Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rreth 500 mijë kosovarë pinë duhan

Shko poshtë

Rreth 500 mijë kosovarë pinë duhan Empty Rreth 500 mijë kosovarë pinë duhan

Mesazh nga Peace to you Wed Mar 17, 2010 4:55 pm

Rreth 500 mijë kosovarë pinë duhan

Zbatimi i Ligjit për Duhanin do të mbronte shëndetin e popullatës, por edhe do të dëshmonte se Kosova është një vend ku respektohet ligji.
Kështu u tha sot në një debat lidhur me strategjinë e veprimit për zbatimin e Ligjit për duhanin, “Ndalimi i pirjes së duhanit në vende publike”, të organizuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHP), në bashkëpunim me Organizatën KADC.
Drejtori i IKSHP-së, Naser Ramadani, tha se nuk ka statistika të sakta se sa është përqindja e personave që pinë duhan, mirëpo sipas hulumtimeve të mëhershme, mendohet se në Kosovë në mënyrë aktive tymosin rreth 500 mijë njerëz.
Folës të tjerë në këtë debat konstatuan se në Kosovë mungojnë iniciativat e bashkëpunimi për implementimin dhe zbatueshmërinë e Ligjit kundër duhanit, ndërsa u bënë thirrje institucioneve përkatëse që ky ligj të zbatohet, me qëllim të vetëdijesimit të shoqërisë.
Përfaqësuesi i KADC-it, Shkumbin Spahija, tha se zbatimi i këtij ligji paraqet një rëndësi të veçantë, jo vetëm për shëndetin e popullatës së Kosovës, por edhe për të dëshmuar se Kosova është një vend ku respektohet ligji.
“Statistikat tregojnë se në vendet ku është e ndaluar pirja e duhanit në vende publike, numri i të sëmurëve kardiovaskulare ka rënë nga 20 deri në 12 për qind, ndërsa numri i duhanpirësve ka rënë deri në 30 për qind.
Andaj zbatimi i këtij ligji paraqet një rëndësi të veçantë jo vetëm për shëndetin e popullatës së Kosovës, por edhe për të dëshmuar se Kosova është një vend ku respektohet ligji dhe se kultura qytetarëve të saj është pjesë e trendëve kulturore të vendeve të BE-së dhe rajonit”, ka thënë Spahija, transmeton KosovaPress.
Peace to you
Peace to you
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 172
Points : 475
Reputation : 4
Data e Anëtarësimit : 06/02/2010

http://www.feja-islame.webnode.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi