsilet el-Ehadith es-Sahihah, 3/218, hadithi nr. 1217.]



Dr.`Umar El-Eshkar

_________________
E kush është në rrugë më të mirë se ai që thërret në rrugën e All-llahut, që bën vepra të mira dhe që thotë: “Unë jam prej muslimanëve?” (Fussilet/33)
avatar
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi