Njohje me Kur'anin – fjalët e All-llahut të Madhëruar
Faqja 1 e 1

Kur'ani është më i njohur sësa ta njoftojmë ne atë. Ai është i njohur tek besimtarët dhe të mosbesimtarët, tek të devotëshmit dhe tek mëkatarët , tek fëmijët dhe tek të rriturit, tek njerëzit dhe tek xhindët.
Por, dijetarët kanë vendosur një rregull për t'u bërë njerëzve të lehtë dhe të qartë lartësinë dhe fisnikërin e Kur'anit.
Fjala Kur'an është emër nga emrat e Librit të All-llahut Fuqiplotë, që rrjedh nga fjala arabe "KIRAETUN" që në gjuhën shqipe don të thotë "Lexim".
Ndërsa "Kur'an" në kuptimin terminologjik është: Fjalët e All-llahut, të zbritura tek Muhamedi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] në gjuhën arabe, që e kanë bartur tek ne grup njerëzish brez pas brezi, me leximin e tij i bëhët adhurim All-llahut, dhe nuk ka mundësi që dikush të bëjë diçka të ngjajshëm më te, qoftë ajo edhe sureja më e vogël.
Shpjegim:
- Kur themi "Fjalët e All-llahut" kuptojmë se në te çdo fjalë është e All-llahut të Madhëruar, e nuk ka në të diç të shënuar nga njerëzit apo xhindet apo melaiket.
- "Të zbritura" kuptojmë se në të nuk janë të përfshira të gjitha fjalët e All-llahut, sepse All-llahu është Folës, Ai flet kur të dojë dhe fjalët e tija janë të papërfshira. Mirëpo, me dëshirën e Vet i ka zbritur disa nga fjalët e Tija tek Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
قُل لَّوْ كَانَ الْبَحْرُ مِدَادًا لِّكَلِمَاتِ رَبِّي لَنَفِدَ الْبَحْرُ قَبْلَ أَن تَنفَدَ كَلِمَاتُ رَبِّي وَلَوْ جِئْنَا بِمِثْلِهِ مَدَدًا
"Thuaj (O Muhammed njerëzimit): “Sikur deti të ishte ngjyrë (për të shkruar) Fjalët e Zotit tim, pa asnjë mëdyshje se deti do të shterrohej para se të mbaronin Fjalët e Zotit tim, madje edhe sikur të sillnin edhe një të dytë si ai në ndihmë të tij.” [El-Kehf, 109]
- "Të zbritura tek Muhamedi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]" kuptojmë se në të nuk janë të përmbledhura Fjalët e All-llahut, që janë zbritur tek Pjegamberët tjerë, alejhim selam, si Tevrati i Musaut, alejhi selam, Inxhili i Isaut, alejhi selam, etj.
- "Në gjuhën arabe" kuptojmë se nëse përkthehën apo komentohen këto fjalë, ato nuk janë Kur'an dhe nuk mundë të bëhët ibadet me to e as të falim namaz me këto. Sepse All-llahu i ka zbritur në gjuhën arabe ashtuqë ta kuptojnë njerëzit. Siç thotë All-llahu i Urtë:
إِنَّا أَنزَلْنَاهُ قُرْآنًا عَرَبِيًّا لَّعَلَّكُمْ تَعْقِلُونَ
" Nuk ka dyshim që Ne e zbritëm atë Kur’an arabisht, me qëllim që ju të mund të kuptoni." [Jusuf, 2]
- "që e kanë bartur tek ne grup njerëzish brez pas brezi" kuptojmë se fjalët e Kur'anit i kanë transmetuar tek ne nga goja e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] nga secili brez shumë njerëz. Gjë që vërteton se Kur'ani është i ruajtur dhe nuk ka pas mundësi të humbet origjinaliteti, të humbet ndonjë fjalë apo t'i shtohet. Edhe kështu do të jetë i ruajtur deri në Ditën e Gjykimit nga ana e All-llahut të Fuqishëm.
ِنَّا نَحْنُ نَزَّلْنَا الذِّكْرَ وَإِنَّا لَهُ لَحَافِظُونَ
"Vërtet Ne, jemi Ne që e kemi zbritur Përkujtimin (Kur’anin) dhe padyshim që Ne do të jemi Gjithëruajtës të tij." [El-Hixhr, 9]
- "me leximin e tij i bëhët adhurim All-llahut" kuptojmë se këtu nuk bëjnë pjesë hadithet Kudsij.
"Dhe nuk ka mundësi që dikush ta bëjë diçka të ngjajshëm më te, qoftë ajo edhe surëja më e vogël" kuptojmë se Kur'ani është mrekulli nga ana e All-llahut [subhanehu ve teala] dhe nuk ka mundesi dikush tjetër të bëjë diçka si Kur'ani, qoftë një fjalë apo një sure të vogël. All-llahu i ka sfiduar të gjithë njerëzit dhe xhindët prej që i ka zbritur këto fjalë e deri në Ditën e Gjykimit që të vijnë me diçka të ngjajshme, por të dështuar mbetën dhe do të mbesin, sepse
الَر كِتَابٌ أُحْكِمَتْ آيَاتُهُ ثُمَّ فُصِّلَتْ مِن لَّدُنْ حَكِيمٍ خَبِيرٍ
"Elif, Lam, Ra Ky është një Libër, Vargjet e të cilit janë përsosur (në çdo fushë të dijes) dhe pastaj janë shpjeguar në imtësi nga Një (Allahu) i Cili është më i Urti Gjithëgjykues, i Mirënjohur (deri në imtësi për çdo gjë)." [Er-rad, 1]

Similar topics
» Të kuptosh Kuranin: Disa kushte fillestare
» Emrat e bukur të All-llahut
» Hadithi: Dy fjalët e lehta në gjuhë
» Fjalet e urta dhe këshillat e Hasan el-Basriut
» Me vullnetin e All-llahut cilit Pejgamber i jane nenshtruar Xhinnet

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi