Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Për çka të krijoi ALLAHU oj motër ?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Për çka të krijoi ALLAHU oj motër ?

Mesazh nga Ebu Beker prej Sat Feb 06, 2010 12:05 am

Për çka të krijoi ALLAHU oj motër ?

Motër muslimane...

Allahu xh.sh. nuk të krijoi kot dhe nuk të solli në këtë botë që të jetosh pa arësye dhe pa qëllime të ndershme e të njerëzishme. Allahu e përcaktoi rrugën dhe qëllimin.

E bëri të qartë shpërblimin e vajzave të Havës, të cilat ecin në këtë rrugë për arritjen e qëllimit dhe gjithashtu e bëri të qartë edhe ndëshkimin e atyre të cilat i shmangën kësaj rruge, këtij qëllimi.

Allahu xh.sh. thotë :

"Ai (Allahu) thotë: "Ashtu si i harrove ti argumentet tona që ti ofruam, ashtu je i harruar sot" (Taha 126)

Kështu që, nëse dëshiron jetë të ëmbël në këtë botë dhe pozitë të mirë në botën tjetër, lexo fjalët e Allahut xh.sh. ku thotë:

"Un nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë" (Edh-Dharijatë 56)

A je duke e adhuruar Allahun xh.sh ?

Apo je bërë nga ato që nuk dinë tjetër veç ushqimit dhe pijes ditën, dhe ndejes deri natën vonë para lojrave dhe punëve të kota.

Do te ikin nga ti ditët, do të regjistrohen mëkatet, do të qash me vaj të atyre që kanë bërë krime dhe assesi nuk do të ndihmojë arsyetimi.
çfare fatkeqësie nëse të gjenë vdekja dhe ti ende nuk je kthyer në rrugën e Allahut.

Trishtim i madh është nëse ti je ftuar që të pendohesh e nuk i je përgjigjur kësaj thirjeje dhe me punë të shëmtuara jenisur te Krijuesi i Gjithfuqishëm.Ndëgjoje këtë tekst, ndalu dhe logjiko me vëmendje:

Një grua nëse bën mëkat ndaj Allahut xh.sh. mund të arsyetohet dhe të thotë se ajo nuk është e mbrojtur nga gabimet. Por çfare është çështja e saj nëse ajo me qëllim bën mëkat, dëshiron të përhapen veprat e saja dhe hecë me dy këmbet kah ato.

Njëherë disa njerëz e detyruan një grua të bukur të dalë para një robi të ndershëm që quhej Errebij bin Hajthem, me shpresë se do ta shtyhejnë atë të largohet nga rruga e Allahut xh.sh. I premtuan asaj 1000 derhem shpërblim. U mashtrua kjo grua, mbisundoi në zemrën e saj çështja materiale.

Djalli e urdhëroi shpirtin e saj të kryej këtë punë të shëmtuar. U stolis me rrobat më të bukura, u parfumos me parfumet më të këndshme dhe doli para Rrebiut qe ishte duke u kthyer nga xhamia. U ndal që të dijë se ç'ishte problemi.

Për një moment e kuptoi lojën e saj, kështu që dëshiroi t'a këshillojë, me shpresë se do të kthehet në rrugë të drejtë dhe i tha asaj:

Oj robëresh e Allahut, si do të ndihesh sikur të t'bjerë sëmundje e rëndë në trupin tëndë dhe të ndryshojë pamjen dhe gëzimin tënd?!

Oj robëreshë e Allahut, si do të jetë gjendja jote nëse zbret meleku i vdekjes, nga Zoti i botërave dhe t'a presë arterien e zemrës tënde?!

Oj robëreshë e Allahut, si do të përgjigjesh para dy melekëve kur të pyesin ty për këtë vepër?!
Gruaja filloi të qajë dhe iku me të shpejtë.

Ishte ky një rast që e shtyri këtë grua të pendohet tek Allahu xh.sh. duke i premtuar Atij se do ta ndjekë rrugën e vërtetë dhe filloi të e adhuroje Allahun e Madhërishëm në shtëpinë e saj.

Sa herë që përmendej mëkati e përfshinte vaji. Ajo nuk u largua nga kjo botë përderi sa nuk u bë e njohur për adhurimin e saj të pandërprerë që e bënte për Allahun xh.sh.

Netët e gjata e të ftohta i kalonte duke kërkuar mëshirë në namazin e saj dhe duke u lutur me dua dhe biseda të fshehta shpirtërore që i bënte me Krijuesin e gjithësisë.

Kurse ditët e gjata të verës i kalonte me agjërim. Vdekja e zuri si një rrënjë e djegur për shkak të vajit dhe sëshprimit mbi mëkatet e kaluara.

Motër muslimane...

A thua ti nuk je poseduese e gabimeve? Ku janë pra lotët e tu?

A nuk je robëreshë e gjynaheve? Ku janë pra lotët ndaj mëkatëve të kaluar

A munde t'a përballosh EL-HAVIJA-në. A e dinë se ç'është Havije? është zjarri me nxehtësi shumë të lartë?!

Dole nga barku i nënvs vetëm!

Do të hysh në varr vetëm!

Do të qëndrosh para Allahut xh.sh vetëm.

A e ke kuptuar domethënien e adhurimit? A e ke rrënjosur në zemrën tënde?

A e ke kryer obligimin ndaj prindërve tu?

A e ke kryer obligimin ndaj burrit?

Fëmijët tu, a i ke edukuar me përmendjen e Allahut dhe a i ke urdhëruar për namaz apo i ke rritur në shoqëri të filmave dhe këngëve?

Deri kur do të vazhdosh me lënjen e namazit, ikjen nga Kurani e ti je e bindur se vdekja të kërkon.

Varri është shtëpia jote;

Dheu shtroja jote;

Krimbat do t'i kesh shokët më të afërt;

Mos vallë, pret derisa t'a harrosh edhe fejen tënde?

Pejgamberi a.s shpesh e përsëriste këtë dua (luitje):

"O Ti që i rrotullon zemrat, forcoje zemrën time në fenë Tënde; O Ti që i udhëzon zemrat, udhëzoje zemrën time në ndëgjesën Tënde"

Ndërsa Enesi r.a transmeton:

Tham: ja Resululla, të besuam ty dhe asaj me çka erdhe, a frikësohesh për ne? Pejgamberi a.s. tha: 'Po me të vërtetë zemrat janë në duart e Allahut xh.sh. kështu që Ai i ndërron zemrat (i përmbytë)"

Pra a beson në zemrën tënde dhe në fenë tënde?!
Si pra kur ti je e njohur për mëkatet e shumta, vërshon pas turpësive dhe dëshirës së zjarrtë, pas gëzimeve trupore dhe gjërave të cilat s'qëndrojnë gjatë.

Motër muslimane...

Po i afrohemi vdekjes dhe agonive të saj.
Po shkojmë për në varr, tek vështirsitë e saj të mëdha.
Po i afrohemi ringjalljes dhe situatës së saj.
Po i afrohemi ditës së kijametit dhe vështirësive të saj. më pastaj do të paraqitet para teje e vërteta dhe do të shohësh llogarinë
E që ke për ta dhënë para Allahut xh.sh.

Allahu xh.sh. thotë:

"Ti ishe në një huti (nga kjo ditë) e Ne ta hoqëm perden tënde dhe tash ti sheh shumë mprehtë". (Kaf 22)
avatar
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi