Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Besimi i Ehli Sunnetit në Ditën e Fundit

Shko poshtë

Besimi i Ehli Sunnetit në Ditën e Fundit Empty Besimi i Ehli Sunnetit në Ditën e Fundit

Mesazh nga Ebu Amar Thu Apr 08, 2010 9:17 pm

Besimi i Ehli Sunnetit në Ditën e Fundit

Dhe ne besojmë në sprovën e varrit, në kënaqësitë në të për besimtaret dhe dënimin në të për ata që e meritojnë, ashtu siç na ka treguar i Dërguari i Allahut, sal'allahu alejhi we selem, në një numër transmetimesh. Nuk i shohim interpretimet e gabuara nga njerëzit e risive. Në lidhje me këtë i Lartësuari thotë:

“Ata do të çohen para Zjarrit në mëngjes dhe mbrëmje (në jetën e varrit) e, kur të arrijë Ora (e Kiametit), do të thuhet: “Hidhni ithtarët e Faraonit në dënimin më të rëndë!”
(EL-GAFIR 40: 46)

Ndërsa Zaid ibën Thabit transmeton se Pejgamberi, sal'allahu alejhi we selem, ka thënë: “Sikur të mos isha frikuar se ju të gjithë do ta varrosni veten tuaj, do ta kisha lutur Allahun që t’u bëjë të dëgjoni atë çfarë dëgjoj unë nga dënimi në varr” Pastaj (Zaid shton), e kthehu fytyrën dhe tha “Kërkoni strehim tek Allahu nga dënimi i varrit” (Sahih, Muslim)

Dhe në Hadithin e gjatë të Bera’ ibën Azaib që transmetohet nga Imam Ahmedi dhe Ebu Davudi në të cilin Pejgamberi, sal'allahu alejhi we selem, ka thënë se nëse besimtari u përgjigjet dy Melekëve në varrin e tij... “Pastaj një thirrës nga qiejt do të thërrasë: “Vërtet, robi im ka folur të vërtetën, shtrojeni një vend për të në Xhennet dhe hapeni një derë të Xhennetit për të.” dhe vhaxhdoi, “Pastaj, pastaj diç nga aroma dhe misku i saj do të vijë tek ai dhe varri i tij zgjerohet aq sa shohin sytë.”

Sprova e varrit është: pyetjet e Munkirit dhe Neikirit që ia bëjnë robit në varr, duke e pyetur për Zotin, fenë dhe të Dërguarin e tij. Kurse ata që besojnë fortë Allahu i forcon me fjalë të fortë.

O Allah! O Miku mbrojtës i Islamit dhe njerëzve të tij (muslimanëve), na forco me fjalën e fortë të kësaj bote dhe të botës tjetër.

Sa i përket Kafirit, ai do të thotë: “Ah! Ah! Nuk e di” Si edhe munafikët dhe ata të cilët i kanë pasuar masat në dinin e tyre verbërisht do të thonë: “Nuk e di. Kam dëgjuar njerëzit të diçka, kështu që edhe unë thash ashtu.”

Dhe kushtet në Berzah (barriera midis kësaj jete dhe tjetrës- në varr) janë prej çështjeve të të padukshmes që i vdekuri i kupton dhe askush tjetër përveç tij. Nuk mund të përfshihet përmes shqisave në jetën e kësaj bote. Për këtë arsye, të kesh Iman në këtë është gjëja që dallon besimtarin në të padukshmen nga ai që e mohon ate.

Ne besojmë në shenjat e Ditës se Gjykimit për të cilat na ka njoftuar Allahu i Lartësuar në Librin e tij dhe Pejgamberi, sal'allahu alejhi we selem, në Sunnetin e tij: siç janë për shembull: shfaqja e Dexhallit, dhe këtë duke mos i shikuar interpretimet e gabuara nga njerëzit e risive, edhe pse ne besojmë se llojet e përgjithshme të sprovave janë të pranishme në çdo kohë derisa ai të shfaqet me të vërtetë. Besojmë në zbritjen e Isa ibën Merjem-es, alejhi selam, nga qiejt dhe se ky është ai i cili do ta mbysë Dexhallin. Besojmë në lindjen e diellit nga Perëndimi dhe në paraqitjen e shtazës së tokës dhe ne çdo gjë tjetër që na ka njoftuar Allahu i Lartësuar apo i Dërguari i Tij, sal'allahu alejhi we selem.

Besojmë në ringjallje pas vdekjes, në shpërblimin e veprave në Ditën e Gjykimit, në qëndrimin (para Allahut), në llogarinë, në leximin e librave dhe në peshoret. I Lartësuari thotë:

“pastaj, ju me siguri që do të ringjalleni në Ditën e Kiametit.”
(EL-MU’MIMUN 23: 16)

Pra njerëzit do të dalin para Zotit të botëve këmbëzbathur, lakuriq dhe të pa bërë synet.

I Lartësuari thotë:

“Ashtu siç e filluam krijimin e parë, do ta përsërisim atë. Ky është premtimi Ynë. Ne do ta bëjmë këtë me të vërtetë.”
(EL-ENBIJA 21: 104)

Dhe më i Lartësuari thotë:

“Dhe në Ditën e Kiametit, Ne do të vendosim peshore të sakta e askush nuk do të pësojë asnjë padrejtësi. Ne do të sjellim (për gjykim) çdo vepër, qoftë kjo edhe sa pesha e një kokrre sinapi. Ne jemi të mjaftueshëm për llogaritje.”
(EL-ANBIJA 21: 47)

Dhe ne besojmë në bunarin e Pejgamberit tonë, Muhamedit, sal'allahu alejhi we selem, Ditën e Gjykimit dhe se uji i tij është më i bardhë se qumështi, më i ëmbël se mjalti dhe se enët e tij janë më shumë se yjet e qiejve. Gjatësia e tij është sa një muaj udhëtim dhe gjerësia e tij është sa një muaj udhëtim. Kushdo do të pijë prej këtij uji nuk do të ndjeje më kurrë etje.


O Allah! Miku Mbrojtës i Islamit dhe njerëzve të tij, mos na ndalo nga kjo!

Besojmë se grupet e Ummetit të Muhamedit, sal'allahu alejhi we selem, do të afrohen pranë dhe do të ndalohen nga kjo, ditën kur dielli do të zbresë mbi kokat e robërve, derisa djersa e njerëzve do të jetë sipas veprave të tyre, e prej tyre ka që djersët do t’u arrijnë deri të zogu i këmbës, ka prej atyre që do t’u arrijnë deri në gjunjë, ka prej atyre që do t’u arrijnë deri në qafë dhe ka prej atyre që djersët do t’i mbulojnë plotësisht.

Prej atyre që do të arrijnë afër por që do të ndalohen, janë ndihmësit e udhëheqësve shtypës dhe tiran, që iu kanë bashkuar atyre, i kanë shpallur të sinqertë në gënjeshtrat e tyre dhe i kanë përkrahur trysnitë e tyre. Po ashtu, ata të cilët do të jenë afër por që do të ndalohen janë ata që kanë zëvendësuar, kanë bërë ndryshime apo që kanë shpikur diçka në Dinin e Allahut. Atë ditë i Dërguari, sal'allahu alejhi we selem, do të thotë: “ Largohuni! Largohuni ju që keni ndryshuar gjërat pas meje!”

Ne besojmë në traversën (kapërcimin) që do të vendohet mbi Zjarrin e Xhehenemit dhe kjo është ura midis Xhennetit dhe Xhehenemit. Njerëzit do ta kalojnë atë në bazë te veprave të tyre. Ka prej tyre që do ta kalojnë sa hap e mbyll sytë. Ka prej tyre që do ta kalojnë si shkreptimë ndriçuese.

Disa do ta kalojnë sikur një kali i shpejtë. Ka prej tyre që do ta kalojnë si kalorës i devesë. Dikush do ta kalojë duke vrapuar, disa duke ecur, disa duke u zvarritur, kurse disa do të rrëmbehen dhe do të hidhen në Zjarrin e Xhehenemit. Mbi këtë kaluese do të jenë të vendosur qen të cilët do t’i kapin njerëzit sipas veprave të tyre, por secili që e kapërcen këtë urë do të hyjë në Xhennet dhe do të jetë i shpëtuar.

O Allah! Miku Mbrojtës i Islamit dhe njerëzve të tij, na shpëto nga zjarri!

Pra nëse e kalojnë, më pas do të qëndrojnë para një kubeje që është midis Xhennetit dhe Xhehenemit, brenda të cilës do të nxjerrin ndëshkimin ndaj njëri-tjetrit, kështu që kur të përfundojë kjo dhe të pastrohen, leja do të jepet për të hyrë në Xhennet. I pari që do ta hapë derën e Xhennetit është Muhamedi, sal'allahu alejhi we selem, dhe populli i parë që do të hyjë në Xhennet është Ummeti i tij, sal'allahu alejhi we selem.

Dhe ne besojmë Xhennetin dhe Xhehenemin dhe se që të dy janë krijuar (tashmë) dhe nuk do të prishen përveç Zjarrit që është caktuar se do të prishet për Muvehidët (Muslimanët).

Allahu ka krijuar njerëz për të dy (për Xhennetin dhe Xhehenemin), e për cilin do Ai, ai do të hyjë në Xhennet për shkak të Mëshirës së tij. Për cilin do Ai, ai do të hyjë në Zjarr për shkak të drejtësisë së Tij. Xhenneti është vendqëndrimi i kënaqësisë që Allahu i Lartësuar e ka përgatitur për besimtarët në një vend të sigurt, afër të Plotfuqishmit, të Bekuarit, të Lartësuarit, Pronarit të Madhërisë dhe Nderit. Në të ka lloje shpërblimesh të përhershme që kurrë nuk e kanë parë sytë, nuk e kanë dëgjuar veshët dhe çfarë kurrë nuk mund ta paramendojë njeriu. I Lartësuari thotë:

“Askush nuk di se çfarë gëzimesh janë fshehur për ata (në jetën tjetër), si shpërblim për punët e mira që kanë bërë.”
(ES-SEXHDE 32: 17)

Sa i përket Zjarrit, ai është vendqëndrimi i dënimit që Allahu e ka përgatitur në radhë të parë për Kafirat. i Madhëruari thotë:

“dhe ruajuni Zjarrit, i cili është përgatitur për jobesimtarët!”
(AL-IMRAN 3: 131)

Të pabindurit nga Muslimanët do të hyjnë në të, megjithatë, ky nuk është vendqëndrimi i përgatitur për ta. Për këtë arsye, nëse hyjnë në të nuk do të qëndrojnë përgjithmonë. Por, do të dënohet sipas nivelit të mëkateve të tyre, pastaj vendqëndrimi i tyre përfundimtar do të jetë vendqëndrimi i besimtarëve (Xhenneti).

Ne besojmë në ndërmjetësimin për të cilin Allahu i ka dhënë leje të Dërguarit të Tij, Muhamedit, sal'allahu alejhi we selem. Pra, në gjykim ai do të posedojë tre ndërmjetësime:

Sa i përket ndërmjetësimit të parë: Ky është ndërmjetësimi për njerëzimin në përgjithësi pasi që ata të shkojnë tek Pejgamberët, Adem, Nuh, Ibrahim, Musa dhe Isa alejhimu selam, nga të cilët do të refuzohen, derisa të arrijnë tek Pejgamberi jonë, sal'allahu alejhi we selem.

Ndërmjetësimi i dytë: është ndërmjetësimi i tij për banorët e Xhennetit për të hyrë në Xhennet. Dhe këto dy ndërmjetësime janë karakteristike për të, sal'allahu alejhi we selem.

Kurse ndërmjetësimi i tretë: është për atë që meriton Zjarrin nga mesi i Muvahidëve (Muslimanëve) me qëllim që të nxirren prej aty ose që të mos futen në të. Ky lloj është për të, sal'allahu alejhi we selem, për Pejgamberët tjerë, të sinqertit, dëshmorët, dhe të ngjashmit, të cilëve Allahu u ka dhuruar leje. Pra ai do të ndërmjetësojë për ate që e meriton zjarrin që të mos hyjë në të dhe do të ndërmjetësojë për ate i cili pasi të ketë hyrë në zjarr, do të dalë prej tij.

Allahu i Lartësuar do t’i nxjerr disa njerëz nga zjarri pa ndërmjetësim për shkak të Bujarisë dhe Mëshirës së Tij, të Lavdëruarit. Do të mbetet akoma hapësirë në Xhennet dhe Allahu do të sjellë akoma njerëz dhe do t’i fusë në Xhennet. Imani në ndërmjetësim është një dallim me të cilën ne u kundërvihemi Havarixhëve të cilët deklarojnë se njerëzit me mëkate të mëdha do të hyjnë në zjarr përgjithmonë.
Ebu Amar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi