Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kur të flasin mendjelehtët për çështje madhore prite Kiametin

Shko poshtë

Kur të flasin mendjelehtët për çështje madhore prite Kiametin Empty Kur të flasin mendjelehtët për çështje madhore prite Kiametin

Mesazh nga Peace to you Wed Feb 17, 2010 4:35 pm

Kur të flasin mendjelehtët për çështje madhore prite Kiametin

Ebu Hurejre na përcjell, se e ka dëgjuar të Dërguarin, sal-lallahu alejhi ue selem, duke thënë: “Para kiametit do të vijnë vite tradhtie (mashtruese, të vështira). Në atë kohë do t’i besohet gënjeshtarit, kurse do të përgënjeshtrohet i sinqerti, do t’i jepet pozita tradhtarit dhe do të akuzohet besniku, gjithashtu atëherë do të flasë “ruvejbidah”. (Shokët e pyetën të Dërguarin, sal-lallahu alejhi ue selem, kush është “ruvejbidah”? Ai tha: “Njeriu injorant, i cili flet për çështje të mëdha –të njerëzve-”)

Hadithi i sipërshënuar përcillet nga Ebu Hurejre, Enesi dhe Auf ibën Maliku, radijallahu anhum. Ndërsa atë e shënojnë në librat e tyre: imam Ahmedi, (2/291, 338. 3/220) nr. 1887, 8440, Ibën Maxhe, nr. 4042, Hakimi, (4/465, 512) nr. 8571, 8708, Abdurrezak Sanani në: “Musanef” (11/382), nr. 20803, Taberani në: “Muxhemul kebir” nr.14550, 14551 dhe në librin tjetër: “Muxhemul eusat” nr. 3386, Haratiu në librin e tij: “Mekarimul ahlak”, fq. 30, Ebu Bekër Shafiu në librin: “El Gajlanijat” 331, Ebu Nuajm ibën Hamadi në “El Fiten” nr. 1470, Ibën Adiu në: “El Kamil” 6/105.

Hadithi shënohet në librat e lartpërmendur me disa ndryshime të vogla në tekst. Ndryshime këto të cilat nuk qojnë peshë në ndërrimin e kuptimit të tij. Teksti më i saktë i mundshëm është ai të cilin e kemi përmendur më lart deri tek fjala: “ruvejbidah”. Ndërsa pjesa e hadithit e futur në kllapa ka disa transmetime të ndryshme. Rreth saktësisë së saj, se a është nga Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem, apo mund të jetë koment i transmetuesve pas tij dijetarët kanë dy mendime. Për këtë shkak e veçuam prej hadithit si dhe e futëm brenda kllapave.

Hadithi edhe pse shënohet në shumë libra dijetarësh, ai prapë sillet rreth disa transmetuesve, të cilët nuk kanë shpëtuar nga vërejtjet e dijetarëve, ku si shkak edhe hadithet e tyre zakonisht kategorizohen në radhët e haditheve të dobët. Megjithatë hadithi në përgjithësi, pra, edhe me pjesën në të cilën komentohet domethënia e fjalës: “ruvejbidah” dijetarët duke ia bashkuar të gjitha rrugët e transmetimit e konsiderojnë hadith “Hasen” (I Mirë), prej tyre, pra, që e konsiderojnë të mirë janë Hakimi, Dhehebiu (këta dy e konsiderojnë hadith të saktë), Ibën Haxheri në: “Fet’h” 13/84, Albani në: “Silsile sahiha” 4/508, si dhe Shuajb Arnauti në redaktimin bërë Musnedit të Ahmedit e ndan po të njëjtin mendim me dijetarët e lartpërmendur. Ka disa studiues bashkëkohorë, të cilët pjesën e fundit të hadithit, pra, atë në të cilën komentohet fjala: “ruvejbidah” nuk e konsiderojnë pjesë të hadithit, por sipas tyre ajo është fjalë e disa transmetuesve, të cilët e komentuan domethënien e kësaj fjale. Argumentet në të cilat u bazuan janë:

-Në transmetimin më të saktë, i cili sipas tyre është i vetmi transmetim “hasen”, nuk përmendet kjo shtojcë.

-Rreth komentimit të fjalës “ruvejbida” ka ardhur më shumë se një transmetim gjegjësisht janë shtatë sosh, ku sipas tyre sikur të ishte nga Profeti sal-lallahu alejhi ue selem, do të ishte një komentim e jo shtatë.

-Të gjithë transmetimet në të cilat është përmendur ky koment janë transmetime të dobëta, të cilat nuk mund ta forcojnë njëra-tjetrën, për shkak të jo përputhshmërisë në fjalët e transmetimeve.

Por bazuar në atë që kam lexuar mendoj se edhe këtë pjesë nuk do të ishte e arsyeshme ta ndanim nga hadithi për disa arsye:

-Dijetarët e dëshmuar të hadithit nuk e ndajnë nga hadithi i lartpërmendur.

-Mos përmendja në një transmetim, edhe pse ky mund të jetë më i miri transmetim në këtë rast, nuk nënkupton mohimin nga transmetimet e tjera, po ashtu nuk nënkupton domosdoshmërish dobësinë e asaj pjese duke e ditur se të gjithë shkruesit e librave të hadithit nga imam Ahmedi e pas e futën si pjesë të pandarë të hadithit. Sikur të ishte koment i dijetarëve, apo të mos ishe fare pjesë e cekur në këtë temë, ndonjëri prej tyre do ta vërente e jo ta neglizhonin që të gjithë.

-Ardhja e më shumë se një komenti për fjalën: “ruvejbidah” nuk nënkupton se ato janë në kundërshtim patjetër njëra me tjetrën. Po t’i analizojmë që të gjitha ndërlidhen njëra me tjetrën dhe janë thuajse të gjitha të përafërta mes vete.

-Nëse në përgjithësi ekziston dhe është i vlefshëm rregulli, se transmetimet e shumta, nëse nuk kanë dobësi të madhe në vetvete, atëherë e forcojnë njëra-tjetrën e nuk e dobësojnë, atëherë pse të mos vlejë ky rregull edhe në këtë rast me këtë pjesë të hadithit, ashtu siç vlejti për Ibën Haxerin, Albanin... po ashtu siç vlen për pjesën e parë të hadithit, e cila siç përmendëm më lartë edhe në të ka ndryshime në fjalët e tij, por kjo nuk ishte prej shkaqeve të dobësimit të hadithit, atëherë përse të jetë shkak për dobësimin e tij në këtë pjesë të fundit të tij përderisa mundësia për t’i bashkuar mes vete është e mundshme?!

-Po ashtu ndryshimi në shprehjet e komentit të kësaj fjale na jep të kuptojmë, se hadithi është transmetuar me kuptim, e transmetimi me kuptim sipas mendimit më të saktë është i lejuar derisa ai nuk ia humb domethënien origjinale të hadithit. Kështu që mendoj se hadithi i tëri është “hasen” (i mirë), si pjesa e parë ashtu edhe ajo e fundit. Allahu e di më së miri!

Komenti i hadithit:

“Para kiametit do të vijnë vitet e tradhtisë (mashtruese, të vështira).

Në këtë fjali përmenden disa çështje, apo thënë më saktësisht; tri kryesore:

-E para: Kiameti, i cili ndryshe njihet si kataklizmi dhe do të ndodhë me lejen e Allahut, atëherë kur Ai të dojë dhe të japë urdhër. Fjala: “kiamet” nënkupton shkatërrimin e tërë gjithësisë dhe vdekjen e çdo gjallese, ku i fundit që do të vdesë është meleku, i cili quhet ndryshe Meleku i Vdekjes dhe ka për detyrë t’ua marrë shpirtin të gjitha krijesave e në fund Allahu atij do t’ia marrë shpirtin.

Data e ndodhjes së kiametit nuk dihet nga askush, datë kjo të cilën Allahu e ka veçuar me dije vetëm për Veten e Tij. Allahu thotë në Kuran: “Të pyesin ty për Orën (e Kiametit), se kur do të ndodhë. Çfarë rëndësie ka për ty që ta përmendësh atë? Tek Zoti yt është fundi i (dijenisë rreth) saj.” (Naziat, 42, 43, 44).

Kur jemi duke folur për këtë çështje nuk dua të lë pa përmendur faktin, se ka njerëz që e përziejnë mes vete ndodhinë e Kiametit me atë të Ditës së Gjykimit. Pra, mendojnë se këto dy Ditë janë një ditë e vetme. Jo, kjo nuk është e vërtetë, Dita e Kiametit është ditë tjetër, kurse ajo e Gjykimit tjetër, në fillim ka për të ndodhur Kiameti e pastaj Dita e Gjykimit. Në të parën ndodh shkatërrimi i çdo gjëje, ndërsa në të dytën dalin për t’u llogaritur para Allahut, për të marrë shpërblimin apo dënimin e merituar, sipas veprave të tyre. Këto të dyja jo vetëm që nuk janë një ditë e vetme, por në mes tyre do të ketë kohë apo distancë kohore.

-Çështja e dytë: Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem, në këtë hadith, si në shumë hadithe të tjera na flet për çështje, të cilat kanë të bëjnë me kohën e ardhme. Kjo gjë nuk duhet të na japi të kuptojmë se ai, sal-lallahu alejhi ue selem, ishte njeri, i cili e dinte gajbin (të fshehtën), apo gjëra të cilat do të ndodhin në të ardhmen.
-Çështja e tretë: fjala e Profetit, sal-lallahu alejhi ue selem, “vite tradhtie (mashtruese, të vështira).” Kuptohet qartë nga pjesa e hadithit në vazhdim pra, në ato vite njerëzve të besuar do t’u shpifen fjalë nga më të ndryshmet, detyrat do t’u besohen njerëzve jo besnikë. Edhe Ibën Ethiri, Allahu e mëshiroftë, për këtë fjalë thotë se me të kihet si qëllim koha në të cilën do të shfaqen gjërat jo sipas realitetit të tyre të jashtëm, pra, në atë kohë njerëzit tradhtarë do të paraqiten si besnikë, njerëzit jo të fjalës marrin pozitat e popullit. Në disa transmetime përmendet se në ato kohë do të bjerë shumë shi, por toka nuk do të lëshojë bereqet. (shiko: “En-Nihaje, tek fjala: “hadea” fjala, 991 me radhë. Vëll. 1, fq. 474. Botimi, “Dar marife).
Fjala e Profetit, sal-lallahu alejhi ue selem:

“Në atë kohë do t’i besohet gënjeshtarit, kurse do të përgënjeshtrohet i sinqerti, do t’i jepet pozita të pabesit (tradhtarit) dhe do të akuzohet besniku”.

Kjo pjesë e hadithit e shpjegon qartë atë që përmendëm pak më lart, pra, ajo kohë është kur gjërave do t’u ndërrohen vendet, njerëzve u ndërrohen pozitat, kohë në të cilën do të bëhet padrejtësi. Në atë kohë njerëzve të drejtë do t’u vishen epitete nga më të ndryshmet. Atij që mundohet ta urdhërojë popullin në rrugë të drejtë dhe ta ndalojë nga e keqja do t’i thuhet se po e tepron, apo njeri i prapambetur, i cili lufton “civilizimin”. Njerëzve që praktikojnë fenë e Zotit dhe parimet e pastra të saj do të fillojnë të ofendohen e jo vetëm kaq, por edhe të akuzohen për punë të tilla që nuk u përkasin aspak atyre. Të këqijtë do të bëhen shkaktarë për t’ua prishur imazhin të mirëve, për t’i bindur të tjerët, se të mirët nuk janë të tillë, por të mirë janë këta të këqijtë.

Njerëzit që kanë sakrifikuar për popullin çdo gjë, pasurinë, kohën, familjen dhe vetveten, kanë kapur pushkën në krah në kohën kur ka qenë koha e pushkës, vetëm për të mirën e vendit të tyre dhe për ardhjen e ditëve më të mira, këta njerëz pas disa kohe do të konsiderohen si jo të besueshëm, si prishës të rendit vendor, bile si tradhtarë dhe destabilizues. Pse kështu? A thua se kanë fakte apo jo, apo për shkak se ata që janë në pozitë e keqpërdorin pozitën e tyre, duke i bindur të tjerët, se kjo që veproj unë është e drejta e jo ajo që vepron tjetri. E përdorin mundësinë dhe pozitën e tyre për t’i bindur të tjerët, se besnik jam unë dhe vetëm unë, ndërsa besniku nuk do të jetë veçse tradhtar. Trim nuk është ai që e ka vendosur veten para plumbit, atëherë kur ishte koha e trimave dhe e armës, dhe ka luftuar kundër armikut të vërtetë, e pastaj për hir të stabilitetit i ka dhënë lamtumirën armës së tij, por trim është ai që sot e ka kapur pushkën dhe lufton për interesat e tij private. Kur? Atëherë kur ka shkuar koha e luftës dhe e trimërisë, ndërsa ky i fundit e ka filluar luftën për një kafshatë buke, për një grusht parash, apo një karrige. Pse njerëzit jo të besueshëm dhe ata që s’e mbajnë fjalën kanë aq shumë alergji ndaj besnikëve, pse kjo urrejtje e njëanshme, kaq shumë e madhe? Mendoj për asgjë tjetër veçse për shkak se sikur të kuptohej nga masa e thjeshtë, se kush është besniku i vërtetë dhe ai që e mban fjalën, kush është ai që ua do të mirën me të vërtetë të tjerëve, atëherë destabilizuesve dhe thyesve të fjalës së dhënë dhe besës së marrë nga të tjerët nuk do t’u mbetej vend në mesin e popullit. Kështu, për të mbetur aty ku janë duhet fajin e tyre t’ua hedhin të tjerëve, gabimet e tyre duhet t’i arsyetojë tjetër kush, dhe patjetër masa e gjerë duhet të mos e kuptojë kurrë, se kush është besniku e kush është mashtruesi, kush i miri e kush i keqi, kush stabilizuesi e kush destabilizuesi. Kështu masës së gjerë u “lyhet koka me akull”, siç thotë populli dhe me pak mund, çdo gjë merr fund.

Pse në atë kohë do të ndodhë kështu? A thua se të drejtët dhe besnikët do të jenë në mëshirë të fatit dhe nuk kanë kurrfarë mundësie ndryshimi? Jo, aspak nuk është kështu, por për shkak se peshojat janë ndërruar, me kandarin e peshave të rënda matet ari dhe argjendi me miligram, ndërsa me peshojat e vogla matet hekuri dhe betoni, makina e kamioni. Pra peshojat e perceptimit dhe kuptimit të gjërave do të ndërrohen tek shumica e njerëzve dhe kështu e keqja do t’i prijë të mirës, e shtrembra të drejtës dhe i pabesi besnikut. Atëherë e mira dhe e keqja nuk do të analizohen sipas konceptit të sheriatit e as të arsyes, por sipas sistemeve njerëzore të ngritura mbi epshe dhe dëshira, ku pastaj normale është që pasojat të mos kuptohen, të mos parandalohen, por vetëm të ndodhin e të mos dihet pse. Sipas kësaj të fundit kuptohet, se i tërë populli nuk do të thotë se do të jenë të këqij, të cilët nuk e duan të mirën dhe të cilët i urrejnë aq shumë besnikët dhe të sinqertët, por nga kjo që përmendëm kuptojmë se sistemet dhe rrethanat në të cilat jeton në ato kohë bota asisoj e bien gjendjen, si ideologjike ashtu edhe politike e ekonomike etj., që pa qëllime të këqija apo edhe të detyruar nga gjendjet e caktuara që të gjykojnë pa menduar shumë apo edhe duke mos guxuar të shprehen ndryshe, sepse do të akuzoheshin mizorisht.

Fjala në hadith:

“gjithashtu atëherë do të flasë “ruvejbidah”. Shokët e pyetën të Dërguarin, sal-lallahu alejhi ue selem, kush është “ruvejbidah”? Ai tha: “Njeriu injorant, i cili flet për çështje të mëdha–të njerëzve- ”
Do të vijë koha në të cilën flet “ruvejbidah”, kjo edhe sikur të mos komentohej nga Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem, apo nga dijetarët pas tij mjafton si fjalë arabe nga vetë theksi i saj të shërbejë si nënçmim për këta njerëz, të cilët do të fillojnë të flasin për çështje madhore, apo për çështje që kanë të bëjnë me popullin në përgjithësi. Pra, fjala “ruvejbidah” tregon nënçmim në vetvete. Sa i përket komentit të kësaj fjale në disa transmetime të ndryshme është përmendur domethënia e saj, prej këtyre komenteve janë:

1- Njeriu injorant, i cili flet për çështje të mëdha të njerëzve.

2- Mendjelehti që flet në emër të të tjerëve.

3- Njeriu i ulët (në mendje, pozitë, vlera, autoritet)

4- Dyfytyrëshi që flet për çështjet e të tjerëve.

5- Në një transmetim përmendet gjithashtu dyfytyrëshi, por këtu i shtohet edhe shtesa “dyfytyrëshi i vogël”, pra, me fjalën “i vogël” kihet si qëllim nënçmim pas nënçmimi.

6- Ai për të cilin nuk u bëhet vonë të tjerëve. Pra, ai që nuk qon peshë tek njerëzit, kur rastësisht e sheh se fillon të flasë për çështje të mëdha, kinse interesohet për të tjerët vetëm që ta përkrahin të tjerët dhe ashtu në atë kohë do të ndodhë pasi t’i besohet, atëherë nuk i intereson askush, por vetëm vetja e tij.

7- Njeriu i pavlerë. Edhe pse kjo domethënie futet në disa prej të lartpërmendurave e veçuam me pikë të veçantë pasi është përmendur në një transmetim të veçantë me një shprehje të tillë. Komenti i parë për këtë fjalë është ndër më të saktit në transmetime, si dhe thuajse shumica e dijetarëve dhe e gjuhëtarëve, të cilët e komentojnë këtë fjalë sjellin të njëjtin përkufizim. Por e shikuar në përgjithësi të gjitha këto komente të kësaj fjale thuajse janë të përafërta mes vete dhe përputhen.

Fjala injorant nuk nënkupton, se njerëzit e atyre kohëve nuk do të kenë dituri shkencore. Jo, ata mund të jenë nga më të shkolluarit, t’i kenë titujt më të lartë që do të ekzistojnë në ato kohë, por prapë do të jenë injorantë. Kjo për arsye se dituria e njeriut nuk matet me titujt shkencorë, por me njohjen e Allahut dhe të detyrimeve ndaj Tij. Kështu që lexuesi nuk duhet ta keqkuptojë apo t’i përzihet termi “injorant”, sepse me të kihet si qëllim injoranti ndaj Zotit të tij.

Kjo shprehje në hadith na jep të kuptojmë, se para Kiametit do të vijë një kohë në të cilën njerëzit më mëkatarë, njerëzit më injorantë dhe ata më të ulët në pozitë do të fillojnë të flasin për çështje madhore, të interesohen për të tjerët, por njerëzit do t’ua dinë historinë dhe të kaluarën e tyre dhe shtatë shprehjet në komentimin e fjalës “ruvejbidah” sikur na jep të kuptojmë se njerëzit jo vetëm që do t’ua dinë historinë, por do t’i njohin shtatë fish apo nga shtatë anë, do t’i njohin nga shtatë breza, gjysh pas gjyshi e baba pas babai. Për fat të keq prapë do t’u besojnë, do t’i marrin për të parë (udhëheqës) të tyre dhe do t’u besojnë postet e veta. Edhe pse sot premtojnë e nesër nuk i mbajnë premtimet, flasin shumë e nuk punojnë ashtu si thonë, kur prapë pas pak vitesh fillon lufta e bindjes së popullit që t’iu besojnë duke ua mbushur së dyti mendjen e populli i shkretë prapë ju beson. Në ato kohë, para kiametit është vështirë që njerëzit të marrin mësim dhe të mbledhin mend, që njeriut i cili nuk e mban fjalën, njeriut i cili është mendjelehtë, jo i fjalës, jo i Zotit, të mos e përkrahin, të mos i besojnë, por prapë e njëjta histori vazhdon dhe përsëritet. Në ato kohë me vite të tëra populli do të ankohen nga udhëheqësit e tyre dhe vetëm presin kohën kur do t’u jepet mundësia për t’i ndryshuar, por kur t’iu vijë kjo mundësi ata prapë do të mashtrohen dhe nuk do të ndryshojnë asgjë, pse kështu për shkak se vetë nuk janë të mirë. Si do të jetë populli, ashtu do t’i kenë edhe të parët e tyre, prandaj askush në atë kohë nuk duhet të ankohet për udhëheqësit e vet, por duhet të fillojë punën për ndryshim, ku fillimi i ndryshimit është përmirësimi i vetes. Lind pyetja: a thua ka ardhur ajo kohë për të cilën Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem, ka folur në këtë hadith, apo do të vijë në të ardhmen? Pa dyshim kjo kohë ka ardhur, por në të ardhmen ajo mund të vështirësohet apo edhe të lehtësohet, ngase vetëm Allahu e di të ardhmen. Por sido që të jetë sado të shtohen këto çudi, ato prapë e kanë një fund e pas çdo vështirësie vjen lehtësimi.

revista Albislam nr. 77
Peace to you
Peace to you
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 172
Points : 475
Reputation : 4
Data e Anëtarësimit : 06/02/2010

http://www.feja-islame.webnode.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi