Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Namazi i pendimit

Shko poshtë

Namazi i pendimit Empty Namazi i pendimit

Mesazh nga Ebu Amar Sun Mar 07, 2010 12:21 am

Namazi i pendimit
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Namazi i pendimit ose namazi i tevbes është një namaz i preferuar me të cilin besimtari i përgjërohet e i lutet Allahut për mëshirë dhe falje për mëkatet e bëra. Pa dyshim përligjja e këtij namazi është reflektimi më i qartë i mëshirës së Allahut që ka ndaj robërve të Tij. Në vazhdim do të sqarojmë gjërat të cilat kanë të bëjnë me këtë namaz.



1- Baza dhe argumentet e namazit të tevbes:

Te dijetarët ka konsensus se namazi i tevbes është një adhurim të cilin besimtarit i preferohet ta bëjë në rastet kur pendohet nga mëkatet e bëra.

Ebu Bekri, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë se e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, duke thënë: “Nuk asnjë rob i cili mëkaton me ndonjë mëkat, pastaj merr abdest si është më së miri, pastaj ngrihet dhe i fal dy rekate dhe pastaj i kërkon falje Allahut (bën istigfar) e që Allahu mos t’ia falë atij. Pas kësaj lexoi ajetin: “Për ata që, kur bëjnë vepra të turpshme ose i bëjnë dëm vetes, e kujtojnë Allahun, i kërkojnë falje për gjynahet e tyre – e kush i fal gjynahet përveç Allahut? - dhe nuk ngulmojnë me vetëdije në gabimet që kanë bërë,...” (Shënon Ebu Davudi dhe Albani e cilëson të saktë)

Gjithashtu Ahmedi shënon një hadith tjetër nga Ebu Derda, se i Dërguari, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë: “Kush merr abdest si është më së miri, pastaj ngrihet dhe i falë dy rekate apo katër (dyshon njëri nga transmetuesit për sa ishte fjala) duke qenë i përkushtuar dhe lexuar mirë lutjet, pastaj kërkon falje nga Allahu i Madhëruar, atij i falen mëkatet.” (Hadithin e përmend Albani në koleksionin e haditheve të sakta)



2- Shkaku i faljes së namazit të pendimit

Namazi i tevbes falet kur besimtari bie në ndonjë mëkat, pa marrë parasysh a është mëkati i madh apo i vogël, pasi nga ai kërkohet të pendohet sa më shpejt. Prandaj preferohet që para se të pendohet t’i falë këto dy rekate dhe pastaj t’i lutet Allahut për pendim dhe falje të mëkatit.



3- Koha e namazit të pendimit

Ky namaz preferohet të falet në momentet kur besimtari i bie pishman për gjynahet e bëra dhe vendos t’i kthehet Krijuesit të tij, qoftë kjo menjëherë pas mëkatit apo edhe pas një kohe. Është e domosdoshme për njeriun që të pendohet sa më parë dhe kjo është shenja e afrimit dhe devotshmërisë që ka besimtari me Zotin e tij, por nëse e shtyn pendimin dhe e bënë më vonë, atij i pranohet. Në përgjithësi pendimi pranohet nga njeriu deri në këto momente:

a) Deri në momentin para vdekjes; i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem thotë: “Allahu e pranon pendimin e robit derisa mos ta arrijë gargaranë (para daljes së shpirtit).” (Shënon Tirmidhi dhe Albani e cilëson të saktë)

b) Para se të lindë dielli nga perëndimi; Muhamedi salallahu alejhi ve selem thotë: ”Kush pendohet para se të lindë Dielli nga perëndimi, Allahu ia pranon pendimin.” (Shënon Muslimi)

Gjithashtu ky namaz falet në çdo kohë gjatë ditës apo gjatë natës, pasi konsiderohet se është nga namazet me sebep (arsye), prandaj sipas mendimit më të saktë të fukahave bën të falet edhe në kohët kur ndalohet ose urrehet të falet namazi, megjithëse më mirë është që t’u ikim këtyre kohëve.

4- Forma e namazit të pendimit

Namazi i pendimit është dy rekate ashtu si tregohet në hadithin e Ebu Bekrit, që u përmend më lart. Ai falet vetëm (jo me xhemat) dhe falet si çdo nafile tjetër.

Pas namazit preferohet t’i kërkohet falje Zotit të Madhëruar dhe të pendohet njeriu për mëkatin ose mëkatet e bëra.

Nuk transmetohet nga Profeti, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, se preferohet të këndohet ndonjë sure e veçantë pas Fatihasë në të dy rekatet, prandaj falësi mund të këndoj çfarë të dojë nga Kurani. Gjithashtu nuk ka ndonjë lutje specifike me të cilin na ka porositur i Dërguari i Allahut alallahu alejhi ve selem që ta themi gjatë namazit të pendimit ose pas tij. Prandaj besimtari mund të bëjë lutje nga lutjet e përgjithshme në të cilat ka kërkim falje, pendim dhe mëshirë nga Allahu i Madhëruar.

Penduesit pas këtij namazi i preferohet që të jetë më i përkushtuar dhe të japë mund më shumë në kryerjen e veprave të mira. Allahu i Lartësuar thotë: “Vërtet, Unë jam Falës për atë që pendohet, beson e bën vepra të mira dhe pastaj qëndron në rrugë të drejtë.” (Ta ha, 82)

Kjo ishte ajo që arritëm të përmbledhim në lidhje me namazin e pendimit, ndërsa në lidhje me kushtet e pendimit shkurtimisht janë këto:

I pari: Braktisja e gjynahut menjëherë.

I dyti: Pendimi për gabimin e bërë tek Allahu i Madhëruar.

I treti: Të ndiejë keqardhje për mëkatin dhe të vendosë se nuk do të përsëritet më.

I katërti: Kthimi i hakut atyre që i dëmtoi ose kërkimi i faljes nga ata, nëse kjo ka ndodhur gjatë atij mëkati.

Allahu e di më së miri!

Ue selamu alejkum Ue Rahmetullahi Ue Berekatuhu
Ebu Amar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi