Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Faqja 3 e 5 Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next

Shko poshtë

Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe - Faqe 3 Empty Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker Fri Feb 05, 2010 11:13 pm

First topic message reminder :

1. Fatiha

1. Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
2. Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botërave
3. Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
4. Sunduesit të ditës së Gjykimit
5. Ty të adhurojmë dhe prej Teje ndihmë kërkojmë
6. Udhëzona në rrugën e drejtë,
7. në rrugën e atyre ndaj të cilëve ke bekimin, e jo në të atyre që je i hidhëruar, dhe që kanë humbur!
Ebu Beker
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe - Faqe 3 Empty Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker Mon Feb 08, 2010 10:09 pm

49.Huxhurat

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

49:1. O besimtarë, mos bëni asgjë para (se të orientoheni në udhëzimet e) Zotit dhe të dërguarit të Tij, kini kujdes All-llahun, se me të vërtetë All-llahu i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha.
49:2. O ju që keni besuar, mos ngreni zërin tuaj mbi zërin e Pejgamberit dhe mos iu ngërmoni atij si i ngërmoheni njëri-tjetrit, e të zhduken veprat tuaja duke mos ditur ju.
49:3. Ata që ulin zërat e tyre pranë të dërguarit të All-llahut, All-llahu zemrat e tyre i ka përshtatur për devotshmëri, ata kanë falje mëkatesh dhe shpërblim të madh.
49:4. Ata që të thërrasin përtej mureve, shumica e tyre janë që nuk kuptojnë.
49:5. E sikur ata të bënin durim derisa të kishe dalë ti vetë, do të ishte më edukative për ta, po All-llahu është mëkatfalës, mëshirues.
49:6. O ju që keni besuar, nëse ndonjë i pandërgjegjshëm u sjell ndonjë lajm, ju shqyrtojeni mirë, ashtu që të mos e goditni ndonjë popull pa e ditur realitetin, e pastaj të pendoheni për atë që keni bërë.
49:7. E, dijeni se në mesin tuaj e keni të dërguarin e All-llahut. Sikur ai t’ju dëgjonte juve në shumë çështje, ju do të pësonit vuajtje, por All-llahu juve ua bëri të dashur besimin dhe ua zbukuroi atë në zemrat tuaja, ndërsa mosbesimin, shfrenimin dhe kundërshtimin, ua bëri që t’i urreni. Të tillë janë ata që gjetën rrugën e drejtë.
49:8. Kjo është dhuratë dhe begati prej All-llahut, e All-llahu është i dijshëm dhe i urtë.
49:9. Nëse dy grupe besimtarësh tentojnë të luftojnë ndërmjet vete, ju pajtoni ata, e në qoftë se ndonjëri prej tyre e sulmon tjetrin, atëherë luftojeni atë grup që vërsulet me pa të drejtë, derisa t’i bindet udhëzimit të All-llahut, e nëse kthehet, atëherë me drejtësi bëni pajtimin ndërmjet tyre, mbani drejtësinë, se vërtet All-llahu i do të drejtit.
49:10. S’ka dyshim se besimtarët janë vëllezër, pra bëni pajtim ndërmjet vëllezërve tuaj dhe kini frikë All-llahun, që të jeni të mëshiruar (nga Zoti).
49:11. O ju që besuat, nuk bën të tallet një popull me një popull tjetër, meqë të përqeshurit mund të jenë më të mirë nga ata të cilët përqeshin dikë tjetër, e as gratë me gratë e tjera, sepse mund të ndodhë që gratë e tjera të jenë më të mira se ato që përqeshin (duke e nënçmuar njëri-tjetrin) dhe mos etiketoni njëri-tjetrin me llagape. Pas besimit është keq të përhapet llagapi i keq. E ata që nuk pendohen, janë mizorë.
49:12. O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri-tjetrit, dhe mos përgjoni njëri-tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni! Kini frikë nga ndëshkimi i All-llahut, e All-llahu është mëshirues, Ai pranon shumë pendimin.
49:13. O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat), e All-llahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.
49:14. Beduinët thanë: “Ne kemi besuar!” Thuaj: “Ju nuk keni besuar ende, por thuani: Ne jemi dorëzuar, e ende nuk po u hyn besimi në zemrat tuaja. E nëse e respektoni All-llahun dhe të dërguarin e Tij, Ai nuk ju pakëson asgjë nga veprat tuaja, se All-llahu është shumë mëkatfalës, shumë mëshirues”.
49:15. Besimtarë janë vetëm ata që i besuan All-llahut, të dërguarit e Tij, e mandej nuk dyshuan dhe për hir të All-llahut luftuan me pasurinë dhe me jetën e tyre. Të tillë janë ata të vërtetit.
49:16. Thuaj: “A ju ia bëni me dije All-llahut fenë tuaj (duke thënë: ne besuam), kur All-llahu është Ai që e di ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë dhe All-llahu është i dijshëm për çdo send”.
49:17. Ata të shprehin ty mirënjohje (ta përmendin) që u bënë muslimanë. Thuaj: “Pranimin tuaj të fesë islame mos ma njihni (mos ma përmendni) mua, por nëse jeni të sinqertë All-llahu juve ju bëri mirë, kur ju udhëzoi për besim”.
49:18. S’ka dyshim se All-llahu e di fshehtësinë e qiejve e të tokës, All-llahu sheh atë që punoni ju.
Ebu Beker
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe - Faqe 3 Empty Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker Mon Feb 08, 2010 10:11 pm

50.Kaf

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

50:1. Kaf. Pasha Kur’anin e lavdishëm (do të ringjalleni).
50:2. Por jo, ata u çuditën që u erdhi i dërguari (qortues) nga mesi i tyre, andaj jobesimtarët thanë: “Kjo është diçka shumë e çuditshme.
50:3. A pasi të vdesim e të bëhemi dhé (do të kthehemi në jetë)? Ai kthim është larg (mendjes e mundësisë)!”
50:4. Ne dimë se ç’pakëson (ç’tret) toka prej tyre. Te Ne është edhe libri që ruan çdo gjë (numrin e tyre, emrat, pjesët e trupit).
50:5. Ata përgënjeshtruan të vërtetën kur ajo u erdhi dhe ata janë në gjendje të luhatshme.
50:6. A nuk shikojnë ata me vëmendje kah qielli se si mbi ta kemi ndërtuar atë, e kemi zbukuruar atë duke mos pasur në të ndonjë zbrazëti.
50:7. Edhe tokën se si e kemi shtrirë, e në të kemi vendosur kodra përforcuese dhe kemi bërë që në të të mbijnë gjithfarë bimësh të bukura.
50:8. (I bëmë ashtu) Dëshmi të dukshme dhe përkujtuese për secilin njeri që ka drejtuar mendjen (te Zoti).
50:9. Ne, nga qielli lëshuam shiun e dobishëm dhe me të bëmë që të kultivohen kopshte e drithëra që korren.
50:10. Dhe rritëm trungje të gjata hurmash me fruta të paluara njëri mbi tjetrin.
50:11. Ushqim për njerëz, dhe me të, Ne e ngjallëm tokën e vdekur, e kështu do të jetë edhe ringjallja.
50:12. Para tyre përgënjeshtruan populli i Nuhut, banorët e Bunarit (të pusit) dhe Themudi.
50:13. Edhe Adi, edhe Faraoni dhe vëllezërit e Lutit.
50:14. Edhe banorët e Ejkes, populli i Tubbeit. Të gjithë i përgënjeshtruan të dërguarit, atëherë e merituan ndëshkimin Tim.
50:15. A mos u lodhëm Ne me krijimin e parë? Jo, por ata janë në një huti rreth një krijimi të ri.
50:16. Ne e kemi krijuar njeriun dhe dimë se ç’pëshpërit ai në vetvete dhe Ne jemi më afër tij se damari (që rrah) i qafës së tij.
50:17. Dhe se kur dy engjëjt qëndrojnë pranë tij në të djathtë dhe në të majtë.
50:18. Që ai nuk hedh ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellësi i gatshëm.
50:19. Agonia e vdekjes i vjen me atë të vërtetën (i zbulohet çështja e Ahiretit); kjo është ajo prej së cilës ke ikur.
50:20. Dhe i fryhet surit, e ajo është dita e premtuar (për dënim).
50:21. E do të vijë secili njeri e bashkë me të edhe grahësi edhe dëshmitari.
50:22. (I thuhet) Ti ishe në një huti nga kjo (ditë) e Ne ta hoqëm perden tënde dhe tash ti sheh shumë mprehtë.
50:23. E shoku (përcjellësi) i tij do të thotë: “Kjo që është tek unë (regjistri i veprave) është gati.
50:24. Ju të dy (engjëjt) hidheni në xhehennem secilin mohues kryeneç.
50:25. Secilin pengues të veprave, mizor e të dyshimtë në fé.
50:26. I cili All-llahut i shoqëroi zot tjetër, pra hidheni atë në vuajtjet më të rënda”.
50:27. E shoku i tij (djalli) thotë: “Zoti ynë, unë nuk u shmanga prej rrugës së drejtë, por ai vetë ka qenë i humbur larg”.
50:28. Ai (All-llahu) thotë: “Mos u grindni tash para Meje, se Unë më parë ju tërhoqa vërejtjen.
50:29. Tek Unë nuk ndryshon fjala (vendimi) dhe Unë nuk jam zullumqar për robërit”.
50:30. (Përkujto) Ditën kur Ne xhehennemit i themi: “A je mbushur?” E ai thotë: “A ka ende?”
50:31. Ndërsa besimtarëve të ruajtur xhenneti u afrohet krejt afër.
50:32. Kjo është ajo që u premtohej për secilin që pendohet dhe që e ruan besën e dhënë.
50:33. Për secilin që i është frikësuar Zotit pa e parë dhe ka qenë i kthyer te Ai me zemër të sinqertë.
50:34. (U thuhet) Hyni në të të shpëtuar, se kjo është dita e përjetshme.
50:35. Ata aty kanë çka të dëshirojnë, e te Ne ka edhe më shumë.
50:36. E sa e sa brezni para ty i kemi shkatërruar e që ishin shumë më të fortë e më të shkathët se këta (idhujtarët kurejshitë). Ata brodhën andej e këndej nëpër tokë (për t’i ikur vdekjes). Por, a mos gjetën rrugëdalje?
50:37. Në të gjitha këto, për atë që ka mendje të shëndoshë dhe që i ka vënë veshin me vëmendje, ka argumente.
50:38. Ne krijuam qiejt e tokën dhe gjithë çka ka ndërmjet tyre brenda gjashtë ditësh dhe Ne nuk ndiem lodhje.
50:39. Po ti (Muhammed) me durim përballo atë që ata të thonë, para lindjes së diellit dhe para perëndimit madhëro me falënderim Zotin tënd.
50:40. Falu për hir të Tij edhe në një pjesë të natës edhe pas sexhdes (pas namazit farz).
50:41. Dhe vëni veshin thirrësit kur thërret nga ndonjë vend i afërt.
50:42. Ditën kur e dëgjojnë thirrjen për të vërtetën (ringjalljen), e ajo është dita e daljes (prej varrezave).
50:43. S’ka dyshim se Ne japim vdekje dhe vetëm te Ne është kthimi i tyre.
50:44. Ditën kur me ata hapet toka e ata nguten (për vendtubim), e ai është një tubim i lehtë për Ne.
50:45. Ne dimë më së miri çka thonë ata, e ti ndaj tyre nuk je ndonjë dhunues, ti këshilloje me këtë Kur’an atë që i ka frikë kërcënimit Tim.
Ebu Beker
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe - Faqe 3 Empty Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker Mon Feb 08, 2010 10:13 pm

51.Dharijat

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

51:1. Për erërat që ngrejnë dheun dhe e shpërndajnë.
51:2. Për retë që bartin shiun e rëndë.
51:3. Për anijet që lundrojnë lehtë.
51:4. Për engjëjt që bëjnë ndarjen e çështjeve.
51:5. S’ka dyshim se ajo që u premtohet është e vërtetë e sigurt.
51:6. Dhe se shpërblimi (gjykimi për vepra) do të ndodhë patjetër.
51:7. Për qiellin plot rrugë.
51:8. Ju gjendeni në një thënie kontradiktore,
51:9. Nga ai (besimi) zbrapset ai që ishte zbrapsur.
51:10. Mallkuar qofshin gënjeshtarët!
51:11. Ata të cilët janë gafilë në injorancë (në verbëri, në padituri).
51:12. E pyesin: “Kur është dita e gjykimit?”
51:13. Dita kur ata digjen në zjarr.
51:14. Përjetojeni dënimin tuaj, ky është ai që kërkonit t’ju shpejtohet.
51:15. Të devotshmit janë në kopshte e burime.
51:16. Të kënaqur se kanë shtënë në dorë atë që u dha Zoti i tyre, ata edhe më parë (në Dunja) ishin mirëbërës.
51:17. Ata qenë të cilët pak flinin natën.
51:18. Dhe në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkonin falje për mëkatet.
51:19. Dhe në pasurinë e tyre kishin përcaktuar të drejtë për lypësin dhe për të ngratin (që ka nevojë por nuk lyp).
51:20. Edhe në tokë ka argumente për ata të bindurit.
51:21. Po edhe në veten tuaj. A nuk jeni kah e shihni?
51:22. E në qiell është furnizimi juaj dhe ajo që ju premtohet.
51:23. Pasha Zotin e qiellit e të tokës, kjo është një e vërtetë, ashtu siç është e vërtetë se ju flisni.
51:24. A ke arritur të dëgjosh ti për rrëfimin e musafirëve të ndershëm të Ibrahimit?
51:25. Kur patën hyrë te Ai dhe thanë: “Të përshendesim me paqë!” Ai tha: “Qofshi gjithnjë të përshëndetur me paqë!” (E me vete tha): “Njerëz të panjohur!”
51:26. Dhe ai pa u vërejtur shkoi te familja e vet dhe solli një viç të majmë të pjekur.
51:27. Atë ua afroi atyre e tha: “Përse nuk po hani?”
51:28. Dhe ndjeu njëfarë frike prej tyre, po ata thanë: “Mos ki frikë!” Mandej i dhanë myzhde për një djalë të dijshëm.
51:29. E gruaja e tij nisi të bërtasë e i ra shuplakë fytyrës së vet e tha: “Unë jam një plakë që nuk lind!”
51:30. Ata (engjëjt) thanë: “Kështu ka thënë Zoti yt, e Ai është i urti, i gjithdijshmi”.
51:31. Ai (Ibrahimi) tha: “E ç’është puna juaj, o ju të dërguar?”
51:32. Ata thanë: “Ne jemi të dërguar te një popull kriminel!”
51:33. Që të hedhim mbi ta gurë nga balta (e pjekur)!
51:34. (gurë) Të shënuar te Zoti yt, për ata që i kaluan kufijtë (në mëkate).
51:35. Dhe kush ishte aty nga besimtarët, Ne i nxorëm (i larguam).
51:36. Po nuk gjetëm aty pos një shtëpie muslimane.
51:37. Dhe Ne kemi lënë aty shenjë për ata që i kanë frikë dënimit të hidhur.
51:38. (Kemi lënë shenjë) Edhe në Musain kur Ne e dërguam te faraoni me fakte të forta.
51:39. E ai, me tërë anën (fuqinë) e vet, ia ktheu shpinën dhe tha: “Eshtë magjistar, ose është i çmendur!”
51:40. E Ne e kapëm atë dhe ushtrinë e tij dhe e hodhëm në det, dhe ai e bëri veten të jetë i sharë.
51:41. Edhe në Adin (kemi lënë shenjë) kur Ne lëshuam kundër tyre erën rrënuese,
51:42. e cila nuk la send pa e shndërruar në mbeturinë.
51:43. Edhe në Themudin kur atyre iu pat thënë: Kënaquni deri në një kohë.
51:44. E ata nga kryelartësia nuk respektuan urdhrin e Zotit të tyre, andaj i përfshiu rrufeja me krismë, e ata e shihnin.
51:45. Dhe nuk mundën as të ngrtihen e as t’i kundërvihen.
51:46. Edhe popullin e Nuhut (e dënuam) që ishte më parë. Ai ishte një popull i prishur.
51:47. Ne, me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjerojmë atë.
51:48. Edhe tokën Ne e kemi shtruar, sa shtrues të mirë jemi.
51:49. Dhe Ne krijuam prej çdo sendi dy lloje (mashkull e femër) që ju të përkujtoni (madhështinë e Zotit).
51:50. Pra, ikni e mbështetuni tek All-llahu, unë prej Tij jam një qortues i hapët.
51:51. E mos i shoqëroni All-llahut edhe ndonjë zot tjetër, edhe për këtë unë jam i dërguar prej Tij që t’ju tërheq haptazi vërejtjen.
51:52. Ja, ashtu pra, edhe atyre që ishin më parë nuk u erdhi i dërguar e që nuk i thanë: “Eshtë magjistar ose është i çmendur!”
51:53. A mos e porositën njëri-tjetrin me këtë? Jo, por ata janë popull renegat.
51:54. Andaj ti largohu prej tyre, ti nuk je i qortuar.
51:55. Vazhdo me këshillë, sepse këshilla besimtarëve u bën dobi.
51:56. Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.
51:57. Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim e as s’dëshiroj të më ushqejnë ata.
51:58. All-llahu është furnizues i madh. Ai, fuqiforti.
51:59. S’ka dyshim se atyre që bënë mizori u përket dënimi si pjesa e dënimit të shokëve të tyre, andaj të mos e kërkojnë shpejtimin e tij.
51:60. Të mjerët ata që nuk besuan për atë ditën e tyre të premtuar!
Ebu Beker
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe - Faqe 3 Empty Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker Mon Feb 08, 2010 10:15 pm

52.Tur

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

52:1. Pasha Turin.
52:2. Dhe librin e shkruar në rreshta.
52:3. Në lëkurë të shtrirë.
52:4. Pasha shtëpinë (Qaben) e vizituar (ose Bejti Mamurin në qiell).
52:5. Pasha kulmin e ngritur (qiellin).
52:6. Pasha detin e mbushur (ose detin e ndezur flakë në kijamet).
52:7. Eshtë e vërtetë se dënimi i Zotit tënd patjetër do të ndodhë.
52:8. Atë nuk ka kush që mund ta largojë.
52:9. Ditën kur qielli bën një tronditje të fortë.
52:10. Dhe kodrat të shkulen nga vendi e të ecin.
52:11. Atë ditë është mjerim i madh për përgënjeshtarët.
52:12. Të cilët luajnë të zhytur në besime të kota.
52:13. Ditën kur me rrëmbim shtyhen në zjarrin e xhehennemit.
52:14. Ky është ai zjarr, që ju e keni përgënjeshtruar.
52:15. A mos është kjo ndonjë magji, apo ju nuk po shihni (jeni verbëruar siç u verbëruat nga e vërteta në Dunja).
52:16. Hyni në të! Për juve është njësoj, bëtë durim ose nuk bëtë. Shpërbleheni vetëm me atë që me veprat tuaja e merituat.
52:17. Ata të devotshmit janë në kopshte e në begati.
52:18. Të kënaqur me atë që ua dha Zoti i tyre dhe që i ruajti Zoti i tyre nga vuajtja e xhehennemit.
52:19. (U thuhet) Me të mirë hani e pini, për atë që vepruat mirë.
52:20. Ata janë të mbështetur në kolltukë të renditur dhe Ne u shoqëruam atyre hyri symëdha.
52:21. E ata që vetë besuan, e edhe pasardhësit e tyre ishin me besim, Ne atyre do t’ua shoqërojmë pasardhësit e tyre dhe asgjë nuk u pakësojmë nga veprat e tyre (prindërve). Secili njeri është peng i asaj që ka punuar.
52:22. Ne atyre ua shtojmë të mirat me pemë e me mish që ata e dëshirojnë.
52:23. Aty njëri-tjetrit ia zgjasin gotën, aty nuk ka fjalë të kota e as mëkat.
52:24. Në mesin e tyre qarkullojnë shërbëtoret si të ishin margaritarë të ruajtur.
52:25. Dhe njëri-tjetrit i qasen duke u pyetur (për punët e tyre në Dunja).
52:26. (Këta) Thonë: “Ne edhe kur ishim në familjet tona, ishim ata që frikësoheshim.
52:27. E All-llahu na dhuroi të mira dhe na ruajti prej dënimit të erës (flakës) së nxehtë të zjarrit.
52:28. Ne më parë ishim ndër ata që e lutëm Atë, e Ai është bamirës, mëshirues”.
52:29. Pra ti përkujto (me Kur’an) se me dhuntinë e Zotit tënd ti nuk je as falltor, as i çmendur.
52:30. E ata thonë: “Ai është poet, po presim kohën ta zhdukë”.
52:31. Thuaj: “Pritni, se edhe unë do të pres me ju”.
52:32. A mendjet (iluzionet) e tyre po u urdhërojnë për këtë, apo ata janë popull renegat?
52:33. A mos ata thonë: “Ai (Muhammedi) e trilloi!” Jo, por ata nuk besojnë.
52:34. Pra, nëse ata janë të drejtë le ta sjellin një ligjërim si ai.
52:35. A mos u krijuam prej kurrgjësë, apo ata vetë janë krijues?
52:36. A mos ata i krijuan qiejt e tokën, jo, por ata nuk janë të bindur.
52:37. A mos te ata janë depot e Zotit tënd, apo ata i mbizotërojnë?
52:38. A mos kanë ata shkallë të larta që në to të përgjojnë? Pra, përgjuesit e tyre le të sjellin fakt të sigurt!
52:39. A mos vajzat janë të Atij, kurse djemtë tuaj?
52:40. A mos ti u kërkon atyre shpërblim, e ata janë të ngarkuar nga tagri?
52:41. A mos te ata janë fshehtësitë, e ata i shkruajnë?
52:42. A mos po të kurdisin ndonjë kurth, po ata që nuk besuan bijnë vetë në kurth.
52:43. A mos kanë ata ndonjë zot pos All-llahut? I lartë është All-llahu nga ai që ata i shoqërojnë.
52:44. Edhe sikur ta shihnin që u bie nga qielli ndonjë copë, ata do të thoshin: “Eshtë re e dendur!”
52:45. Po ti lëri ata derisa të ballafaqohen në ditën e tyre, kur do të shtangen.
52:46. Ditën kur dredhia e tyre nuk do t’u bëjë dobi asgjë e as që do të ndihmohen.
52:47. Eshtë e vërtetë se ata që bënë zullum, kanë një dënim më të afërt se sa ai (i kijametit), por pjesa dërrmuese e tyre nuk e dinë.
52:48. Ti bën durim në vendimin e Zotit tënd, se ti je nën mbikëqyrjen Tonë dhe kur të ngrihesh madhëroje me falënderim Zotin tënd!
52:49. Edhe gjatë natës adhuroje Atë, si dhe kur yjet nuk duken më.
Ebu Beker
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe - Faqe 3 Empty Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker Mon Feb 08, 2010 10:16 pm

53.Nexhm

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

53:1. Pasha yllin kur ai bie (prej së larti poshtë)!
53:2. Shoku juaj (Muhammedi që ju e njihni) as nuk është njeri që ka humbur, as që ka devijuar (nga e vërteta).
53:3. Dhe ai nuk flet nga mendja e tij.
53:4. Ai (Kur’ani) nuk është tjetër pos shpallje që i shpallet.
53:5. Atë ia mësoi Ai, fuqiforti, (Xhibrili)
53:6. Që ka mendje precize dhe që u përqëndrua në formën e vet (reale).
53:7. Dhe ai (Xhibrili) ishte në horizontin e lartë (nga lindja).
53:8. Pastaj u lëshua dhe iu afrua.
53:9. E ishte afër sa dy harqe (dy kutë) apo edhe më afër.
53:10. Dhe i shpalli robit të Tij atë që ia shpalli.
53:11. Zemra nuk mohoi atë që pa (me sy).
53:12. A po i bëni polemikë atij për atë që ka parë?
53:13. Atë (Xhibrilin) e ka parë edhe herën tjetër.
53:14. (E ka parë) tek Sidretul Munteha.
53:15. Që pranë saj është xhennetul Me’va (kopsht strehimi i...)
53:16. Atëherë kur Sidrën e mbuloi çka e mbuloi.
53:17. Shikimi (i Muhammedit) as nuk lakoi e as nuk tejkaloi.
53:18. Ai (Muhammedi) vërtet, pa disa nga shenjat më të mëdha të Zotit të vet.
53:19. E ju, a i shihni Latin dhe Uzanë?
53:20. Dhe atë të tretin e të fundin, Menatin (a kanë fuqi si Zoti i Muhammedit, e ju i konsideroni zota)!
53:21. A mendoni se meshkujt janë tuajët, e të Atij femrat?
53:22. Atëherë ajo është një ndarje e padrejtë!
53:23. Ata (që i adhuroni ju) nuk janë tjetër, vetëm se emra që ju dhe prindërit tuaj i emërtuat; All-llahu nuk zbriti për ta ndonjë fakt. Po ata (idhujtarët), nuk ndjekin tjetër vetëm se paragjykime dhe çka duan vetë, megjithqë prej Zotit të tyre u pat ardhur udhëzimi.
53:24. A mos do t’i takojë njeriut ajo që ai e dëshiron (Jo)?
53:25. E dihet se vetëm All-llahut i takon (sundimi) bota tjetër dhe kjo botë.
53:26. E sa engjëj ka që janë në qiej, e që ndërmjetësimi i tyre nuk bën dobi asgjë, vetëm pasi që All-llahu të japë leje për atë që dëshiron dhe që është i kënaqur për të.
53:27. Ata që nuk e besojnë jetën tjetër, ata engjëjt i emërtojnë me emra femrash.
53:28. Ata nuk dinë asgjë për atë (emërtim), ata nuk ndjekin tjetër vetëm paragjykime, e paragjykimi nuk është asgjë ndaj së vërtetës.
53:29. Andaj, ti largohu prej atij që ia ka kthyer shpinën Kur’anit dhe që nuk do tjetër vetëm jetën e Dunjasë!
53:30. Ajo është e tërë dituria që kanë arritur ata, e Zoti yt është ai që di më së miri për atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai është që e di më së miri për atë që është në rrugën e drejtë.
53:31. Dhe vetëm të All-llahut janë ç’ka në qiej dhe në tokë - për t’i shpërblyer ata që bënë keq me të keqen e tyre dhe për t’i shpërblyer ata që bënë mirë me të mirën e tyre.
53:32. Ata që largohen prej mëkateve të mëdha dhe prej punëve të ndyta, përpos ndonjë pune të imët, s’ka dyshim se Zoti yt është që gjerësisht përfshin me falje, se Ai di më së miri për ju edhe para se t’ju krijojë edhe kur filloi krijimin tuaj nga dheu, e edhe kur ishit të fshehur në barqet e nënave tuaja, pra mos lavdëroni veten, se Ai e di kush është më i ruajtur.
53:33. A e ke parë atë që u zbrap (prej fesë),
53:34. që dha pak e pastaj e ndërpreu?
53:35. A mos është që tek ai ka njohuri për të fshehtën (çështjen e dënimit në Ahiret) dhe ai po e ditka?
53:36. Apo nuk është informuar me atë që është në fletushkat e Musait.
53:37. Dhe të Ibrahimit, që gjithnjë i plotësoi obligimet
53:38. (Që në to shkruan) Se askush nuk e bartë barrën e (mëkatit) tjetrit.
53:39. Dhe se njeriut nuk i takon tjetër vetëm se ajo që ka punuar.
53:40. Dhe se mundi i tij më vonë (ditën e gjykimit) do të shihet.
53:41. Pastaj ai shpërblehet me shpërblimin më të plotë.
53:42. Dhe se kthimi i fundit do të jetë te Zoti yt.
53:43. Dhe se Ai bën për të qeshë dhe bën për të qarë.
53:44. Dhe se Ai është që jep vdekje dhe jep jetë (gjallëri).
53:45. Dhe Ai është që krijoi llojet - mashkullin dhe femrën.
53:46. Nga pika e farës që hidhet.
53:47. Dhe se Atij i takon ngjallja tjetër (ringjallja në Ahiret).
53:48. Dhe se Ai është që pasuron dhe varfëron.
53:49. Dhe se Ai është Zoti i Shi’rasë (ylli polar që e adhuronin)
53:50. Dhe Ai e shkatërroi Adin e lashtë.
53:51. Edhe Themudin, që prej tyre nuk mbeti më.
53:52. Edhe popullin e Nuhut më herët, vërtet ata ishin edhe më zullumqarë dhe më renegatë.
53:53. Edhe Mu’tefikën (venbanimin e popullit Lut) e lëshoi prej së larti.
53:54. E i përfshiu ata ajo që i përfshiu.
53:55. Pra cilës së mirë të Zotit tënd i ke dyshim?
53:56. Ky (Muhammedi) është një qortues i llojit të qortuesve të parë.
53:57. E afërta është afruar (kijameti).
53:58. Pos All-llahut nuk ka kush që mund ta largojë atë (ta pengojë)!
53:59. A prej këtij ligjërimi (Kur’ani) po çuditeni?
53:60. E po qeshni dhe nuk po qani?!
53:61. Madje edhe e zëni në asgjë.
53:62. Pra, bini në sexhde për All-llahun dhe adhurojeni!
Ebu Beker
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe - Faqe 3 Empty Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker Mon Feb 08, 2010 10:18 pm

54.Kamer

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

54:1. Momenti (i katastrofës së përgjithshme) është afruar, e hëna është çarë (në dysh).
54:2. Po ata (idhujtarët) edhe nëse shohin ndonjë argument (mrekulli) zbrapsen e thonë: “Kjo është magji e vazhdueshme!”
54:3. Dhe përgënjeshtruan e ndoqën dëshirat e veta, por çdo çështje arrin cakun e fundit.
54:4. Atyre u patën ardhur aso lajmesh (të popujve të lashtë), ku ka mjaft qortime, (për ata që kuptojnë).
54:5. Urtësi e përsosur (është Kur’ani)! Po sa bëjnë dobi qortimet!
54:6. Pra, largohu prej tyre. Ditën kur thirrësi (Israfili) kumton një send të tmerrshëm.
54:7. Dalin prej varreve, e si karkaleca të shpërndarë e me shikim të përulur.
54:8. Duke shpejtuar drejt atij që i thërret, e jobesimtarët thonë: “Kjo është ditë e vështirë”.
54:9. Populli i Nuhut që ishte para tyre përgënjeshtroi dhe robin Tonë (Nuhun) e quajti rrenacak dhe thanë: “I marrë!” dhe iu bë kërcënim.
54:10. E ai iu drejtua Zotit të vet: “Unë jam i mundur, prandaj më ndihmo!”
54:11. Atëherë Ne me një shi të vrullshëm i hapëm dyert e qiellit.
54:12. Dhe Ne tokën e zbërthyem në burime uji, kurse uji u bashkua siç ishte caktuar.
54:13. E atë (Nuhun) e bartëm në (anije) dërrasash e shtyllash të gojëzuara.
54:14. Që lundronte nën mbikëqyrjen Tonë. (I fundosëm) Si ndëshkim për atë (Nuhun) që ishte mohuar (përbuzur).
54:15. Atë (ngjarje) Ne e lamë për kujtim, po a ka ndokush që merr mësim?
54:16. E çfarë ishte ndëshkimi Im dhe kërcënimi Im!
54:17. Ne Kur’anin e bëmë të lehtë për mësim, po a ka ndokush që merr mësim?
54:18. Adi përgënjeshtroi, e çfarë ishte ndëshkimi Im dhe kërcënimi Im?
54:19. Atyre Ne një ditë fatkeqe të përjetshme u lëshuam një erë të fortë.
54:20. I ngrente njerëzit si të ishin trupa hurmash të shkulura.
54:21. Dhe çfarë ishte ndëshkimi Im dhe vërejtja Ime?
54:22. Ne Kur’anin e bëmë të lehtë për të kuptuar, a ka ndokush që merr këshillë?
54:23. Themudi përgënjeshtroi të dërguarit.
54:24. E thanë: “A të shkojmë pas një të vetmit njeri që doli nga mesi ynë, po Ne atëherë do të jemi të humbur në një marrëzi!”
54:25. A, atij nga mesi jonë iu dha shpallja? Jo, por ai është një gënjeshtar mendjemadh.
54:26. Mirëpo ata nesër do të kuptojnë se kush është gënjeshtari, mendjemadhi!
54:27. Ne atyre do t’ua dërgojmë deven si sprovë e ti vetëm vështro dhe bën durim.
54:28. Dhe lajmëroi ata se uji është i ndarë për ta veç e veç, secili do të paraqitet për të pirë ujë në rendin e vet.
54:29. Po ata e ftuan shokun e vet, e ai mori dhe e theri atë.
54:30. E çfarë ishte ndëshkimi Im dhe kërcënimi Im?
54:31. Ne lëshuam kundër tyre një ushtimë, e ata u bënë si shtrojë vathi. (Mbeturinë e ushqimit të kafshëve që u shtrohet).
54:32. Ne Kur’anin e bëmë të lehtë për këshillë, po a ka ndokush që merr mësim?
54:33. Populli i Lutit i përgënjeshtroi vërejtjet e pejgamberit të vet.
54:34. Ne atyre, përveç familjes së Lutit të cilën e shpëtuam para se të agonte, u lëshuam një erë që solli gurë mbi ta.
54:35. (Shpëtimi ishte) Një mirësi nga ana Jonë, ashtu Ne shpërblejmë atë që falënderon.
54:36. Ai (Luti) u pat tërhequr vërejtjen atyre për dënimin Tonë të rëndë, por ata dyshuan në ato kërcënime.
54:37. Ata deshën t’u afrohen musafirëve të tij. Ne ua verbuam sytë atyre, pra përjetoni ndëshkimin Tim dhe qortimet e Mia!
54:38. E, atyre në një mëngjes të hershëm u erdhi dënimi i përhershëm.
54:39. Pra, vuajeni dënimin Tim dhe qortimin Tim!
54:40. Ne Kur’anin e bëmë të lehtë për të studiuar, a ka ndokush që merr përvojë nga ai?
54:41. Edhe rrethit të faraonit i patën ardhur shumë vërejtje.
54:42. Ata i përgënjeshtruan të gjitha argumentet Tona, prandaj Ne i dënuam ashtu siç është dënimi i një ngadhënjyesi, i një fuqiploti.
54:43. A jobesimtarët tuaj janë më të vlefshëm se ata që u përmendën, apo ju keni ndonjë kontratë në librat e qiellit?
54:44. A mos po thonë: “Ne jemi një grup ngadhënjyes tok të bashkuar?”
54:45. Grupi do të pësojë disfatë dhe ata do të kthehen prapa.
54:46. Por jo, afati i tyre është kijameti, e kijameti është edhe më i vështirë, edhe më i hidhur.
54:47. S’ka dyshim se idhujtarët kriminelë, janë edhe në një huti edhe në zjarr të madh.
54:48. Ditën kur me fytyrat e tyre do të tërhiqen zvarrë në zjarr. “Vuajeni dënimin Sekar” (emër i një xhehennemi).
54:49. Ne çdo send kemi krijuar me masë të caktuar.
54:50. Puna Jonë (në krijim) është e shpejtë sa çel e mshel sytë.
54:51. Ne, ata që ishin si ju i shkatërruam, a ka ndokush që merr mësim?
54:52. Dhe çdo gjë që ata e punuan, gjendet (e shkruar) në shënime.
54:53. Dhe çdo vepër, qoftë e vogël dhe qoftë e madhe, është radhitur (evidentuar në Lehvi Mahfudh).
54:54. Eshtë e vërtetë se të devotshmit do të jenë në xhennete e në lumenj.
54:55. Në një vend të kënaqshëm, te Sunduesi i plotfuqishëm (te All-llahu).
Ebu Beker
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe - Faqe 3 Empty Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker Mon Feb 08, 2010 10:19 pm

55.Rrahman

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

55:1. Rrahmani - (Mëshiruesi - Zoti ynë),
55:2. Ai ia mësoi Kur’anin
55:3. E krijoi njeriun.
55:4. Ia mësoi atij të folurit (të shprehurit, të shqiptuarit).
55:5. Dielli dhe hëna udhëtojnë sipas një përcaktimi të saktë.
55:6. Edhe yjet edhe bimët i bëjnë përulje (dëshirës së Rrahmanit).
55:7. Ai e ngriti edhe qiellin dhe Ai vuri drejtësinë.
55:8. Që të mos kaloni kufirin në drejtësi.
55:9. Edhe ju mbani me drejtësi peshojën, e mos lëni mangu në peshojë!
55:10. Ai edhe tokën e bëri të shtrirë për krijesat.
55:11. Në të ka pemë të llojllojta, ka edhe hurma me shporta të mbështjella.
55:12. Edhe drithi me kashtën e tij edhe bimët aromatike (ose ushqyese).
55:13. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni (ju o njerëz dhe ju o xhinë)?
55:14. Ai e krijoi njeriun nga balta e terur si (enë balte) e pjekur.
55:15. Dhe Ai krijoi xhinët nga flaka (pa tym) e zjarrit.
55:16. E, cilën begati të Zotit tuaj e mohoni?
55:17. Zot i dy lindjeve dhe Zot i dy perëndimeve.
55:18. E, cilën të mirë të Zotit tuaj e mohoni.
55:19. Ai i lejoi dy detet të puqen ndërmjet vete.
55:20. Ndërmjet atyre të dyve është një pengues që ata të dy nuk e kapërcejnë.
55:21. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:22. Prej atyre të dyve nxirren margaritarë e diamantë.
55:23. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:24. Dhe të Atij janë anijet lundruese të ngritura lart si kodra në det.
55:25. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:26. Cdo gjë që është në të (në tokë) është zhdukur.
55:27. E do të mbetet vetëm Zoti yt që është i madhëruar e i nderuar!
55:28. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:29. (Ai mbetet) Atij i drejtohet me lutje kush është në qiej e në tokë dhe Ai në çdo moment është i angazhuar në çështje të reja (falë mëkate, largon brengosje, jep jetë, jep vdekje, krijon gjendje, zhduk të tjera etj.).
55:30. E, cilën të mirë të Zotit tuaj ju po e mohoni?
55:31. Ne do të merremi me (llogarinë për) ju, o ju dy të rëndësishmit (njerëz dhe xhinë).
55:32. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni ju?
55:33. O turmë e xhinëve dhe e njerëzve, nëse keni mundësi të dilni përtej kufijve të qiejve e të tokës, depërtoni pra, po nuk mundeni vetëm me ndonjë fuqi të fortë (por ju nuk e keni atë).
55:34. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:35. Juve dy grumbujve u derdhet përmbi flakë zjarri dhe do t’u derdhet rem i shkrirë e nuk do të keni mundësi të mbroheni.
55:36. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:37. E kur të çahet qielli e bëhet kuq si vaji i shkrirë.
55:38. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:39. Atë ditë nuk pyetet për mëkatin e tij, as njeriu as xhini.
55:40. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:41. Kriminelët njihen me tiparet e tyre, andaj me rrëmbim kapen për flokë dhe për këmbët e tyre.
55:42. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:43. Ja, ky është xhehennemi, të cilin kriminelët e mohonin.
55:44. Ata do të sillen vërdallë ndërmjet atij (zjarrit) dhe ujit të vluar deri në kulminacion.
55:45. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:46. E, për atë që i pat frikë paraqitjes para Zotit të vet, janë dy xhennete.
55:47. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:48. (Xhennete) plot degë me gjethe e pemë.
55:49. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:50. Në ata të dy janë dy kroje që rrjedhin.
55:51. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:52. Në ata të dy, prej të gjitha pemëve ka nga dy lloje.
55:53. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:54. Të mbështetur në kolltukë që i kanë mbulesat e kadifes, dhe pemët e atyre dy xhenneteve janë krejt afër.
55:55. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:56. Aty janë ato që përqëndrojnë shikimet e tyre (vetëm në burrat e vet) e që nuk i ka prekur kush para tyre, as njerëz, as xhin.
55:57. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:58. Ato janë si xhevahiri e diamanti (të kuqërremta në të bardhë).
55:59. E, cilën të mirë nga të mirat e Zotit tuaj po e mohoni?
55:60. A mund të jetë shpërblimi i veprës së mirë diç tjetër, pos të së mirës!
55:61. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:62. E nën ato dy (xhennete) janë edhe dy xhennete.
55:63. Po cilën të mirë nga të Zotit tuaj po e mohoni?
55:64. Nga gjelbërimi i shumtë duken të mbyllura në të zi.
55:65. E, cilën nga të mirat e Zotit tuaj po e mohoni?
55:66. Aty janë dy burime që gjithnjë gurgullojnë.
55:67. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:68. Aty, në ata të dy, ka hurma dhe shegë.
55:69. E cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:70. Aty janë ato (gra) të ndershme e të bukura.
55:71. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:72. Ato janë hyri që e kufizojnë ndejën vetëm në shtëpinë (tënde).
55:73. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:74. Ato nuk i ka prekur kush para tyre, as njeriu as xhini.
55:75. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:76. Aty rrinë të mbështetura në mbështetëse të gjelbra e shtroja të bukura.
55:77. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
55:78. I lartësuar është emri i Zotit tënd, të madhëruar e të nderuar!
Ebu Beker
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe - Faqe 3 Empty Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker Tue Feb 09, 2010 12:17 am

56.Vakia

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

56:1. E kur të ngjajë ndodhia (kijameti).
56:2. Realitetin e asaj ndodhie nuk ka kush që do ta përgënjeshtrojë.
56:3. Ajo është që rrëzon, është që ngren (lart).
56:4. (Ajo ndodh) Kur toka tundet me dridhje të forta.
56:5. E kodrat shkapërderdhen e bëhen copë e thërrmi.
56:6. E bëhen pluhur i shpërndarë.
56:7. Dhe ju të ndaheni në tri grupe.
56:8. E ata të djathtit, kush janë ata të djathtit se?
56:9. Po të majtit, kush janë ata të majtit?
56:10. Ndërsa të përparmit janë të dalluar (janë në ballë).
56:11. Ata pra, janë më të afruarit (te Zoti).
56:12. Janë në xhennetet e begatshme.
56:13. (Ata janë) Shumë prej (popujve) të hershmëve.
56:14. E janë pak prej të mëvonshmëve.
56:15. Janë në shtretër të qëndisur me ar.
56:16. Të mbështetur në to përballë njëri-tjetrit.
56:17. Atyre u shërbejnë djelmosha të gjithmonshëm.
56:18. Me gastare, me ibrigë dhe me gota të mbushura plot prej burimit.
56:19. Prej së cilës pije (vere) as nuk u dhemb koka, as nuk dehen.
56:20. Edhe pemë sipas dëshirës së tyre.
56:21. Edhe mish shpezësh, cilin ta duan.
56:22. Dhe (gratë e tyre janë) hyri symëdha.
56:23. Si të ishin inxhi të ruajtura.
56:24. Shpërblim për atë, që ata punuan.
56:25. Aty nuk dëgjojnë fjalë të këqija as që janë mëkat (gënjeshtër).
56:26. Vetëm thënie: selam pas selami.
56:27. E për sa u përket atyre të djathtëve, çka është gjendja e të djathtëve?
56:28. Janë nën drunj të pemëve pa therra (pa gjemba).
56:29. Të bananeve me fruta palë-palë.
56:30. Nën hije të përhershme.
56:31. Pranë ujit rrjedhës.
56:32. Edhe ndër pemë shumë llojesh.
56:33. Që as nuk ndërprehen, as nuk janë të ndaluara.
56:34. Edhe shtretër të lartë (ose gra të larta).
56:35. Ne i kemi krijuar ato në një krijim të ri (formë të re).
56:36. Dhe ato i kemi bërë virgjëresha.
56:37. Të dashuruara (për burrat e vet), të një moshe.
56:38. (Ato janë) Për ata të djathtët.
56:39. (të djathtët) Janë shumë nga të parët (të hershmit).
56:40. Janë shumë nga më të vonshmit.
56:41. E të majtit, ç’është puna e të majtëve?
56:42. Janë në vapë të zjarrit dhe në ujë të valë.
56:43. Dhe në errësirë nga tymi.
56:44. As e freskët e as e këndshme.
56:45. Ata përpara kësaj kanë qenë të dhënë pas komoditetit (qejfeve).
56:46. Dhe ata vazhdimisht ishin në mëkatin e madh.
56:47. Dhe ishin që thonin: “A pasi të vdesim, të bëhemi dhé e eshtra të kalbur, njëmend do të ringjallemi?
56:48. A edhe prindërit tanë të hershëm?”
56:49. Thuaj: “Edhe të parët edhe të fundit!”
56:50. Keni për t’u tubuar në një ditë të caktuar!
56:51. Pastaj ju, o të humbur e gënjeshtarë!
56:52. Keni për të ngrënë prej pemës Zekum!
56:53. Prej saj keni për t’i mbushur barqet!
56:54. E menjëherë pas do të pini prej ujit të vluar!
56:55. Do të pini si deveja e etshme!
56:56. Kjo është mirëseardhja e tyre ditën e gjykimit.
56:57. Ne u kemi krijuar juve, e përse nuk pranoni (ringjalljen)?
56:58. A më tregoni për farën që e derdhni,
56:59. A ju e krijoni atë, apo Ne jemi që e krijojmë?
56:60. Ne e kemi caktuar (dhe barazuar) ndërmjet jush vdekjen dhe Ne nuk ka kush që mund të na pengojë.
56:61. Që t’ju zëvendësojmë me të tjerë si ju dhe t’ju krijojmë rishtazi siç nuk dini ju.
56:62. Ju e keni të njohur zanafillën e parë, e përse nuk mendoni.
56:63. A nuk e shihni atë që e mbillni?
56:64. A ju e bëni të mbijë ajo, apo Ne e bëjmë të mbijë?
56:65. Sikur Ne të dëshironim, do ta bënim atë të thyer (të shkatërruar) e ju do të mbeteshit gjithmonë të habitur (duke thënë).
56:66. S’ka dyshim se ne mbetëm të dëmtuar.
56:67. Po jo, ne mbetëm pa të (të varfëruar).
56:68. A e shihni ujin që po e pini?
56:69. A ju e lëshoni atë prej reve, apo Ne jemi që e lëshojmë?
56:70. Sikur Ne të dëshirojmë, e bëjmë atë të njelmët, përse nuk falënderoni?
56:71. A e keni parë zjarrin që ju e ndizni?
56:72. A ju krijuat drurin e tij, apo Ne jemi krijues?
56:73. Ne e bëmë atë si përkujtim (për zjarrin e xhehennemit) dhe të nevojshëm për ata në vende të pabanuara (në shkretëtirë).
56:74. Pra, ti lartësoje emrin e Zoti tënd të madh.
56:75. Betohem në shuarjen (perëndimin) e yjeve.
56:76. E ai është betim i madh, sikur ta dini!
56:77. Se me të vërtetë ai është Kur’an i famshëm.
56:78. Eshtë në një libër të ruajtur.
56:79. Atë nuk e prek kush, vetëm të pastrit (melaiket).
56:80. Eshtë i zbritur prej Zotit të botëve.
56:81. A, ndaj këtij ligjërimi (Kur’ani) ju jeni të luhatshëm (të pavendosur)?
56:82. Dhe falënderimin për furnizimin tuaj, ju jeni që e gënjeni.
56:83. Përse, pra kur arrin shpirti në fyt,
56:84. e ju në atë moment shikoni (se ç’po i ngjet).
56:85. E Ne jemi më afër tek ai se ju, por ju nuk shihni.
56:86. Dhe përse, nëse ju nuk jeni përgjegjës (për vepra),
56:87. (përse) Nuk e ktheni atë (shpirtin të mos dalë).
56:88. E nëse ai (i vdekuri) është prej të afërmve (të Zotit).
56:89. Ai ka (te Zoti) kënaqësi, furnizim të mirë dhe xhennet të begatshëm.
56:90. Po në qoftë se është nga të djathtët?
56:91. Pra, ty të qoftë selam prej të djathtëve (i thuhet).
56:92. E në qoftë se është prej gënjeshtarëve të humbur,
56:93. mirëseardhja e tyre është pritje me ujë të valë.
56:94. Dhe djegie nga zjarri i xhehennemit.
56:95. E s’ka dyshim se kjo është ajo e vërteta e sigurt.
56:96. Pra ti lartësoje Zotin tënd të madhëruar.
Ebu Beker
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe - Faqe 3 Empty Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker Tue Feb 09, 2010 12:19 am

57.Hadid

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

57:1. All-llahun e lartësoi me adhurim ç’ka në qiej e në tokë dhe Ai është i gjithfuqishmi, i urti.
57:2. I Tij është pushteti në qiej e në tokë, Ai jep jetë dhe Ai jep vdekje dhe Ai ka fuqi për çdo send.
57:3. Ai është i pari që s’ka fillim dhe i fundit që s’ka mbarim, i dukshmi dhe i padukshmi, dhe Ai është më i dijshmi për çdo gjë.
57:4. Ai është që krijoi qiejt dhe tokën vetëm për gjashtë ditë, pastaj mbisundoi Arshin. Ai e di çka futet në tokë dhe çka del prej saj, çka zbret nga qielli dhe çka ngrihet në të, dhe Ai është me ju kudo që të jeni, All-llahu është përcjellës i asaj që punoni.
57:5. Vetëm i Tij është sundimi i qiejve dhe i tokës dhe vetëm tek All-llahu kthehen të gjitha çështjet.
57:6. Ai e ngërthen (e zgjaton) natën në ditë dhe e ngërthen (zgjaton) ditën në natë dhe Ai është që i di të fshehtat në gjoksa.
57:7. Besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij dhe jepni nga ajo që Ai u bëri trashëgues në të, se ata që besuan prej jush dhanë për hir të Zotit, ata kanë shpërblim të madh.
57:8. C’keni ju që nuk i besoni All-llahut, kur i dërguari i Tij ju thërret t’i besoni Zotit tuaj, nëse jeni besimtarë (o sot o kurrë).
57:9. Ai robit të vet i shpall argumente të qarta për t’ju nxjerrë juve prej errësirave në dritë. E, s’ka dyshim se All-llahu është i butë e i mëshirshëm ndaj jush.
57:10. E, ç’keni ju që nuk jepni për në rrugën e All-llahut, kur dihet se All-llahut i mbesin trashëgim qiej e tokë? Nuk janë të barabartë prej jush ata që dhanë nga pasuria e tyre dhe luftuan para çlirimit, sepse të tillët kanë vlerë më të madhe nga ata që dhanë dhe luftuan pas. Por të gjithëve All-llahu u premtoi të mirat; All-llahu di çka punoni.
57:11. Kush është ai që i huazon All-llahut një hua të mirë e që Ai t’ia shumëfishojë atë dhe ai ka një shpërblim të mirë.
57:12. (Përkujto) Ditën kur i sheh besimtarët dhe besimtaret që drita e tyre flakëron para tyre dhe në të djathtë të tyre. (U thuhet) Myzhde e juaj sot janë xhennetet nën të cilat rrjedhin lumenj, aty do të jeni përgjithmonë. E ajo është fitore e madhe.
57:13. Ditën kur hipokritët dhe hipokritet atyre që besuan u thonë: “Na pritni (ose na shikoni) të ndriçohemi prej dritës suaj!” U thuhet: “Kthehuni prapa jush (në Dunja) e kërkoni ndonjë dritë!” Atëherë vihet ndërmjet tyre njëfarë muri që ka një derë, e brendia e tij është mëshirë (xhenneti), e nga ana e jashtme e tij është dënimi (zjarri).
57:14. (Hipokritët e mbetur në errësirë) I thërrasin ata (besimtarët): “A nuk kemi qenë edhe ne së bashku me ju!? (Besimtarët përgjigjen): “Po, por ju e shkatërruat veten (me hipokrizi), ju prisnit kob të zi për besimtarët, ju dyshonit në çështjet e fesë dhe juve ju mashtruan shpresat e kota deri kur ju erdhi caktimi i All-llahut (vdekja) dhe ashtu, përkitazi me All-llahun, mashtruesi ju mashtroi.
57:15. E sot prej jush nuk pranohet ndonjë kompensim e as prej atyre që nuk besuan, vendi juaj është zjarri, ai është ndihma juaj: sa përfundim i keq është ai”.
57:16. A nuk është koha që zemrat e atyre që besuan të zbuten me këshillat e All-llahut dhe me atë të vërtetën që zbriti (me Kur’an), e të mos bëhen si ata, të cilëve u është dhënë libri më parë e zgjati koha dhe zemrat e tyre u shtangën e shumë prej tyre janë jashtë rrugës.
57:17. Dijeni se All-llahu e ngjall tokën pas vdekjes së saj. Ne ua kemi sqaruar argumentet ashtu që të kuptoni.
57:18. S’ka dyshim se ata që japin lëmoshë (sadaka) dhe që sinqerisht japin për hir të All-llahut, atyre u shumëfishohet dhe ata kanë shpërblim të madh.
57:19. Ata që besuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ata janë të sinqertit dhe dëshmorët tek Zoti i tyre, ata kanë shpërblimin e vet dhe dritën e vet, ndërsa ata që e mohuan dhe përgënjeshtruan faktet Tona, ata janë banues të xhehennemit.
57:20. Ju njerëz dijeni se jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se lojë, kalim kohe në argëtim, stoli, krenari mes jush dhe përpjekje në shtimin e pasurisë dhe të fëmijëve, e që është si shembull i një shiu prej të cilit bima i habit bujqit, e pastaj ajo thahet dhe e sheh atë të verdhë, mandej bëhet e thyer, e llomitur, e në botën tjetër është dënimi i rëndë, por edhe falje mëkatesh dhe dhurim i kënaqësisë nga All-llahu; pra jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se përjetim mashtrues.
57:21. Shpejtoni në atë që fitoni falje prej Zotit tuaj dhe xhennetin që gjerësia e tij është si gjerësia e qiellit e tokës, i përgatitur për ata që i besuan All-llahut dhe të dërguarve të Tij. Ajo është dhunti e All-llahut që ia jep kujt të dojë, e All-llahu është dhurues i madh.
57:22. Nuk ndodh asnjë fatkeqësi në tokë e as në trupin tuaj, e që të mos jetë në shënime (libër - Levhi Mahfudh) para se të ngjajë ajo, e kjo për All-llahun është lehtë.
57:23. Ashtu që të mos dëshpëroheni tepër për atë që ju ka kaluar, e as të mos gëzohi tepër me atë që Ai u ka dhënë, pse All-llahu nuk e do asnjë arrogant që u lavdërohet të tjerëve.
57:24. Të cilët vetë bëjnë koprraci dhe me koprraci i këshillojnë njerëzit. E kush largohet prej dhënies, le ta dijë se All-llahu është i begatshëm, i lavdishëm.
57:25. Ne i dërguam të dërguarit Tanë me dokumente të qarta dhe Ne zbritëm me ata librin dhe drejtësinë që t’i përmbahen njerëzit të së drejtës. Ne e kemi zbritur edhe hekurin që në të ka forcë të fortë dhe dobi për njerëz, e edhe për t’u ditur tek All-llahu se kush ndihmon Atë (rrugën e Tij) dhe të dërguarit e Tij duke i besuar të fshehtës. S’ka dyshim se All-llahu është i fuqishëm, mbizotërues.
57:26. Ne Nuhun dhe Ibrahimin i zgjodhëm të dërguar e pasardhësve të atyre dyve ua dhamë pejgamberllëkun dhe librin, e disa prej tyre i udhëzuan në rrugën e drejtë po shumë prej tyre mbetën jashtë rrugës.
57:27. Pastaj vazhduam pas tyre me të dërguarit Tanë, e pas tyre e dërguam Isain, të birin e Merjemes dhe atij i dhamë Inxhillin, e në zemrat e ithtarëve të tij dhuruam butësi e mëshirë, ndërsa murgësinë ata vetë e shpikën. Ne atë nuk ua bëmë obligim atyre, mirëpo edhe pse kishin për qëllim me të vetëm ta arrijnë kënaqësinë e All-llahut, ata nuk iu përmbajtën asaj si duhet përmbajtur, prandaj atyre që besuan, Ne ua dhamë shpërblimin e tyre, po shumë prej tyre janë mëkatarë (jobesimtarë).
57:28. O ju që keni besuar, kini frikë All-llahun dhe vazhdoni me besim ndaj të dërguarit të Tij, se Ai ju jep dyfish nga mëshira e tij, ju dhuron dritë që ecni me të, ju falë mëkatet tuaja, All-llahu është mekatfalës, mëshirues.
57:29. Le ta dinë ithtarët e librit se ata nuk kanë asgjë në dorë nga mirësia e All-llahut dhe se e gjithë e mira (pejgamberllëku, shpallja) është në dorë të All-llahut, e Ai ia jep kujt të dojë, All-llahu është dhurues i madh.
Ebu Beker
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe - Faqe 3 Empty Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker Tue Feb 09, 2010 12:20 am

58.Muxhadele

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

58:1. Vërtet, All-llahu dëgjoi fjalët e asaj e cila bisedoi me ty lidhur me burrin e vet, që u ankua te All-llahu; prandaj All-llahu e dëgjon bisedën tuaj, All-llahu dëgjon çdo bisedë dhe sheh çdo punë.
58:2. Ata prej jush që bëjnë “Dhihar” (epërsia ime ndaj teje është haram si epërsia ndaj nënës sime) ndaj grave të veta, në të vërtetë ato nuk janë nënat e tyre, nënat e tyre janë vetëm ato që i kanë lindur ata, ndërsa ata janë duke thënë fjalë të irituara dhe gënjeshtra, por All-llahu është që lë shumë pa marrë në përgjegjësi dhe shumë falë.
58:3. Ata që krahasojnë (me nëna) dhe largohen nga gratë e veta, e pastaj zbrapsen nga ajo që kanë thënë, janë të obliguar që para se të kontaktojnë ndërmjet vete ta lirojnë një rob. Kjo është dispozitë me të cilën porositeni, e All-llahu është i njohur hollësisht me atë që ju punoni.
58:4. E kush nuk gjen (rob për lirim), atëherë le të agjërojë dy muaj rresht para se të kontaktojnë, e kush nuk mundet, atëherë le t’i ushqejë gjashtëdhjetë të varfër. Kjo (dispozitë ju shërben) për të vërtetuar ju se besoni All-llahun dhe të dërguarin e Tij (e jo zakonet injorante). Këto, pra janë përcaktimet e All-llahut. Ndërkaq, mohuesit kanë dënim të rëndë.
58:5. Eshtë e vërtetë se ata që i kundërvihen All-llahut dhe të dërguarit të Tij janë të mposhtur, ashtu siç u mposhtën ata përpara tyre. Mirëpo, Ne u kemi shpallur fakte të qarta, e për mohuesit është një dënim i turpshëm.
58:6. Në ditën kur All-llahu i ringjall ata të gjithë, i njofton me atë që kanë punuar, pse All-llahu ka mbajtur ato shënime, edhe pse ata i kanë harruar. All-llahu është Ai që çdo send e sheh dhe e përcjell.
58:7. A nuk e di ti (o dëgjues) se All-llahu di çka ka në qiej dhe çka ka në tokë?! Nuk bëhet bisedë e fshehtë mes tre vetave e të mos jetë Ai i katërti; e as mes pesë vetave e të mos jetë Ai i gjashti, e as mes më pak vetave dhe as mes më shumë vetave, e të mos jetë Ai me ta, kudo që të jenë. Pastaj, në ditën e kijametit i njofton ata me atë që kanë punuar. All-llahu ka përshirë çdo send në dijen e vet.
58:8. A nuk i sheh ata që ishin të ndaluar të bisedojnë fshehtë, se si i kthehen përsëri asaj nga e cila ishin të ndaluar dhe pëshpërisin për çka është mëkat, për çka është mizori dhe çka është në kundërshti të të dërguarit. Ata kur vijnë te ti, të përshëndesin me atë që All-llahu nuk të përshëndet dhe vetëmevete thonë: “Përse All-llahu nuk na dënon për këtë që po e themi?” Por, mjaft është për ta xhehennemi në të cilin hidhen. Sa vend i shëmtuar është ai.
58:9. O ju që keni besuar, kur bisedoni mes vete fshehurazi, mos bisedoni për çka është mëkat, armiqësi dhe kundërshti ndaj pejgamberit, por bisedoni për punë të ndershme e të matura dhe kini frikën All-llahut, te i cili do të tuboheni!
58:10. Bisedën e fshehtë e nxit vetëm djalli për t’i shqetësuar ata që besuan, ndonëse ajo nuk mund t’i dëmtojë ata fare pa dëshirën e All-llahut, andaj vetëm All-llahut le t’i mbështeten besimtarët!
58:11. O ju që besuat, kur t’ju thuhet: zgjerohuni (bëni vend) në vend ndeje, zgjerohuni, se All-llahu bën zgjerim për ju, e kur t’ju thuhet: ngrihuni! Atëherë ju ngrihuni, All-llahu i lartëson ata që besuan prej jush, i lartëson në shkallë të lartë ata të cilëve u është dhënë dituri. All-llahu është i njohur mirë me atë që punoni.
58:12. O ju që keni besuar, kur dëshironi të bisedoni me të dërguarin, jepni një sadaka para bisedës suaj. Kjo është më mirë për ju dhe më pastër; e nëse nuk keni çka të jepni, All-llahu është mëkatfalës, mëshirues.
58:13. A u frikësuat (varfërisë) të jepni lëmoshë në prag të bisedës suaj? E kur ju nuk e bëtë dhe All-llahu ju fali, atëherë pra falni namazin, jepni zeqatin, respektojeni All-llahun dhe të dërguarin e Tij, All-llahu është i njohur me punën tuaj.
58:14. A e dini për ata që kanë miqësuar një popull që All-llahu ka shprehur mallkim kundër tyre? Ata nuk janë as prej jush as prej atyre dhe me vetëdije betohen rrejshëm.
58:15. All-llahu për ta ka përgatitur një ndëshkim të ashpër. Vërtet, atë që bëjnë ata është shumë e keqe.
58:16. Ata betimin e tyre e kanë marrë si mbrojtje dhe kanë penguar prej rrugës së All-llahut, andaj ata i pret një dënim poshtërues.
58:17. Atyre nuk do t’u bëjë kurrfarë dobie pasuria e tyre e as fëmijët e tyre para All-llahut. Ata janë banorë të zjarrit, aty janë përgjithmonë.
58:18. Ditën kur All-llahu i ringjall të gjithë, e ata i betohen Atij, sikurse u betoheshin juve, dhe mendojnë (me atë betim) të arrijnë diçka. Pra ta dini, se ata janë me të vërtetë rrenacakët.
58:19. Ata i ka nënshtruar djalli dhe ua ka qitur në harresë porositë e All-llahut. Ata janë shoqëri e djallit, e dijeni se ithtarët e djallit janë më të dëshpëruarit.
58:20. S’ka dyshim se ata që e kundërshtojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij, të tillët janë ndër më të poshtëruarit.
58:21. All-llahu ka përcaktuar (shkruar në Levhi Mahfudh): “Unë dhe të dërguarit e Mi patjetër do të ngadhënjejmë!” All-llahu është i fortë, ngadhënjyes.
58:22. Nuk gjen popull që e beson All-llahun dhe ditën e gjykimit, e ta dojë atë që e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, edhe sikur të jenë ata (kundërshtarët) prindërit e tyre, ose fëmijët e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose farefisi i tyre. Ata janë që në zemrat e tyre (Ai) ka skalitur besimin dhe e ka forcuar me shpirt nga ana e Tij dhe ata do t’i shpjerrë në xhennete, nëpër të cilët rrjedhin lumenj. Aty janë, përgjithmonë. All-llahu ua ka pëlqyer punën e tyre dhe ata janë të kënaqur me shpërblimin e Tij. Të tillët janë palë (grup, parti) e All-llahut, ta dini pra, se ithtarët e All-llahut janë ata të shpëtuarit.
Ebu Beker
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe - Faqe 3 Empty Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker Tue Feb 09, 2010 12:21 am

59.Hashr

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

59:1. All-llahun e madhëron me tesbih (duke i mohuar ato që nuk i takojnë atij) gjithë çka ka në qiej dhe gjithë çka ka në tokë, e Ai është i fuqishmi, i urti.
59:2. Ai është që në dëbimin e parë i nxori prej shtëpive të tyre ata nga ithtarët e librit, të cilët nuk besuan. Ju nuk menduat se ata do të dalin, e ata menduan se fortifikatat e tyre do t’i mbronin prej ndëshkimit të All-llahut, po All-llahu u erdhi atyre nga nuk e kishin menduar dhe në zemrat e tyre hodhi frikën ashtu që me duart e veta dhe me duar të besimtarëve rrëzonin shtëpitë e veta; pra merrni përvojë o ju të zotët e mendjes.
59:3. Sikur All-llahu të mos u kishte caktuar atyre shpërnguljen, ata do t’i ndëshkonte në këtë jetë, kurse në jetën tjetër ata e kanë dënimin e zjarrit.
59:4. Këtë, për shkak se e kundërshtuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij. Pra, kush e kundërshton All-llahun, s’ka dyshim se All-llahu është ndëshkimfortë.
59:5. Ju nuk këputët asnjë nga hurmat e buta (fidanet) ose atë e keni lënë të ngritur në rrënjët e tyre, vetëm se me lejen e All-llahut e për t’i shtypur kundërshtarët.
59:6. E atë (pasuri) që prej tyre All-llahu ia ktheu të dërguarit të vet, ju për të nuk i keni ngarë as kuajt, as devetë, por All-llahu i bën mbizotërues të dërguarit e vet kundër kujt të dojë, All-llahu ka fuqi mbi çdo send.
59:7. Atë që All-llahu nga banorët e vendeve (jobesimtare) ia dha pa luftë të dërguarit të vet, ajo i takon All-llahut, të dërguarit të afërmve, jetimëve, të varfërve, kurbetçinjve. (Kështu veprohet) Që ajo të mos ndahet ndërmjet pasanikëve tuaj. Cka t’ju japë Pejgamberi, atë merrnie, e çka t’ju ndalojë, përmbanju dhe kini frikë All-llahun, se All-llahu është ndëshkues i ashpër.
59:8. (Ajo pronë) U takon muhaxhirëve të varfër, të cilët u dëbuan prej shtëpive të tyre dhe prej pasurisë së tyre, duke kërkuar mirësinë dhe kënaqësinë prej All-llahut, dhe që ndihmojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij, të tillët janë ata të sinqertit.
59:9. Edhe ata që përgatitën vendin (Medinen) dhe besimin para tyre, i duan ata që shpërnguleshin tek ata dhe nuk ndiejnë në gjoksat e tyre ndonjë nevojë (për zili a tjetër) nga ajo që u jepej atyre (muhaxhirëve), madje edhe sikur të kishin vetë nevojë për te, ata u jepnin përparësi atyre para vetvetes. Kush është i ruajtur prej lakmisë së vet, të tillët janë të shpëtuar.
59:10. Edhe ata që kanë ardhur pas tyre e thonë: “Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë që para nesh u pajisën me besim dhe mos lejo në zemrat tona farë urrejtjeje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë Ti je i butë, mëshirues!”
59:11. A nuk e ke ditur se ata që u bënë hipokritë, u thoshin vëllezërve të vet nga ithtarët e librit që nuk kishin besuar: Nëse ju dëboheni, edhe ne do të dalim me ju për çështjen tuaj, ne kurrë nuk do t’i bindemi askujt (t’ju luftojmë ose t’ju nënshtrojmë), e nëse luftoheni prej dikujt, ne gjithqysh do t’u ndihmojmë. All-llahu dëshmon se ata janë rrenacakë!
59:12. Sikur të dëbohen ata (ithtarët e librit), nuk do të dilnin me ta edhe sikur të luftoheshin, nuk do t’u ndihmojnë atyre, po edhe sikur t’u ndihmonin atyre, ata do të iknin prapa, e ata do të mbesin pa ndihmën e tyre.
59:13. Ju (besimtarët) në zemrat e tyre (të munafikëve) jeni frikë më e fortë se All-llahu (frika nga All-llahu). Kjo për shkak se ata janë popull që nuk kuptojnë.
59:14. Ata të gjithë së bashku nuk kanë guxim t’ju luftojnë, vetëm kur gjenden në ndonjë vend të fortifikuar ose kur janë pas ndonjë muri. Armiqësia ndërmjet tyre është e ashpër. Mund të mendohet për ta se janë të bashkuar, e në realitet zemrat e tyre janë të përçara, sepse janë njerëz që nuk logjikojnë.
59:15. Si shembulli i atyre jo fort moti që përjetuan të keqen e punës së vet, edhe ata kanë një dënim të rëndë.
59:16. Ata (hipokritët) janë shembull si djalli, kur i thotë njeriut: “Refuzo besimin!”, e kur ai ta ketë refuzuar, ai (djalli) tërhiqet e thotë: “Unë tërhiqem prej teje; unë i frikohem All-llahut, Zotit të gjithësisë!”
59:17. Dhe ashtu, ata të dy do të përfundojnë në zjarr përgjithmonë. Ai është ndëshkim i zullumqarëve.
59:18. O ju që besuat, kini parasysh frikën ndaj All-llahut dhe le të shikojë njeriu se çka ka bërë për nesër, dhe kini frikë All-llahun, e s’ka dyshim se All-llahu është që e di në detaje atë që punoni!
59:19. E mos u bëni si ata që e harruan All-llahun, e All-llahu bëri që ata ta harrojnë vetveten! Të tillët janë ata të prishurit.
59:20. Nuk janë të barabartë ata të xhennetit dhe ata të xhehennemit. Banuesit e xhennetit janë ata fatbardhë që ia kanë arritur qëllimit.
59:21. Sikur Ne ta zbritnim këtë Kur’an mbi ndonjë kodër, do ta shihje atë të strukur e të çarë prej frikës nga All-llahu. Këta janë shembuj që ua shkoqisim njerëzve, që ata të mendojnë.
59:22. Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër; vetëm Ai, që e di të fshehtën dhe të dukshmen, Ai është Mëshiruesi, Mëshirëbërësi!
59:23. Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër përveç Tij, sundues i përgjithshëm, i pastër (prej të metave që i mvishen), shpëtimtar (që i shpëton njerëzit prej ndëshkimit të padrejtë), sigurues (që i siguroi njerëzit me premtimin e vet dhe pejgamberët me mrekulli) mbikëqyrës (që mbikëqyr dhe përcjell çdo send), i plotfuqishëm, mbizotërues, i madhërishëm. I lartësuar është All-llahu nga çka i shoqërojnë!
59:24. Ai është All-llahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi. Të tij janë emrat më të bukur. Atë (All-llahun) e madhëron çka ka në qiej e në tokë dhe Ai është ngadhënjyesi, i urti!
Ebu Beker
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe - Faqe 3 Empty Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker Tue Feb 09, 2010 12:21 am

60.Mumtehine

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

60:1. O ju që besuat, nëse keni dalë (prej vendlindjes) për hir të luftës për rrugën Time, duke kërkuar kënaqësinë Time ndaj jush, mos e zini mik armikun Tim dhe armikun tuaj, duke shprehur ndaj tyre dashuri, kur dihet se ata mohuan të vërtetën që u erdhi juve. Ata e dëbojnë të dërguarin dhe ju, sepse i besoni All-llahut, Zotit tuaj, e ju fshehurazi u ofroni miqësi, po Unë më së miri e di atë që e keni fshehur dhe atë që e keni publikuar. Ai që punon ashtu nga pala juaj, ai e ka humbur rrugën e drejtë.
60:2. Nëse ata ia dalin t’ju mundin, ata do të jenë armiq tuaj, do të zgjasin duart e veta dhe gjuhët e veta kundër jush, duke ju përbuzur, sepse ata dëshironin të mos besonit.
60:3. Në ditën e kijametit All-llahu gjykon mes jush, e nuk do t’ju bëjnë dobi as të afërmit tuaj e as fëmijët tuaj. All-llahu sheh atë që punoni.
60:4. Ju e keni shembullin më të mirë te Ibrahimi dhe te ata që ishin me të, kur i thanë popullit të vet: “Ne tërhiqemi prej jush dhe prej asaj që adhuroni, pos All-llahut, nuk besojnë tuajën, prandaj ndërmjet nesh e jush është e hapët armiqësia e urrejtja derisa ta besoni vetëm All-llahun, Një!” (Nuk e keni shembull) Me përjashtim të fjalës së Ibrahimit thënë babait të vet: “Unë do të kërkoj falje për ty, po unë nuk kam në dorë asgjë për ty te All-llahu!” Zoti ynë, vetëm Ty të jemi mbështetur, vetëm nga Ti jemi të kthyer dhe vetëm te Ti është e ardhmja!
60:5. Zoti ynë, mos na bën sprovë në duar të atyre që nuk besuan dhe falna, Zoti ynë, Ti je ngadhënjyesi, i urti.
60:6. Vërtet, për atë që ka shpresë në All-llahun dhe në ditën e gjykimit, ju keni mostër të mirë (te Ibrahimi dhe besimtarët), e kush i bie prapa, le ta dijë se All-llahu është Ai i panevojshmi, vetvetiu i lavdëruari.
60:7. Pritet që All-llahu të verë miqësi ndërmjet jush dhe atyre që kishit armiqësi, All-llahu është i fuqishëm, All-llahu falë mëkatet, është mëshirues.
60:8. All-llahu nuk ju ndalon të bëni mirë dhe të mbani drejtësi me ata që nuk ju luftuan për shkak të fesë, e as nuk ju dëbuan prej shtëpive tuaja; All-llahu i do ata që mbajnë drejtësinë.
60:9. All-llahu ua ndalon t’u afroheni vetëm atyre që ju luftuan për shkak të fesë, që ju nxorën prej shtëpive tuaja dhe që ndihmuan dëbimin tuaj; ju ndalon të miqësoheni me ta. Kush miqësohet me ta, të tillët janë dëmtues të vetvetes.
60:10. O ju që besuat, kur t’ju vijnë besimtaret e shpërngulura (prej Mekes), provoni besnikërinë e tyre, ndonëse All-llahu di më së miri për besimin e tyre; nëse vërtetoni se ato janë besimtare, atëherë mos i ktheni ato te jobesimtarët, sepse as ato nuk janë të lejuara për ta e as ata nuk janë të lejuar për to, e ju jepuni atyre (jobesimtarëve) atë që kanë shpenzuar për to (në emër të kurorëzimit). Ju nuk keni pengesë të martoheni me to, pasi t’ua jepni vlerën e kurorës. Mos i mbani nën kurorë idhujtaret por kërkoni (prej idhujtarëve mekas) atë që keni shpenzuar për to, dhe ata le të kërkojnë (prej jush besimtarë) atë që kanë shpenzuar. Këto janë dispozita të All-llahut me të cilat Ai gjykon ndërmjet jush; All-llahu është më i dijshmi, më i informuari.
60:11. Në qoftë se u humbet diçka (nga shpenzimi) i ndonjë gruaje tuaj që ik te idhujtarët, e juve ju vjen rasti t’i luftoni dhe të merrni pré të luftës, atëherë atyre që u kanë shkuar gratë, jepuni aq sa kanë shpenzuar; e kini frikë All-llahun, të cilin ju e besoni!
60:12. O Pejgamber, kur të vijnë besimtaret që të të japin besën se: nuk do t’i shoqërojnë asnjë send All-llahut; se nuk do të vjedhin; se nuk do të bëjnë kurvëri; se nuk do t’i mbysin fëmijët e tyre; se nuk do të gënjejnë me ndonjë shpifje për (fëmijën e huaj që kanë marrë) se është i tyre; dhe se nuk do të të kundërshtojnë në atë që i urdhëron, atëherë prano zotimin e tyre dhe lute All-llahun t’i falë ato, se All-llahu është mëkatfalës dhe mëshirues.
60:13. O ju që keni besuar, mos u miqësoni me një popull që All-llahu ka shprehur hidhërim kundër tij, popull që ka humbur shpresën ndaj botës së ardhshme, ashtu si nuk kanë shpresë jobesimtarët prej të vdekurve (që do të ngjallen) në këtë botë, ose në ringjallje (në botën tjetër).
Ebu Beker
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe - Faqe 3 Empty Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker Tue Feb 09, 2010 12:23 am

61.Saf

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

61:1. All-llahun e madhëroi çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, e Ai është mbizotëruesi, i urti.
61:2. O ju që besuat, pse po e thoni atë që nuk e punoni?
61:3. Tek All-llahu është shumë e urrejtur ta thoni atë që nuk e punoni!
61:4. All-llahu i do ata që luftojnë në rrugën e Tij, të rreshtuar si të jenë ndërtesë e fortifikuar.
61:5. Dhe, (rikujto) kur Musai popullit të vet i tha: “O popull imi, pse më shqetësoni kur e dini se me të vërtetë unë jam i dërguar i All-llahut te ju!” E kur ata u shmangën (nga e vërteta), All-llahu i largoi zemrat e tyre, pse All-llahu nuk e vë në rrugë të drejtë popullin e prishur.
61:6. Dhe, kur Isai, biri i Merjemes tha: “O beni israilë, unë jam i dërguar i All-llahut te ju, jam vërtetues i Tevratit që ishte para meje dhe jam përgëzues për një të dërguar që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed!” E kur ai u erdhi atyre me argumente të qarta, ata thanë: “Kjo është magji e hapët”.
61:7. E kush është më mizor se ai që për All-llahun shpif gënjeshtrën, kur ai thirret për në fenë islame; po All-llahu nuk i ofron udhëzimin për në rrugën e drejtë popullit zullumqar.
61:8. Ata duan ta shuajnë dritën e All-llahut me gojët e tyre, po All-llahu e plotëson (e përhap) dritën e vet, edhe pse e urrejnë jobesimtarët.
61:9. Ai (All-llahu) është që e dërgoi të dërguarin e vet me udhëzim të qartë e fé të vërtetë, për ta bërë mbizotërues mbi të gjitha fetë, edhe pse idhujtarët e urrejnë.
61:10. O ju që keni besuar, a t’ju tregoj për një tregti të bujshme që ju shpëton prej një dënimi të dhembshëm:
61:11. T’i besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij, të luftoni në rrugën e All-llahut me pasurinë tuaj dhe veten tuaj, e kjo është shumë më e dobishme për ju, nëse jeni që e dini.
61:12. Ai (All-llahu) ua falë mëkatet tuaja, ju shpie në xhennete nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe në pallate të bukura në xhennetet e amshueshme, e këto janë ai suksesi më i madh.
61:13. Edhe të tjera që ju i dëshironi, ndihmë prej All-llahut dhe fitore e afërt, e pra, përgëzoi besimtarët!
61:14. O ju që besuat, bëhuni ndihmëtarë të All-llahut, si Isai, biri i Merjemes, havarijjunëve (besimtarëve të vet të sinqertë) u pat thënë: “Kush është ndihmëtar imi për në rrugën e All-llahut?” Havarijjunët i thanë: “Ne jemi ndihmëtarë të rrugës së All-llahut!” E një grup prej beni israilëve besoi, e një grup refuzoi, e Ne ata që besuan i përkrahëm kundër armikut të tyre dhe ashtu u bënë ngadhënjyes.
Ebu Beker
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe - Faqe 3 Empty Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker Tue Feb 09, 2010 12:24 am

62.Xhuma

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

62:1. Cka ka në qiej dhe çka ka në tokë bën tesbih All-llahun, Sunduesin, të Pastërin nga çdo e metë, të Fuqishmin e të Urtin.
62:2. Ai është që arabëve të pashkolluar u dërgoi Pejgamberin nga mesi i tyre që t’ua lexojë ajetet e Tij, t’i pastrojë ata, t’ua mësojë librin dhe sheriatin, edhe pse më parë ata ishin në një humbje të dukshme.
62:3. (U dërgoi) edhe të tjerëve që nuk i arritën ata, Ai është ngadhënjyesi, i urti.
62:4. Kjo është mirësi e All-llahut, që ia jep atij që do, e All-llahu është i zoti i dhuntisë së përsosur.
62:5. Shembulli i atyre që janë obliguar me Tevrat, dhe nuk e zbatojnë atë, është si shembulli i ndonjë gomari që bart libra. Shembull i keq është shembulli i popullit që i përgënjeshtroi ajetet e All-llahut, e All-llahu nuk udhëzon në rrugë të drejtë popullin jobesimtar.
62:6. Thuaj: “O ju që i përmbaheni jehudizmit, nëse pretendoni se jeni më të afërmit e All-llahut e jo njerëzit e tjerë, atëherë kërkojeni vdekjen, po qe se jeni të sinqertë (në atë që thoni)”.
62:7. Po, ata nuk e dëshirojnë kurrë atë, për shkak të asaj që e punuan me duart e veta, e All-llahu e di shumë mirë se kush janë mizorët.
62:8. Thuaj: “S’ka dyshim se vdekja prej së cilës po ikni, ka për t’ju zënë, e mandej do të silleni te Ai që e di të padukshmen dhe të dukshmen, dhe atëherë Ai do t’ju njoftojë me atë që keni punuar”.
62:9. O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejtë për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, faleni namazin), e lini shitblerjen, kjo është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini.
62:10. E kur të kryhet namazi, atëherë shpërndahuni në tokë dhe kërkoni begatitë e All-llahut, por edhe përmendeni shpeshherë All-llahun, ashtu që të gjeni shpëtim.
62:11. Po, kur ata shohin ndonjë tregti ose ndonjë aheng mësyhen atje, kurse ty të lënë në këmbë. Thuaju: “Ajo që është tek All-llahu është shumë më e mirë se dëfrimi dhe tregtia, e All-llahu është furnizuesi më i mirë!”
Ebu Beker
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe - Faqe 3 Empty Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker Tue Feb 09, 2010 12:25 am

63.Munafikun

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

63:1. Kur të erdhën ty hipokritët, të thanë: “Ne dëshmojmë se vërtet ti je i dërguar i All-llahut!” E, All-llahu e di se ti je i dërguar i Tij, por All-llahu dëshmon se hipokritët janë rrenacakë (kur thonë ashtu).
63:2. Ata betimin e tyre e bëjnë për t’u mbrojtur, andaj ata penguan nga rruga e All-llahut. Veprimi që bënë ata është shumë i keq.
63:3. Ngase ata besuan (me gojë) e pastaj mohuan, andaj zemrat e tyre u mbyllën dhe ata nuk kuptojnë.
63:4. E kur t’i shohish ata, trupat e tyre të mahnisin, e kur të flasin, fjalës së tyre i vë veshin. Po ata janë si trungujt e zgavruar e të mbështetur, e çdo zë e mendojnë se është kundër tyre. Ata janë armiq, pra ruaju prej tyre! All-llahu i vraftë, si shmangen nga e vërteta!
63:5. E kur u thuhet: “Ejani te i dërguari i All-llahut që ai të kërkojë prej Tij falje për ju”, ata tundin kokat e tyre dhe i sheh se si ta kthejnë shpinën duke e mbajtur veten të madh.
63:6. Sa u përket atyre, është krejt njësoj: si kërkove për ta falje, si nuk kërkove për ta falje (nga Zoti), sepse All-llahu kurrsesi nuk do t’i falë dhe është e sigurt se All-llahu nuk ia ofron udhëzimin popullit arrogant.
63:7. Ata janë që u thonë (vendasve të Medines): “Mos u jepni atyre që janë me të dërguarin e All-llahut (muhaxhirëve), ashtu që të shpërndahen! Po, të All-llahut janë pasuritë (depot) e qiejve e të tokës, por hipokritët nuk janë duke kuptuar”.
63:8. Ata thonë: “Nëse do të kthehemi (prej luftës me Beni Mustalikët) në Medine, ai më i forti patjetër prej aty ka për ta përzënë atë më të dobëtin!” (ashtu thanë) Ndërsa e tërë krenaria i takon All-llahut, të dërguarit të Tij dhe besimtarëve, por hipokritët këtë nuk e dinë.
63:9. O ju që besuat, as pasuria juaj e as fëmijët tuaj të mos u shmangin prej adhurimit të All-llahut, e kush bën ashtu të tillët janë mu ata të humburit.
63:10. Dhe jepni nga ajo që Ne u kemi dhënë juve, para se ndonjërit prej jush t’i vijë vdekja, e atëherë të thotë: “O Zoti im, përse nuk më shtyve edhe pak afatin (e vdekjes), që të jepja lëmoshë e të bëhesha prej të mirëve!”
63:11. Po, All-llahu kurrsesi askë nuk e shtyn për më vonë, kur atij t’i vijë afati i vet. All-llahu hollësisht është i njohur me atë që ju punoni.
Ebu Beker
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe - Faqe 3 Empty Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker Tue Feb 09, 2010 12:26 am

64.Tegabun

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

64:1. Vetëm All-llahut i shprehin madhërinë e lartësimin çka ka ka në qiej dhe çka në tokë, dhe se vetëm i Tij është i tërë pushteti dhe vetëm Atij i takon falënderimi, e Ai është i gjithfuqishëm për çdo send.
64:2. Ai është që u krijoi juve, e nga ju ka mohues dhe ka besimtarë. All-llahu e sheh shumë mirë atë që e punoni.
64:3. Ai krijoi qiejt dhe tokën me urtësi të përsosur dhe Ai juve u dha formën, e formën tuaj e bëri të bukur dhe vetëm te Ai është e ardhmja.
64:4. Ai e di ç’ka në qiej e në tokë, e di atë që e fshihni dhe atë që e shfaqni haptazi, sepse All-llahu di edhe atë që mbajnë në zemrat.
64:5. A nuk ju erdhi lajmi i atyre që ishin më parë e nuk besuan, ndaj edhe përjetuan barrën e rëndë të punës së vet dhe ata kanë një dënim të idhët.
64:6. Atë (dënim e marrin) për shkak se atyre u vinin të dërguarit e vet me argumente të qarta, e ata thoshin: “A njeriu i thjeshtë do të na udhëzojë neve?” Dhe ashtu nuk besuan dhe u zbrapsën, po All-llahu nuk ka nevojë për ta; All-llahu është i begatshëm, i falënderuar nga vetvetiu.
64:7. Ata që nuk besuan menduan se kurrsesi nuk do të ringjallen. Thuaj: “Po, pasha Zotin tim, patjetër do të ringjalleni dhe do të njiheni me atë që keni punuar, e ajo për All-llahun është lehtë!”
64:8. Atëherë pra, pranojeni All-llahun, të dërguarin e Tij dhe dritën që e zbritëm Ne. All-llahu është i njohur për atë që veproni.
64:9. Ditën e kijametit, kur Ai ju tubon juve, ajo është ditë e mashtrimit (ditën e kijametit duket se kush është mashtruar). Kush beson All-llahun dhe bën vepra të mira, Ai ia shlyen të këqijat e tij dhe atë e fut në xhennete, nëpër të cilët rrjedhin lumenj; aty do të jenë përgjithmonë, e ai është shpëtimi i madh.
64:10. E ata që nuk besuan dhe përgënjeshtruan argumentet Tona, të tillët janë banorë të zjarrit; aty do të jenë përgjithmonë, e ai është përfundim i keq.
64:11. Cfarëdo e keqe që ndodh (godet), nuk mund të jetë ndryshe, vetëm sipas caktimit të All-llahut, e kush i beson All-llahut, Ai ia udhëzon zemrën e tij; All-llahu është i gjithëdijshëm për çdo send.
64:12. Pra, respektojeni All-llahun dhe respektojeni të dërguarin, po nëse nuk respektoni, atëherë detyrë e të dërguarit tonë është vetëm kumtimi i qartë.
64:13. All-llahu është Ai që pos Tij nuk ka tjetër, prandaj vetëm All-llahut le t’i mbështeten besimtarët.
64:14. O ju që besuat, vërtet, disa nga bashkëshortet tuaja dhe nga fëmijët tuaj janë armiq tuaj, andaj kini kujdes ndaj tyre, e nëse nuk merrni masa, nuk ua vini veshin dhe i falni, ta dini se edhe All-llahu është mëkatfalës, mëshirues.
64:15. S’ka dyshim se pasuria juaj dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë, ndërsa ajo që është tek All-llahu, është shpërblim i madh.
64:16. Andaj, sa të keni mundësi ruajuni prej dënimit të All-llahut, dëgjoni, respektoni dhe jepni për të mirën tuaj, e kush i ruhet lakmisë së vetvetes, të tillët janë të shpëtuarit.
64:17. Nëse All-llahut i huazoni diçka të mirë, Ai juve ua shumëfishon atë dhe ju falë; All-llahu është shumë mirënjohës, i butë.
64:18. Eshtë i gjithëdijshmi i të fshehtës e i të dukshmes, është ngadhënjyesi, i urti.
Ebu Beker
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe - Faqe 3 Empty Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker Tue Feb 09, 2010 12:27 am

65.Talak

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

65:1. O ti pejgamber, kur t’i lëshoni gratë, lëshoni ato në vigjilje të fillimit të pritjes së tyre (në kohën e pastërtisë së tyre) dhe kohën e pritjes mbajeni mend mirë e kini frikë All-llahut, Zotit tuaj, dhe mos i nxirrni ato prej shtëpive të tyre, e edhe ato të mos dalin ndryshe vetëm nëse bëjnë ndonjë vepër të keqe të vërtetuar. Këto janë dispozitat e All-llahut, e kush del jashtë dispozitave të All-llahut, ai e ka dëmtuar vetveten. Ti nuk e di, All-llahu pas asaj mund të të japë diçka rishtazi.
65:2. E kur t’i afrohen ato mbarimit të afatit të tyre, atëherë ose mbani (i ktheni në jetën bashkëshortore) si duhet, ose ndahuni prej tyre si është e udhës, e këtë do ta dëshmojnë dy dëshmitarë të drejtë nga mesi juaj dhe dëshminë zbatojeni për hir të All-llahut. Kështu këshillohet ai që i beson All-llahut dhe ditës së fundit, e kush u përmbahet dispozitave të All-llahut, atij Ai i hap rrugë,
65:3. dhe e furnizon atë prej nga nuk e kujton fare. Kush i mbështetet All-llahut, Ai i mjafton atij, All-llahu realizon dëshirën e vet dhe All-llahu çdo gjëje ia ka caktuar kohën (afatin).
65:4. E ato nga gratë tuaja të cilave u është ndërprerë cikli mujor (menstruacioni) nëse nuk e keni ditur, koha e pritjes së tyre është tre muaj, e ashtu edhe ato që ende nuk kanë pasur menstruacion. Ndërkaq, për shtatzënat afati i pritjes së tyre është derisa të lindin. E kush i frikësohet All-llahut, Ai atij ia lehtëson punën.
65:5. Ky është vendim i All-llahut që ua zbriti juve, e kush e ka frikë All-llahun, Ai atij ia shlyen të këqijat dhe ia shton shpërblimin.
65:6. Ato (gratë e lëshuara), sipas mundësisë suaj i vendosni në ndonjë vend ku banoni ju, e mos i ngushtoni ato për t’i detyruar (të dalin). Në qoftë se ato janë shtatzëna, atëherë furnizoni ato derisa ta heqin barrën e tyre, e nëse ato u japin gji fëmijëve tuaj, atëherë jepuani atyre shpërblimin që u takon dhe kini mirëkuptim në mes jush ashtu si duhet, e në qoftë se hasni në vështirësi ndër vete, atëherë le të kërkojë për të gjidhënëse tjetër.
65:7. Ai që është i pasur, le të shpenzojë sipas mundësisë së vet, e ai që është ngusht nga pasuria, le të japë nga ajo që i ka dhënë All-llahu, e All-llahu nuk ngarkon askë, vetëm aq sa i ka dhënë; mirëpo pas vështirësisë All-llahu sjell çlirim (begati).
65:8. Sa shumë banorë të fshatrave, që ishin kryeneçë ndaj urdhrit të Zotit të vet dhe ndaj të dërguarve të Tij, Ne i kemi shpërblyer me një llogari të ashpër, i kemi ndëshkuar me një dënim të papërshkrueshëm.
65:9. Dhe ata e përjetuan barrën e rëndë të punës së vet, kështu që fundi i çështjes së tyre ishte dështimi.
65:10. All-llahu u ka përgatitur dënim të rëndë, atyre pra, kini frikë All-llahun o ju të zotët e mendjes. E ju që keni besuar, All-llahu ua zbriti juve shpalljen (Kur’anin).
65:11. Të dërguarin që ua lexon ajetet e qarta të All-llahut për t’i nxjerrë ata që besuan dhe bënë vepra të mira prej errësirave në dritë. Kush i beson All-llahut dhe bën vepra të mira, Ai e shpie atë në xhennete nëpër të cilët rrjedhin lumenj; aty do të jenë gjithmonë e kurrë pakëputur. All-llahu i ka dhënë atij furnizim të mirë...
65:12. All-llahu është Ai që krijoi shtatë palë qiej dhe prej tokës aq sa ata; në to zbatohet vendimi i Tij për ta ditur ju se All-llahu ka fuqi për çdo send dhe që me të vërtetë All-llahu ka përfshirë çdo send me dijen e vet.
Ebu Beker
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe - Faqe 3 Empty Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker Tue Feb 09, 2010 12:29 am

66.Tahrim

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

66:1. O ti pejgamber (o ti, që të është sjellë kumtesa nga qielli), pse ia ndalon vetes atë që All-llahu ta lejoi? A kërkon me të pajtimin e grave tua? All-llahu është mëkatfalës, mëshirues.
66:2. All-llahu ua ka përcaktuar juve zgjidhjen e betimeve tuaja; All-llahu është kujdestari juaj; Ai është i gjithëdijshmi, i urti.
66:3. (Përkujto) kur Pejgamberi ndonjërës prej grave të veta i kumtoi fshehurazi një lajm, e kur ajo tregoi atë (lajm), e All-llahu (pejgamberit) i zbuloi atij për të (kallëzimin e lajmit nga ajo grua), ai ia bëri (asaj) me dije një pjesë të tregimit, kurse për pjesën tjetër heshti. E kur ai (pejgamberi) e njoftoi atë (gruan) me atë (që i kishte treguar), ajo tha: “E kush ta tregoi ty këtë?” Ai tha: “Më tregoi i gjithëdijshmi, njohësi i të fshehtave!”
66:4. Nëse ju të dyja pendoheni te All-llahu (është më mirë për ju), sepse zemrat tuaja tanimë kanë rrëshqitur, e nëse bashkëveproni kundër tij, ta dini se All-llahu është Ai mbrojtës i tij si dhe Xhibrili dhe besimtarët e ndershëm; e kur është kështu, edhe engjëjt i dalin në ndihmë.
66:5. Nëse ai u ka lëshuar juve, është detyrë e Zotit të tij t’i bëjë atij zëvendësim me gra edhe më të mira se ju: muslimane, besimtare, respektuese, penduese, adhuruese, emigruese, që kanë qenë të martuara ose virgjëresha.
66:6. O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëjt e rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë All-llahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar.
66:7. O ju që mohuat, sot mos u arsyetoni; ju shpërbleheni vetëm për atë që keni vepruar.
66:8. O ju që keni besuar, pendohuni tek All-llahu me një pendim të sinqertë në mënyrë që Zoti juaj t’i largojë prej jush të këqijat, t’ju shpie në xhennete nën të cilët rrjedhin lumenj ditën kur All-llahu nuk e turpëron Pejgamberin, e së bashku me të as ata që kanë besuar. Drita e tyre ndriçon para tyre dhe në të djathtë të tyre, e ata thonë: “Zoti ynë, vazhdona dritën tonë, falna neve. Vërtet, Ti je i plotfuqishëm për çdo send”.
66:9. O ti Pejgamber, luftoi jobesimtarët e hipokritët dhe qëndro ashpër kundër tyre; vendi i tyre është xhehennemi që është një vend i shëmtuar!
66:10. Atyre që mohuan, All-llahu ua sjell shembull gruan e Nuhut dhe gruan e Lutit. Ato të dyja ishin në kurorë të dy robërve të mirë nga robërit tanë, por ato të dyja i tradhtuan (në fé) ata të dy dhe këta të dy nuk mund t’i mbrojnë ato fare te All-llahu, e atyre dyjave u thuhet: “Hyni të dyja në zjarr së bashku me ata që hyjnë!”
66:11. E atyre që besuan, All-llahu ua solli shembull gruan e faraonit kur ajo tha: “Zoti im, më bën një vend pranë mëshirës sate në xhennet dhe më shpëto prej faraonit e brutalitetit të tij dhe më shpëto prej popullit mizor!”
66:12. Edhe Merjemen, të bijën e Imranit, që e ruajti nderin e vet, e Ne prej anës sonë i frymëzuam një shpirt, e ajo i besoi fjalët e Zotit të saj dhe librat e Tij dhe ishte e devotshme.
Ebu Beker
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe - Faqe 3 Empty Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker Tue Feb 09, 2010 12:31 am

67.Mulk

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

67:1. I madhëruar është Ai, që në dorën e fuqisë së Tij është i tërë sundimi dhe Ai ka fuqi mbi çdo send.
67:2. Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t’ju provuar se cili prej jush është më vepërmirë. Ai është ngadhënjyesi, mëkatfalësi.
67:3. Ai është që krijoi shtatë qiej palë mbi palë. Në krijimin e Mëshiruesit nuk mund të shohësh ndonjë kontrast, andaj drejto shikimin se a sheh ndonjë çarje?
67:4. Mandej, herë pas here drejto shikimin, e shikimi do të kthehet te ti i përulur dhe i molisur.
67:5. Ne qiellin më të afërt e kemi zbukuruar me kandila (yje ndriçues) dhe ata i kemi bërë gjuajtës kundër djajve, të cilëve u kemi përgatitur dënim me zjarr shumë të madh.
67:6. Dënimi në xhehennem është edhe për ata që nuk i besuan Zotit të tyre; sa vend i keq është ai!
67:7. Kur të hidhen në të, ata do t’ia dëgjojnë atij ushtimën e ai vlon.
67:8. Nga zemërimi, ai gati copëtohet. Sa herë që hidhet në të ndonjë turmë, roja i pyet: “A nuk ju pat ardhur juve ndonjë pejgamber (qortues)?”
67:9. Ata thonë: “Po, na erdhi pejgamberi, por ne e përgënjeshtruam dhe ne u thamë: “All-llahu nuk shpalli asgjë, e ju nuk jeni tjetër vetëm se në një humbje të madhe!”
67:10. Dhe thonë: “Sikur të kishim dëgjuar dhe pasur mend, ne nuk do të ishim ndër banuesit e zjarrit”.
67:11. Pra, i pranojnë mëkatet e veta; banuesit e zjarrit qofshin larg mëshirës.
67:12. Ata, që pa e parë i frikësohen Zotit të vet, për ta ka falje dhe shpërblim të madh.
67:13. E ju, fshiheni ose thuajeni fjalën tuaj haptas; s’ka dyshim se Ai e di çka fshihni në zemrat tuaja.
67:14. A nuk e di Ai që ka krijuar, kur dihet se Ai depërton në thellësi të sekreteve, i njeh hollësitë.
67:15. Ai është që juve tokën ua bëri të përshtatshme, andaj ecni nëpër pjesë të saj dhe shfrytëzoni begatitë e Tij, meqë vetëm te Ai është e ardhmja.
67:16. A u garantuat ju prej Atij që është në qiell, që të mos ju shafit (të mos u lëshojë) toka kur të dridhet.
67:17. A u garantuat ju prej Atij që është në qiell, që të mos lëshojë kundër jush ndonjë stuhi me rrebesh gurësh. E pra, do ta kuptoni se si është ndëshkimi Im!
67:18. Edhe ata që ishin para tyre përgënjeshtruan, por çfarë ishte dënimi Im !?
67:19. A nuk i shikuan ata shpezët përmbi ta krahëhapur dhe kur krahët i palojnë, ato nuk i mban kush në ajër pos Fuqiplotit. Ai është që çdo send e sheh dhe e di.
67:20. Kush është ajo ushtri juaja që do t’ju ndihmojë, pos Mëshiruesit? Eshtë e vërtetë se jobesimtarët gjenden në një mashtrim të madh.
67:21. Kush është ai që ju ushqen, po qe se Ai ua ndërpret furnizimin e vet? Jo, askush, por ata vazhdojnë me arrogancë e kundërvënie.
67:22. A është më i udhëzuar ai që ec i përmbysur me fytyrë në tokë, apo ai që ec në pozicion qëndrues rrugës së drejtë?
67:23. Thuaj: “Ai është që ju krijoi, ua dhuroi të dëgjuarit, të parit dhe mendjen, kurse pak po e falënderoni”
67:24. Thuaj: “Ai është që ju krijoi e ju shumoi në tokë dhe vetëm te Ai do të tuboheni!”
67:25. E ata po thonë: “Kur do të sendërtohet ky premtim, po qe se jeni të vërtetë?”
67:26. Thuaj: “Atë e di vetëm All-llahu, e unë jam vetëm një qortues që ju bëj me dije!”
67:27. Kur ta shohin atë (xhehennemin) se po u afrohet, fytyrat e atyre që nuk besuan u shëmtohen dhe u thuhet: “Ky është ai që ju e kërkonit sa më shpejtë!”
67:28. Thuaj: “Më tregoni pra, nëse All-llahu më merr shpirtin mua dhe atyre që janë me mua, ose na mëshiron, kush do t’i mbrojë jobesimtarët prej një dënimi të mundimshëm?”
67:29. Thuaj: “Ai është Mëshiruesi, Atij i kemi besuar dhe vetëm tek Ai jemi mbështetur, kurse ju do ta kuptoni se kush njëmend është ai i humburi!”
67:30. Thuaj: “Më tregoni, nëse uji juaj humbet në thellësi, kush do t’ju sjell ujë mbitokësor (burimor)?”
Ebu Beker
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe - Faqe 3 Empty Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker Tue Feb 09, 2010 12:32 am

68.Kalem

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

68:1. Nun, betohem në pendën dhe në atë çka shkruajnë!
68:2. Ti, me dhuratën (pejgamber) e Zotit tënd, nuk je i çmendur!
68:3. Dhe se ti, pa dyshim do të kesh shpërblim të pandërprerë!
68:4. Vërtet, ti je në një shkallë të lartë të moralit!
68:5. Më vonë ti do të shohish, e edhe ata do të shohin.
68:6. Se cili prej jush është i çmendur?
68:7. S’ka dyshim se Zoti yt është Ai që e di më së miri se kush është ai që ka humbur prej rrugës së Tij dhe Ai e di më së miri për të udhëzuarit.
68:8. Andaj, ti mos u pajto me gënjeshtarët!
68:9. Ata kanë dëshirë që ti të bësh lajka, e që edhe ata të bëjnë lajka.
68:10. Mos e respekto askë që betohet shumë dhe është i poshtër!
68:11. Që është përgojues e ban fjalën ndër njerëz.
68:12. Shumë koprrac ndaj rrugës së mbarë, i pafrenueshëm, mëkatar,
68:13. Që është shumë i vrazhdë, më në fund edhe kopil (nuk i dihet baba).
68:14. (mos e respekto) Vetëm pse ka pasuri e djem!
68:15. Kur atij i lexohen ajetet Tona, ai thotë: “Legjenda të të parëve!”
68:16. Ne do ta dëmkosim atë në turi (në hundë).
68:17. Ne i sprovuam ata (mekasit) sikurse i kemi pas sprovuar pronarët e kopshtit. Kur u betuan se do ta vjelin atë herët në agim.
68:18. E nuk thanë (kur u betuan): “Në dashtë All-llahu - inshall-llahu!”
68:19. E, sa qenë ata fjetur, atë (kopshtin) e goditi një bela nga Zoti yt.
68:20. Dhe ai gdhiu si të ishte i vjelur.
68:21. Ata në mëngjes thërritnin njëri-tjetrin.
68:22. Ngrihuni herët te prodhimet tuaja, nëse doni t’i vilni!
68:23. Dhe ata vajtën duke pëshpëritur në mes vete (të mos i dëgjojë kush).
68:24. Të mos lejojnë të afrohet sot në të asnjë i varfër.
68:25. Dhe vazhduan herët në atë qëllimin e përcaktuar të tyre.
68:26. E kur e panë atë, thanë: “S’ka dyshim, ne kemi humbur (rrugën)”.
68:27. Jo, (nuk kemi humbur rrugën) por paskemi mbetur pa të!
68:28. Ai më i maturi prej tyre tha: “A nuk ju thashë përse nuk e përmendi Zotin?”
68:29. Atëherë ata thanë: “I pafajshëm është Zoti ynë, ne ishim të padrejtë”
68:30. Dhe u kthyen e po e qortojnë njëri-tjetrin.
68:31. Thanë: “Të mjerët ne, vërtet ne ishim jashtë rrugës!”
68:32. Shpresohet se Zoti ynë do të na e zëvendësojë me ndonjë edhe më të mirë se ai; ne vetëm tek Zoti ynë mbajmë shpresën.
68:33. Ja, kështu do të jetë dënimi (i mekasve), ndërsa dënimi i botës tjetër do të jetë shumë më i ashpër, sikur të jenë që e kuptojnë.
68:34. Eshtë e sigurt se për të devotshmit do të ketë te Zoti i tyre kopshte të begatshme.
68:35. A do t’i bëjmë kriminelët të barabartë me muslimanët?
68:36. C’është me ju, si gjykoni ashtu?
68:37. A mos keni ndonjë libër, e prej tij mësoni?
68:38. E ju do të keni atje çka të dëshironi?
68:39. A mos keni ndonjë zotim të fortë prej Nesh që vazhdon deri në kijamet, se do ta arrini atë që dëshironi?
68:40. Pyeti ata se cili është prej tyre që u garanton atë?
68:41. Apo ata kanë ortakë (zota) që u garantojnë, pra le t’i sjellin ortakët e vet, nëse e thonë të vërtetën?
68:42. (Përkujto) Ditën kur ashpërsohet çështja deri në kulm (në kijamet), e ata do të ftohen për të bërë sexhde, po nuk munden.
68:43. Shikimet e tyre janë të përulura dhe ata i kaplon poshtërimi, kur dihet se ata kanë qenë të ftuar të bëjnë sexhde sa ishin të shëndoshë (e ata - talleshin).
68:44. Pra, më lë Mua dhe ata që e mohojnë këtë Kur’an. Ne do t’i afrojmë ata dalëngadalë te dënimi prej nga nuk presin.
68:45. Dhe atyre Unë u jap afat, sepse ndëshkimi Im është shumë i fortë.
68:46. A mos kërkon ti prej tyre shpërblim, e ata janë të ngarkuar me dhëniet?
68:47. A mos te ta është e fshehta (e Lehvi Mahfudhit), e ata prej aty trumbetojnë (se janë të mirë)?
68:48. Po ti bëhu i durueshëm ndaj caktimit të Zotit tënd, e mos u bë si ai i peshkut në kohën kur pat thirrur (Zotin) dhe ishte i mllefosur.
68:49. Sikur të mos i afrohej atij mëshirë nga Zoti i tij, do të hidhej në shkretëtirë i demoralizuar.
68:50. Po Zoti i tij, e bëri atë të zgjedhur prej të mirëve.
68:51. E ata që nuk besuan gati sa nuk të zhdukin ty me shikimet e tyre, kur e dëgjuan Kur’anin, e (nga inati) thanë: “Ai është i marrë!”
68:52. Po ai (Kur’ani) nuk është tjetër vetëm se këshillë për botën (e njerëzve e të xhinëve).
Ebu Beker
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe - Faqe 3 Empty Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker Tue Feb 09, 2010 12:34 am

69.Haka

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

69:1. Momenti i katastrofës së përgjithshme (kijameti).
69:2. C’është kijameti?
69:3. Cka të mësoi ty se ç’është kijameti?
69:4. Themudi dhe Adi përgënjeshtruan tronditjen (kijametin).
69:5. Sa i përket Themudit, ata u shkatërruan me krismë të tmerrshme.
69:6. Ndërsa Adi është shkatërruar me një erë të fortë, të pakufishme.
69:7. Atë Ai e lëshoi kundër tyre shtatë net e tetë ditë rresht, kur i shihje njerëzit në to të rrëzuar si të ishin trupa hurmash të zgavëruara.
69:8. A e sheh prej tyre ndonjë që ka mbetur?
69:9. Erdhi faraoni dhe ata që ishin para tij si dhe të përmbysurit (fshatrat e popullit të Lutit), me punë të gabuara.
69:10. Ata kundërshtuan të dërguarin e Zotit të tyre, e Ai i dënoi ata me një dënim edhe më të madh (prej dënimeve të mëparshme).
69:11. Pasi që uji pat vërshuar, Ne ju bartëm në anije.
69:12. Për ta bërë atë (ngjarje) përkujtim për ju dhe për ta ruajtur atë veshët që janë përkujtues.
69:13. E kur të fryhet në surë një e fryme.
69:14. Dhe të ngrihen toka e kodrat e t’i mëshojnë njëra-tjetrës me një të goditur.
69:15. Në atë kohë ndodh e vërteta (kijameti).
69:16. E qielli çahet, pse ai atë ditë është i rraskapitur.
69:17. Dhe engjëjt qëndrojnë në skajet (anët) e tij, e atë ditë tetë (engjëj) e bartin mbi vete Arshin e Zotit tënd.
69:18. Atë ditë ju do të ekspozoheni (para Zotit), duke mos mbetur fshehtë asnjë sekret juaji.
69:19. Kujt t’i jepet libri i vet nga e djathta e tij, ai do të thotë: “O ju, qe, lexojeni librin tim!”
69:20. Unë kam qenë i bindur se do të jap llogarinë time.
69:21. Dhe ai atëherë është në një jetë të kënaqshme.
69:22. Në një xhennet të lartë.
69:23. Pemët e tij i ka krejt afër.
69:24. (E thuhet) Hani e pini shijshëm, ngase në ditët e kaluara ju e përgatitët këtë.
69:25. Ndërkaq, kujt i jepen librat e vet nga e majta e tij, ai thotë: “O i mjeri unë, të mos më jepej fare libri im.
69:26. Dhe të mos dijsha fare se çka është llogaria ime.
69:27. Ah, sikur të kishte qenë ajo (vdekja e parë) mbarim i amshueshëm për mua.
69:28. Pasuria ime nuk më bëri fare dobi.
69:29. U hoq prej meje çdo kompetencë imja.
69:30. U thuhet zebanive: Kapeni atë, vëndojani prangat!
69:31. Pastaj atë futeni në xhehennem...
69:32. Mandej lidheni atë me një zinxhirë të gjatë shtatëdhjetë kutë.
69:33. Se ai ka qenë që nuk besoi All-llahun e madhëruar.
69:34. Ai nuk nxiste për t’i ushqyer të varfërit.
69:35. Ai sot nuk ka këtu ndonjë mik.
69:36. As ushqim tjetër përveç të të shplarave.
69:37. Që atë nuk e ha kush, pos mëkatarëve.
69:38. Pra Unë betohem në atë që e shihni!
69:39. Edhe në atë që nuk e shihni!
69:40. Se me të vërtetë ai (Kur’ani) është fjalë (e Zotit) që e lexon i dërguari i ndershëm.
69:41. Ai nuk është fjalë e ndonjë poeti, po ju nuk besoni.
69:42. Nuk është as fjalë e ndonjë falltori, po ju nuk përkujtoheni.
69:43. Eshtë zbritje prej Zotit të botëve!
69:44. Sikur të trillonte ai (Muhammedi) për Ne ndonjë fjalë!
69:45. Ne do ta kapim atë me fuqinë Tonë.
69:46. E pastaj do t’ia këputnim atij arterien e zemrës.
69:47. E askush prej jush nuk do të mund të ndërhynte për mbrojtjen e tij.
69:48. Ai (Kur’ani) është këshillë për të ruajturit.
69:49. S’ka dyshim se Ne dimë që prej jush ka që e përgënjeshtrojnë.
69:50. Ai (Kur’ani) njëmend do të jetë dëshpërim për jobesimtarët.
69:51. Ai është e vërteta bindëse!
69:52. Andaj, ti lartësoje nga të metat Zotin tënd të madhëruar!
Ebu Beker
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe - Faqe 3 Empty Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker Tue Feb 09, 2010 12:36 am

70.Mearixh

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

70:1. Një lutës e kërkoi dënimin e pashmangshëm,
70:2. për jobesimtarët. Atë (dënim) s’ka kush që mund ta ndalë.
70:3. Ai dënim vjen nga All-llahu, pronari i shkallëve të larta (në qiej).
70:4. Atje ngjiten engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) në një ditë që zgjat pesëdhjetë mijë vjet (ose lartësia e atyre shkallëve është pesëdhjetë mijë vjet).
70:5. Ti pra, duro me një durim pa ankesë (të mirë).
70:6. Atyre u duket ai larg,
70:7. Kurse Neve ai na duket afër.
70:8. Dita kur qielli të bëhet si kallai i shkrirë.
70:9. Kodrat të bëhen si leshi i lënurur.
70:10. Dhe asnjë mik nuk pyet për mikun.
70:11. Edhe pse ata shihen ndërmjet vete (edhe njihen, por ikin prej njëri-tjetrit). Krimineli dëshiron sikur të kishte paguar dënimin e asaj dite me bijtë e vet.
70:12. Dhe me gruan e vet dhe me vëllain e vet.
70:13. Edhe me të afërmit e tij që ai te ata mbështetej.
70:14. Edhe me krejt çka ka në tokë, e vetëm të kishte shpëtuar!
70:15. Jo, kurrsesi, ajo (para) është Ledhdha - flaka (emër i xhehennemit).
70:16. Eshtë që heq kapakët e kokës.
70:17. Që e thërret (tërheq prej vetes) atë që është zbrapsur e larguar (prej besimit).
70:18. Dhe që ka tubuar (pasuri) dhe e ka ruajtur (fshehur).
70:19. Eshtë e vërtetë se njeriu është i prirur të jetë i padurueshëm.
70:20. Pse kur e godet ndonjë e keqe, ai ankohet së tepërmi.
70:21. Ndërkaq, kur e gjen e mira, ai bëhet tepër koprrac.
70:22. Përveç atyre që falen,
70:23. të cilët janë të rregullt në faljen e namazit të tyre.
70:24. Dhe ata që në pasurinë e vet kanë ndarë një pjesë të caktuar.
70:25. Për lypësin dhe për nevojtarin që nuk lyp.
70:26. Edhe ata që e besojnë bindshëm ditën e gjykimit.
70:27. Edhe ata që i frikësohen dënimit nga Zoti i tyre.
70:28. Sepse është e vërtetë që nuk ka shpëtim prej dënimit të Zotit të tyre.
70:29. Edhe ata që janë ruajtur prej punëve të ndyra (amorale).
70:30. Me përjashtim ndaj grave të veta dhe ndaj robëreshave që i kanë në posedim, ata nuk qortohen për to.
70:31. E kush kërkon përveç tyre, të tillët janë të shfrenuar (meritojnë dënim).
70:32. Edhe ata që janë besnikë ndaj amanetit që u është besuar dhe ndaj premtimit të dhënë.
70:33. Edhe ata që dëshminë e vet e zbatojnë (nuk e mohojnë, nuk e fshehin).
70:34. Edhe ata që janë të kujdesshëm ndaj rregullave të namazit të tyre.
70:35. Të tillët janë në xhennete dhe janë të nderuar.
70:36. C’është me ata që nuk besuan dhe zgjasin qafat nga ti?
70:37. Ulen në grupe në të djathtë e në të majtë prej teje?
70:38. A dëshiron secili prej tyre të hyjë në xhennetin e begatshëm?
70:39. Kurrsesi! Ne i krijuam ata nga ajo çka ata e dinë.
70:40. Pra, betohem në Zotin e lindjeve e të perëndimeve, se Ne kemi fuqi,
70:41. të zëvendësojmë me më të mirë se ata dhe Ne nuk mund të na dalë kush para.
70:42. Po ti lëri ata të zhyten edhe më thellë në të kota dhe të dëfrehen deri që të ballafaqohen në ditën e tyre që po u premtohet.
70:43. Ditën kur duke u ngutur dalin prej varreve, sikur nguteshin te idhujt,
70:44. Me shikimet e tyre të përulura i ka kapluar poshtërimi. Ajo është dita që ka qenë premtuar.
Ebu Beker
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe - Faqe 3 Empty Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker Tue Feb 09, 2010 12:37 am

71.Nuh

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

71:1. Ne e dërguam Nuhun te populli i vet (dhe i thamë): “Tërhiqja vërejtjen popullit tënd para se ata t’i godasë dënimi i rëndë!”
71:2. Ai tha: “O populli im, unë jam i dërguar te ju, jam i qartë.
71:3. Adhurojeni All-llahun, kini frikë prej Tij dhe mua më dëgjoni.
71:4. Ai u falë juve nga mëkatet tuaja dhe ua vazhdon jetën deri në një afat të caktuar (pa u dënuar), e kur të vijë afati i caktuar prej All-llahut, ai nuk shtyhet për më vonë, nëse jeni që e dini”.
71:5. Ai tha: “O Zoti im, unë e thirra popullin tim natën e ditën.
71:6. Por thirrja ime vetëm ua shtoi ikjen.
71:7. Dhe sa herë që unë i thërritja ata për t’u falur Ti atyre mëkatet, ata i vënin gishtat e tyre në veshë dhe mbulonin kokat me teshat e tyre dhe vazhdonin në atë të tyren me një mendjemadhësi të fortë.
71:8. Pastaj, unë i kam thirrur ata haptazi.
71:9. Pastaj unë thirrjen ua drejtoja atyre haptazi, e shumëherë edhe fshehurazi”.
71:10. Unë u thashë: “Kërkoni falje Zotit tuaj, se Ai vërtet falë shumë;
71:11. Ai ju lëshon nga qielli shi me bollëk,
71:12. ju shumon pasurinë dhe fëmijët, ju bën të keni kopshte dhe ju jep lumenj.
71:13. C’është me ju që All-llahut nuk i shprehni madhërinë që e meriton?
71:14. Kur Ai ju krijoi në disa etapa.
71:15. A nuk e keni parë se si All-llahu krijoi shtatë palë qiej (në kate).
71:16. Dhe në ta hënën e bëri dritë, diellin e bëri ndriçues.
71:17. Dhe All-llahu u shpiku juve prej tokës si bimë.
71:18. Pastaj ju kthen në të, pa dyshim ju nxjerr sërish.
71:19. All-llahu juve ua bëri tokën të sheshtë.
71:20. Që nëpër të të ecni rrugëve të gjera”.
71:21. Nuhu tha: “Zoti im, ata më kundërshtuan, ata shkuan pas atyre (pasanikëve), të cilëve pasuria dhe fëmijët e tyre vetëm ua shtuan dëshpërimin.
71:22. Dhe ata (pasanikët) u kurdisën atyre kurthe shumë të mëdha”.
71:23. Dhe u thanë: Mos braktisni zotat tuaj kurrsesi, mos braktisni Vedda-në, as Suvva-në, e as Jeguth-in, Jeukë-n e Nesre-n.
71:24. Dhe ata i bënë të humbur shumë sish, e Ti zullumqarëve mos u jep tjetër, por vetëm humbje.
71:25. Për shkak të mëkateve të tyre ata u përmbytën dhe menjëherë u futën në zjarr dhe ata, përveç All-llahut, nuk gjetën ndihmëtarë.
71:26. E Nuhu tha: “O Zoti im, mos lë mbi tokë asnjë nga jobesimtarët!
71:27. Sepse, nëse Ti i lë ata, robërit Tu do t’i humbin dhe prej tyre nuk lind tjetër, vetëm të prishur e jobesimtarë.
71:28. Zoti im, më falë mua dhe prindërit e mi, dhe ata që hynë në shtëpinë time, duke qenë besimtarë, edhe besimtarët e besimtaret, ndërsa jobesimtarëve mos u shto tjetër, vetëm dëshpërim”.
Ebu Beker
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe - Faqe 3 Empty Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker Tue Feb 09, 2010 12:38 am

72.Xhin

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

72:1. Thuaj: “Mua më është shpallur se një grup i vogël nga xhinët i vuri veshin dhe dëgjoi (Kur’anin) dhe (kur u kthyen te të vetët) thanë: “Ne kemi dëgjuar një Kur’an që mahnit,
72:2. që udhëzon në të vërtetën, andaj ne i besuam atij dhe Zotit tonë, kurrsesi nuk do t’ia shoqërojmë më askë”.
72:3. Dhe se lartësia e madhëruar e Zotit tonë nuk është që ka as grua, as fëmijë.
72:4. S’ka dyshim se ai mendjelehti jonë fliste të pavërteta ndaj All-llahut.
72:5. Ndërsa ne kemi pas menduar se as njerëzit, as xhinët nuk flasin gënjeshtra përkitazi me All-llahun,
72:6. Dhe se ka pasur burra prej njerëzve, që kërkonin ndihmë prej disa xhinëve dhe ashtu ua shtonin atyre edhe më shumë arrogancën.
72:7. Dhe se ata (njerëzit) kanë menduar, siç keni menduar edhe ju, se All-llahu nuk ka për ta ringjallur askë.
72:8. Dhe vërtet, ne kemi hulumtuar ta arrijmë qiellin, po atë e gjetëm përplot roje të forta dhe me shkëndija (zjarri që djeg),
72:9. Dhe ne më parë hulumtonim në vendvështrimin për të dëgjuar, e kush përpiqet të dëgjojë tash, ai has në pusinë e shkëndijës së zjarrtë.
72:10. Ne nuk e dimë se me këtë (përgatitje të qiellit) është për qëllim ndonjë e keqe për ata që janë në tokë, apo Zoti i tyre dëshiron që ata t’i udhëzojë.
72:11. Eshtë e vërtetë se prej nesh ka të mirë, por ka edhe që nuk janë aq të mirë, sepse ne kemi qenë në drejtime të ndryshme.
72:12. Dhe ne kemi qenë të bindur se All-llahut nuk mund t’i shmangemi në tokë e as nuk mund t’i shpëtojmë Atij duke ikur.
72:13. Dhe ne, sapo e dëgjuam udhëzimin (Kur’anin), i besuam atij, e kush i beson Zotit të vet, ai nuk i frikësohet ndonjë dëmtimi e as ndonjë padrejtësie.
72:14. Eshtë e vërtetë se prej nesh ka besimtarë (muslimanë) dhe prej nesh ka që janë jashtë rrugës (jobesimtarë), e kush e pranoi islamin, të tillët mësynë rrugën e shpëtimit.
72:15. Ndërsa, ata që lëshuan rrugën, ata u bënë lëndë e xhehennemit!
72:16. Sikur ata (idhujtarët) t’i përmbaheshin rrugës së drejtë, Ne do t’iu lëshonim atyre ujë me bollëk,
72:17. për të sprovuar me të. E kush ia kthen shpinën adhurimit ndaj Zotit të vet, Ai e shpie atë në vuajtje të padurueshme.
72:18. Dhe (mua më shpallet) se vërtet xhamitë janë veçant për ta adhuruar All-llahun, e mos adhuroni në to askë tjetër me All-llahun!
72:19. Dhe se kur u ngrit robi i All-llahut ta adhurojë Atë, ata (xhinët ose idhujtarët) gati hipnin njëri mbi tjetrin për ta dëgjuar.
72:20. Thuaj: “Unë e adhuroj vetëm Zotin tim dhe Atij nuk i bëj asnjë shok!”
72:21. Thuaj: “Unë nuk kam në dorë që t’ua largoj dënimin, as t’ju sjell dobi!”
72:22. Thuaj: “Eshtë e vërtetë se mua nuk më mbron askush prej (dënimit) të All-llahut dhe përveç Tij unë nuk gjej mbështetje”.
72:23. (Nuk kam në dorë tjetër), përveç kumtimin prej All-llahut dhe përveç shpalljeve të Tij. Kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, i tij është zjarri i xhehennemit, aty do të jenë përgjithmonë, pa mbarim.
72:24. Derisa kur ta shohin atë që u premtohet, atëherë do të kuptojnë se kush është më i dobët në ndihmë dhe më i vogël në numër.
72:25. Thuaj: “Unë nuk e di a do të jetë afër ajo që u premtohet, apo Zoti im do ta vonojë atë shumë?”
72:26. Ai është që e di të fshehtën, por fshehtësinë e vet nuk ia zbulon askujt.
72:27. Me përjashtim të ndonjë të dërguari që Ai do. Atëbotë Ai vë roje para edhe prapa tij (kur i shpall fshehtësinë),
72:28. Për ta ditur (për t’u dukur) se ata kanë kumtuar shpalljet e Zotit të tyre, dhe se Ai e ka përfshi atë tek ata, Ai e di sasinë e çdo gjëje që ekziston.
Ebu Beker
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe - Faqe 3 Empty Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker Tue Feb 09, 2010 12:39 am

73.Muzemil

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

73:1. O ti i mbështjellur!
73:2. Ngrihu për falje natën, përveç një pjese të vogël të saj.
73:3. Gjysmën e saj ose diç më pak se gjysmën.
73:4. Ose shto diç prej saj dhe Kur’anin lexoje me vëmendje.
73:5. Ne do të shpallim ty fjalë të rëndë (të madhe).
73:6. E s’ka dyshim se aktiviteti i natës është fuqizues dhe fjalë më e qartë.
73:7. Vërtet, ti gjatë ditës ke angazhim të gjatë (të madh).
73:8. Po ti përmende Zotin tënd dhe plotësisht përkushtoju Atij!
73:9. Zot i lindjes dhe i perëndimit, nuk ka zot tjetër vetëm Ai, pra Atë merre për mbështetje.
73:10. Dhe ki durim ndaj asaj që të thonë dhe largohu atyre i matur.
73:11. Dhe më lë Mua për ata gënjeshtarët pasanikë, dhe jepu atyre pak afat.
73:12. Se me të vërtetë te Ne ka pranga e zjarr.
73:13. Edhe ushqim që nuk gëlltitet edhe dënim të dhembshëm.
73:14. Atë ditë kur toka e kodrat të dridhen, e kodrat bëhen rërë rrëshqitëse.
73:15. Ne dërguam te ju të dërguar që dëshmon kundër jush, ashtu siç patëm dërguar edhe te faraoni të dërguar.
73:16. E faraoni e kundërshtoi të dërguarin, andaj Ne i dhamë atij një dënim të rëndë.
73:17. Nëse ju mohoni, si do të mbroheni në një ditë që fëmijët do t’i bëjë pleq?
73:18. Atë ditë qielli do të çahet dhe premtimi i Tij do të realizohet.
73:19. Këto janë një përkujtim qortues, e kush do, ai e zgjedh rrugën për te Zoti i vet.
73:20. Zoti yt e di se ti dhe një grup i atyre që janë me ty, kaloni në adhurim më pak se dy të tretat e natës ose gjysmën e saj, a një të tretën e saj. All-llahu e di gjatësinë e natës dhe të ditës dhe Ai e diti që ju nuk do të mund t’i përmbaheni asaj, andaj u lehtësoi juve, pra faluni duke lexuar Kur’an sa t’ju vijë më lehtë prej namazit. Ai e diti se nga ju do të ketë të sëmurë dhe të tjerë që gjallërojnë nëpër tokë duke kërkuar nga begatitë e All-llahut, e edhe të tjerë që luftojnë në rrugën e All-llahut, pra faluni dhe lexoni sa të jetë më lehtë prej tij dhe kryjeni me rregull faljen, jepeni zeqatin, huazoni (jepni sadaka) për hir të All-llahut hua të mirë, se çka të përgatitni për veten tuaj prej të mirave, atë do ta gjeni te All-llahu edhe më të mirë, dhe shpërblim më të madh, e kërkoni falje prej All-llahut, se All-llahu është mëkatfalës, mëshirues!
Ebu Beker
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe - Faqe 3 Empty Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 3 e 5 Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi