Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Brenda vitit, digjitalizohen televizionet

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Brenda vitit, digjitalizohen televizionet

Mesazh nga Ebu Amar prej Sat Mar 13, 2010 12:19 am

Brenda vitit, digjitalizohen televizionet

Deri vitin e ardhshëm të gjitha televizionet do të duhen të kalojnë nga sinjali analog në atë digjital.
Kurse Maqedonia do të ndahet në tetë rajone të radiodifuzionit pa Shkupin. Kështu 19 televizione lokale do të bëhen rajonale.
Kjo u njoftua sot në mbledhjen e Këshillit të radiodifuzionit ku u theksua se koncesionet nuk do të ndahen në mënyrë të barabartë në të gjitha rajonet, por në bazë të madhësisë së tyre dhe numrit të banorëve.
“Pasi ekziston një dallim i madh midis televizioneve të vogla lokale në Maqedoni që janë të pafuqishme, me televizionet e mëdha kombëtare ku ekziston një vakum shumë i madh, me dhënien e lejeve rajonale këtyre subjekteve, që në përvojën e tyre 15,16 ose 19 vjeçare dëshmuan se janë subjekt, që mund edhe me pajisje edhe me kuadro, të zënë vendin në mesin e televizioneve rajonale”, deklaroi Zoran Stefanovski, kryetar i këshillit të Radiodifuzionit.
Për koncesionet rajonale mund të konkurrojnë vetëm televizionet ekzistuese lokale.
Sipas një pjese të anëtarëve të këshillit, kjo do të sjellë edhe rritjen e tregut, pasi për të plotësuar kushtet disa nga televizionet duhet të bashkohen ose zgjerohen.
Për të evituar parregullsitë e mundshme është propozuar procedura për marrjen e koncesionit të jetë shumë rigoroze.
Këshilli i radiodifuzionit shtyu për javën e ardhshme përcaktimin zyrtar të kushteve që televizionet lokale duhet ti plotësojnë nëse dëshirojnë të emetojnë program në hapësirat rajonale.

_________________
Ebu Umame r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë:“Lexojeni Kur’anin, vërtet ai do të ndërmjetësojë Ditën e Gjykimit për të zotët e vet”.(Muslimi)

avatar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi