Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hilet e shejtanit mallkum

Shko poshtë

Hilet e shejtanit mallkum Empty Hilet e shejtanit mallkum

Mesazh nga melika Wed May 12, 2010 7:00 pm

bismilah Falënderimi i qoftë vetëm krijuesit të gjithësisë, përshëndetjet
dhe salavatet i qofshin të dashurit tonë Muhammedit s.a.v.s.
Sipas transmetimit të Muadh ibn Xhebelit thuhet se ibn Abbasira ka
thënë:
Një ditë ishim tubuar së bashku me Resulullahun s.a.v.s. në një
shtëpi të një ensari ... dhe me plotë kuptimin e fjalës u formua
një xhemat. Ishim thelluar në muhabete. Në atë moment nga së
jashtmi na erdhi një zë:
“O zoti i shtëpisë ... o ju që jeni brenda ... a më jepni leje edhe
unë të hyj brenda? Kam një rixha prej jush. Si dhe një punë për të
shqyrtuar”.
Të gjithë të prezantuarit u kthyen dhe shikonin në fytyrën e
Resulullahut s.a.v.s.
Si çdo kund, edhe aty, treguan respekt ndaj Resulullahut sepse ai
ishte njëri prej më
të mëdhenjve ... Prandaj prej tij pritet leja.
Resulullahu e mori përsipër këtë situatë.
Pyeti: a e dini se cili është ky që kërkon leje?...
Ne thua! njerëzit u përgjigjëm:
Më së miri di Allahu dhe i dërguari i tij.
Atëherë Pejgamberi s.a.v.s tha:
Ai është laini (iblisi-shejtani), qoftë i mallkuar prej Allahut
...”.
Në atë moment Hz. Ymeri tha: “O i dërguari i Allahut më jep leje ta
mbys”.
Pejgamberi s.a.v.s nuk i dha leje; por iu përgjigj: “O Ymer lëre
mbytjen anash. A nuk e di se atij iu është dhënë një liri për një
kohë të caktuar...” dhe shtoi: “Hape derën le të hyjë brenda ...
ai ka marr leje për këtu. Prandaj dëgjoni çka do të thotë. Dëgjoni
me vëmendje atë çka do t’ju tregojë ...”
Prandaj ta dëgjojmë atë që ndodhi më vonë. Atij ia hapëm derën dhe
ai na u bë i dukshëm. Ç’të shohim: Një plak matuf, pa mjekër, vetëm

me gjashtë apo shtatë qime në mjekër, mu si qimet e kalit.
Sytë i shikonin lartë, kokën e kishte si të elefantit të madh,
ndërsa buzët i kishte sikur të buallicës.
Dhe na përshëndeti kështu:
- Selam ty o Muhammed; selam edhe juve o xhemati muslimin.
Në përshëndetjen e tij Pejgamberi s.a.v.s. iu përgjigj kështu:
Selami është i Allahut o lain>>...
Dhe shtoi: - <<Ndjeva që ke ardhur për një punë; andaj më trego
çfarë është ajo punë?>>
Shejtani iu përgjigj:
- Nuk kam ardhur me vullnetin tim,... jam detyruar.
Pejgamberi s.a.v.s. e pyeti:
Çfarë detyrimi?>>
Shejtani iu Përgjigj:
- Më erdhi një Melaqe nga Allahu dhe më tha:
- Allahu po të urdhëron të shkosh te Muhammedi s.a.v.s. por me një
pamje të mposhtur, dhe pa qibër.
Do të shkosh dhe do të tregosh se si do t’i mashtrosh bijtë e
Ademit. Dhe do t’ia numërosh mashtrimet e tua një nga një. Kur të
pyet ai, ti do t’i përgjigjesh drejtë. Mandej Allahu më ka thënë: -
Nëse në bisedë shton diçka dhe nuk e tregon të vërtetën do të të
bëj hi (pluhur) dhe era do të të bartë...para armiqve tu, dhe
do të
të shkallmoj. Kështu... O Muhammed, kështu me vete mbaj një urdhër.
Më pyet atë që dëshiron nëse nuk të përgjigjem drejt, armiqtë e mi
do të tallen me mua.
Edhe ta kesh me dije se për mua nuk ka gjë më të rëndë se sa
armiqtë e mi të tallen me mua.




***

Pastaj Pejgamberi s.v.s. e pyeti;
- Pasi që në fjalë doë jesh i drejtë, atëherë, më trego: Cili
është ai njeri që mëë shumti e urren?
Shejtani iu Përgjigj:>- Ti je, o Muhammed ... prej të gjitha krijesave të Allahut ti je
ai njeri që më së shumti e urrej.>Mandej, sikur ti, cili mund të bëhet?
Pejgamberi s.a.v.s. e pyeti:
- Pas meje në kënd je më i hidhëruar dhe kë nuk e do?...
Shejtani iu përgjigj:
- Njeriun e ri dhe të drejt, dhe që pasurin e tij e harxhon në
rrugë të Allahut.
- Më pastaj vazhdon biseda me pyetje e përgjigje. Pejgamberi
s.a.v.s. e pyet shejtanin, ndërsa shejtani përgjigjet.
- Pastaj kë nuk e do tjetër?>>
Shejtani përgjigjet:
- Një dijetar që është i durueshëm dhe që largohet nga punët e
dyshimta...
- Më pastaj?
Një
të varfër e të durueshëm që askujt nuk ia tregon gjendjen si
dhe nuk ankohet për gjendjen që ka.
- Mirë, por, si e kupton se ky i varfër është i durueshëm?...>>
- O Muhammed, ai njeri nuk i ankohet askujt për gjendjen që ka.
Kurse ai njeri i cili fol dhe ankohet për gjendjen e tij tri ditë
me radhë, Allahu atë njeri nuk e regjistron prej durimtarëve.
Kështu pra unë e kuptoj njeriun e durueshëm, ai nuk ankohet për
gjendjen që e ka.
- Pas këtij cili është?...>>
- pasaniku që falënderohet.
- Mirë, por si e kupton pasanikun që falënderohet?
- Nëse shoh një njeri që merr prej hallallit dhe e shpenzon në një
vend të caktuar. Kështu e kuptoj se ky pasanik është prej atyre që
falënderohet.


***

Këtë herë Pejgamberi s.a.v.s. e ndryshoi mënyrën e pyetjeve dhe e
pyeti një pyetje tjetër:
- Më trego si ndihesh kur
Ymeti im ngritet të falë namazin?...>>
- O Muhammed, atëherë mua më rrokin ethet dhe filloj të dridhem.
- Përse kështu bëhesh o lain?...>>
- Sepse një rob kur bën sexhde për Allahun ai ngritet për një
shkallë më lartë.
- Po kur të agjërojnë si ndihesh?...>>
- Atëherë unë lidhem gjersa ata ta bëjnë iftarin.
- Por, si ndihesh kur ata e kryejnë Haxhin?>>
- Atëherë unë shkrihem, si plumbi mbi zjarr.
- Por kur po japin lëmoshë, si ndihesh atëherë?
- Eh, atëherë gjendja ime krejtësisht ndryshon. Ai që jep lëmoshë,
më përget njeriut që e ka marrë një sharrë në dorë dhe me të do të
më ndaj në dy pjesë.
Pejgamberi s.a.v.s. e pyeti për arsyen:
Përse të duket sikur të ndahesh në dy pjesë ja Ebamurre?>>
Në këtë pyetje iblisi u përgjigj:
- Sepse në sadaka gjenden katër bukuri, e ato janë:
Atij që jep lëmoshë, Allahu xh.sh. ia shton bereqetin.
Ai pastaj bëhet i dashur në mesin e atij populli.

Pastaj Allahu xh.sh. bën një perde ndërmjet xhehenemit dhe atij që
jep lëmoshë.
Allahu xh.sh. prej atij i largon belatë dhe mërzinë dhe shumë të
këqija ia largon.




Pastaj Pejgamberi
s.a.v.s. ia bëri disa pyetje për as-habët e vetë:
Për Ebu Bekrin çka thua?...>>
Iblisi dha këtë përgjigje:
Ai edhe në kohën e injorancës nuk më ka dëgjuar... e si do të më
dëgjojë me pranimin e islamit?
Po çka thua për Ymerin të birin e Hatabit?...>>
Iblisi edhe për këtë dha këtë përgjigje:
Betohem me emrin e Allahut se çdokund ku e takoj, unë ik prej
tij.
Po, çka thua për Othmanin të birin e Affanit...>>
Prej tij turpërohem... edhe shumë bile, sikurse që turpërohen
edhe melaiket e Allahut pre tij...
Po çka thua për Aliun të birin e Ebutalibit...>>
Edhe për këtë iblisi kështu u përgjigj:
Ah, sikur të shpëtoja prej dorës së tij dhe ai të mbetet vetëm:
edhe unë të mbetem vetëm... ai të më lëshojë mua, edhe unë ta
lëshojë atë... Unë atë e lë, por ai mua nuk më lë.
Pasi që shejtani u
përgjigj në pyetjet e shtruara Pejgamberi
s.a.v.s. i tha:
Falënderimet i qofshin Allahut që i dha lumturi ymetit tim, dhe
ty të afatizoi në një kohë të caktuar.>>
Kur e dëgjoi iblisi këtë fjalë të Pejgamberit s.a.v.s. ai tha:
Larg është lumturia e ymetit tënd ... dhe ku mund të jetë
lumturia e ymetit tënd? Si mund të ndiesh freskim për ymetin tënd,
gjersa unë jam gjallë dhe i afatizuar në një kohë të caktuar?...
Unë do t’u hyjë në venat e gjakut të tyre. Do të përzihem me mishin
e tyre. Dhe ata nuk do të jenë në gjendje të dijnë, as të më
shohin. Bëj be në fuqinë e Allahut që më krijoj, dhe më afatizoj
një kohë të caktuar: të gjithë ata do t’i lazmoj. Gjahilat (të
padijshmit) dhe dijetarët... të shkolluarit dhe të pashkolluarit...
të larguar nga rruga e Allahut e edhe ata në rrugën e Allahut...
Asnjëri prej këtyre nuk do të
mund të shpëtojë prej dorës sime.
Por... vetëm ata robër të Allahut që janë të sinqertë dhe të pastër
nuk mund ti lazmojë.
Pastaj Pejgamberi s.a.v.s. e pyeti:
Sipas teje cili konsiderohet njeri i sinqertë dhe i pastër?...>>
Në këtë iblisi u përgjigj:
A nuk e di? O Muhammed, ai njeri i cili e dashuron dinarin dhe
dërhemin e tij... Ai te Allahu nuk mund të jetë i sinqertë dhe i
pastër.
Kur e shoh një njeri që nuk e do dinarin dhe dërhemin si dhe nuk
lavdërohet... kuptoj se ky njeri është i sinqertë dhe i pastër... e
lë atë dhe menjëherë largohem prej tij.
Mua më së shumti më respekton ai i cili e do pasurinë e vet dhe ai
i cili lavdërohet.
A nuk e di sa mëkat të madh bën ai i cili dashurohet në pasuri.
A nuk e di, o Muhammed, dashuria për pozitë është njëri prej
mëkateve më të mëdha.
Iblisi vazhdon të tregojë.
O Muhamedd, a nuk e di?...
Unë i kam shtatëdhjetëmijë fëmijë. Dhe të gjithë këtyre ia kam
caktuar vendet. Dhe me secilin fëmijë gjenden edhe shtatëdhjetëmijë
shejtanë tjerë.
Një pjesë të këtyre ua kam dërguar dijetarëve.
Një pjesë ua kam dërguar të rinjve.
Një pjesë ua kam dërguar udhëheqësve.



Edhe një pjesë ua kam dërguar plakave.
Ne me të rinjtë kurrfarë mosmarrëveshje nuk kemi. Me ta shumë mirë
kalojmë.
Fëmijët e tyre luajnë ashtu si dëshirojnë fëmijët tanë.
Një pjesë ua kam dërguar atyre të cilët janë fetarë, kurse një
pjesë atyre që janë të devotshëm.
Këta hyjnë ndërmjet atyre, ua ngatërrojnë gjendjen që e kanë... dhe
vazhdimisht i shëtisin andej-këndej. Kështu që arrihet një gjendje
sa ata fillojnë ta qortojnë njëri tjetrin pa ndonjë shkak. Kështu
unë ia marr sinqeritetin që kanë... dhe kur të bëjnë ibadet të mos
kenë kurrfarë ndjenje, dhe këtë, ata nuk janë në gjendje ta
kuptojnë.
Pastaj iblisi filloi ta tregojë një ngjarje që i kishte ndodhur me
një prift të krishterë, se si e kishte mashtruar atë.
A nuk e di: O
Muhammed, Prifti Barsis, shtatëdhjetëvjetë me radhë
e adhuroi Allahun, me një respekt të madh. Dhe aq ishte thelluar në
ibadet, dhe ishte larguar prej harameve, sa që lutja e tij ndikonte
edhe te i sëmuri. Unë iu vura prapa dhe aspak nuk e lëshova... ai
bëri zina... u bë katil. Në fund bëri edhe kufër. Ky është ai njeri
për të cilin Allahu xh.sh. në librin e tij të shenjtë u shpreh
kështu:
Ata (hipokritët) janë shembull se djalli, kur i thotë njeriut:
Refuzo besimin!>> e kur ai ta ketë refuzuar, ai (djalli) tërhiqet
e thotë: <<Unë tërhiqem prej teje.>> Unë i frikohem Allahut, Zotit
të gjithësisë>> (59/16).



RRENA

A nuk e di, o Muhammed, rrena vjen prej meje dhe unë jam i pari që
kam rrejtur.
Çdo njeri që rren ai është miku im.
Çdo njeri që bën be të rrejshme është i dashuri im.
A nuk e di o
Muhammed se unë jam betuar rrejshëm dhe i kam
mashtruar Ademin dhe Havën.
(iblisi) tha: <<Për shkak se më humbe mua, unë do t’u ulem
atyre(do tu zë pusi) në rrugën tënde të drejtë>>(7/16).
Këtë e bëj se rrena është kënaqësia ime.


BARTJA E FLALËVE (GIBETI)

Bartja e fjalëve është gëzimi dhe fryti im.

BETIMI NË KURORË (MARTESË)

Çdo njeri që betohet për shkurorëzim... duhet t’i frikohet
mëkateve. Mjafton njëherë të shprehet. Edhe sikur të ketë bërë këtë
betim seriozisht.
Çdo njeri pra, i cili betohet se do të shkurorëzohet... prej asaj
dite gruaja e vet i bëhet haram, (derisa mos të pastrohet nga ky
mëkat). Përndryshe nëse vazhdohet jeta bashkëshortore në këtë
gjendje (pa u pastruar nga ky mëkat) fëmijët që lindin prej këtij
çifti bashkëshortësh deri në kiamet të gjithë do të futen në
xhehenem, sepse fëmijët llogariten si fëmijë jashtë
bashkëshortësisë (kopila).
P shkak të përdorimit të një fjale pra (betimit në shkurorëzim)
të gjithë hyjnë në xhehenem.

NAMAZI

O Muhammed të tregoj se si njeriu e lë, apo e vonon, namazin:
Çdo herë ai i cili ngritët të falë namazin: atë e mbaj, e fus në
vesvese dhe i them:
Mos u ngut, ende ka kohë. Je i zënë. Tash shikoje punën që e ke.
Më vonë falesh.
Dhe kështu ai: e fal namazin jashtë kohës së vet... Dhe për këtë
arsye namazi i tij përplaset për fytyrë. - - Nëse nuk më dëgjon,
atëherë atij ia dërgoj një njeri prej shejtanëve... dhe atë e vonon
prej namazit.
Por, nëse edhe këtu nuk më dëgjon... atëherë mundohem gjatë namazit
ta pengoj.
Kështu duke qëndruar në namaz i them:
Bëre një punë shumë të shëmtuar, dhe kështu ia prishi moralin.
Edhe ti e di, o Muhammed, se një njeri i cili gjatë
namazit shpesh
lëviz kokën Allahu xh.sh.atij nuk ia pranon namazin. Nëse ai edhe
këtu nuk më dëgjon, atëherë i afrohem kur është duke u falur vetëm,
e shpejtoj atë në namaz. Dhe kështu ai fillon të falet shpejt. Mu
si gjeli kur ha diç... Nëse edhe këtu nuk mund ta pengoj, atëherë
unë i afrohem kur të falet me xhemat. Në kokën e tij vendosi një
fren dhe nga sexhdeja e nga rukuja ia ngriti kokën para imamit...
si dhe më parë se imami ia uli kokën në ruku dhe në sexhde. Kështu
Allahu xh.sh. në ditën e kiametit kokën e tij do t’ia shndërroj në
kokë të gomarit.
Nëse ndonjëri këtu më mund... atëherë gjatë namazit kur është duke
u falur i urdhëroj t’i kërcas gishtat. Kështu që numërohet nga ata
që më ka përmendur mua. Për këtë punë mundohem vetëm në namaz nëse
mund të arrijë. Por nëse edhe këtu nuk mund të arrijë sukses, unë
përsëri i
afrohem atij, kur është duke qëndruar në namaz unë i fryj
në hundë. E kur t’i fryj unë ai fillon të hap gojën. Nëse në atë
moment ai nuk e mbyll gojën atëherë në gojë i hynë një shejtan i
vogël, dhe te ai njeri rritet gajlja e dynjallëkut. Dhe kështu: ky
njeri, vetëm neve do të na respektojë. Fjalët tona do t’i
dëgjojë...
Shejtani vazhdon të tregojë:
Me çfarë mund të freskosh Ymetin tënd?...
Unë atyre çfarë kurthe do t’i përgatis. Unë do të shkoj te ata të
varfrit dhe te ata që nuk mund të gjejnë rrugëdalje. Do t’i
urdhërojë ta lënë namazin.
U them:
Namazi nuk është për ju... por për ata që Allahu u ka dhënë pasuri.
Pastaj do të shkoj te të sëmurit, duke u thënë- lëne faljen e
namazit.
Do t’u them se Allahu xh.sh. thotë: - <<Nuk ka vështirësi për të
sëmurit...>>(24/61). Kur të shërohesh mund të falesh më
shpesh. Dhe
ai kështu e len namazin. Bile edhe në kufër mund të bie.
Nëse ai me atë sëmundje e len namazin dhe vdes... në ditën e
gjykimit do të gjej Allahun të hidhëruar ndaj tij.
Më pastaj kështu i tha:
O Muhammed, nëse në fjalët e mia diçka kam shtuar akrepi le të më
helmoj... dhe nëse diçka të kam rrejtur, kërko nga Allahu të më bëj
pluhur.

Iblisi vazhdoi dhe tha:
O Muhammed, si mund të ndiesh kënaqësi ndaj ymetit tënd? Kur unë
njërin prej mesin e tyre kam për ta nxjerrur nga feja.

Pas këtij dialogu Pejgamberi s.a.v.s. ia bëri (iblisit) disa pyetje
të shkurtra:
O lain, kënd e ke shokë të ndejës?>>
Ai që ha kamatën.
Kënd e ke shokë për fjetje?>>
Pijanecin.
Kënd e ke mysafir?>>
Hajnin.
Cilët i ke të dërguar?>>
Ata që merren me sehire.
Ç’është drita e syrit
tënd?>>
Me shkurorëzua gruan.
Kënd e ke të dashur?>>
Ai që lë namazin e xhumasë.

Pastaj Pejgamberi s.a.v.s. kaloi në disa pyetje tjera dhe e pyeti:
O lain, çka është ajo që then zemrën tënde?>>
Tronditjet e patkonjve të kalit që kalërojnë në luftë, në rrugën e
Allahut.
Por, çka është ajo që e shkrin trupin tënd?>>
Tevbeja e atyre që pendohen.
Por çka është ajo që t’i copëton e t’i prish mushkëritë?>>
Ata të cilët natën dhe ditën shumë e lusin Allahun xh.sh. për
’ia falur gabimet.
Por çka është ajo që ta rrudh fytyrën?>>
Ata që japin lëmoshë fshehurazi.
Por, çka është ajo që t’i verbon sytë?>>
Namazi i natës.
Por çka është ajo që ta përulë kokën?>>
Namazi i natës.
Po edhe çka është tjetër ajo që ta përulë kokën?>>
Të falurit e shpeshtë me xhemat.

Pejgamberi s.a.v.s. përsëri kaloi në disa pyetje tjera dhe kështu e
pyeti:
Sipas mendimit tënd cili është njeriu më i lumtur?
Ata të cilët me vetëdije e lënë anash namazin.
Mirë, po sipas mendimit tënd cili është hajni më i madh?>>
Koprracët.
Por çka është ajo
që të pengon në punë?>>
Tubimet e dijetarëve.
Po si ushqehesh?>>
Me majet e gishtave të dorës së majtë.
Kur të fryj era “sami” që është helmuese dhe mbytëse, dhe kur
të kaplon vapa, atëherë ku i strehon fëmijët e tu?>>
Nën thonjtë e njerëzve.

Pejgamberi s.a.v.s. pastaj kaloi në pyetje tjera në të cilat iblisi
u përgjigj:
Çka ke kërkuar prej krijuesit?>>
Dhjetë gjëra kam kërkuar.
Cilat janë ato i lain?
Prej Allahut kërkova që të më bëj ortak në pasurinë dhe në bijtë e
Ademit dhe në bijtë e tyre...
Kjo dëshirë mu plotësua. Duke më thënë: -
Dhe me atë alarmin e zërit tënd, mashtroje atë që mundesh prej
tyre, me kalorësit e këmbësorët tu thirri (bërtitu) ata, përzieju
me ta në pasuri dhe në fëmijë dhe premtoju atyre, “- por shejtani
nuk u premton tjetër, përveç mashtrim”. (17/64). (Vërteton ky ajet
Kuranor).
Çdo lloj kafshe që therret pa e përmendur emrin e Allahut, në
mishin e asaj kafshe marr pjesë edhe unë si dhe në ushqimin ku
është përzier kamata, është haram dhe unë edhe prej atij ushqimi
ushqehem.
Pastaj bëhem ortak edhe në pasurinë e cila nuk është mbështetur me
kërkesë që ta mbrojë
Allahu xh.sh.
Edhe në marrëdhëniet intime bashkëshortore ku nuk kërkohet mbrojtja
e Allahut unë i bashkangjitem aktit (seksual) te gruaja e tij....
Dhe fëmija që lindë prej tyre do të na respektoj e do t’i dëgjojë
fjalët tona. Gjithashtu një njeri që hyp në kafshë për të
udhëtuar, jo në rrugë të hallallit (të lejuar) por të kundërtën, në
atë udhë edhe unë do t’i jem bashkudhëtar.
Kjo vërtetohet edhe me ajetin Kuranor ku thuhet:
“Dhe me atë alarmin e zërit tënd, mashtroje atë që mundesh prej
tyre, me kalorësit e këmbësorët tu thirri (bërtitu) ata, përzieju
me ta në pasuri dhe në fëmijë dhe premtoju atyre”, - por shejtani
nuk u premton tjetër, përveç mashtrim. (17/64).
rej Allahut dëshirova që të kem shtëpi... -kërkesën time ma
plotësoi duke më mundësuar që si shtëpi t’i shfrytëzoj hamamet
(banjot).
Mandej dëshirova të kem një mesxhid, vend për tu folur. -Më caktoi
vende ku bëhet pazari, mi bëri mesxhide (faltore).
Dëshirova të kem një libër për lexim. -Ma dha një libër poezie për
të lexuar.
Dëshirova pastaj t’më ipet një ezan. -M’i caktoi muzikantët (ata që
merren me muzikë).
Dëshirova një shokë për të fjetur... – M’i caktoi pijanecët.
Dëshirova ndihmës. Për ndihmës më dha ata të cilët ndahen nga rruga
e Allahut dhe të cilët formojnë grupacione.
Dëshirova të kem vëllezër. Më caktoi të gjithë ata që pasurinë e
tyre e shpenzojnë pa nevojë si dhe ata që e shpenzojnë pasurinë në
rrugë të gabuar. Edhe këtë e vërteton ajeti Kuranor:
Ata që shpenzojnë tepër (mastrafxhinjtë) janë vëllezër (në
veprim) të djajve e djalli është përbuzës i madh i Zotit të

tij”.(1/27)
Në këto fjalë Pejgamberi s.a.v.s. ndërhyri dhe i tha: sikur të mos
ishin këto fjalë tua të vërtetuara me ajete Kuranore, aspak nuk do
të kisha përcjellur.
Pas kësaj iblisi, vazhdoi:
O Muhammed, pastaj prej Allahut dëshirova që bijtë e Ademit mos të
kenë mundësi të më shohin, kurse unë ata t’i shoh. Edhe kjo dëshirë
mu plotësua.
Dëshirova që të më mundësohet të eci në venat e gjakut të
njeriut... edhe kjo m’u plotësua.
Kështu unë mund të depërtoj ndërmjet tyre... të shëtis... ashtu si
unë dua... të gjitha këto dëshira m’u plotësuan. Dhe më tha: - Të
gjitha këto ty t’i dhashë.
Dhe unë me këtë gjendje që kam lavdërohem. Edhe këtë po të them: Më
shumë janë që vijnë me mua, se sa ata që vijnë me ty. Kështu deri
në kiamet shumica e njerëzve do të jenë me mua...
Pas këtyre fjalëve Iblisi shtoi:
E kam një fëmijë... e ka
emrin.:Ateme. Ky shkon te ai njeri i cili
flenë pa e falur namazin e jacisë dhe ia lëshon urinën në veshin e
tij. Sikur të mos ishte kështu pa dyshim të gjithë njerëzit nuk do
të kishin mund të flejnë pa i falur namazet me kohë.
Unë e kam edhe një fëmijë tjetër: e ka emrin Myketazi... detyra e
këtij është t’i përhapë veprat e fshehta.
P.sh. Nëse një njeri punon një ibadet të fshehtë... pra, e fsheh
këtë ibadet...
Mytekazi e shtyn atë që ai vetë ta tregojë. Në fund edhe ia arrin
qëllimit që atë ibadet të fshehtë ta publikojë.
Kështu Allahu xh.sh. njeriut të këtillë... ia zbret sevapet për
nëntëdhjetë e nëntë për qind. Kështu nëse një vepër është vlerësuar
me njëqind sevape atij i zbriten nëntëdhjetë e nëntë dhe i mbetet
vetëm një, sepse siç dihet një njeri që e punon një punë të mirë
fshehurazi ai i ka njëqind sevape.
Veç këtyre
unë e kam edhe një fëmijë, ai e ka emrin Kyhajl. Detyra
e këtij është që sytë e njerëzve t’i lyejë. Veçanërisht kur
dijetarët flasin në mexhlise dhe kur Imami e lexon hytben. Ndërsa
në momentin kur ua lyen sytë ata fillojnë të koten dhe nuk janë në
gjendje më të dëgjojnë fjalët e imamit. Kështu që pamundësohet të
fitojnë sevape.
Pas këtyre që tha iblisi filloj të sqaroj:
Prej cilitdo vend që të ngritet ndonjë femër në atë vend do të
ulet shejtani.
Si dhe në çdo prehër femreje ulet nga një shejtan... dhe e bën të
duket e bukur për ata që e shikojnë.
Pastaj disa urdhra i urdhëron asaj p.sh. i thotë: shploi pak mëngët
si dhe krihet... le të duket... Ajo i nënshtrohet këtij urdhri dhe
fillon e i shplon mëngët dhe krihet. Pas kësaj, ia shkyn asaj
perden e turpërisë.
Pastaj iblisi filloi t’ia tregoi gjendjen e tij Pejgamberit

s.a.v.s.:
O Muhammed unë asgjë nuk kam në duart e mia as që mund të shtyjë
dikë në dalalet (përçarje).
Unë vetëm mund ta bëjë njeriun me vesvese si dhe gjërat t’ia
zbukuroj... vetëm kaq.
Po të kisha pasur mundësi atëherë do ti kisha zvarritur, njerëzit
në dalalet.
Pra të gjithë ata që thonë: Përveç Allahut nuk ka zot tjetër dhe
Muhammedi është i dërguari i tij. Pastaj ata që falin namaz dhe ata
që agjërojnë. Të gjithë këta nuk i kisha lënë pa i zvarritur në
dalalet. Sikur t’i që nuk posedon mundësinë që dikë ta qesësh në
hidajet. Por edhe ti je vetëm i dërguari i Allahut që shpalljen e
Allahut t’ua shpallësh njerëzve.
Por të ishte hidajeti (plotësimi i imanit) në duart e tua me siguri
nuk do të kishe lënë asnjë pabesimtar në sipërfaqen e tokës. Ti je
në argument prej Allahut tek njerëzit...e unë jam shkak që prej

ezelit
(të pafillimit) të shkruhet për njerëzit lloj lloj belaje dhe
mposhtjeje.
Njeriu i lumtur lumturinë e fillon që në mitrën e nënës.
Edhe ai që është mëkatar, fillin e ka që në mitrën e nënës së vet.
Allahu është krijues si për ata të lumturit po ashtu dhe për ata që
janë mëkatar.
Pastaj Pejgamberi s.a.v.s. lexoi këto dy ajete:
Sikur të dëshironte Zoti yt, do t’i bënte njerëzit të një
feje(por nuk dëshiroi, ai e di pse).
Ata vazhdimisht janë në kundërshtime (mes vete).>>
Përveç atij që mëshiroi Zoti yt. Po për këtë edhe i krijoi ata>>.
Fjala e Zotit tënd:
Gjithsesi do ta mbush xhehenemin me të gjithë exhinet dhe
njerëzit ka marrë fund (është plotësuar).>>(11/118-9).
Pejgamberit nuk i përket kurrnjë qortim për atë që Aahu e
ngarkoi me të. Ky ishte ligh i Allahut edhe ndër ata që isn më
parë, e urdhri i Allahut është vendim i kryer.>>(33/38).>Pastaj Pejgamberi s.a.v.s. i tha iblisit:
O Ebamurre a thua nuk ke mundësi që të pendohesh dhe të kthehesh
në rrugën e Allahut? Të jap besën se të bëhem dorëzanë se do të
hysh në xhennet...>>
Në këtë iblisi tha:
O i dërguari i Allahut, detyra e dhënë sipas urdhrit është kryer e
tërë ajo që është shkruar me pendë, ai laps që e ka marr fund –
>>ngjyra është terur, punët (detyrat) e caktuar e deri në kiamet me
siguri do të kryhen ashtu si janë
paraparë.
Ty Allahu të bëri efendi prijës në mesin e Pejgamberëve, të bëri
mësues të xhennetit si dhe të zgjodhi njeriun më të mirë prej
popullit, ndërsa mua më bëri prijës të punëve të këqija dhe mësues
i xhehenemit. Ai është i plotfuqishëm. Pastaj iblisi kështu i
plotësoi fjalët e veta:
Këto janë fjalët e mia të fundit... dhe të gjitha që fola janë të
vërteta.
E falënderoj Krijuesin e gjithësisë i cili nuk ka fillim as nuk ka
mbarim.
Qoftë i shpëtuar dhe përshëndetjet e Allahut i qofshin mbi
Muhammedin s.a.v.s. dhe mbi familjen e tij si dhe mbi shokët e
tij... Amin!
Përshëndetjet i qofshin të gjithë pejgamberëve dhe edhe njëherë
falënderuar qoftë Krijuesi i gjithësisë Allahu xh.sh...

Kjo broshurë është nxjerr prej librit të titulluar
“Shegjeret’ul-kevn”.

melika
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 193
Points : 542
Reputation : 3
Data e Anëtarësimit : 15/04/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi