Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Hadithi: Dy fjalët e lehta në gjuhë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Hadithi: Dy fjalët e lehta në gjuhë

Mesazh nga melika prej Thu Apr 22, 2010 6:42 pm

Transmetojnë Imam Buhariu dhe Imam Muslimi në sahihet e tyre nga Ebu Hurejra, radijAll-llahu anhu, se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Dy fjalë janë të lehta në gjuhë, të rënda në Mizan (peshojë), të dashura te Mëshiruesi: SubhanAll-llahi ve bihamdihi, subhanAll-llahil-adhiim.”
Dobitë që i përfitojmë nga ky hadith:
1. Koha që e kemi në disponim për të bërë vepra të mira është shumë e shkurtë, mirëpo All-llahu, subhanehu ve teala, nga mëshira e tij e gjerë, na ka bërë lehtësime dhe na ka mundësuar që me vepra të vogla të arrijmë shpërblime të mëdha. Shembujt për këtë janë të shumtë në fenë e All-llahut, subhanehu ve teala, e ne këtu do ti përmendim vetëm disa:
-Hadithi që cekëm më lart, andaj analizoje mirë atë!
-Shembull tjetër është hadithi ku Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë: “Kush ulet pasi e fal namazin e sabahut (në xhami) dhe e përmend All-llahun deri sa të lindë dielli, pastaj ngritet dhe i fal dy rekate, është sikurse një haxh dhe një umre e plotë, e plotë, e plotë.”
Pra, paramendo vëlla i dashur, i fal dy rekate e All-llahu të shpërblen sikur të kesh bërë një haxh dhe umre. Mirëpo duhet të kihet parasysh se kjo gjë nuk e shpaguan obligimin e haxhit.
-Shembull tjetër është ky hadith: Transmeton Buhariu dhe Muslimi se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Kush thotë 100 herë në ditë “La ilahe il-lAll-llahu vahdehu la sherike leh, lehul-mulku ve lehul-hamdu ve huve ala kul-li shejin kadir”, ka shpërblim sikur t’i ketë liruar 10 robër. Atij i shkruhen 100 të mira, i fshihen 100 mëkate, dhe është i mbrojtur nga shejtani deri në mbrëmje. Askush nuk ka vepruar më mirë se ky person, përpos atij që e thotë këtë më tepër herë.”
Me të vërtetë shembujt për këtë janë të shumtë, e falenderimi i takon vetëm All-llahut, andaj interesohu më tepër për këtë çështje. (referoju librit “Mburoja e muslimanit”).
2. Në këtë hadith Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, na mëson që mos t’i nënçmojmë veprat e mira, edhe në qoftë se në sytë tonë ato duken të vogla, sepse te All-llahu mund të jenë të mëdha dhe të shpërblyera shumë.
Në lidhje me këtë Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë: “Mos nënçmoni asgjë nga veprat e mira, po qoftë edhe ta takoni vëllaun tuaj me buzëqeshje.”
Poashtu transmeton Imam Muslimi nga Ebu Hurejra, radijAll-llahu anhu, se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Nuk do të hyni në Xhennet derisa të besoni, dhe nuk do të besoni derisa të duheni. A t’ua tregoj një vepër, të cilën nëse e bëni do të duheni? - Jepni selam njëri tjetrit.”
All-llahu ekber! I dërguari i All-llahut e ndërlidh selamin me dashurinë vëllezërore dhe me hyrjen në xhennet, edhe pse ndoshta kjo neve na duket një gjë e vogël. Andaj, All-llahu të mëshiroftë, analizoje mirë këtë gjë.
3. Ky hadith është një ndër argumentet e shumta që tregon se në Ditën e Gjykimit do të vendoset Mizani (peshorja) dhe do të peshohen njerëzit dhe veprat e tyre.
All-llahu subhanehu ve teala thotë: “Në ditën e gjykimit Ne do të vëmë peshoja të drejta, e askujt nuk i bëhet e padrejtë asgjë, edhe nëse është (vepra) sa pesha e një kokrre të melit Ne do ta sjellim atë. E mjafton që Ne jemi llogaritës.” [El-Enbija: 47].
Argument se edhe njerëzit do të peshohen në ditën e gjykimit është hadithi që e transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejra, radijAll-llahu anhu, se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Me të vërtetë do të vijë burri i madh dhe i shëndoshë, ditën e gjykimit, e nuk do të peshojë te All-llahu as sa një krah mushkonje”, pastaj i dërguari i All-llahut e lexoi ajetin: “Të tillët janë ata që nuk besuan argumentet e Zotit të tyre as takimin (ringjalljen) e Tij, andaj veprat e tyre shkuan huq dhe në ditën e gjykimit atyre nuk do t'u japim kurrfarë vlere.” [El-Kehf: 105].
Sa anë do t’i ketë peshorja? Peshorja do t’i ketë dy anë: atë të veprave të mira dhe atë të veprave të këqija. Argument për këtë është hadithi ku Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tregon se një njeriu do t’i vendosen në peshojë, në njërën anë disa regjistra me vepra të këqija, kurse në anën tjetër një kartë në të cilën shkruan “La ilahe il-lAll-llah”. [sahih, Imam Ahmedi, Tirmidhiu, Ibën Maxhe etj.] [Shih librin: “Besimi i Mjaftueshëm” me komentin e Ibën Uthejminit].
4. Poashtu në këtë hadith përmendet një cilësi (sifat) prej cilësive të All-llahut, e ajo është cilësia e dashurisë.
Detyra jonë përball të cilave cilësi të All-llahut është që t’i pranojmë ato siç ceken në Kuran dhe sunnet: pa mohim, pa shtrembërim të kuptimit, pa komentim të gabuar dhe pa përngjasim.
Kjo është akideja e ehli sunnetit, e sahabeve dhe pasuesve të tyre, e imamave të katër medhhebeve, andaj kush e kundërshton këtë është bidatçi. [Për më gjërësisht “Besimi i Mjaftueshëm” me komentin e Ibën Uthejminit].
5. Në këtë hadith si dhe në shumë hadithe tjera, Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, na nxitë që ta përmendim All-llahun sa më shumë me dhikre që janë cekur në Kuran dhe sunnet (shih “Mburoja e muslimanit), sepse kjo vepër ka vlerë të madhe, All-llahu e don ate dhe e shpërblen shumë.
Dobitë e dhikrit janë të shumta, e në vijim do t’i përmendim disa prej tyre:
-Dhikri e forcon lidhjen mes robit dhe Krijuesit të tij.
-Dhikri është ndër ibadetet më të mëdha, siç ka thënë All-llahu, subhanehu ve teala: “… e përmendja e All-llahut është më e madhja.”(ajet)
-Kjo vepër është shkak për faljen e mëkateve dhe fitimin e sevapeve, e për këtë ekzistojnë hadithe të shumta.
-Kjo vepër rëndon shumë në peshojë.
-Kjo është një vepër që e don All-llahu, e nga kjo kuptohet se e don edhe vepruesin e saj.
-Kjo vepër e largon shejtanin dhe vesveset e tij, si dhe e mbron njeriun nga ai dhe sherri i tij.
-Dhikri e pastron zemrën dhe i’a shton devotshmërinë.
-Nëse ti e përmend All-llahun subhanehu ve teala, Ai do të përmend ty.
All-llahu, tebareke ve teala, thotë: “Në krijimin e qiejve e të tokës, në ndryshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt. Për ata që All-llahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë dhe thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke thënë): Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit!

melika
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 193
Points : 542
Reputation : 3
Data e Anëtarësimit : 15/04/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Hadithi: Dy fjalët e lehta në gjuhë

Mesazh nga Ebu Amar prej Thu Apr 22, 2010 7:39 pm

Es Selam Alejkum moter Allahu ju shperbleft ne ket bot dhe ahiret per punen e juaj te pa lodhshme Allahu ju rujt nga gjdo e keqe.

_________________
Ebu Umame r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë:“Lexojeni Kur’anin, vërtet ai do të ndërmjetësojë Ditën e Gjykimit për të zotët e vet”.(Muslimi)


Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Hadithi: Dy fjalët e lehta në gjuhë

Mesazh nga melika prej Fri Apr 23, 2010 12:04 am

alejkum selam edhe ty vellah per mundin qe po e bon me gjithe vellezrit tjer Allahu ju udhezoft gjithmon inshallah

melika
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 193
Points : 542
Reputation : 3
Data e Anëtarësimit : 15/04/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Hadithi: Dy fjalët e lehta në gjuhë

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi