Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe
Faqja 5 e 5
Faqja 5 e 5 • 1, 2, 3, 4, 5

First topic message reminder :
1. Fatiha
1. Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
2. Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botërave
3. Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
4. Sunduesit të ditës së Gjykimit
5. Ty të adhurojmë dhe prej Teje ndihmë kërkojmë
6. Udhëzona në rrugën e drejtë,
7. në rrugën e atyre ndaj të cilëve ke bekimin, e jo në të atyre që je i hidhëruar, dhe që kanë humbur!

Ebu Beker- Anëtarë Aktiv
- Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010
Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe
99.Zelzele
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
99:1. Kur të dridhet toka me dridhjen e saj të fuqishme,
99:2. Dhe të nxjerrë toka atë që ka në brendinë e saj (barrën nga brenda),
99:3. Dhe njeriu të thotë: “C’ka kjo (që bën këtë dridhje)?”
99:4. Atë ditë ajo i rrëfen tregimet e veta,
99:5. Ngase Zoti yt e ka urdhëruar atë.
99:6. Atë ditë njerëzit shfaqen të ndarë në grupe që të shpërblehen për veprat e tyre.
99:7. E kush punoi ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë.
99:8. Dhe kush punoi ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë.

100. Adijat
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
100:1. Pasha vrapuesit e shpejtë (kuajt) që hingëllojnë!
100:2. E që me thundrat e tyre nxjerrin xixëllima zjarri nga gurët,
100:3. Dhe të cilët vërsulen herët në agim.
100:4. E me të (vërsulje) atëherë çojnë pluhur.
100:5. Dhe ashtu hidhen në mesin e grumbullit (të armikut).
100:6. Vërtet, njeriu është përbuzës ndaj Zotit të vet.
100:7. Edhe vetë është dëshmues i asaj (përbuzjeje).
100:8. Dhe ai është që shumë e do pasurinë.
100:9. A nuk e di ai se kur të nxirret çka është në varreza?
100:10. Dhe të tubohet (të dalë në shesh) ajo që ishte në gjoksa.
100:11. E atë ditë, pa dyshim Zoti i tyre është i njohur hollësisht për punën e tyre!

101. Karia
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
101:1. Krisma e kijametit.
101:2. Cka është krisma?
101:3. Dhe ç’të mësoi ty se ç’është krisma?
101:4. Ajo është ditë kur njerëzit bëhen si insekte të shpërndara.
101:5. Dhe kodrat bëhen si leshi i shprishur.
101:6. E sa i përket atij që i rëndohet peshoja e veprave të tij,
101:7. Ai është në një jetë të këndshme.
101:8. Ndërsa, atij që ka peshojën e lehtë të veprave të tij,
101:9. Vendi i tij do të jetë në Havije.
101:10. E ç’është ajo që të njoftoi se ç’është ai (Havije)?
101:11. Eshtë zjarri me nxehtësi shumë të lartë.

102. Tekathur
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
102:1. Juve u preokupoi përpjekja për shumimin (e pasurisë, të fëmijëve, të pozitës)!
102:2. Derisa të mos i vizitoni varrezat (të bëheni banues të tyre - të vdisni).
102:3. Jo, nuk është ashtu! Gjithsesi këtë do ta kuptoni më vonë!
102:4. Përsëri jo, jeni gabim! Më vonë do ta kuptoni!
102:5. Jo, pse, sikur ta dinit me një dije të sigurt (nuk do të bënit ashtu).
102:6. Ju patjetër do ta shihni xhehennemin.
102:7. Madje atë do ta shihni të bindur plotësisht.
102:8. Pastaj në atë ditë do të pyeteni për të mirat (e Dunjas).

103. Asr
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
103:1. Pasha kohën!
103:2. Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt.
103:3. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm.

104. Humeze
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
104:1. Mjerë për secilin që ofendon e përqesh (njerëzit),
104:2. Që ka tubuar pasuri dhe që atë e ruan të mos i pakësohet.
104:3. E mendon se pasuria e tij do ta bëjë të përjetshëm.
104:4. Jo, të mos mendojë ashtu! Se ai patjetër do të hidhet në Hutame.
104:5. E çka din ti se ç’është Hutame?
104:6. Eshtë zjarri i All-llahut i ndezur fort.
104:7. Që depërton deri në loçkë të zemrës.
104:8. Ai i mbyll ata, ua zë frymën.
104:9. Ata janë të lidhur në pranga të njëpasnjëshme.

105. Fil
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
105:1. A nuk e ke parë se ç’bëri Zoti yt me poseduesit e elefantit?
105:2. A nuk ua bëri përpjekjen e tyre të dështuar?
105:3. Dhe Ai kundër tyre lëshoi shpendë që vinin tufë-tufë!
105:4. Dhe i gjuanin ata me gurë nga balta e gurëzuar!
105:5. Dhe ata i bëri si gjeth i grimcuar (i përtypur)!

106. Kurejsh
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
106:1. Për hir të garantimit që e gëzojnë kurejshitët!
106:2. Garantimin e udhëtimit të tyre të lirë dimrit dhe verës!
106:3. Pra, le ta adhurojnë Zotin e kësaj shtëpie,
106:4. I cili i ushqeu pas urisë dhe i siguroi prej çdo frike!

107. Maun
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
107:1. A e ke parë ti (a e sheh) atë, që përgënjeshtron përgjegjësinë dhe llogarinë në botën tjetër?
107:2. Po ai është që e përzë në mënyrë të vrazhdë bonjakun.
107:3. Dhe që nuk nxit për ta ushqyer të varfërin.
107:4. Pra shkatërrim është për ata që falen,
107:5. Të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm.
107:6. Ata që vetëm shtiren (sa për sy e faqe).
107:7. Dhe nuk japin as sendin më të vogël (as hua).

108. Kevther
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
108:1. Ne, vërtet, të dhamë ty shumë të mira.
108:2. Andaj ti falu dhe prej kurban për hir të Zotit tënd!
108:3. E s’ka dyshim se urrejtësi yt është farësosur.

109. Kafirun
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
109:1. Thuaj: “O ju jobesimtarë!
109:2. Unë nuk adhuroj atë që ju e adhuroni!
109:3. As ju nuk jeni adhurues të Atij që unë e adhuroj!
109:4. Dhe unë kurrë nuk do të jem adhurues i asaj që ju adhuroni!
109:5. Por edhe ju nuk do të jeni adhurues të Atij që unë e adhuroj!
109:6. Ju keni fenë tuaj (që i përmbaheni), e unë kam fenë time (që i përmbahem)!

110. Nasr
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
110:1. Kur erdhi ndihma e All-llahut dhe çlirimi (ngadhënjimi),
110:2. Dhe i pe njerëzit që po hyjnë turma-turma në fenë e All-llahut.
110:3. Ti, pra, lartësoje Zotin tënd duke falënderuar dhe kërko nga Ai falje. Ai vërtet pranon shumë pendimin, është mëshirues i madh.

111. Mesed
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
111:1. Qoftë i shkatërruar Ebi Lehebi, e ai më është shkatërruar!
111:2. Atij nuk i bëri dobi pasuria e vet, as ajo çka fitoi!
111:3. Ai do të hyjë në një zjarr të ndezur flakë.
111:4. E edhe gruaja e tij, ajo që barti dru (ferra),
111:5. E në qafën e saj ajo ka një litar të përdredhur.

112. Ihlas
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
112:1. Thuaj: Ai, All-llahu është Një!
112:2. All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë.
112:3. As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur.
112:4. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.

113. Felek
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
113:1. Thuaj: I mbështetem Zotit të agimit,
113:2. Prej dëmit të çdo krijese që Ai e krijoi.
113:3. Dhe prej errësirës së natës kur ngryset plotësisht.
113:4. Dhe prej dëmit të atyre që lidhin dhe fryejnë nyja.
113:5. Edhe prej dëmit të smirëkeqit kur sipas smirës vepron.

114. Nas
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
114:1. Thuaj: “Mbështetem (mbrohem) me Zotin e njerëzve!
114:2. Sunduesin e njerëzve,
114:3. Të adhuruarin e njerëzve,
114:4. Prej të keqes së cytësit që fshihet.
114:5. I cili bën cytje në zemrat e njerëzve,
114:6. Qoftë ai (cytësi) nga xhinët ose nga njerëzit”.

Similar topics
» Jeta e Muhammedit (a.s) Dokumentar Në Gjuhen Shqipe.
» Kurani Fisnik
» Familja Gjermane Krishteré pranon fené Islame pérkthyer né shqip
» Të shpëtuarit në Kuran
» Ata që Allahu i do në Kuran

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi