Serbia pas 20 vjetësh do të ketë 700 mijë banorë më pak
Faqja 1 e 1

Beograd, 9 mars – Nëse vazhdon trendi i shkallës negative të rritjes natyrore, Serbia pas 20 vjetësh do të ketë 700 mijë banorë më pak, vlerësojnë kompetentët.
Në tryezën e rrumbullakët “Pasqyra demografike e Serbisë, pasojat ekonomike dhe sociale”, u tha se në Serbi jetojnë më shumë të moshuar prej 65 vjet, se të rinj deri në 15 vjet, raporton B92.
Sekretarja shtetërore e Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale, Liljana Luçiq theksoi se shkaqet e rritjes negative të popullsisë janë gjendja e keqe ekonomike dhe tranzicioni nëpër të cilin po kalon vendi.
Çdo vit në Serbi zhduket një qytet i madhësisë së Ivanjicës, Knjazhevcit apo Çuprisë, ndërsa popullsia e Serbisë ëshë 13 vjet më e vjetër krahasuar me fillimin e shekullit të kaluar. Para vetëm 10 vjetëve, një familja mesatarisht kishte 4 anëtarë, ndërsa tani 3 anëtarë, tha Luçiq.
Sipas fjalëve të saj, sipas regjistrimit të vitit 2002, në Serbi jetonin 7 478 000 banorë, dhe nëse vazhdon trendi negativ i rritjes së popullsisë, në vitin 2030 Serbia do të ketë vetëm 6.8 milionë banorë.
Ministri serb i Shëndetësisë Tomica Milosavljeviq tha se shkalla e rritjes së popullsisë nuk është problem shoqëror vetëm i Serbisë, por edhe i gjithë Evropës.
Gjatësia mesatare e jetës së njerëzve në Evropë është 78.8 vjet, ndërsa në Serbi midis 73 dhe 74 vjet, tha Milosavljeviq.

Similar topics
» Serbia ka probleme me gjithë rajonin
» Rreth 500 mijë kosovarë pinë duhan
» Serbia propozon hapjen e kanalit ujor në Luginën e Preshevës
» Besimtari në këtë Dunja
» Imagjino sikur unë dhe ti të ishim në këtë ngjarje!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi