Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dobitë e dhikrit, përmendjes së Allahut të Madhëruar

Shko poshtë

Dobitë e dhikrit, përmendjes së Allahut të Madhëruar Empty Dobitë e dhikrit, përmendjes së Allahut të Madhëruar

Mesazh nga Ebu Amar Sun Mar 07, 2010 12:35 am

Dobitë e dhikrit, përmendjes së Allahut të Madhëruar

Gjëja më madhështore që e mbron zemrën e njeriut është dhikri, përmendja e Allahut të Madhëruar. Kush e ushtron gjuhën e tij me dhikër, e ruan atë nga e pavërteta dhe e kota. E, kush e lag gjuhën e tij me të pavërtetën, të kotën dhe të turpshmen, i thahet gjuha nga dhikri.

Prej dobive të dhikrit të Allahut të Madhëruar janë:

Allahu i Madhëruar thotë: “Me përmendjen e Allahut qetësohen zemrat.”[1]

Mexhliset e dhikrit janë mexhlise melaikesh, ndërsa mexhliset e kota dhe të pakujdesisë janë mexhlise të Iblisit.
Dhikri i jep fytyrës shkëlqim në këtë botë dhe dritë në botën tjetër.
Është siguri nga dyfaqësia, ngase hipokritët e përmendin shumë pak Allahun.
Është ushqim për zemrën dhe shpirtin.
Dhikri i shpeshtë largon nga përgojimi, mbartja e fjalëve, gënjeshtra, gjërat e fëlliqura dhe ato të kota.
E bën njeriun të lumtur.
Është fidani i xhenetit.
Bën pjesë në ibadetet më të lehta, por më madhështore dhe nga më të mirat.
Ka një kënaqësi të veçantë në mesin e të gjitha veprave të tjera, që nuk i përngjan asgjë.
10. Largon Iblisin dhe e shpërfill atë.

Thotë i dashuri ynë sal-lallahu alejhi ue selem: “Kush thotë ‘subhanallah ue bihamdihi’ 100 herë në ditë, i fshihen gabimet (mëkatet), edhe në qoftë se janë sa shkuma e detit.”

11. Dhikri shlyen gabimet (mëkatet) ngase është nga veprat më të mira e të mirat i shlyejnë të këqijat.

12. Sjell riskun (furnizimin).

13. Ndriçon fytyrën dhe zemrën.

14. Forcon zemrën dhe trupin.

15. Kënaq Mëshiruesin, Allahun.

16. Mbjell afërsinë me Allahun e Madhëruar.

17. Hap derën madhështore prej dyerve të njohjes së Allahut. Kur njeriu e shton dhikrin, i shtohet kjo njohje.

18. Mundëson kthimin tek Allahu i Madhëruar.

19. I jep jetë zemrës.

20. Po që se Allahu i Madhëruar përmendet nga robi i Tij kur është në gjendje të rehatshme, Allahu do ta përmendë atë kur është në gjendje të vështirë.

21. Dhikri është shpëtues nga dënimi i Allahut.

22. Është shkaktar për sjelljen e qetësisë, të mëshirës dhe afron melaiket.

23. Është dritë për njeriun në këtë botë, në varr, në botën tjetër, me të e kalon rrugën e Siratit. Nuk ka diçka që i ndriçon zemrat dhe varret më mirë sesa dhikri.

24. E zgjon zemrën nga gjumi.

25. Është i barabartë me lirimin e robit, shpenzimin e parave për hir të Allahut dhe xhihadin.

26. Është maja e falënderimit.

27. Është shërim i zemrës dhe ilaç i saj.

28. Melaiket kërkojnë falje për atë që bën dhikër ashtu si bëjnë për të penduarin.

29. Dhikri është më i mirë sesa duaja.

30. Zemra forcohet dhe vetëm dhikri mund ta zbusë.

Muhamedi sal-lallahu alejhi ue selem thotë: “Kur të falni namazin, filloni me falënderim të Allahut e pastaj lartësojeni Atë, dërgoni salavate mbi Pejgamberin e më pas bëni dua çfarë të doni.”[2]

31. Dhikri e lehtëson të vështirën dhe realizon të mundimshmen.

32. I sjell robit besnikëri në raport me Krijuesin e tij.

33. Katet e xhenetit ndërtohen me dhikër, kur robi e ndërpret dhikrin, melaiket e ndërpresin ndërtimin.

34. Dhikri është mur (pengesë) mes njeriut dhe xhehenemit.



Nga libri “Elvabilu esajb”
Ebu Amar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi