Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Largoju ”mençurisë” së shejtanit

Shko poshtë

Largoju ”mençurisë” së shejtanit Empty Largoju ”mençurisë” së shejtanit

Mesazh nga Peace to you Tue Mar 09, 2010 12:53 am

Kjo është një këshillë nga Hamad bin Atika en-Nexhdi drejtuar muslimanëve në përgjithësi, është shkruar përafërsisht para 200 viteve. Këshillë shumë e rëndësishme, aktuale edhe sot.



”...Dhe duhet të dihet se janë tri lloje të mençurisë:


- mençuria natyrale,



- mençuria e bazuar në fe, e fituar nga shpalljet e Pejgamberëve;



- mençuria e shejtanit, ”mençuri” hipokrite.



Pronarët e kësaj të tretës mendojnë se janë të veçantë, dhe se kjo “mençuri” është tek shumica - në realitet shumica prej tyre (mendon ashtu). Ajo është çelësi i shkatërrimit dhe fryt i dyfytyrësisë, pasi që pronarët e saj mendojnë se mençuri është ta kënaqësh secilin dhe të mos shkosh kundër interesit dhe qejfit të askujt, si dhe ta arrish miqësinë e tyre (në dëm të vërtetës). Ata thonë se më mirë është për ty që të bëhesh vetëm pjesë e shoqërisë së njerëzve dhe mos ti provokosh, në mënyrë që mos të urrejnë.



Kjo është kalbësi dhe shkatërrim i shpirtit, dhe kjo është për shkak të 4 gjërave;



Lloji i parë: Janë ata që mundohen ti kënaqin njerëzit duke e hidhëruar Allahun, dhe se njerëzit janë në sytë e tyre më të rëndësishëm se sa Allahu. Kush do që mundohet ti kënaq njerëzit duke e hidhëruar Allahun, do të përfundoj me hidhërimin e njerëzve dhe Allahut.



Transmetohet se ka thënë Allahu:



“Kur Unë jam i hidhëruar, mallkimi Im e arrin gjeneratën e shtatë të pasardhësve.”



Do të thotë ai i cili ka mundësi të urdhëroj në të mirë dhe ta ndaloj të keqen, refuzohet që të veproj ashtu, do ta tërheq mallkimin e Allahut e cila do ta arrij gjeneratën e shtat të pasardhësve të tij, dhe kjo është e konfirmuar me ajetin:



Ata që mohuan të vërtetën nga beni israilët, u mallkuan prej gjuhës së Davudit dhe të Isait, të birit të Mejremes. Kështu u veprua sepse kundërshtuan dhe e tepruan. (El-Maide,78)



Do të thotë, është e qartë se ky person i “mençur” e ka shkatërruar veten përmes së cilës ka menduar se ajo do ti ndihmoj atij.



E dyta: Është e pashmangshme se Allahu do t’ia hap dyert e poshtërimit dhe turpërimit atij që hyn në këso lloj kompromise (duke i kënaqur njerëzit, e duke e hidhëruar Allahun,) nga e njëjta anë, nga e cila ka kërkuar nder.



Disa nga selefët kanë thënë: ”Kush do që e braktis urdhërimin në të mirë dhe ndalimin nga e keqja nga frika prej njerëzve, do ta humb respektin dhe nënshtrueshmërin të cilën njerëzit e kanë pasur ndaj tij.”



Do të thotë nëse ai e urdhëron diçka djalin apo shërbëtorin e tij, ata do ta nënçmojnë, pikërisht ashtu si i ka nënçmuar të drejtat e Allahut. Allahu atë do ta nënçmoj dhe do ta përulë atë:



Harruan All-llahun (nuk i binden), prandaj Ai i harroi (nga mëshira). (et-Teube,67)



E treta: Nëse Allahu lëshon ndonjë dënim në njerëzit, ai i cili ka qenë i “mençur” do të jetë njëri prej të dënuarve, siç qëndron në ajetin:



Ruajuni nga e keqja (nga dënimi) që nuk godet vetëm ata që bënë mizori prej jush, (por edhe të mirët) (El-Anfal,25)



Ibn Ebi Dunja shënon nga Wahb bin Munabbihi se ka thënë:



“Kur ka bërë mëkat Davudi, ka thënë: 'Zoti im, më falë!' Ndërsa Allahu ka thënë: 'Të kam falur ty, dhe mëkatet tuaja i kam vendosur mbi bijtë e israelit.' Davudi pyeti: Pse ashtu, o Zot? Si ka mundësi që të jetë ajo kur Ti je i drejtë, që nuk i bënë padrejtësi askujt? Unë kam bërë gabim dhe Ti e vendos mëkatin mbi të tjerët?' Ai tha: Kur ti e ke bërë atë gabim, ata për atë nuk të kanë kritikuar.“



Ibn Ebi Dunja tregon se Allahu i ka shpallur Xhushua bin Nunit: “Do ti shkatërroj 40.000 prej njerëzve tuaj më të mirë dhe 60.000 prej më të këqijve.“ Ai (Xhoshua) pyeti: “Zoti i im, unë mund ta kuptoj shkatërrimin e atyre më të këqijve, por pse të shkatërrohen ata më të mirët? Ai tha: “Nuk janë hidhëruar për hir Timin, dhe më të këqijve ju kanë dhënë të hanë dhe të pinë.“



Ibn Abdul-Barr dhe të tjerët transmetoj se Allahu e ka urdhëruar njërin nga engjëjt që ta shkatërrojë një qytet. E ai ka pyet: ”Zoti im, në të gjendet ai dhe ai, i devotshëm, të cilët Ty vazhdimisht të bëjnë ibadet!“ Allahu tha: “Fillo me ata, dëshiroj ta dëgjojë zërin e tyre. Fytyrat e tyre asnjëherë nuk janë skuqur në emër Timin (d.m.th. nuk janë zemëruar asnjëherë për mëkatet të cilat i kanë bërë njerëzit rreth tyre, sqarim i përkthyesit)



Do të thotë, mbrojtja e vetme nga dënimi është të jesh prej atyre të cilët urdhërojnë në të mirë dhe ndalojnë nga e keqja siç ka thënë Allahu:



E kur braktisën atë për të cilën ishin këshilluar, Ne i shpëtuam ata që pengonin nga të këqijat, (El-Araf,165)



E katërta: Ky person i ”mençur” i cili synon kënaqësinë e njerëzve është më i keq se sa zinaqari, hajni dhe alkoolisti. Ibn Kajimi, rrahimullah, ka thënë:



”Feja nuk është vetëm lënia e ndalesave të jashtme. Por, që me këto ta kryesh edhe atë çfarë Allahu donë. Shumë njerëz të devotshëm të kohës së sotme nuk e bëjnë këtë, përveç nëse bëhet fjalë për gjërat që i pranojnë shumica e njerëzve dhe janë dakord me to. Sa i përket xhihadit, urdhërimit në të mirë dhe ndalimit nga e keqja, të këshillosh në emër të Allahut, ti japësh ndihmë dhe fitore Allahut dhe Pejgamberit të Tij, dhe Librit, dhe fes - këto obligime as që ju shkojnë ndërmend, lëre më që të zgjojnë ndjenja që ti veprojnë këto, e aq më shumë që ata vetë ti kryejnë ato!



Njerëzit më të këqij tek Allahu janë ata që i braktisin këto obligime, edhe nëse sa i përket kësaj dynjaje janë zahidët më të mëdhenj (asket). Rrallë do ti gjesh se fytyra e ndonjërit prej tyre skuqet në emër të Allahut, dhe të cilët do të zemërohen kur shkelen kufijtë e Tij dhe të cilët e japin tërë atë që e posedojnë që ta ndihmojnë këtë fe. Ata që bëjnë mëkate të mëdha tek Allahu janë më të mirë se sa personat e këtillë.



Pra, paramendo ndonjërin i cili agjëron tërë ditën, falet tërë natën, largohet prej kënaqësive të dynjasë, edhe përkundër kësaj asnjëherë nuk hidhërohet e as që skuqet fytyra e tij në emër të Allahut (të hidhërohet për mëkatet që i bëjnë njerëzit), dhe nuk urdhëron në të mirë e as që ndalon nga e keqja – njeriu i tillë është më i urryer tek Allahu prej të gjithë njerëzve dhe se sa mëkatari më i madh, dhe ata që bien në mëkate të mëdha tek Allahu janë më të mirë se sa këta persona.



Një person i besueshëm më ka thënë se Shejhi i islamit, prijësi i davetit në Nexhd (Muhammed bin Abdul-Vehhabi), njëherë ka thënë:



I kam parë disa njerëz që rrinin në xhami me mus’hafet e tyre, duke lexuar dhe duke qarë.



Megjithatë, nuk kanë (marrë pjesë, përkrahur) të urdhëruarit në të mirë dhe nuk kanë ndaluar nga e keqja, kur e kanë parë atë. I kam parë njerëzit afër tyre duke thënë: ’Këta janë burim i dobisë’ e unë kam thënë: ’Këta janë burim i turpërimit’ Dikush më dëgjoi dhe tha: ’Unë nuk mund të them se këta janë burim i turpit ’e unë ju përgjigja: ’Ata janë të verbër dhe memec!’



Dhe kjo është vërtetuar me thënien e disa selefeve: ”Ai i cili është memec ndaj të vërtetës, ai është shejtan memec, derisa ai i cili e fol të pavërtetën është - shejtan i cili flet”



Do të thotë ai i cili ”mençuron” ndërsa me këtë mbetet memec (para të keqes), kupto se ai është nga njerëzit më të urryerit tek Allahu, edhe pse ai mendon se është person i mirë, ai do të flas haptas. Dhe ai i cili mundohet ti kënaq njerëzit, duke mos fol për të keqen e tyre, kupto se ai tek Allahu është më i keq se njerëzit të cilët bien në mëkate të mëdha – edhe pse ai vetën e tij e sheh si person të devotshëm - do të pendohen prej ”mençurisë” së tyre dhe do të heqë dorë nga ato. Dhe ai i cili është i shtrënguar në gjuhën e tij në thirrje të haptë të urdhrave të Allahut, kupto se ai është një djall memec edhe pse ai agjëron, falet, është zahid, dhe do ta bëjë tërë atë që ka mundësi për ti ikur ngjashmërisë me shejtanin.



O Allah, kërkoj mbrojtje prej Teje nga çdo vepër që Ty, Mëshirues, të hidhëron, dhe nga të gjitha karakteristikat që i ngjajnë shejtanit, (strehohem tek Ti) nga kompromisi në dëm të fes tonë me njerëzit e dyshimtë, hipokritëve dhe kufrit.



Dhe paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi Muhammdein,salallahu alejhi ve selem, familjen e tij dhe sahabët.



Ed-Durarus-Senijje, 8/75-79.
Peace to you
Peace to you
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 172
Points : 475
Reputation : 4
Data e Anëtarësimit : 06/02/2010

http://www.feja-islame.webnode.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi