Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Vlerat dhe frytet e dhënies salavatë mbi Muhamedin (alejhi selam)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Vlerat dhe frytet e dhënies salavatë mbi Muhamedin (alejhi selam)

Mesazh nga Ebu Amar prej Tue Mar 30, 2010 9:32 pm

Vlerat dhe frytet e dhënies salavatë mbi Muhamedin (alejhi selam)

Allahu i Lartësuar na ka lajmëruar në librin e Tij se Ai dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë të Dërguarin, e në të njëjtën kohë ka urdhëruar besimtarët që ta madhërojnë atë (pra duke rënë salavatë) dhe ta përshëndesin. “Është e vërtetë se Allahu dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë Pejgamberin. O ju që keni besuar, madhërojeni pra atë (duke rënë salavatë) dhe përshëndeteni me selam.” Ahzab, 56.

Ebu el Alijeh ka thënë se madhërimi i Allahut ndaj të Dërguarit të Tij është lavdërimi i tij para engjëjve, ndërsa madhërimi i engjëjve është lutja (dua).

Nga Sufjan Theuri e të tjerë është transmetuar se madhëromi i Allahut është mëshira, ndërkaq madhërimi i engjëjve do të thotë kërkim i faljes.

Semani thotë se madhërimi i Allahut do të thotë mëshira dhe falja e Tij, ndërkaq madhërimi i engjëjve dhe besimtarëve, lutja.

Transmetohet nga Kab bin Uxhreh i cili thotë se i është thënë të Dërguarit të Allahut: “O i Dërguar i Allahut, sa i përket selamit (përshëndetjes) e dimë, po si është salati?’’ O Zot, madhëroje Muhamedin dhe familjen e tij, ashtu siç e ke madhëruar Ibrahimin dhe familjen e tij! O Zot, bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, ashtu siç e ke bekuar Ibrahimin dhe familjen e tij,- u tha. Shënon Buhariu.

Ebi Mesud el Ensari tregon: “I Dërguari i Allahut erdhi e ne ishim tek Sad bin Ubade, e Beshir bin Sad i tha të Dërguarit të Allahut: “O i Dërguar i Allahut jemi obliguar të dërgojmë salavat mbi ty, si ta e bëjmë këtë?” I Dërguari i Allahut heshti, sa që thamë sikur mos ta pyeste, atëherë u tha: “Thoni: ‘O Zot, madhëroje Muhamedin dhe famijlen e tij, ashtu siç madhërove Ibrahimin dhe familjen e tij! O Zot, bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, ashtu siç bekove Ibrahimin dhe familjen e tij!’’’. Shënon Muslimi dhe të tjerët.

E gjithë kjo dëshmon për dashurinë e sahabëve ndaj të Dërguarit Muhamed (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!), përkujdesjen e tyre për veprat e dobishme, pasimi i tyre ndaj sunetit të tij dhe largimi i tyre nga bidatet (risitë) kështu që nuk shpikin forma të cilat nuk janë transmetuar nga i Dërguari (salallahu alejhi ue selem), por janë të kujdesshëm dhe pyesin për ato që kanë ardhur tekstualisht nga ai, në mënyrë që të punojnë sipas asaj.

Vlera e dhënies salavatë mbi Muhamedin

Ka hadithe të shumta që flasin rreth dhënies salavat mbi Muhamedin (salallahu alejhi ue selem) prej tyre mund t’i përmendim:

1. Transmeton Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se i Dërguari i Allahut (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: “Kush thotë njëherë mbi mua salavat, Allahu atë dhjetë herë do ta mëshirojë.” Shënon Muslimi.

2. Transmeton Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se i Dërguari i Allahut (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: “Kush dërgon njëherë mbi mua salavat, Allahu atë dhjetë herë do ta mëshirojë, do t’i shlyhen dhjetë mëkate dhe do të ngrihet dhjetë shkallë”. Shënon Ahmedi, Nesaiu, Albani thotë se hadithi është sahih.

3. Transmeton Abdullah bin Amr bin el As (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke thënë: “Kur të dëgjoni muezinin, atëherë thoni ashtu siç thotë ai, e pastaj shqiptoni salavatë mbi mua, sepse kush shqipton salavatë njëherë mbi mua, Allahu dhjetë herë do ta mëshirojë, e pastaj kërkoni për mua ‘el uesilete’ (ndërmjetësim), pozitë në xhenet, do t’i dhurohet një prej robërve të Allahut e shpresoj të jem unë, kush kërkon atë për mua, do ta gëzojë ndërmjetësimin tim” . Shënon Muslimi.

4. Transmeton Ebu Derda (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se i Dërguari i Allahut (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: “Shpeshtoni salavatet mbi mua ditën e xhuma (premte), ngase është dëshmuese, dëshmojnë engjëjt, e s’ka kush që thotë salavat mbi mua vetëm se salavati i tij do të më arrijë. Thashë: “Edhe pas vdekjes?” Tha: “Allahu i ka ndaluar tokës ngrënien e trupave të profetëve” . Shënon Ibn Maxhe.

5. Transmeton Eus bin Eus (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se i Dërguari i Allahut (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!) ka thënë: “Dita më e mirë është dita e premte, pasi atë ditë është krijuar Ademi, në të ka vdekur, në të do të jetë fryrja, shpeshtoni salavatet mbi mua, se ato më vijnë”. Shënon Ahmedi, Ebu Daudi, Albani thotë se hadithi është sahih.

6. Transmeton Hysejni (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Koprrac është ai i cili përmendem tek ai e nuk thotë salavatë mbi mua”. Shënon Nesaiu, Albani thotë se hadithi është sahih.

7. Transmeton Ubej bin Kab (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se i ka thënë të Dërguarit të Allahut:

-O i Dërguar i Allahut, të shpeshta janë salavatet e mia ndaj teje. Sa të jenë ato?

-Aq sa dëshiron,- i tha Profeti.

-Një të katërtën?- i tha Ubeji.

-Aq sa dëshiron, nëse shton më mirë është për ty.

-Gjysmën,- thashë.

-Aq sa dëshiron, nëse shton më mirë është për ty.

-Dy të tretat?

-Aq sa dëshiron, nëse shton më mirë është për ty,- më tha.

-Ta bëj tërë kohën?- i thashë.

-Të largohen brengat e të shlyhen mëkatet,- më tha.

Shënon Ahmedi, Tirmidhiu e thotë se hadithi është hasen sahih, e me këtë pajtohet edhe Albani.

8. Transmetohet nga Ali bin Ebi Talibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ka thënë: “Çdo dua (lutje) nuk do të pranohet, derisa të thuhet salavat mbi Profetin dhe familjen e tij”. Shënon Taberani, Albani thotë se hadithi është sahih li gajrihi.

Dobitë dhe frytet e salavatit ndaj Muhamedit (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!)

Dijetari i mirënjohur Ibn Kajim el Xheuzi në librin e tij ‘Xhelaul efham’, përmend rreth dyzetë dobi të salatit dhe selamit ndaj të Dërguarit të Allahut, prej tyre po i përmendim vetëm disa:

- zbatim i urdhrit të Allahut të Lartësuar.

- Faljen e dhjetë mëkateve dhe ngritjen e dhjetë shkallëve.

- Nëse e thotë para fillimit të lutjes shpresohet në pranimin e saj.

- Është shkak për ndërmjetësimin e Profetit (salallahu alejhi ue selem).

- Është shkak për afrimin e robit tek Allahu i Lartësuar në Ditën e Kiametit.

- Zë vendin e lëmoshës për ata të cilët nuk kanë mundësi dhënien e saj.

- Është shkak për plotësimin e nevojave të shumta.

- Shkak për mëshirën e Allahut të Lartësuar.

- Pastërti për atë që e thotë.

- Shkak për përgëzimin e njeriut me xhenet para vdekjes.

- Shkak për shpëtimin e njeriut nga vështirësitë e shumta në ditën e Kiametit.

- Shkak për largimin e varfërisë.

- Shqiptuesi i saj nuk llogaritet prej koprracëve.

- Shkak për arritjen e mëshirës së Allahut të lartësuar.

- Shkak për vazhdimësinë e dashurisë ndaj Profetit (salallahu alejhi ue selem).

- Shkak për udhëzimin e njeriut dhe gjallërinë e zemrës së tij, si dhe shumë dobi të tjera.

E lusim Allahun e Lartësuar të na bëjë prej atyre që e shpeshtojnë shqiptimin e tij!

_________________
Ebu Umame r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë:“Lexojeni Kur’anin, vërtet ai do të ndërmjetësojë Ditën e Gjykimit për të zotët e vet”.(Muslimi)

avatar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi