Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Çfarë duhet të bëj ai i cili ka thyer betimin?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Çfarë duhet të bëj ai i cili ka thyer betimin?

Mesazh nga Dhulkarnejn prej Wed Feb 17, 2010 3:42 pm

Çfarë duhet të bëj ai i cili ka thyer betimin?

Betimi i qëllimt është ai betim i sigurt, zotim i qëllimt në Allahun subhane we teala që personi i bën duke iu referuar së ardhmes, se do të bëj ndonjë gjë, nuk do të bëj etj. Kur ky betim të thyhet athëherë duhet të shpaguhet.
Shpagimi për thyerjen e betimit është, sikur se Allahu subhane we teala thotë, të ushqesh një rob, të veshësh apo të ushqesh dhjetë persona të varfër. Nëse kjo nuk është e mundur atëherë duhet të agjërosh tre ditë.


Allahu subhane we teala thotë: “ Allahu nuk ju merr në pegjegjësi për betimet e juaja të paqëllimta (për betim), por ju merr për ato që jeni zotuar qëllimisht. E shpagimi i tij (i betimit të bërë) është duke i ushqyer dhjetë të varfër me ushqim mesatar që ushqeni familjen tuaj, ose duke i veshur ata (të dhjetë), ose duke liruar një rob.
E kush nuk ka mundësi t’i bëj këto, le të agjërojë tri ditë. Ky është shpagim për betimet tuaja kur i theni ato. Ruani betimet tuaja. Kështu Allahu ju sqaron dispozitat e veta, ashtu që jeni mirënjohës. [ Maide : 89 ]

Kështu personi duhet të zgjedhë në mes tre gjërash:

1 – Të ushqesh dhjetë persona të varfër përafërsisht ashtu si ushqen familjen e tij. Nëse u shtron apo u jep atyre drekë apo darkë atëherë kjo do të ishte e majftueshme.

2 - Të veshësh dhjetë persona të varfër, që nënkupton t’i japësh secilit rroba që namazi të jetë i mundshëm me to, kështu për mashkullin duhet të jepet rrobë e cila mbulon pjesën përmbi kërthizë gjerë përfundi gjunjëve, ndërsa për femrën duhet një mbulese duke përfshirë edhe atë për kokë.

3 – Të lirosh një rob besimtarë.

Kush nuk ka mundësi të veprojë kështu atëherë duhet të agjërojë tre ditë një pas një. Shejh Uthejmani ka thënë: “ Nëse personi nuk mund të gjejë rob të liroj, ushqim apo rroba të jap atëherë ai duhet të agjëroje tri ditë pa ndërprerje. ”
Shumica e dijetarëve janë të pajtimit se nuk është e majftueshme të kompensosh (paguash për betimin e thyer) me para kesh. Sepse Allahu subhane we teala përmend ushqimin kështu që kompensimi duhet të behet me ushqim si dhe Allahu subahne we teala na ka dhënë mundësin e zgjedhjes në mes tri gjërave, e sikur të ishte e mundur të paguhej ajo vlerë atëherë zgjedhja nuk do të ishte e limituar në tri mundësi.

Dhe Allahu subahne we teala e di më së miri.

Përktheu: Z. Hoxha

Dhulkarnejn
Forumist
Forumist

Numri i postimeve : 184
Points : 512
Reputation : 14
Data e Anëtarësimit : 02/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi