Fetvatë e Pejgamberit rreth pijeve (El-Eshribe)
Feja Islame :: Tema
Faqja 1 e 1

Tarik b. Se`idi e pyeti të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për alkoolin dhe ua ndaloi që ta prodhojnë. Ka thënë: “Unë e prodhoj vetëm për ilaç.” I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Ai nuk është ilaç, ai është sëmundje.” [Muslimi nr.1984]
Një njeri i tha të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Nuk mund të pi me një frymë”. I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem tha: “Gjatë kohës së pushimit, largo enën nga goja” E pyeti edhe mëtej: “E çka të bëj me ndonjë gjësend të cilën e shoh në enë?” “Derdhe”, i tha Pejgamberi. (Maliku) Në transmetimin e Tirmidhiut qëndron se i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka ndaluar që të fryhet në pije. Është pyetur: “E çka të bëj me ndonjë gjësend të cilën e shoh në enë?” “Derdhe”, i tha Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem. “Unë nuk muj të pijë me një frymë,” sërish i tha njeriu. “Atëherë largo enën nga goja (gjatë pushimit),” i tha Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem. [hadithi është sahih, Malik, “Muvet`a” 2/925]
Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem se a është e lejuar vera prej mjalti dhe hurme. Ka thënë: “Çdo pije e cila të dehë, është haram.” [Mutefekun alejhi, Buhariu, nr. 10/35]
Ebu Musa r.a. e ka pyetur të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Na jep sqarim për dy pije të cilat i bënim në Jemen: el-bit`u, verë prej mjalti dhe el-mizru, verë e cila bëhet prej misrit dhe elbit dhe e cila thartohet derisa nuk bëhet e vrullshme.” I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Çjithçka që të dehë, është haram.” [Mutefekun alejhi, Buhariu, 8/49,50]
Një njeri nga Jemeni e pyeti të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem për lejueshmërinë e një pije prej misrit, të cilën ata e pijnë në vendin e tyre dhe e quajnë el-mizr. I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem pyeti: “A dehet ajo pije?” Ka thënë: “Po, të dehë.” I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem tha: “Gjithë çka të dehë, është haram. Allahu është zotuar se ai i cili pi pije dehëse do t`i jape të pijë prej tinetu-l-habal.” E pyetën: “O i Dërguari i Allahut, çka është tinetu-l-habal?” Ka thënë: “Djersë e xhehenemliut” (ose ka thënë: “Ajo që del prej trupit të banorëve të Xhehenemit.”) [Muslimi, nr.2002]
Një njeri nga fisi Abdu-l-Kajs e pyeti të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “O i Dërguari i Allahut, si është dispozita rreth pijeve të cilat i prodhojnë nga frutet e pemëve?”, ndërsa Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem u largua prej tij. Ai edhe tri here e përsëriti pyetjen e njejtë. Pasi që u fal, Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem i tha: “Mos e konsumo dhe mos i jep të pijë prej tij vëllait tënd musliman. Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, njeriu nuk e pi alkoolin për shkak të kënaqjes e dehjes, e Allahu të ia ndalojë verën e Xhennetit në botën e ardhme.” [Hejthami, “Mexhme`a ez-Zeva`id,” 5/70, prej Talha b.Aliut dhe thotë: “E përmendi Ahmedi dhe Taberaniu, derisa transmetuesit e Ahmedit në të janë të gjithë të besueshëm.”]
Është pyetur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “A mundet që vera të përdoret për të prodhuar uthull?” Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Jo” [Muslimi nr.1983,]
Ebu Talha r.a. e pyeti të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem se çfarë të bëjë me verën të cilën e kanë trashëguar jetimët. Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem tha: “Derdhe.” Ebu Talha pyeti: “A mund ta thartoj dhe ta shëndroj në uthull?” Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem tha: “Jo, nuk mundesh.” [Ahmedi]
Në një transmetim tjetër thuhet se Ebu Talha ka mbajtur një jetim të cilit i kishte blerë verë. Kur vera u ndalua, Ebu Talha e pyeti të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem se a mundet ta thartojë dhe ta shëndrrojë në uthull. I Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ve sel-lem i tha: “Jo” [Ahmedi “Musned”, 11779, dhe 3/119]
Disa njerëz i thane të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem: “Gjatë ushqimeve tona, përdorim lëng të hurmave të thartuara.” I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem i tha: “Shfrytëzoni, por ruhuni nga gjithë çka ju dehë.” Lidhur me këtë sërish e pyetën, ndërsa ai u tha: “Allahu ua ka ndaluar gjithë çka ju dehë, pa dallim a shfrytëzohet në sasi të vogla apo të mëdha.” [Darekutni, “Es-Sunen”, 4/258]

Dhulkarnejn- Forumist
- Numri i postimeve : 184
Points : 512
Reputation : 14
Data e Anëtarësimit : 02/02/2010
Similar topics
» Fetvatë e Pejgamberit për çështjet e Akides ( Besimit Islam)
» Mëshira e Pejgamberit a.s.
» Sistemi ushtarak në kohën e Pejgamberit a.s.
» Kuptimi i drejtë i fjalëve të Allahut dhe të Pejgamberit (a.s)
» Vdekja e Pejgamberit (salallahu alejhi waselam) - Hoxhë: Sadullah Bajrami
» Mëshira e Pejgamberit a.s.
» Sistemi ushtarak në kohën e Pejgamberit a.s.
» Kuptimi i drejtë i fjalëve të Allahut dhe të Pejgamberit (a.s)
» Vdekja e Pejgamberit (salallahu alejhi waselam) - Hoxhë: Sadullah Bajrami
Feja Islame :: Tema
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi