Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mëshira e Pejgamberit a.s.

Shko poshtë

Mëshira e Pejgamberit a.s. Empty Mëshira e Pejgamberit a.s.

Mesazh nga Ebu Amar Sat Mar 06, 2010 11:40 pm

Mëshira e Pejgamberit a.s.
MESHIRA E PEJGAMBERIT ALEJHIS-SALATU VES-SELAM "Dhe Ne nuk të dërguam ty (o Muhammed) veqse si mëshirë për të gjtha botët” (Kurani)


Në Kuranin famëlartë, Allahu i Gjithmëshirshëm mëson Pejgamberin e Tij, s.a.v.s., se si duhet të jetë i mëshirshëm edhe ndaj idhujtarëve. Allahu i thotë: "E nëse ndokush prej idhujtarëve të kërkon strehim, ti strehoje në mënyrë që t’i dëgjojë fjalët e Allahut (Kur’anin), e mandej përcille deri në vendin e tij të sigurtë…. (Et-Teube 6)! I Lartmadhërishmi në një vend tjetër thotë: "Allahu nuk ju ndalon të bëni mirë dhe të mbani drejtësi me ata që nuk ju luftuan për shkak të fesë, e as nuk ju dëbuan prej shtëpive tuaja; Allahu i do ata që mbajnë drejtësinë.” (El-Mumtehineh Cool!

I Dërguari i Allahut (paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të) nuk i urrente idhujtarët si qenie njerëzore që ishin, sepse edhe ata ishin robër të Allahut, por urrente kufrin e tyre që kishin në zemra.

Mëshira e tij nuk kufizohej vetëm tek qeniet njerëzore, por ajo shtrihej edhe tek qeniet shtazore… Mjafton ajo që na tregon Pejgamberi s.a.v.s. se një grua ka hyrë në zjarr për shkak të një maceje, të cilën e kishte lidhur dhe e kishte ndaluar nga ushqimet dhe pijet deri në përfundim të jetës… Ndërsa një burrë ka hyrë në xhennet për shkak se kishte parë një qen shumë të etur (në shkretëtirë), dhe nga mëshira ndaj kësaj krijese kishte zbritur në pus, këpucën e tij e kishte mbush me ujë dhe i kishte larguar qenit etjen e madhe që e kishte kapluar…

Mëshira ndaj të gjitha krijesave të Allahut është vaxhib (obligim) për muslimanin dhe mjafton ajo që muslimani gjatë kryerjes se haxhit apo umres, përderisa është në ihram nuk lejohet të bëj gjueti e as nuk guxon të mbysë ndonjë insekt.

Muslimani ka për detyrë që turistëve dhe të huajve që vizitojnë vendet islame, t’ju ofrojë siguri dhe garanci gjatë qëndrimit të tyre dhe në rast rreziku të jetë në ndihmë të tyre… Përderisa ata vijnë tek ne, atëherë ne kemi për detyrë t’i mbrojmë ata, kurse armiqësia ndaj tyre bie në kundërshtim të plotë me ligjin Islam… Me të vërtetë muslimanët e kanë obligim të shkojnë në vende të largëta për përhapjen e Islamit dhe kjo pa dyshim është një ç'eshtje e vështirë… ç’farë mendon, sikur Allahu t’ju lehtësonte muslimaneve përhapjen e Islamit në vendet e huaja, dhe këta muslimanë sillen me jomuslimanët në mënyrën më të bukur dhe tregohen të butë, të mëshirshëm, të moralshëm dhe të drejtë me ta në të gjitha marrëdhëniet ndërnjerëzore, sigurisht që do të përfitonin zemrat e tyre dhe do të bëheshin shkaktarë që këta jomuslimanë të përqafonin fenë e pastër Islame… Pra, do të ndikonte dhe do t’i impresiononte morali dhe karakteri i muslimanëve… Mirëpo, në anën tjetër, nëse muslimanët sillen me ta në mënyrën më të egër duke i grabitur, vjedhur dhe plaçkitur gjë që shpie edhe deri tek vrasja e tyre, atëherë mos i qortoni ata kur thonë se Islami është fe e dhunës dhe e agresivitetit…

S’ka dyshim se mëshira që na mësojë Pejgamberi s.a.v.s., manifestohet edhe gjatë prerjes së kafshës. Sipas Sheriatit Islam, kushtëzohet që para prerjes së kafshës, thika të jetë shumë e mprehtë, në mënyrë që të mos torturohet dhe te maltretohet kafsha… Kjo mëshirë shfaqet edhe gjatë trajtimit të shërbëtorëve… Allahu i Lartmadhëruar na ka urdhëruar që shërbëtorët t’i ushqejmë ashtu siç ushqehemi vet dhe ashtu siç i ushqejmë familjet tona… Po ashtu, mëshira manifestohet edhe në pagesën e punëtorit. Pejgamberi s.a.v.s., ka urdhëruar që punëtorin ta paguajmë para se djersa e tij të jetë tharë… Pra, mjafton ajo që Pejgamberi ynë i dashur ka thëne: "Mëshironi ata qe janë në tokë, në mënyrë që t’ju mëshirojë Ai që është në qiell.”

Islami na ka urdhëruar të lirojmë ata që janë në robëri dhe lirimin e skllevërve e ka bërë prej dispozitave të fesë sonë… Edhe pse kjo gjë është paksa e vështirë, sigurisht që do të jetë e lehtë për atë që ia lehtëson Allahu… Vërtetë kjo çështje është e vështirë, andaj kërkon përkushtim dhe vendosmëri… Allahu i Lartësuar thotë: "E ai nuk u hodh në përpjetëzen (rrugë e vështirë - qafëmalit). E ç’gjë të mësoi ty se ç’është Akabe (rruga e vështirë)? Është lirimi i një skllavi, Ose dhënia e ushqimit në kohën kur mbretëron uria: Ndonjë jetimi që është i afërt, Ose ndonjë të varfëri që e ka molisur varfëria”. (El-Beled 11-16)

Ndërsa për moralin (ahlakun) e familjes së Pejgamberit s.a.v.s., Allahu i Gjithmëshirshëm thotë: " Ata janë që zbatojnë premtimet e tyre dhe i frikësohen një dite dëmi i se cilës ka përmasa të mëdha. Ata janë që për hir të Tij u japin ushqim të varfërve, jetimëve dhe të zënëve robër. Ne po ju ushqejmë vetëm për hir të Allahut dhe prej jush nuk kërkojmë ndonjë shpërblim e as falënderim.” (El Insan 7-9). Pra, për hir të Allahut ushqyen të varfrit, jetimët dha ata që ishin zënë robër, e sidomos skllevërit në atë kohë nuk kanë qenë musliman… Allahu e pranoi këtë vepër të lartë të familjes së Pejgamberit s.a.v.s… "Po Allahu i ruajti ata prej sherrit të asaj dite dhe u dhuroi shkëlqim në fytyra e gëzim të madh.”

Vërtetë ky solidaritet i tyre tejkalon të gjithë kufijtë e humanizmit njerëzor në marrëdhëniet me kundërshtarët dhe armiqtë…

Përktheu me përshtatje: Enes Koshi
Ebu Amar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi