Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sikur ta marim veten në pyetje për vitet e harxhuara

Shko poshtë

Sikur ta marim veten në pyetje për vitet e harxhuara Empty Sikur ta marim veten në pyetje për vitet e harxhuara

Mesazh nga Ebu Amar Thu Mar 18, 2010 4:40 pm

Sikur ta marim veten në pyetje për vitet e harxhuara

Jemi në fillim të një viti të ri, që domethënë se gjendemi tamam në ditët kur duhet bërë llogaria e viteve që i kemi harxhuar. Cfarë na ngeli neve nga vitet që i harxhuam deri tani dhe cfarë do të na ngelë në vitet që do t`i harxhojmë në këtë mënyrë?

Vallë a bëhet fjalë për një zhvillim dhe progres në jetën tonë fetare? Sikur të mendonim pak për atë se vallë a jetojmë një jetë për të cilën do të kemi mundësi të japim llogari dhe vallë a tregojmë përparim në këtë cështje në cdo vit që pason?

Nëse dëshironi të dëgjojmë se cfarë thotë Hazreti Imam Shibliu, në një ndër ligjeratat më të famshme të tij.Nëse rikujtohemi pak, ligjeruesi në fjalë gjithmonë fillonte me të njëjtat fjalë: “O muslimanë! Merreni veten në llogari para se t`ju marrin në llogari në ditën e gjykimit! Një nga nxënësit e tij fillon të mendojë rreth paralajmërimit të vazhdueshëm të Imam Shibliut: “Para se të merreni me llogari mereni veten në llogari” dhe e pyet Shibliun: “ Në fillim të cdo ligjerate thoni se duhet marrë veten në llogari, para se të mereni në llogari ditën e gjykimit.Nëse ne këtu e marrim veten në llogari, a nënkuptohet kjo se do të shpëtojmë nga llogaria e ditës së gjykimit, ose se do të na lehtësohet llogaria nga ana tjetër?”

Përgjigja e Imam Shibliut ishte shpresëdhënëse dhe jo shpresëthyese: “Personi që jeton në këtë botë duke dhënë llogari, në botën tjetër kur ta jep llogarinë nuk do të mundohet .Thënia e Profetit tonë , “Merreni veten në llogari para se t`ju marrin në llogari në ditën e gjykimit:, nuk është e kotë.

Pronari i pyetjes që fillon të mendojë seriozisht reth përgjigjes që e mori, vendos që të mos i bëjë gjërat të cilat nuk do të mundet t`ju japë llogari në botën tjetër. Kështu filloi të jetojë, duke e marrë veten në llogari për cdo ditë.

Një natë, në ëndërr e sheh hoxhën e tij, Shibliun, sikur w kishte hipur mbi një kalë të bardhë dhe po fluturonte drejt qiejve.I bërtet Shibliut: Prit pak, që edhe unë të vijë me ty!... Kurse Imami i përgjigjet:

Unë shpëtova nga ky burg, nuk ka mundësi që edhe një herë të pres këtu....

Për ta kuptuar urtësinë e ëndrrës që e kishte parë, herët në mëngjes shkoi që ta vizitojë udhëzuesin e tij. Sheh se para derës së shtëpisë janë duke i bërë përgatitjet për varrim.Kupton se hoxha kishte shpëtuar nga burgu i kësaj bote dhe kishte fluturuar drejt pallateve të botës tjetër. Por ditët e nxënësit të Imam Shibliut i kalojnë në mungesë të tij, kështu që një natë përsëri i shfaqet në ëndër.Nxënësi menjëherë e pyet pyetjen e parë, për të cilën ishte shumë kureshtarë:

“Ti në botë jetoje duke e marrë veten cdo herë në llogari dhe të njejtën na e paralajmëroje edhe neve. Si ishte llogaria jote në botën tjetër, në cfarë gjendje je atje? Imami i përgjigjet:

Kur më dolën përpara melaqet për të më marrë në llogari, unë fillova të dridhem .Në atë cast në ndihmë erdhi Allahu xh.sh: Mos e merni në llogari robin tim. Sepse, ai erdhi në këtë botë, duke e bërë llogarinë e vet qysh në botën tjetër! Ai nuk ka ndonjë llogar, të cilën nuk do të mund ta japë!..Pastaj, Shibliu vazhdoi, “ Edhe ju, nëse nuk doni që të keni vështirësi gjatë marrjes në llogari, jetojeni jetën duke e marrë veten në llogari.Mos ejani këndej me një llogari , për të cilën nuk do të mundeni ta jepni.Do të shihni se edhe llogaria juaj do të jetë e lehtë.Sepse, në atë mënyrë nuk do të vini këndej me një llogari,të cilën nuk do të mundeni ta jepni”.

Cfarë thoni? A ta marrim edhe ne veten në llogari për vitet që i kemi harxhuar deri tani? Sikur të vinim edhe një herë në vete duke i marrë parasysh shërbimet që i kemi bërë në rrugën e Zotit, do të pendohemi dhe do ta rrisim numrin e pendimeve , duke thënë “Estagfirullah”

Sikur të vendosim që këtë vit të bënim një renovim tek ne , a do të bëhej mirë? Apo ta lëmë, le të shkojë si të dojë. Edhe pse na ik edhe një vit nga jeta jonë,sillemi sikur të kemi fituar edhe një vit tjetër.Cfarë thoni, t`u nënshtrohemi edhe ne personave që e kalojnë jetën në argëtim dhe t`i përsërisim edhe ne fjalët që i thonë këta njerëz: “Mbaji ngrohtë këmbët, ndërsa kokën freskët, jetoje jetën dhe mos mendo thellë”.

Nuk duhet harruar se pendimi i fundit që bëhet nga jeta, pa e lodhur trurin fare, është shumë e tmershme.Ju dëshiroj një jetë të lumtur, duke e marrë veten në llogari.
Ebu Amar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi