Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Armiqësia në mes njeriut dhe iblisit-shejtanit

Shko poshtë

Armiqësia në mes njeriut dhe iblisit-shejtanit Empty Armiqësia në mes njeriut dhe iblisit-shejtanit

Mesazh nga Ebu Amar Wed Mar 17, 2010 1:05 am

Armiqësia në mes njeriut dhe iblisit-shejtanit

Armiqësia në mes njeriut dhe shejtanit është e vjetër sa vetë historia e njeriut, ose saktësisht që nga dita kur Allahu xh.sh. krijoi Ademin a.s., bile ende pa i pasë dhuruar shpirtin. Në ajetin 34 të kaptinës El-Bekare, Allahu xh.sh. thotë: ”E kur u thamë engjëjve: përuljuni (beni sexhde) Ademit, ata menjëherë iu përulën, me përjashtim të Iblisit (djallit). Ai refuzoi dhe u mbajt me të madh e u bë pabesimtar.” Deri në atë kohë Iblisi adhuronte Allahun
xh.sh. së bashku me melaiket e qiellit dhe ky urdhër e përfshiu edhe atë, por ai refuzoi dhe bëri mendjemadhësi.
Ajeti në vazhdim flet edhe për arsyen e kësaj mendjemadhësie: “Tha (Iblisi):”Unë jam më i mirë se ai, mua më krijove nga zjarri, kurse atë e krijove nga balta”(El-Araf:12).
Qëllimet e shejtanit janë dy llojesh:
Qëllime të largëta dhe Qëllime të afërta të tij.
Si qëllim i largët i tij është hedhja e njeriut në Xhehenem dhe pengimi nga hyrja në Xhennet:”Ai fton parinë e vet
që të jenë nga banorët e zjarrit të fortë (Fatir: 6)”. Ndërsa si qëllime të afërta janë:
1) hedhja e njeriut në shirk dhe mosbesim, duke u bërë njerëzve thirrje që të adhurojnë tjetërkënd përveç Allahut, dhe të mohojnë Sheriatin (Ligjin e Zotit);
2) hedhja e tyre në mëkate dhe mosbindje; nëse shejtani nuk e arrin qëllimin me shirkun, ai nuk e humb shpresën, por është i kënaqur që t’i hedhë në mëkate e mosbindje dhe kështu të mbjellë në mes tyre armiqësi e urrejtje.
Në vazhdim do t’i përmendim kalimthi edhe disa metoda të tij, e për disa të tjera do të ndalemi t’i shqyrtojmë sa më mirë. Ai e pengon njeriun në bindjen ndaj Allahut, i ndërhyn në namaz (adhurim), e shtyn njeriun të kaloj para atij që është duke u falur, e dëmton njeriun fizikisht dhe shpirtërisht. P.sh. fizikisht me djegien e shtëpive me zjarr, siç transmeton Ebu Davudi, se Muhamedi a.s. ka thënë:”Kur të bini në gjumë, fikni llampat tuaja, sepse shejtani e udhëzon miun tek llampa dhe kështu ju djeg”, dhe shpirtërisht nëpërmjet ëndrrave. Pastaj, njeriun e prek në momentin e vdekjes, dëmton fëmijët e porsalindur, njeriun e shoqëron në ngrënie dhe pirje kur nuk përmend Emrin e Allahut xh.sh.. Transmeton Muslimi nga Xhabiri r.a., se Muhamedi a.s. tha:”Vërtet Iblisi e vë fronin e vet mbi ujë, pastaj i dërgon ushtrinë e tij dhe më i afërmi tek ai është ai që më së shumti bënë trazira; dikush i thotë: bëra kështu e kështu, ai i thotë: ti nuk bëre asgjë. Pastaj dikush tjetër thotë: unë nuk iu largova njeriut përderisa nuk e ndava me gruan e tij. Këtë shejtan e afron Iblisi afër vetes dhe i thotë: eh, ti je ai që meriton të jesh më i afërmi. Përveç këtyre mashtrimeve që u përmendën më lart, Iblisi me shejtanët e tjerë ka metoda specifike për devijimin e njeriut, si p.sh. ua zbukuron të kotën. Tha Iblisi:”Zoti i im, për shkak që më përzure, unë do t’ua zbukuroj të këqijat atyre, sa të jenë në këtë botë”…(El-Hixher: 39).
Shquarja e gjërave të ndaluara me emra të bukur: tha Iblisi:”O Adem, a të udhëzoj deri te pema e përjetësisë
dhe deri te pushteti që nuk ka fund”. (Taha, 120). Pastaj, në mangësi dhe teprim, me largimin e njerëzve nga
puna dhe hedhja e tyre në shpresime e përtaci. Për këtë Ibnul Xhevziu thotë: Sa ka hebrenj e të krishterë, të cilëve u është bërë i dashur Islami në zemrat e tyre, por Iblisi i largon ata pandërprerë nga ai, e u thotë: mos shpejto, shiko me vëmendje dhe kështu i lë më shpresime derisa ata të vdesin në mosbesimin e tyre. Të njëjtën
gjë i bën edhe mëkatarit që dëshiron të pendohet nga mëkatet e tij. Paraqitja e shejtanit si këshilltar i njeriut: “…Dhe u bëri be atyre të dyve (Ademit dhe Havës):”Unë vërtet jam këshillues i ju të dyve” (El-Araf, 21).

Vera (dhe çdo pije dehëse ), bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall ) janë vepra të ndyra nga shejtani

Vehb ibni Munebbihi r.a. transmeton një rrëfim nga historia e Beni-Israilëve, i cili tregon më së miri se si Iblisi i humb njerëzit dhe si t’u ruhemi këshillimeve të tij. Në kohën e Beni- Israilëve ekzistonte një adhurues i madh i asaj kohe. Po në atë kohë jetonin tre vëllezër që kishin një motër të pamartuar. Një ditë prej ditësh të tre vëllezërit u detyruan të dilnin në luftë, por nuk dinin kujt t’ia linin motrën e tyre, kujt t’ia besonin. Më në fund vendosën që motrën t’ia besonin atij adhuruesit të Beni-Israilëve, sepse kishin besim tek ai. Shkuan dhe i kërkuan atij që ta linin motrën nën mbikëqyrjen e tij derisa të ktheheshin nga lufta. Ai e refuzoi këtë dhe kërkoi
strehim tek Allahu nga ata dhe motra e tyre. Po ata nuk u larguan nga ai derisa pranoi. Ai u tha: Silleni në një shtëpi afër faltores sime,e pastaj ata u nisën në luftë. Ajo qëndroi kështu për një kohë dhe ai ushqimin ia linte te dera e faltores së tij. Kur e linte ushqimin, e mbyllte derën dhe ngjitej lart në faltore, pastaj e urdhëronte atë të dilte nga shtëpia dhe ta merrte ushqimin te dera. Shejtani filloi t’ia zbusë atë, t’ia bënte të dashur bamirësinë dhe
filloi t’ia bënte të madhe daljen e saj nga shtëpia ditën dhe e frikësoi se do ta shihte dikush e do t’i ngjitej
asaj, shejtani i tha: Sikur t’ia dërgosh ushqimin tek dera e shtëpisë së saj, do të ishte më e vlefshme. Shejtani nuk iu nda atij derisa filloi t’ia dërgonte ushqimin te dera e saj pa i folur fare. Ai vazhdoi në këtë gjendje për një kohë, pastaj shejtani ia bëri të dashur më tepër bamirësinë dhe e nxiti për atë e i tha: sikur t’ia dërgosh ushqimin asaj në shtëpinë e saj, do të ishte shumë më i vlefshëm. Shejtani nuk iu nda atij derisa ky filloi t’ia dërgonte ushqimin në shtëpi. Në këtë gjendje vazhdoi për një kohë. Pastaj erdhi shejtani dhe filloi t’ia bënte edhe më të dashur, e nxiti për të dhe i tha: sikur të kishe biseduar ndonjëherë me të, që të ndiejë ngrohtësi, sepse atë e ka kapluar një vetmi e madhe. Shejtani nuk iu largua atij derisa filloi t’i fliste asaj nga faltorja e tij. Pas një kohe i erdhi shejtani dhe i tha: sikur të zbresësh te dera jote dhe ajo të zbresë te dera e saj dhe të
bisedoni, do të ishte më mirë për të.
Shejtani nuk iu largua derisa filloi të dilte te dera e faltores së tij dhe ajo të dilte te dera e saj. Ata qëndruan kështu për një kohë duke biseduar, pastaj shejtani ia zbukuroi punën dhe shpërblimin që fiton me bamirësinë e tij ndaj saj, e i tha: sikur të dilje nga dera e faltores sate dhe të afroheshe afër shtëpisë së saj e të bisedonit, do
të ishte një qëndrim më i ngrohtë për të. Ai nuk iu nda duke e nxitur për këtë veprim derisa e bëri këtë dhe pastaj i erdhi shejtani e i tha: sikur të hysh në shtëpi dhe të bisedosh me të, kështu nuk do të lejosh që ta shohë kush fytyrën e saj. Ai nuk iu nda duke e nxitur derisa filloi të hynte në shtëpi me të dhe të bisedonte tërë ditën, e, kur kalonte dita, ngjitej në faltoren e tij. Pas një kohe i erdhi shejtani dhe nuk iu nda derisa e kapi atë për kofshën e saj dhe e puthi. Ai vazhdoi t’ia zbukuronte atë në syrin e tij derisa bëri marrëdhënie intime me të, kështu që ajo mbeti shtatzënë dhe lindi një fëmijë. Atëherë i erdhi shejtani e i tha: çfarë do të bësh kur të vijnë vëllezërit e saj dhe të shohin se ajo ka lindur?
Unë nuk mendoj se do të shpëtosh pa u turpëruar, prandaj merre fëmijën, priti kokën dhe varrose, sepse nëna e
tij nuk do të tregojë për këtë nga frika që vëllezërit e saj do ta kuptojnë se çfarë kishte vepruar me të. Ai veproi
sikurse i tha shejtani. Pastaj erdhi e i tha: a mendon se ajo do ta fshehë para vëllezërve të saj çfarë ke bërë me të dhe me fëmijën, prandaj merre dhe priti kokën e varrose më fëmijën e saj. Shejtani nuk iu nda derisa ai veproi kështu, i varrosi në një gropë dhe i mbuloi me një gur të madh. Ai qëndroi në këtë gjendje aq sa dëshiroi Allahu dhe pastaj erdhën vëllezërit e saj. Menjëherë erdhën ta kërkonin të motrën dhe e pyetën për të. Ai u tregoi se kishte vdekur, kërkoi falje për të dhe filloi të qante, e tha se ajo ishte gruaja më e mirë dhe shikoni ky është varri i saj. Vëllezërit qanë aty, kërkuan mëshirë për të, pastaj shkuan në shtëpi. Kur erdhi nata dhe ranë në gjumë, u erdhi shejtani në ëndërr në formën e një udhëtari dhe filloi të fliste me vëllain e madh: e pyeti për motrën, ky i tregoi se kishte vdekur dhe i tregoi vendin e varrit të saj, siç i kishte thënë adhuruesi. Shejtani i tha
se ai e kishte gënjyer dhe tha: ai nuk jua tha të vërtetën për motrën tuaj, ai e bëri shtatzënë motrën tuaj dhe
ajo lindi një djalë, pastaj ai i mbyti që të dy, sepse kishte frikë nga ju, dhe i varrosi prapa derës së shtëpisë në të cilën qëndronte, dhe në anën e djathtë të saj, unë jam i bindur se ju do t’i gjeni që të dy. Pastaj shkoi tek vëllai i mesëm dhe tek i vogli dhe u tha të njëjtën gjë. Në mëngjes ata u habitën nga ç’ kishin ëndërruar, kështu që u tubuan të gjithë dhe filluan t’i thoshin njëri-tjetrit: unë sonte pashë një ëndërr të çuditshme, dhe treguan të gjithë se çfarë kishin parë. Vëllai i madh tha: kjo është ëndërr dhe nuk është asgjë më tepër, prandaj ta lëmë këtë. Por vëllai i vogël tha: betohem në Allahun, unë nuk largohem prej këndej përderisa të shkoj tek ai vend dhe të shikoj se çfarë ka aty.

Kurdo që një njeri të vetmohet me ndonjë grua, shejtani është i treti i tyre

U drejtuan ata të gjithë tek shtëpia ku banonte motra e tyre, dhe hulumtuan vendin që e kishin parë në ëndërr, i gjetën motrën dhe fëmijën e saj të prerë e të varrosur në atë vend, ashtu sikur kishin parë në ëndërr. Shkuan menjëherë tek adhuruesi dhe e pyetën për këtë, e ai e pohoi fjalën (ëndrrën) e shejtanit për atë që veproi me ata të dy. Ia morën pasurinë që i kishin dhënë e zbritën nga faltorja dhe e dërguan për ta kryqëzuar. Kur e lidhën në drurin e kryqëzimit, i erdhi shejtani dhe i tha: ti e kuptove se unë jam ai që të mashtrova me atë gruan dhe fëmijën e saj, nëse më bindesh sot, mohon Allahun i Cili të krijoi, unë do të të shpëtoj nga gjendja jote. Ai mohoi Allahun, e kur e mohoi, shejtani e la atë dhe pastaj e kryqëzuan. Këtë rrëfim e përmendën komentuesit e Kuranit gjatë komentimit të Fjalës së Allahut:” Sikur shembulli i shejtanit, i cili i tha njeriut:”Moho!” e kur ai mohoi, i tha:”Unë jam i pastër nga
ti…”(El-Hashr, 16) Alkooli, bixhozi, idhujt dhe fallithotë Allahu i Madhëruar:”O ju që besuat, s’ka dyshim se vera (dhe çdo pije dehëse), bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyra nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre, që të jeni të shpëtuar. Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveçse nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedhë armiqësi në mes jush, t’ju pengojë ta përmendni Zotin dhe t’ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)? (El-Maide, 90-91)

Gratë dhe dashuria për këtë botë

I Dërguari i Allahut a.s,. na lajmëroi se nuk ka lënë pas vetes sprovim-fitne më të madhe për burrat sesa gratë, për këtë arsye është urdhëruar femra që ta mbulojë trupin e saj në përgjithësi përveç fytyrës dhe shuplakave të duarve, kurse burrat u urdhëruan t’iulin shikimet ndaj tyre. I Dërguari i Allahut a.s., po ashtu, na ndaloi që të vetmohemi me femër dhe na lajmëroi se, kurdo që një njeri të vetmohet me ndonjë grua, shejtani është i treti i tyre. Ne sot e shohim këtë sprovim të madh të daljes së grave ashtu sikur
i përshkroi i Dërguari: të veshura e të zhveshura! Sot janë themeluar me mijëra organizata, në Lindje e Perëndim, të cilat shfrytëzojnë ushtri të grave e të meshkujve për përhapjen e imoralitetit përmes televizorit, romaneve dhe filmave, të cilët shfaqin dhe kurajojnë për imoralitet.
Dashuria për këtë botë është koka e çdo të keqeje. A mos u derdh gjaku, u shkelën moralet, u grabitën pasuritë,
u shkëputën lidhjet farefisnore, për gjë tjetër…përveçse si shkak i lakmisë – animit nga dynjaja, konfliktit për pasurinë e përkohshme të saj dhe lakmisë për kënaqësitë zhdukëse të saj.
Shejtani ka mundësi të arrijë deri te mendja dhe shpirti i njeriut në një mënyrë që ne nuk mund ta kuptojmë dhe nuk e dimë. Atë e ndihmon të bëjë një gjë të tillë natyra e tij në të cilën u krijua, dhe kjo është ajo që ne e
quajmë vesvese.
Ebu Amar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi