Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Faqja 4 e 5 Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next

Shko poshtë

Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe - Faqe 4 Empty Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker Fri Feb 05, 2010 11:13 pm

First topic message reminder :

1. Fatiha

1. Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
2. Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botërave
3. Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
4. Sunduesit të ditës së Gjykimit
5. Ty të adhurojmë dhe prej Teje ndihmë kërkojmë
6. Udhëzona në rrugën e drejtë,
7. në rrugën e atyre ndaj të cilëve ke bekimin, e jo në të atyre që je i hidhëruar, dhe që kanë humbur!
Ebu Beker
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe - Faqe 4 Empty Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker Tue Feb 09, 2010 12:41 am

74.Mudethir

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

74:1. O ti i mbuluar!
74:2. Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen (duke i thirrur).
74:3. Dhe madhëroje Zotin tënd!
74:4. Dhe rrobat tua pastroi!
74:5. Dhe të keqes së ndyrë largohu!
74:6. Dhe mos u mburr me atë që jep e të duket shumë!
74:7. Dhe për hir të Zotit tënd duro!
74:8. E, kur të fryhet në Sur,
74:9. atëherë ajo është ditë e vështirë.
74:10. Për jobesimtarët është jo e lehtë.
74:11. Ti më le Mua dhe atë që e krijova të vetmuar.
74:12. Dhe bëra të ketë pasuri të madhe.
74:13. E bëra edhe me djem që i ka me vete.
74:14. Dhe Unë i lash në disponim të gjitha mundësitë.
74:15. E ai lakmon që t’i shtoj edhe më tepër.
74:16. E jo, se ai vërtet ishte mohues i fakteve tona!
74:17. Atë do ta ndrydhi me një dënim të rëndë e të padurueshëm.
74:18. Pse ai shumë mendonte, radhitte e përgatiste (për Kur’anin).
74:19. Qoftë i shkatërruar, po si përceptonte.
74:20. Prapë qoftë i shkatërruar, po si përceptonte.
74:21. Ai sërish thellohej në mendime.
74:22. Pastaj mrrolej dhe bëhej edhe i vrazhdë.
74:23. Pastaj ktheu shpinën me mendjemadhësi.
74:24. E tha: “Ky (Kur’ani) nuk është tjetër, vetëm se magji që përcillet prej të tjerëve.
74:25. Ky nuk është tjetër, përveç fjalë njerëzish!”
74:26. E Unë atë do ta hedh në Sekar!
74:27. E, ku e di ti se çka është Sekar?
74:28. Ai nuk lë send të mbetet pa e djegur.
74:29. Ai është që ua prish dhe ua nxin lëkurat.
74:30. Mbikëqyrës mbi të janë nëntëmbëdhjetë.
74:31. E mbikëqyrës të zjarrit Ne nuk bëjmë tjetër, përveç engjëjve dhe numrin e tyre (të përmendur në Kur’an) nuk e bëmë për tjetër, por vetëm si sprovë për ata që nuk besuan, e që të binden ata që u është dhënë libri, e atyre që besuan t’u shtohet edhe më besimi, e atyre që u është dhënë libri dhe besimtarët të mos kenë dyshim dhe ata që zemrat i kanë të sëmura dhe jobesimtarët të thonë: “Cka dashti All-llahu me këtë si shembull?” Ja ashtu, All-llahu e lë të humbur atë që e do dhe e udhëzon atë që do, e ushtrinë e Zotit tënd nuk e di kush pos Atij, e ai (Sekari), nuk është tjetër vetëm se një përkujtim për njerëz.
74:32. Jo, nuk është ashtu, pasha hënën!
74:33. Edhe natën kur tërhiqet!
74:34. Edhe agimin kur agon!
74:35. S’ka dyshim se ai (Sekari) është një nga belatë më të mëdha.
74:36. Eshtë vërejtje për njerëz!
74:37. Për atë nga mesi juaj që dëshiron të përparojë (në të mira) apo të ngecë.
74:38. Secili njeri është peng i veprës së vet.
74:39. Përveç atyre të djathtëve.
74:40. Që janë në xhennete e i bëjnë pyetje njëri-tjetrit,
74:41. Përkitazi me kriminelët (e u thonë):
74:42. “Cka u solli juve në Sekar?”
74:43. Ata thonë: “Nuk kemi qenë prej atyre që faleshin (që bënin namaz);
74:44. Nuk kemi qenë që ushqyenim të varfërit;
74:45. Dhe kemi qenë që përziheshim me të tjerët në punë të kota.
74:46. Dhe kemi qenë që nuk e besonim ditën e gjykimit.
74:47. Derisa na erdhi e vërteta (vdekja)!”
74:48. E tanimë, atyre nuk u bën dobi ndërmjetësimi i ndërmjetësuesve,
74:49. Po çka kishin ata që largoheshin prej këshillës (Kur’anit)?
74:50. Ata ishin si gomarë të trembur (të egër).
74:51. Që ikin prej luanit (ose prej gjahtarit).
74:52. Veç kësaj, secili prej tyre dëshironte t’i jepej libër i posaçëm (i hapët, i qartë).
74:53. E jo! Por ata janë që nuk i frikësohen botës tjetër.
74:54. Dhe jo! Se ai (Kur’ani) është këshillë e lartë.
74:55. E kush do, këshillohet me të.
74:56. Po ata nuk mund të marrin mësim prej tij, vetëm nëse All-llahu do, Ai është i denjë për t’ju ruajtur dhe i denjë për falje mëkatesh!
Ebu Beker
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe - Faqe 4 Empty Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker Tue Feb 09, 2010 12:42 am

75.Kijame

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

75:1. Betohem në ditën e kijametit;
75:2. Betohem në shpirtin që është shumë qortues!
75:3. A mendon njeriu se nuk do t’i tubojmë eshtrat e tij?
75:4. Po, do t’ia tubojmë! Duke qenë se Ne jemi të zotët t’ia rikrijojmë si kanë qenë edhe majat e gishtave të tij!
75:5. Por, njeriu dëshiron të vazhdojë edhe më tej në mëkate.
75:6. Andaj edhe pyet: “Kur është dita e kijametit?”
75:7. E, kur të merren sytë (të parët)?
75:8. E të zëhet hëna (errësohet),
75:9. Dhe të bashkohen dielli e hëna.
75:10. Atë ditë njeriu do të thotë: “Nga të iket!”
75:11. Jo, nuk ka strehim!
75:12. Atë ditë vetëm te Zoti yt është caku!
75:13. Atë ditë njeriu do të njihet me atë që çoi para dhe me atë që la prapa.
75:14. Po njeriu është dëshmitar i vetvetes.
75:15. Edhe nëse i paraqet arsyetimet e veta.
75:16. Ti (Muhammed) mos e shqipto atë (Kur’anin) me gjuhën tënde për ta nxënë atë me të shpejtë!
75:17. Sepse Ne e kemi për detyrë tubimin dhe leximin e tij!
75:18. E kur ta lexojnë atë ty, ti përcille me të dëgjuar leximin e tij.
75:19. Dhe pastaj është obligim yni që ta shkoqisim atë.
75:20. Jo, nuk është ashtu! Por ju jeni që e doni të ngutshmen (Dunjanë).
75:21. Dhe e lini pas shpine atë të ardhmen (Ahiretin).
75:22. Atë ditë do të ketë fytyra të shkëlqyera (të gëzuara).
75:23. Që Zotin e tyre e shikojnë.
75:24. Atë ditë ka fytyra edhe të vrazhda.
75:25. Që presin t’u thyhet kurrizi (të shkatërrohen).
75:26. Jo dhe Jo! Po kur të arrijë (shpirti) në gropë të fytit (të gjoksit),
75:27. Dhe thuhet (nga familja e të të afërmit): “Kush do ta shërojë?”
75:28. Dhe ai bindet se ai po ndahet.
75:29. E t’i puqet kofsha për kofshe (t’i vështirësohet gjendja).
75:30. Atë ditë vetëm te Zoti yt shkohet.
75:31. E ai as nuk vërtetoi atë që duhej, as nuk u falë.
75:32. Por përgënjeshtroi dhe ktheu shpinën.
75:33. Dhe shkonte te familja e tij me fodullëk.
75:34. Të është afruar ty e keqja e t’u afroftë (ose i mjeri ti i mjeri).
75:35. Edhe një herë t’u afrua ty e keqja; t’u afroftë!
75:36. A mos mendon njeriu se do të lihet duke mos zënë asgjë (pa kurrfarë përgjegjësie).
75:37. A nuk ka qenë ai në një pikë uji që derdhet.
75:38. E pastaj u bë gjak i trashë, e Ai e krijoi dhe e përsosi?
75:39. Dhe prej tij Ai i bëri dy lloje: mashkullin dhe femrën.
75:40. A nuk është Ai (Zot) i fuqishëm që i ngjall të vdekurit?
Ebu Beker
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe - Faqe 4 Empty Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker Tue Feb 09, 2010 12:43 am

76.Insan

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

76:1. Vërtet ka kaluar një periudhë kohore, që njeriu nuk ekzistonte fare si një diçka i përmendur.
76:2. Ne e krijuam njeriun prej një uji të bashkëdyzuar për ta sprovuar atë, andaj e bëmë të dëgjojë e të shohë.
76:3. Ne e udhëzuam atë në rrugë të drejtë, e ai do të jetë: mirënjohës ose përbuzës.
76:4. Ne për jobesimtarët kemi përgatitur zinxhirë, pranga e zjarr.
76:5. S’ka dyshim se të devotshmit do të pijnë nga gota që përzierja brenda saj është nga kafuri (aromatik).
76:6. Eshtë një burim prej të cilit pijnë robërit e All-llahut dhe e bartin atë ku të duan.
76:7. Ata janë që i zbatojnë premtimet e tyre dhe i frikësohen një dite dëmi i së cilës ka përmasa të mëdha.
76:8. Ata janë që për hir të Tij u japin ushqim të varfërve, jetimëve dhe të zënëve robër.
76:9. Ne po ju ushqejmë vetëm për hir të All-llahut dhe prej jush nuk kërkojmë ndonjë shpërblim e as falënderim.
76:10. Ne i frikësohemi (dënimit të) Zotit tonë në një ditë që fytyrat i bën të zymta dhe është shumë e vështirë.
76:11. Po All-llahu i ruajti ata prej sherrit të asaj dite dhe u dhuroi shkëlqim në fytyra e gëzim të madh.
76:12. Dhe për shkak se ata duruan, i shpërbleu me xhennet dhe me petka mëndafshi.
76:13. Aty janë të mbështetur në kolltukë dhe aty nuk shohin as diell (vapë) e as të ftohtë.
76:14. Hijet e tyre (të pemëve) janë afër mbi ta dhe kalaveshët e pemëve janë të qasur shumë afër.
76:15. Dhe atyre u bëhet shërbim me enë të argjendta dhe me gota të tejdukshme.
76:16. Të tejdukshme nga argjendti që ata (shërbëtorët) i përcaktuan të jenë sa duhet (të mëdha o të vogla).
76:17. Dhe u jepet të pijnë aty gota të verës të përzier me zenxhebilë (bimë aromatike).
76:18. (nga) Burim aty që quhet selsebil (i lehtë në të pimë).
76:19. Dhe atyre u sillen për shërbim djelmosha që përherë janë të tillë sa që kur t’i kundrosh të duken si margaritarë të derdhur.
76:20. Dhe kur të shikosh aty, sheh begati të mëdha e zotërim (pronë, pasuri) të madh.
76:21. Kanë të veshura petka mëndafshi të hollë e të gjelbër (atllas) dhe të mëndafshit të trashë (brokat); janë të stolisur me bylyzykë të argjendtë dhe Zoti i tyre u jep të pijnë të pastër.
76:22. Ky është shpërblim juaji, sepse angazhimi juaj ka qenë i pranishëm.
76:23. Ne ta shpallëm ty Kur’anin në intervale (pjesë-pjesë).
76:24. Andaj ti bëhu i durueshëm deri në vendimin e Zotit tënd e mos dëgjo as mëkatarë, as jobesimtarë.
76:25. Adhuroje Zotin tënd mëngjes e mbrëmje.
76:26. Dhe falu për hir të Tij në një kohë të natës, mandej adhuroje Atë edhe natën më gjatë.
76:27. Vërtet, ata (idhujtarët) e duan shumë këtë jetë dhe e zënë asgjë ditën e rëndë që i pret.
76:28. Ne i krijuam ata dhe Ne e përsosëm krijimin e tyre, e sikur të duam, Ne i zhdukim ata e sjellim të tjerë më të mirë se ata.
76:29. Vërtet, këto janë një këshillë, e kush do e merr rrugën që e çon te Zoti i tij.
76:30. Po ju nuk mund të doni gjë, pos nëse do All-llahu, e All-llahu është shumë i dijshëm, shumë i urtë.
76:31. Ai atë që e do, e shtie në mëshirën e Vet, kurse për zullumqarët ka përgatitur dënim të dhembshëm.
Ebu Beker
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe - Faqe 4 Empty Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker Tue Feb 09, 2010 12:44 am

77.Murselat

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

77:1. Pasha erërat që fryejnë një pas një (pandërprerë)!
77:2. Që janë shumë të stuhishme e shkaktojnë furtunë.
77:3. Pasha engjëjt që u është besuar shpërndarja e reve dhe që i shpërndajnë.
77:4. Dhe që ndajnë qartë (të vërtetën nga e pavërteta).
77:5. Dhe ata që sjellin shpallje (libra të Zotit te pejgamberët).
77:6. Si arsyetim ose si vërejtje.
77:7. S’ka dyshim se ajo që premtoheni ka për të ndodhë që patjetër.
77:8. Kur yjet të shuhen.
77:9. Dhe kur qielli të hapet,
77:10. Dhe kur kodrat të copëtohen,
77:11. Dhe kur të dërguarve u është caktuar koha për të dëshmuar.
77:12. E për cilën ditë atyre u është caktuar koha?
77:13. Për ditën e gjykimit (kur drejtësia e Zotit ndan të mirën nga e keqja).
77:14. E ku e di ti se çka është dita e gjykimit?
77:15. Atë ditë është shkatërrim për ata që përgënjeshtruan.
77:16. A nuk i kemi shkatërruar Ne popujt më të hershëm?
77:17. Dhe pastaj pas tyre ua shoqëruam të tjerë më të vonshëm.
77:18. Ne ashtu bëjmë me kriminelët.
77:19. Atë ditë është mjerim i madh për ata që përgënjeshtruan.
77:20. A nuk u kemi krijuar juve nga një lëng i dobët?
77:21. Dhe atë e vendosëm në një vend të sigurt.
77:22. Për deri në një kohë të caktuar.
77:23. Dhe Ne bëmë përcaktimin e krijimit. Sa përcaktues të mirë jemi!
77:24. Atë ditë është shkatërrim për ata që nuk e njohën fuqinë tonë.
77:25. A nuk bëmë Ne tokën që në gjirin e vet mban,
77:26. të gjallë dhe të vdekur?
77:27. Dhe në të kemi vënë kodra të forta e të larta dhe ju dhamë të pini ujë që ua shuan etjen.
77:28. Atë ditë është mjerim për ata që përgënjeshtruan.
77:29. (u thuhet) Shkoni te ai (xhehennemi) që ju e konsideruat rrenë.
77:30. Shkoni te ajo hije (mjegull) që ka tre degëzime.
77:31. Që nuk bën as hije, as nuk mbron prej flakës.
77:32. Ai (xhehennemi) hedh gaca të mëdha si ndonjë kështjellë.
77:33. E që janë si të ishin deve të verdha (shumë të shpejta).
77:34. Atë ditë është shkatërrim për mohuesit.
77:35. Kjo është një ditë që ata nuk flasin.
77:36. Atyre as nuk u lejohet që të arsyetohen.
77:37. Atë ditë, mjerë ata që përgënjeshtruan!
77:38. Kjo është dita e gjykimit, ju kemi tubuar juve dhe të mëparshmit.
77:39. Dhe nëse keni ndonjë dredhi, atëherë bëni dredhira!
77:40. Atë ditë është shkatërrim për ata që nuk besuan.
77:41. Dhe, nuk ka dyshim se të devotshmit do të jenë nën hije pranë burimeve,
77:42. Dhe kanë pemë çfarë të dëshirojnë.
77:43. Hani e pini shijshëm e me ëndje, për atë e keni vepruar.
77:44. Ne kështu i shpërblejmë mirëbërësit.
77:45. Atë ditë është mjerim për përgënjeshtruesit.
77:46. Ju (jobesimtarë në Dunja) hani e kënaquni për pak kohë, sepse vërtet ju jeni rrebelë.
77:47. Atë ditë është mjerim për ata që mohuan të mirat e Zotit.
77:48. Dhe kur atyre u thuhej: “Përkuluni!”, ata nuk përkuleshin.
77:49. Atë ditë është mjerim për ata që përgënjeshtruan.
77:50. Pra, cilës fjalë (libër) pas këtij (Kur’anit) i besojnë?
Ebu Beker
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe - Faqe 4 Empty Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker Tue Feb 09, 2010 12:46 am

78.Nebe

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

78:1. Për çka ata i bëjnë pyetje njëri-tjetrit?
78:2. Për lajmin e madh e tronditës.
78:3. Në të cilin ata janë në kundërshti.
78:4. Jo, të mos pyesin, sepse ata do ta kuptojnë!
78:5. Përsëri Jo, se ata do ta kuptojnë!
78:6. A nuk e bëmë Ne tokën të përshtatshme (për jetë),
78:7. Ndërsa kodrat shtylla?
78:8. Dhe Ne ju krijuam juve në çifte.
78:9. Dhe gjumin tuaj ua bëmë për pushim.
78:10. Dhe natën ua bëmë mbulesë (si rrobat).
78:11. Ndërsa ditën e bëmë për gjallërim.
78:12. Dhe Ne kemi ndërtuar mbi ju një shtatëshe të fortë.
78:13. Dhe kemi vënë ndriçuesin që flakëron.
78:14. Dhe prej reve të shtrydhura kemi lëshuar shi të madh.
78:15. Që me të të rrisim drithëra e bimë.
78:16. Edhe kopshte të dendura palë mbi palë.
78:17. S’ka dyshim se dita e gjykimit është caktuar.
78:18. Eshtë dita që i fryhet surit, e ju vini grupe-grupe.
78:19. Dhe qielli hapet e bëhet dyer-dyer.
78:20. Dhe kodrat shkulen dhe bëhen pluhur (si valë rrezesh).
78:21. E xhehennemi është në pritë (në pusi).
78:22. Eshtë vendstrehim i arrogantëve.
78:23. Aty do të mbesin për tërë kohën (pa mbarim).
78:24. Aty nuk do të shijojnë as freskim, as ndonjë pije.
78:25. Përveç ujë të valë e kalbësirë.
78:26. Si ndëshkim i merituar.
78:27. Ata ishin që nuk pritnin se do të japin llogari.
78:28. Dhe argumentet Tona i përgënjeshtruan me këmbëngulje.
78:29. Ndërsa Ne çdo send e kemi ruajtur me shkrim të saktë.
78:30. E ju pra, vuani, se Ne nuk do t’ju shtojmë tjetër vetëm se vuajtje.
78:31. S’ka dyshim se të devotshmit kanë fitime të mëdha.
78:32. Kopshte e vreshta rrushi.
78:33. Edhe vasha të një moshe.
78:34. Edhe gota të mbushura plot verë.
78:35. Aty nuk dëgjojnë fjalë të kota, as gënjeshtra.
78:36. Shpërblime e dhurata të shumta dhënë nga Zoti yt.
78:37. Zoti i qiejve e i tokës dhe çka ka ndërmjet tyre, që është mëshirues, të cilit nuk kanë të drejtë t’i bëjnë vërejtje.
78:38. Atë ditë Xibrili dhe engjëjt qëndrojnë të rreshtuar, askush nuk flet pos atij që e lejon Mëshiruesi, dhe i cili e thotë të vërtetën.
78:39. Ajo është dita e vërtetë, e kush dëshiron le të kthehet rrugës te Zoti i vet.
78:40. Ne ua tërhoqëm juve (idhujtarëve) vërejtjen për një dënim të afërt, në ditën kur njeriu (besimtar) shikon se çka i kanë sjellë duart e veta, e jobesimtari thotë: “Ah, sa mirë do të ishte për mua sikur të isha dhé!”
Ebu Beker
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe - Faqe 4 Empty Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker Tue Feb 09, 2010 12:47 am

79.Naziat

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

79:1. Pasha ata (engjëj) që marrin shpirtrat me rrëmbim (përmbytshëm)!
79:2. Dhe ata që marrin shpirtra me lehtësim!
79:3. Dhe ata që notojnë me shpejtësi!
79:4. Dhe nxitësit të cilët me shpejtësi në vendin e vet i çojnë!
79:5. Dhe pasha ata që çdo çështje rregullojnë!
79:6. Ditën që vrullshëm bëhet dridhja.
79:7. Që pas saj pason tjetra.
79:8. Atë ditë zemrat janë të tronditura.
79:9. Shikimet e tyre janë të poshtruara (frikësuara).
79:10. Ata (idhujtarët në Dunja) thonë: “A thua do të bëhemi përsëri kështu si jemi?”
79:11. A edhe pasi të jemi bërë eshtra të kalbur?”
79:12. Ata thanë: “Atëherë, ai kthim do të jetë dëshpërues për ne!”
79:13. Po ajo (ringjallja) nuk do të jetë tjetër pos një thirrje (klithje).
79:14. Dhe ja, ata mbi sipërfaqen e tokës.
79:15. A të ka ardhur ty rrëfimi i Musait?
79:16. Kur Zoti i tij e pat thirrur në luginën e bekuar Tuva (rrënzë kodrës Turi Sina).
79:17. Shko te faraoni se vërtet ai e ka tepruar.
79:18. Dhe thuaj: “E ke ndër mend të pastrohesh?”
79:19. Unë të udhëzoj te Zoti yt e ti t’ia keshë frikën Atij!
79:20. Dhe ai ia tregoi mrekullinë e madhe.
79:21. Po ai e përgënjeshtroi dhe e kundërshtoi.
79:22. Pastaj u kthye prapa dhe iku me të shpejtë.
79:23. I tuboi (të gjithë të vetët) dhe u mbajti fjalim.
79:24. E u tha: “Unë jam zoti juaj më i lartë!”
79:25. Atëherë All-llahu tmerrshëm e dënoi atë, për këtë të fundit dhe për atë të parën.
79:26. Në këtë ndëshkim ka përvojë mësimi për atë që frikësohet.
79:27. A është më i rëndë krijimi juaj apo ai i qiellit? E Ai e ngriti atë!
79:28. Ngriti kupën e tij dhe e përsosi atë.
79:29. Natën ia errësoi e ditën ia ndriçoi.
79:30. E pastaj tokën e sheshoi.
79:31. Dhe prej saj nxori ujin e saj dhe kullosat e saj.
79:32. Kurse kodrat ia përforcoi.
79:33. Si furnizim për ju dhe për kafshët tuaja.
79:34. E kur të vijë vala e madhe (kijameti),
79:35. Atë ditë njeriu përkujton se çka ka punuar.
79:36. E xhehennemi shfaqet sheshazi për atë që e sheh.
79:37. E për sa i përket atij që ka tepruar.
79:38. Dhe i dha përparësi jetës së kësaj bote,
79:39. xhehennemi do të jetë vendi i tij.
79:40. E kush iu frikësua paraqitjes para Zotit të vet dhe ndaloi veten prej epsheve,
79:41. xhenneti është vendi i tij.
79:42. Ty të pyesin për kijametin: “Kur do të ndodhë ai?!”
79:43. Po, në çfarë gjendje je ti t’ua përkujtosh atë?
79:44. Vetëm te Zoti yt është dijenia për të.
79:45. Ti je vetëm qortues i atij që ia ka frikën Atij.
79:46. Ditën kur ta përjetojnë atë, atyre (idhujtarëve) do t’u duket sikur nuk kanë jetuar më tepër se një mbrëmje ose një mëngjes të saj.
Ebu Beker
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe - Faqe 4 Empty Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker Tue Feb 09, 2010 12:48 am

80.Abese

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

80:1. Ai vrenjti (fytyrën) dhe u kthye.
80:2. Ngase atij i erdhi i verbëri.
80:3. E ku mund ta dish ti, ndoshta ai do të pastrohet.
80:4. Apo do të këshillohet dhe këshilla do t’i bëjë dobi!
80:5. E ai që nuk ndien nevojë (për Zotin) pse ka pasuri,
80:6. Ti atij i vë veshin (i drejtohesh)!
80:7. Po ti nuk ke përgjegjësi, pse ai nuk pastrohet.
80:8. Ndërsa ai që nxiton dhe vjen te ti,
80:9. Dhe meqë ai frikësohet,
80:10. E ti nuk e zë asgjë (dhe nuk ia vë veshin fjalës së tij),
80:11. Jo ashtu! Në të vërtetë këto janë këshilla.
80:12. Kush do të merrë mësim nga kjo (nga Kur’ani).
80:13. Eshtë këshillë në fletë të çmueshme.
80:14. Me vlerë të lartë e të ruajtur.
80:15. Në duar të udhëtuesve (engjëjve udhëtues mes All-llahut e njerëzve).
80:16. Të nderuar e të ruajtur.
80:17. Qoftë mallkuar njeriu, sa mohues i fortë është ai!
80:18. Po prej çkafi e krijoi Ai atë?
80:19. Atë e krijoi prej një pike uji dhe e përgatiti.
80:20. Pastaj atij ia lehtësoi rrugën.
80:21. Mandej atë e bëri të vdesë dhe atij i bëri varr (të varroset).
80:22. Pastaj kur të dojë Ai e ringjallë atë.
80:23. Jo! Ai nuk zbatoi atë që urdhëroi Ai.
80:24. Njeriu le të shikoje ushqimin e vet.
80:25. Ne lëshuam shi të mjaftueshëm.
80:26. Pastaj e çamë tokën sipas nevojës së bimës,
80:27. Dhe bëmë që në të të mbijnë drithëra
80:28. Edhe rrush e perime,
80:29. Edhe ullinj e hurma,
80:30. Edhe kopshte të dendura,
80:31. Dhe pemë e kullosa.
80:32. Si mjete gjallërimi për ju dhe për bagëtinë tuaj.
80:33. E kur të vijë ushtima (krisma e kijametit);
80:34. Atë ditë njeriu ikën prej vëllait të vet,
80:35. Prej nënës dhe prej babait të vet,
80:36. Prej gruas dhe prej fëmijëve të vet.
80:37. Atë ditë secilit njeri i mjafton çështja e vet.
80:38. Atë ditë do të ketë fytyra të shndritura,
80:39. Të buzëqeshura e të gëzuara.
80:40. Atë ditë do të ketë edhe fytyra të pluhëruara,
80:41. Që i ka mbuluar errësira e zezë,
80:42. E të tillët janë ata mohuesit, mëkatarët.
Ebu Beker
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe - Faqe 4 Empty Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker Tue Feb 09, 2010 12:49 am

81.Tekvir

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

81:1. Kur dielli të jetë mbështjellur (dhe errësohet),
81:2. Dhe kur yjet të kenë rënë (e shkapërderdhur),
81:3. Dhe kur kodrat të kenë udhëtuar (e bërë pluhur në ajër),
81:4. Dhe kur devetë e shtrenjta të lihen pa bari në fushë,
81:5. Dhe kur egërsirat të jenë bashkuar (tubuar).
81:6. Dhe kur detet të vlojnë si zjarr i flakëruar,
81:7. Dhe kur shpirtrat të jenë bashkuar.
81:8. Dhe kur të pyeten ato vajza të varrosura të gjalla,
81:9. Për çfarë mëkati ato janë mbytur,
81:10. Dhe kur fletushkat të jenë shpaluar,
81:11. Dhe kur qielli të jetë hequr,
81:12. Dhe kur xhehennemi të jetë ndezur fort,
81:13. Dhe kur xhenneti të jetë afruar,
81:14. Atëbotë njeriu do ta dijë se çka ka ofruar (të mirë ose të keqe).
81:15. Betohem fuqimisht në yjet që tërhiqen (ditën, e ndriçojnë natën),
81:16. Që udhëtojnë e fshihen (si dreri në strofkë),
81:17. Pasha natën kur ajo ia beh me errësirë.
81:18. Pasha agimin kur ia shkrep!
81:19. S’ka dyshim se ai (Kur’ani) është thënie e të dërguarit fisnik (që e pranoi prej Zotit).
81:20. Që është i fortë dhe që ka vend të lartë te Zoti i Arshit.
81:21. Që është i respektuar atje (në mesin e engjëjve) dhe besnik.
81:22. Nuk është i marrë shoku juaj (Muhammedi)!
81:23. Dhe se ai e pat parë atë (Xhibrilin) në horizontin e qartë lindor.
81:24. Dhe ai nuk është që në të fshehtën (shpalljen) ka dyshim (ose ua lë mangu).
81:25. Dhe ai (Kur’ani) nuk është thënie e djallit të mallkuar!
81:26. Pra, ku jeni, kah shkoni?
81:27. Ai (Kur’ani) s’është tjetër pos këshillë për njerëzit!
81:28. Për atë nga mesi që dëshiron të gjendet në të vërtetën.
81:29. Po ju nuk mundeni, por vetëm nëse dëshiron All-llahu, Zoti i botëve!
Ebu Beker
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe - Faqe 4 Empty Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker Tue Feb 09, 2010 12:50 am

82.Infitar

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

82:1. E kur të çahet qielli.
82:2. Dhe kur të shkapërderdhen yjet.
82:3. Dhe kur të përzihen detet.
82:4. Dhe kur të trazohen varret.
82:5. Atëbotë secili njeri e din se çka ka punuar dhe çka ka lënë prapa!
82:6. O ti njeri, po ç’të mashtroi ty kundrejt Zotit tënd që është bujar e i urtë?
82:7. I cili të krijoi, të përsosi dhe të drejtoi.
82:8. Të formësoi në formën që Ai dëshiroi!
82:9. Jo, nuk është ashtu. Ju përgënjeshtroni ditën e përgjegjësisë.
82:10. Kurse ndaj jush kanë përcjellësit!
82:11. Janë shkrues të ndershëm te All-llahu.
82:12. Ata e dinë se çka punoni.
82:13. E s’ka dyshim se të mirët janë në kënaqësinë e përjetimeve (në xhennet).
82:14. Dhe se mëkatarët janë në xhehennem.
82:15. Aty futen ata ditën e gjykimit (të cilën nuk e besonin).
82:16. Dhe nuk kanë të larguar prej tij.
82:17. E ç’të mësoi ty se ç’është dita e gjykimit?
82:18. Përsëri, ç’të mësoi ty se ç’është dita e gjykimit?
82:19. Eshtë dita kur askush, askujt nuk do të mund t’i ndihmojë asgjë; atë ditë e tërë çështja i takon vetëm All-llahut!
Ebu Beker
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe - Faqe 4 Empty Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker Tue Feb 09, 2010 12:51 am

83.Mutafifin

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

83:1. Të mjerët ata që mangu masin e peshojnë.
83:2. Ata që kur matin prej njerëzve, për vete e plotësojnë,
83:3. E kur u matin të tjerëve ose u peshojnë, u lënë mangu.
83:4. A nuk e dinë të tillët se kanë për t’u ringjallur?
83:5. Në një ditë të madhe,
83:6. Në ditën kur njerëzit ngrihen (prej varrezave) për të dalë para Zotit të botëve.
83:7. Jo, të mos rrini gafil! Se shënimet e veprave të mëkatarëve janë në Sixhxhin (në një libër shënimesh të të këqijave më të dëmshme).
83:8. E, ku e di ti se ç’është Sixhxhin-i?
83:9. Ai është një libër i qendisur (në një qeli në fund të burgut).
83:10. Atë ditë është shkatërrimi për gënjeshtarët.
83:11. Të cilët nuk e besojnë ditën e përgjegjësisë.
83:12. E atë ditë nuk e mohon kush, përveç atij që ka sharruar tepër në mosbesim e në punë të këqija.
83:13. E që kur i lexohen atij argumentet Tona, thotë: “Legjenda të të parëve!”
83:14. Jo, nuk është ashtu! Por të këqijat që i punuan, zemrat e tyre ua mbuluan.
83:15. Jo dhe Jo! Atë ditë do të jenë të penguar prej (ta shohin) Zotit të tyre.
83:16. Pastaj ata do të hyjnë në xhehennem.
83:17. Dhe do t’u thuhet: “Ky është ai të cilin e keni përgënjeshtruar!”
83:18. Jo, nuk janë të njëjtë! Se libri i të mirave gjendet në Il-lijjinë!
83:19. E ku e di ti se çka është Il-lijjuni?
83:20. Eshtë një libër i qendisur qartë.
83:21. Të cilin e dëshmojnë engjëjt që janë më të afërmit.
83:22. E s’ka dyshim se vepërmirët janë në përjetime e kënaqësi (në xhennet).
83:23. Të mbështetur në kolltukë vështrojnë.
83:24. Në fytyrat e tyre mund të kuptosh kënaqësinë e përjetimeve.
83:25. U jepet të pijnë pije në enë të mbyllura.
83:26. Pije që në fund asaj i vjen era misk! E për shpërblim të tillë le të garojnë ata që lakmojnë të mirën.
83:27. Dhe përzierja e asaj pije është me tesnim (uji më i mirë).
83:28. Krua nga i cili do të pijnë më të afërmit e Zotit.
83:29. Mëkatarët ishin ata të cilët i përqeshnin ata që besuan.
83:30. Dhe kur kalonin (besimtarët) pranë tyre (idhujtarëve), ata ia bënin me sy njëri-tjetrit.
83:31. E kur ktheheshin te familjet e veta, ktheheshin të kënaqur.
83:32. Dhe kur i shihnin ata (besimtarët), thoshnin: “S’ka dyshim se këta (besimtarët) janë të humbur!”
83:33. Po Ne, nuk i caktuam ata (idhujtarët) si roje të atyre (besimtarëve).
83:34. E sot, (në ditën e gjykimit), ata që besuan do të tallen me jobesimtarët.
83:35. Duke qëndruar të mbështetur (besimtarët) në kolltukë e duke shikuar.
83:36. A thua a u shpërblyen jobesimtarët për atë që punuan? (Po)
Ebu Beker
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe - Faqe 4 Empty Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker Tue Feb 09, 2010 12:52 am

84.Inshikak

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

84:1. Kur të pëlcet qielli.
84:2. T’i bindet urdhrit të Zotit të vet, ashtu si takoi.
84:3. Dhe kur toka të shtrihet në gjerësinë e saj.
84:4. E të nxjerr çka ka brenda e të çlirohet,
84:5. Dhe t’i bindet Zotit të saj, ashtu i takoi.
84:6. O ti njeri, vërtet ti përpiqesh me një përpjekje të madhe që çon te Zoti yt, e atë (përpjekje) do ta gjesh.
84:7. E përsa i përket atij që libri i vet i jepet nga e djathta,
84:8. Ai do të llogaritet me një llogari të lehtë,
84:9. Do të kthehet te familja e vet i gëzuar.
84:10. E përsa i përket atij që libri i vet i jepet pas shpinës,
84:11. Ai do t’i ndjellë vetes shkatërrim,
84:12. Dhe do të hyjë në zjarr të ndezur fort.
84:13. Ai ka qenë i gëzuar në familjen e vet,
84:14. Dhe ka menduar se nuk ka për t’u kthyer.
84:15. Po, se, vërtet Zoti i tij gjithnjë e ka parë atë.
84:16. Betohem në kuqërrimin e horizontit pas perëndimit,
84:17. Dhe në natën dhe çka ajo tubon,
84:18. Dhe në hënën kur ajo është e plotë.
84:19. Ju patjetër do të përjetoni gjendje pas gjendjeje.
84:20. E, çka kanë ata që nuk besojnë?
84:21. Dhe kur u lexohet atyre Kur’ani, nuk përulen (nuk bien në sexhde)?
84:22. Përkundrazi, ata që nuk besuan edhe përgënjeshtrojnë?
84:23. E All-llahu e di më së miri se çka mbajnë fshehtë ata!
84:24. Lajmëroi, pra me një dënim të dhëmbshëm.
84:25. Me përjashtim të atyre që besuan e bënë vepra të mira, të cilët kanë shpërblim të vazhdueshëm!
Ebu Beker
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe - Faqe 4 Empty Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker Tue Feb 09, 2010 12:54 am

85.Buruxh

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

85:1. Pasha qiellin me plot yje,
85:2. Pasha ditën e premtuar,
85:3. Pasha atë që dëshmon dhe atë që dëshmohet!
85:4. Mallkuar qofshin ata të zotët e hendeqeve,
85:5. Të zjarrit me plot lëndë djegëse,
85:6. Kur ata rrinin ulur rreth tij,
85:7. Dhe dëshmonin atë që bënin me besimtarët.
85:8. E nuk patën pse t’i urrejnë, përveç që e besuan All-llahun, ngadhënjyesin, të lavdëruarin,
85:9. Të cilit i takon sundimi i qiejve e i tokës; e All-llahu është dëshmitar i çdo sendi.
85:10. Eshtë e sigurt se ata që i sprovuan besimtarët dhe besimtaret dhe nuk u penduan, ata kanë dënimin e xhehennemit dhe dënimin e djegies.
85:11. Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, ata kanë xhennete nën të cilët burojnë lumenj, e ai është suksesi më i madh.
85:12. Eshtë e vërtetë se goditja e Zotit tënd është e fortë.
85:13. Në të vërtetë, Ai është që e fillon (krijimin) dhe e rikthen.
85:14. Ai është që falë mëkatet, është i dashur.
85:15. Eshtë i zoti i Arshit të madhëruar!
85:16. E punon atë që dëshiron.
85:17. A të ka ardhur ty lajmi i ushtrive,
85:18. Të faraonit dhe të Themudit?
85:19. Por, këta që mohuan (idhujtarët), vazhdojnë me gënjeshtër.
85:20. Po All-llahu ata i ka rrethuar (nuk mund t’i shpëtojnë)!
85:21. Përkundrazi, (ata që gënjejnë), ai është Kur’an i famshëm.
85:22. Në një pllakë të ruajtur mirë (në Levhi Mahfudhë).
Ebu Beker
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe - Faqe 4 Empty Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker Tue Feb 09, 2010 12:55 am

86.Tarik

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

86:1. Pasha qiellin dhe yllin ndriçues (të natës)!
86:2. E ku e di ti se çka është tariku - trokitësi?
86:3. Ai është ylli që shpon (errësirën me dritë).
86:4. Nuk ka asnjë njeri që ndaj tij të mos ketë përcjellës.
86:5. Le të shikojë njeriu se prej çkahit është krijuar?
86:6. Ai është krijuar prej një uji që hidhet fuqishëm,
86:7. E që del nga kurrizi i shpinës dhe dërrasa e gjoksit.
86:8. E s’ka dyshim se Ai ka fuqi ta rikthejë në jetë atë.
86:9. Ditën kur do të gjurmohen të fshehtat.
86:10. E ai (njeriu) nuk ka as forcë as ndihmëtarë.
86:11. Pasha qiellin që kohë pas kohe kthehen me shi.
86:12. Edhe tokën që çahet për bimë.
86:13. Eshtë e vërtetë se ai (Kur’ani) është një fjalë që dallon - gjykon.
86:14. Nuk është ai i parëndësishëm (lojë e kotë)!
86:15. Ata vërtet bëjnë kurtha.
86:16. Po edhe Unë përgatis dështimin e kurtheve të tyre!
86:17. E ti jobesimtarëve jepju afat, afatizoi ata pak.
Ebu Beker
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe - Faqe 4 Empty Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker Tue Feb 09, 2010 12:56 am

87.Ala

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

87:1. Madhëroje larg të metave Zotin tënd, më të lartësuarin!
87:2. I cili krijoi dhe përsosi,
87:3. Dhe i cili përcaktoi e orientoi,
87:4. Dhe i cili mundësoi mbirjen e kullosës.
87:5. E pastaj atë e bëri mbeturinë të zezë.
87:6. Ne do ta lexojmë ty e nuk do të harrosh (Kur’anin).
87:7. Përveç asaj që All-llahu dëshiron. Ai e di të haptën e të fshehtën.
87:8. Dhe Ne do të drejtojmë ty në më të lehtën.
87:9. E ti këshillo aty ku këshilla bën dobi.
87:10. Do të këshillohet ai që ka frikë,
87:11. E do t’i shmanget asaj, ai që është shumë i keq,
87:12. I cili do të hyjë në zjarrin e madh.
87:13. Dhe aty as nuk do të vdesë, as nuk do të jetojë.
87:14. Ka shpëtuar ai që është pastruar.
87:15. Që e përkujton madhërinë e Zotit të vet dhe falet.
87:16. Po ju po i jepni përparësi jetës së kësaj bote,
87:17. E dihet se jeta e botës tjetër është më e dobishme dhe e përjetshme.
87:18. Vërtet, kjo (këshillë) gjendej edhe në broshurat e para:
87:19. Në broshurat e Ibrahimit dhe të Musait.
Ebu Beker
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe - Faqe 4 Empty Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker Tue Feb 09, 2010 12:57 am

88.Gashije

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

88:1. A të erdhi ty lajmi për belanë që kaplon (kijameti)?
88:2. Atë ditë sheh fytyra të përulura,
88:3. Të lodhura e të rraskapitura (nga mundimi).
88:4. Ato hyjnë në zjarrin të ndezur fort,
88:5. U jepet të pijnë prej një kroi të valë.
88:6. Ata nuk kanë ushqim tjetër pos një barishte me ferra helmuese.
88:7. Që as nuk jep fuqi, as nuk largon uri.
88:8. Atë ditë sheh fytyra të ndritshme,
88:9. Të kënaqura për veprimet e veta,
88:10. Në xhennet të shkallës së lartë,
88:11. Aty nuk dëgjojnë fjalë të pakëndshme,
88:12. Aty ka kroje që rrjedhin,
88:13. Aty kanë shtretër të lartë
88:14. Dhe gastare të vëna pranë,
88:15. Edhe jastëkë të renduar për mbështetje,
88:16. Edhe qilima të shtruar.
88:17. A nuk i shikojnë devet se si janë krijuar?
88:18. Edhe qiellin se si është ngritur lart!
88:19. Edhe kodrat se si janë vënduar!
88:20. Edhe tokën se si është shtruar!
88:21. E ti pra këshillo, se je vetëm përkujtues,
88:22. Ti ndaj tyre nuk je mbizotërues!
88:23. Përveç atij që zbrapset e nuk beson,
88:24. All-llahu atë me vuajtje të mëdha e dënon.
88:25. Vetëm te Ne kthimin e kanë.
88:26. Dhe vetëm detyrë Jona është llogaria e tyre.
Ebu Beker
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe - Faqe 4 Empty Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker Tue Feb 09, 2010 12:57 am

89.Fexhr

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

89:1. Pasha agimin!
89:2. Pasha dhjetë netët!
89:3. Pasha çiftin dhe pasha tekun!
89:4. Pasha natën që shkon!
89:5. A janë këto betime për të mençurin?
89:6. A nuk e di ti se ç’bëri Zoti yt me Ad-in?
89:7. Me banorët e Iremit me ndërtesa të larta?
89:8. Që si ata (populli Ad) nuk është krijuar askush në tokë!
89:9. Dhe me Themudin, të cilët shpuan shkëmbinj në luginën (kura),
89:10. Dhe me faraonin i fortifikuar me tenda (ushtarake)!
89:11. Të cilët e tepruan me krime në tokë.
89:12. Dhe në të shtuan shkatërrimin.
89:13. E All-llahu kundër tyre lëshoi lloj-lloj dënimesh.
89:14. Pse Zoti yt është që përcjell (u rri në pritë).
89:15. E njeriu, kur e sprovon Zoti i tij, e nderon dhe e begaton, ai thotë: “Zoti im më ka nderuar!”
89:16. Por, kur për ta sprovuar ia pakëson furnizimin (e varfëron), ai thotë: “Zoti im më ka nënçmuar!”
89:17. Jo, nuk është ashtu! Por (punoni edhe më zi) ju nuk përfillnit bonjakun,
89:18. Nuk cytni njëri-tjetrin për ta ushqyer të varfërin,
89:19. Dhe ju e hani me të madhe trashëgimin (pa drejtë).
89:20. Dhe pasurinë e doni së tepërmi.
89:21. Jo, mosni ashtu! Kur të dridhet toka njëpasnjëshëm!
89:22. Dhe kur të vijë Zoti yt dhe engjëjt qëndrojnë radhë-radhë!
89:23. Dhe atë ditë sillet xhehennemi, e atëherë njeriut i bie në mend, e prej nga atij përkujtimi?
89:24. E thotë: “Ah, i gjori unë, sikur të isha parapërgatitur për jetën time!”
89:25. Atë ditë askush nuk mund të dënojë si Ai.
89:26. Dhe askush si Ai nuk mund të lidhë me pranga.
89:27. O ti shpirt i bindur plotësisht!
89:28. Kthehu te Zoti yt i vetëkënaqur e i pranuar!
89:29. Hyn në turmën e robërve të Mi!
89:30. Dhe hyn në xhennetin Tim!
Ebu Beker
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe - Faqe 4 Empty Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker Tue Feb 09, 2010 12:58 am

90.Beled

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

90:1. Betohem në këtë qytet!
90:2. E ti je që gjendesh në këtë qytet!
90:3. Betohem në prindin dhe në atë që lind prej tij!
90:4. Vërtet, Ne e krijuam njeriun në vështirësi të njëpasnjëshme.
90:5. A mendon ai, se atë nuk mund ta mposhtë askush?
90:6. E thotë: “Unë kam shpenzuar shumë pasuri!”
90:7. A mendon ai se atë askush nuk e ka parë?
90:8. A nuk i dhamë Ne atij dy sy?
90:9. Edhe gjuhë e dy buzë?
90:10. Dhe i sqaruam atij për të dy rrugët.
90:11. E ai nuk u hodh në përpjetëzen (rrugë e vështirë - qafëmalit).
90:12. E ç’gjë të mësoi ty se ç’është Akabe (rruga e vështirë)?
90:13. Eshtë lirimi i një skllavi,
90:14. Ose dhënia e ushqimit në kohën kur mbretëron uria:
90:15. Ndonjë jetimi që është i afërt,
90:16. Ose ndonjë të varfëri që e ka molisur varfëria.
90:17. E pastaj të bëhej prej atyre që besuan, që këshilluan njëri-tjetrin për durim dhe që këshilluan për mëshirë (për ndihmë).
90:18. Të tillët janë të zotët e anës së djathtë.
90:19. Ndërsa ata që nuk i besuan argumentet Tona, ata janë të të majtës.
90:20. Kundër tyre është zjarri i mbyllur.
Ebu Beker
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe - Faqe 4 Empty Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker Tue Feb 09, 2010 12:59 am

91.Shems

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

91:1. Pasha diellin dhe dritën e tij!
91:2. Pasha hënën kur vjen pas tij!
91:3. Pasha ditën kur ai (dielli) e shndrit!
91:4. Pasha natën kur ajo e mbulon atë (dritën e diellit)!
91:5. Pasha qiellin dhe Atë që e ndërtoi atë!
91:6. Pasha tokën dhe Atë që e shtriu atë (e sheshoi)!
91:7. Pasha njeriun dhe Atë që e krijoi atë!
91:8. Dhe ia mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij.
91:9. Pra, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten.
91:10. E ka dështuar ai që e poshtëroi vetveten.
91:11. Themudi përgënjeshtroi për shkak të arrogancës së vet.
91:12. Kur më i keqi i tyre u ngrit me të shpejtë.
91:13. E Pejgamberi atyre u pat thënë: “Kini kujdes devenë e All-llahut dhe ndaj pengimit të saj që të pijë ujë”.
91:14. Ata nuk i besuan atij dhe atë (devenë) e therën dhe Zoti i tyre për shkak të mëkatit të tyre ua rreshtoi ndëshkimet dhe i rrafshoi,
91:15. Duke mos iu frikësuar prapavisë së atij (ndëshkimi).
Ebu Beker
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe - Faqe 4 Empty Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker Tue Feb 09, 2010 1:00 am

92.Lejl

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

92:1. Pasha natën që me errësirë mbulon gjithësinë!
92:2. Pasha ditën kur ajo shkrepëtin!
92:3. Pasha Atë që krijoi mashkullin e femrën!
92:4. Vërtet, veprimi juaj është i llojllojtë.
92:5. E, sa i përket atij që jep dhe ruhet,
92:6. Dhe vërteton bindshëm për më të mirën,
92:7. Ne do ta përgatitim atë për më të lehtën.
92:8. E sa i përket atij që bën koprraci dhe ndien veten të pavarur (nga Zoti),
92:9. Dhe që përgënjeshtron atë më të mirën,
92:10. Ne do ta përgatisim për më të vështirën.
92:11. E pasuria e tij nuk do t’i bëjë dobi, kur ai të zhduket.
92:12. Detyrë e jona është vetëm të udhëzojmë.
92:13. Dhe vetëm Jona është bota tjetër si dhe kjo.
92:14. Unë u kam tërhequr vërejtjen për zjarrin të ndezur fort.
92:15. Që aty nuk hyn tjetër, pos atij që është më i prishuri.
92:16. I cili përgënjeshtroi dhe u zbraps.
92:17. Ndërsa ai që është më i devotshëm do të jetë larg tij.
92:18. Ai që e jep pasurinë e vet e pastrohet,
92:19. E jo për ta shpërblyer ndokë që i ka bërë mirë më parë.
92:20. Por vetëm për të fituar kënaqësinë e Zotit të vet, më të lartit.
92:21. Për Zotin, ai do ta gëzojë atë kënaqësi!
Ebu Beker
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe - Faqe 4 Empty Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker Tue Feb 09, 2010 1:02 am

93.Duha

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

93:1. Pasha paraditën!
93:2. Pasha natën kur shtrinë errësirën!
93:3. Zoti yt nuk të ka lënë, as nuk të ka përbuzur.
93:4. Dhe se bota e ardhshme është shumë më e mirë për ty se e para.
93:5. E Zoti yt do të të jepë ty, e ti do të kënaqesh.
93:6. A nuk të gjeti ty jetim, e Ai të bëri vend (të dha përkrahje).
93:7. Dhe të gjeti të paudhëzuar e Ai të udhëzoi.
93:8. Dhe të gjeti të varfër, e Ai të begatoi.
93:9. Pra, mos e përul jetimin!
93:10. As lypësin mos e përzë!
93:11. E me të mirat që t’i dha Zoti yt, trego (udhëzo njerëz)!
Ebu Beker
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe - Faqe 4 Empty Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker Tue Feb 09, 2010 1:02 am

94.Inshirah

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

94:1. A nuk ta hapëm Ne gjoksin tënd?
94:2. Dhe Ne hoqëm prej teje barrën tënde,
94:3. E cila shtypte shpinën tënde.
94:4. Dhe Ne, ta ngritëm lart famën tënde?
94:5. E, pa dyshim se pas vështirësisë është lehtësimi.
94:6. Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi.
94:7. E kur ta kryesh (obligimin), atëbotë mundohu me adhurim (All-llahut).
94:8. Dhe, vetëm te Zoti yt përqëndro synimin!
Ebu Beker
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe - Faqe 4 Empty Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker Tue Feb 09, 2010 1:03 am

95.Tin

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

95:1. Pasha fikun dhe ullirin!
95:2. Dhe (kodrën) Turi Sina-en!
95:3. Dhe këtë qytet të sigurisë!
95:4. Vërtet, Ne e krijuam njerin në formën më të bukur.
95:5. Pastaj e zbritëm atë në më të ultin e të ultëve.
95:6. Përveç atyre që besuan dhe bënë vepra të mira; ata kanë shpërblim të pandërprerë.
95:7. E pas gjithë kësaj, ç’të shtyri të përgënjeshtrosh ditën e shpërblimit (përgjegjësisë)?
95:8. A nuk është All-llahu më i urti i gjykuesve?
Ebu Beker
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe - Faqe 4 Empty Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker Tue Feb 09, 2010 1:04 am

96.Alak

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

96:1. Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë).
96:2. Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës).
96:3. Lexo! Se Zoti yt është më bujari!
96:4. Ai që e mësoi (njeriun) të shkruajë me pendë.
96:5. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte.
96:6. Jo, është e vërtetë se ai i kalon kufijtë,
96:7. Për shkak se e ndien veten të pavarur.
96:8. Po kthimi është vetëm te Zoti yt.
96:9. A më tregon atë që pengon,
96:10. një rob kur ai falet?
96:11. C’mendon kur ai (robi) është në rrugë të drejtë?
96:12. Ose ai (rob) urdhëroi për sinqeritet.
96:13. A më tregon nëse ai përgënjeshtron dhe zbrapset (nga besimi)?
96:14. A nuk e di ai se All-llahu e sheh?
96:15. Jo, jo! Nëse nuk tërhiqet, vërtet do ta kapim për flokësh mbi ballin.
96:16. Floku rrenacak, mëkatar.
96:17. E ai le t’i thërret ata të vetët.
96:18. Ne do t’i thërrasim zebanitë.
96:19. Jo, jo! Ti mos iu bind atij, vazhdo me sexhde dhe afroju Zotit me të.
Ebu Beker
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe - Faqe 4 Empty Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker Tue Feb 09, 2010 10:25 pm

97. Kadr

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

97:1. Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në Natën e Kadrit.
97:2. E ç’të bëri ty të dish se ç’është Nata e Kadrit?
97:3. Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!
97:4. Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje.
97:5. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit.
Ebu Beker
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe - Faqe 4 Empty Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Ebu Beker Tue Feb 09, 2010 10:26 pm

98.Bejine

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

98:1. Ata nga ithtarët e librit dhe idhujtarët, të cilët nuk besuan, nuk iu ndanë (besimit të tyre) derisa atyre u erdhi argumenti i qartë,
98:2. I dërguari prej All-llahut, që lexon fletë të pastra,
98:3. Në të cilat ka vetëm dispozita të drejta.
98:4. Dhe ata të cilëve u është dhënë libri, nuk u ndanë vetëm pasi që u erdhi argumenti.
98:5. E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, të japin zeqatin, se ajo është feja e drejtë.
98:6. S’ka dyshim se ata, të cilët nuk besuan nga ithtarët e librit dhe nga idhujtarët, do të jenë në zjarrin e xhehennemit, aty do të jenë përgjithmonë. Të tillët janë krijesa më e dëmshme.
98:7. Ndërsa, ata që besuan dhe bënë vepra të mira, të tillët janë krijesa më e dobishme.
98:8. Shpërblimi për ta te Zoti i tyre janë: vendet në xhennete nëpër të cilët burojnë lumenj, e aty janë përgjithmonë, pa këputur. All-llahu është i kënaqur ndaj tyre, e edhe ata janë të kënaqur prej Tij. E ky është për atë, që i ka pasur dronë Zotit të vet.
Ebu Beker
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe - Faqe 4 Empty Re: Kur'an-i Fisnik i përkthyer në Gjuhën Shqipe

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 4 e 5 Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi