Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Besimi në botën tjetër

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Besimi në botën tjetër

Mesazh nga Ebu Amar prej Wed Feb 17, 2010 12:15 am

Besimi në botën tjetër

Kur kanë besuar njerëzit në ekzistimin e botës tjetër? Sa mund t`u besojë njeriu shqisave të tij? A mund ta mashtrojnë atë shqisat? A ka ndonjë element tjetër për të besuar pos shqisave?
Një nga parimet bazë të gjitha legjislacioneve qiellore, bazë e librave të shenjta dhe e të gjithë të dërguarve nga Allahu i Madhëruar, ka qenë që njerëzve t`ua shpjegojnë ekzistimin e botës tjetër dhe se i gjithë njerëzimi do të ngjallet për të dhënë llogari para të Madhit Zot.
Dhe jo vetëm që ka qenë dhe është parim i librave qiellorë, por është edhe natyrshmëri e mbjell në vetë shpirtin e njeriut, në natyrën e tij shpirtërore, në botën e tij të brendshme, ashtu siç është e mbjell bindja për ekzistimin e një superfuqie absolute, e cila mbizotëron mbi këtë gjithësi dhe e cila ka ndikim të drejtpërdrejtë edhe në jetën e njeriut. Nga ky kontekst gjejmë se të gjitha shoqëritë, të gjithë popujt kanë besuar në diçka të tillë, apo thënë ndryshe nuk ka ekzistuar asnjëherë ndonjë shoqëri e cila ka qenë e pafe, siç është e vërtetuar edhe shkencëtarisht nëpërmjet zbulimeve të ndryshme arkeologjike, etnologjike etj., ku në lidhje me këtë thotë edhe filozofi i njohur grek Sokrati : "Ashtu siç ndjen njeriu nevojë të domosdoshme për ajër, ujë e ushqim, ashtu ndjen edhe shpirti ynë një nevojë të domosdoshme për një ushqim kuptimor qiellor dhe kjo ndjenjë në traditën tonë quhet fe, në të cilën është udhëzuar në të njeriu i parë".

Pastaj, se a janë ato besime monoteiste apo politeiste nuk do t`i qasemi këtë herë, ngaqë nuk kemi atë për synim, ashtu siç nuk do t`i qasemi fundit të kësaj bote, mënyrës së shkatërrimit dhe të përfundimit të jetesës në të, e as ringjalljes dhe mënyrës së llogaridhënies para Krijuesit të gjithësisë, të cilat janë tema në vete dhe ndoshta na vijnë më vonë. Por, desha t`i qasem mënyrës së të besuarit në botën e fshehtë, gjegjësisht sjelljes së disa fakteve e dëshmive apo parimeve për ata njerëz të cilët mohojnë të besojnë jashtë asaj çka e shohin apo prekin, jashtë asaj çka e ndjejnë me shqisa. Për t`i bindur ata, apo për t`i sfiduar se edhe ata besojnë në diçka çka është e fshehtë, ku e fshehtë është edhe bota tjetër, e nëse beson në atë, duhet të besosh edhe në këtë.

Njeriu atë që e ndjen me shqisat e tij nuk dyshon se është e vërtetë dhe se ekziston apo jo. Nga kjo nuk dyshon në ekzistimin e diellit e të hënës ngase po i sheh. Nuk dyshon ne ekzistimin e ezanit që thirret nga xhamia, apo të këngës nga ndonjë këngëtar ngase po i dëgjon. Dhe natyrisht në këtë nuk ka dilemë. Por nëse e fusim penën në gotë të mbushur me ujë dhe e shikojmë me sy, na del se ajo është e thyer, a ne e dimë se pena nuk është e thyer. Apo nëse shohim në kinema ndonjë film me fantazma, e pastaj rrugës duke u kthyer në shtëpi na duket se po i dëgjojmë disa zëra, apo na duket se ata janë afër nesh dhe se po ecin me ne, apo bile edhe po na ndjekin, a në realitet nuk ekziston asgjë nga ajo çka po ke frikë.

Magjistarët shfaqin gjëra të cilat janë jashtë logjikës së njeriut p.sh. nga faculetat dalin pëllumbat, apo lepujt. Ashtu na duket me sytë tanë, por në realitet një gjë e tillë nuk ekziston.
Prandaj duhet të pranojmë se shqisat gabojnë, se ato imagjinojnë, mashtrojnë. Mendoj se këto gjëra nuk mund t`i mohoj askush. Por kjo nuk do të thotë që shqisave tona mos t`u besojmë ngase Krijuesi na ka pajisur me një element tjetër shumë të fortë apo bindës për arritjen e njohjes apo zbulimit të ekzistimit të asaj çka e ndjejmë, e që është mendja. Kështu që mendja kur e sheh herën e parë lapsin e thyer në gotë mund të luhatet, por së dyti ajo e kupton se ajo çka po e sheh shqisa e shikimit tashmë nuk është reale.
Por sendet në të cilat shqisat gabojnë apo mashtrojnë janë pak, janë të kufizuara, kështu që nuk dobësojnë parimin se atë çka e ndjen me shqisa dhe e kontrollon mendja, është e vërtetë.

Nëse pajtohemi me atë që u cek më lart, të besuarit në atë që e ndjejmë me shqisa, atëherë ç`të bëjmë me ato gjëra që nuk i kemi parë e as nuk i kemi ndier?! Natyrisht se edhe në to besojmë, pa dyshuar fare, ngase për to na ka folur dikush, na ka treguar dikush, p.sh ne nuk e kemi parë betejën e Kosovës, sepse nuk kemi qenë në atë kohë, por nuk dyshojmë se ajo ka ndodhur. Ne nuk kemi qenë në Argjentinë e Peru, por besojmë se ato ekzistojnë. Ne nuk e kemi parë Musain a.s duke u ballafaquar me faraonin - Mbretin e Egjiptit, por e besojmë.

U besojmë këtyre gjërave ngase ato kanë ardhur nëpërmjet lajmeve të njerëzve të ndryshëm, të vendeve ndryshme, gjeneratave të ndryshme. Mundësia e tyre për t`u marrë vesh për të gënjyer që të gjithë ka qenë e pamundur. Bile nëse shikojmë këtë do të gjejmë se gjërat të cilat i besojmë e nuk i kemi parë dhe nuk i kemi përjetuar me shqisa janë shumë më shumë sesa ato që i kemi parë e përjetuar me shqisa.

E nëse detyrohemi t`u besojmë gjërave të kaluara që na kanë ardhur nëpërmjet njerëzve të besueshëm, çfarë arsye ka mos t`u besojmë edhe gjërave që do të ndodhin në të ardhmen, nëse edhe ato na vijnë nëpërmjet njerëzve të besueshëm ?!

Shkruar nga Dr.Shefqet Krasniqi

_________________
Ebu Umame r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë:“Lexojeni Kur’anin, vërtet ai do të ndërmjetësojë Ditën e Gjykimit për të zotët e vet”.(Muslimi)

avatar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi