Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Përgëzohu o ti i cili iu përgjigje thirrjes së Allahut (Subhanehu ue Teala)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Përgëzohu o ti i cili iu përgjigje thirrjes së Allahut (Subhanehu ue Teala)

Mesazh nga Peace to you prej Wed Feb 17, 2010 5:17 pm

Përgëzohu o ti i cili iu përgjigje thirrjes së Allahut (Subhanehu ue Teala)

Pejgamberi (SalAllahu alejhi ue selem) i ka përgëzuar ata të cilët e kanë kryer Haxhxhin dhe janë larguar gjërave të urrejtura, se atyre u janë falur mëkatet, Pejgamberi (SalAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

{ Ai i cili bënë Haxhxhin dhe nuk shanë, e as nuk shkakton polemikë (grindje), do të kthehet nga Haxhxhi pa mëkate sikur atë ditë kur e ka lindur nëna e tij. }
[Buhariu, 2/209; Muslimi, 1350]


Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm Allahut (Subhanehu ue Teala), i Cili e bëri obligim Haxhxhin për ata të cilët kanë mundësi Salavatet qofshin mbi të Dërguarin e tij Muhammedin (SalAllahu Alejhi ue Selem), familjen e tij, shokët e tij, dhe gjithë muslimanët deri në Ditën e Gjykimit.

Përgëzohu, o ti i cili ju përgjigje thirrjes së Allahut (Subhanehu ue Teala) për kryerjen e Haxhxhit. Përgëzohu me shpërblimet që Allahu (Subhanehu ue Teala) i ka përgatitur për ty. Allahu (Subhanehu ue Teala) thotë:
"E kush do që i bindet All-llahut dhe të dërguarit, të tillët do të jenë së bashku me ata që All-llahu i shpërbleu: (me) pejgamberët, besnikët e dalluar, dëshmorët dhe me të mirët. Sa shokë të mirë janë ata! Ky shpërblim i madh është prej All-llahut. Mjafton që All-llahu di më së miri."
[En-Nisa, 69-70]

Nuk ka dyshim se haxhi është një prej veprave më të dashura tek Allahu (Subhanehu ue Teala) pas imanit (besimit), është pyetur Pejgamberi (SalAllahu alejhi ue selem) se cila vepër është më e mirë? Pejgamberi (SalAllahu alejhi ue selem) tha:
{ Besimi në Allahun (Subhanehu ue Teala) dhe në të dërguarin e Tij" E pastaj cila? Tha: "Xhihadi në rrugën e Allahut (Subhanehu ue Teala)" E pastaj cila? Tha: "Haxhi i pranuar. }
[Buhariu]

Gjithashtu, Haxhxhi është një lloj Xhihadi në rrugën e Allahut (Subhanehu ue Teala), Aisheja r.a (gruaja e Pejgamberit (SalAllahu alejhi ue selem)) e pyeti Pejgamberin (SalAllahu alejhi ue selem):
{ O i Dërguar i Allahut, xhihadi është puna më e mirë, a të bëjmë edhe ne xhihad? Pejgamberi (SalAllahu alejhi ue selem) i tha: Jo, mirëpo xhihadi më i mirë është haxhi i pranuar. }[Buhariu]

Pejgamberi (SalAllahu alejhi ue selem) i ka përgëzuar ata të cilët e kanë kryer Haxhxhin dhe janë larguar gjërave të urrejtura, se atyre u janë falur mëkatet, Pejgamberi (SalAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
{ Ai i cili bënë Haxhxhin dhe nuk shanë, e as nuk shkakton polemikë (grindje), do të kthehet nga Haxhxhi pa mëkate sikur atë ditë kur e ka lindur nëna e tij. } [Buhariu, 2/209; Muslimi, 1350]

Dhe ka thënë Pejgamberi (SalAllahu alejhi ue selem):
{ Haxhi i pranuar nuk ka shpërblim tjetër përveç se xhennetin. }

Haxhi i pranuar është haxhi i cili kryhet vetëm për hir të Allahut (Subhanehu ue Teala) me një sinqeritet të plotë, të kryhet ashtu siç na ka udhëzuar Pejgamberi (SalAllahu alejhi ue selem), dhe pa sharje, fyerje dhe duke u larguar nga mëkatet dhe gjërat e papëlqyera.

Ata të cilët ju janë përmbajtur këtyre rregullave, le të përgëzohen se Allahu (Subhanehu ue Teala) ju ka falur mëkatet.
E lusim Allahun (Subhanehu ue Teala) që ta ketë pranuar Haxhxhin e gjithë besimtarëve, dhe t'ua fal mëkatet e tyre dhe mëkatet tona, dhe të ua mundësoj të gjithë besimtarëve shkuarjen në Haxhxh.

_________________
O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejtë për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, faleni namazin), e lini shitblerjen, kjo është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini.(El-xhumuah/9)

Peace to you
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 172
Points : 475
Reputation : 4
Data e Anëtarësimit : 06/02/2010

http://www.feja-islame.webnode.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi