Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Izraeli vazhdon zgjerimin e vendbanimeve në Jeruzalemin Lindor

Shko poshtë

Izraeli vazhdon zgjerimin e vendbanimeve në Jeruzalemin Lindor Empty Izraeli vazhdon zgjerimin e vendbanimeve në Jeruzalemin Lindor

Mesazh nga Ebu Hattab Fri Mar 26, 2010 3:36 pm

Izraeli vazhdon zgjerimin e vendbanimeve në Jeruzalemin Lindor

Izraeli i dha miratimin përfundimtar ndërtimit të 20 banesave të reja në Jeruzalemin Lindor, një lëvizje kjo që komplikon më tej përpjekjet për të zbutur tensionet me Shtetet e Bashkuara.
Njoftimi u bë dje në mbrëmje ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu u takua me presidentin amerikan Barak Obama në Shtëpinë e Bardhë për të zgjidhur mosmarrëveshjen lidhur me planet izaelite të ndërtimeve në Jeruzalemin Lindor.
Shtëpia e Bardhë nuk bëri asnjë deklaratë dhe nuk lejoi që takimi të fotografohej, diçka e pazakontë kjo për vizitën e një aleati të ngushtë të Shteteve të Bashkuara. Këshilltarët e të dy udhëheqësve do të vazhdojnë bisedimet sot.
Administrata Obama e dënoi Izraelin në fillim të këtij muaji për njoftimin e planeve se do të ndërtojë 1,600 banesa për hebrejtë në Jeruzalemin lindor, të cilin palestinezët e quajnë kryeqyteti i tyre i ardhshëm.
Zyrtarët izraelitë minimizuan njoftimin e fundit për ndërtimin e 20 apartamenteve në vendin e një hoteli të vjetër duke e quajtur këtë lëvizje një hap procedurial në një projekt që teknikisht është miratuar vitin e kaluar./voa/
Ebu Hattab
Ebu Hattab
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 75
Points : 200
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 27/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi