Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Rasti i xhamisë Burmali, askush nuk lëshon pe

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Rasti i xhamisë Burmali, askush nuk lëshon pe

Mesazh nga Ebu Amar prej Fri Mar 19, 2010 11:15 pm

Rasti i xhamisë Burmali, askush nuk lëshon pe

BFI doli me reagim të ashpër ndaj qëndrimeve të Gruevskit

Rijaseti i BFI-së në ditët në vijim do ta shqyrtojë deklaratën e kryeministrit Nikolla Gruevski dhënë në ALSAT se xhamia Burmali nuk mund të ndërtohet në vendin ku kërkohet pasi që nuk i takon këtij institucioni fetar islam.
Askush, tha Gruevski nuk ka të drejtë të ndërtojë diçka në tokë të huaj.
Nga BFI thonë se mbeten në deklaratat e mëparshme se nëse fillon ndërtimi i kishës ata me ose pa leje do të fillojnë ndërtimin e xhamisë.
Nëse ka nevojë atë vend do ta mbrojmë edhe më mburojë të gjallë, kishte deklaruar një muaj më parë Abaz Islami zëdhënës i Rijasetit të BFI.
“Do të jemi të detyruar që pronat tona siç janë kapan An, Suli An, xhamia Burmali, xhamia e Sheshit në Prilep e djegur në natën e kristaltë, ku digjej prona e myslimanëve, ju bindim se do ti mbrojmë me të gjitha mjetet e mundshme, e nëse ka nevojë edhe me mbrojtje të gjallë”, u shpreh Abaz Islami – zëdhënës i Rijasetit të BFI-së.
“Mendoj se kush do që të jetë ka të drejt të kërkojë diçka, të luftojë, por këtë duhet të bëjë me principet e demokracisë dhe në përputhje me ligjin, unë nuk pengojë askënd dhe as mendoj të pengojë, por siç unë ashtu edhe të tjerët duhet ti respektojmë ligjet.
Ligji nuk thotë se dikush mund të ndërton në tokë që nuk është e tija apo edhe më shumë nëse nuk është vizatuar”, theksoi Nikolla Gruevski – kryeministër.
Të vetmit që kanë reaguar sot ndaj deklaratave të Gruevskit, janë nga Këshilli Koordinues për ndërtimin e xhamisë Burmali.
Ramadan Ramadani porositi Gruevskin të mos luaj me ndjenjat e qytetarëve myslimanë në vend.
“Ne me këtë rast si qytetarë të këtij vendi shprehim keqardhje dhe na vjen keq që kemi kryeministër që thirret në përkatësin fetare të njerëzve, me çka e paralajmërojmë që është shumë afër gjërave që janë të dënueshme me ligjet e Maqedonisë, siç janë mbjellja e urrejtjes ndërfetare dhe ndëretnike.
Ne poashtu e përkujtojmë atë se shteti edhe ligjet nuk janë një rrugë njëkahëshe ku mund vetëm dikush të afirmojë veten dhe vetitë e veta kulturoro-historike dhe kërkojmë sa më shpejt që ai kryeministër të braktisë truqet e Itar Pejos dhe të ndajë truallin për ndërtimin e xhamisë me kushtet dhe çmimet e njëjta sikur edhe ka vepruar me tempullin e paralajmëruar ortodoks në Sheshin e Shkupit”, theksoi Ramadan Ramadani, përfaqësues i Këshillii koordinues për ndërtimin e xhamisë Burmali.
Kryeministri Gruevski mbrëmë gjatë intervistës së tij në emisionin ‘Rruga drejt...’ në Alsat-M duke sqaruar pse nuk mund të veproj në të njëjtën mënyrë siç ka vepruar me faljen e tokës KOM-së në sheshin e qytetit tha se çdo vendim i mëtejmë për ndryshimin ose jo të planit urbanistik varet vetëm nga këshilli i komunës Qendër dhe jo nga qeveria.
Ai edhe një herë nëpërmjet përgjigjeve të tij u mundua që fajin t’ia hedh Komunës Qendër dhe këshilltarëve të saj për mos lejimin e rindërtimit të xhamisë Burmali në vendin ku dhe ka ekzistuar më parë, në sheshin e Shkupit. Gruevski disa herë gjatë rrjedhës së emisioni përmendi se ai është i pafuqishëm që si pushtet qendror të reagoj në Këshillin e komunës Qendër dhe që nuk mund tua imponoj atyre që të përdorin mënyrën e njëjtë të reagimit sikur me KOM-in kur atyre iu nda trualli për ndërtimin e kishës Shën Konstantini dhe Elena.

_________________
Ebu Umame r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë:“Lexojeni Kur’anin, vërtet ai do të ndërmjetësojë Ditën e Gjykimit për të zotët e vet”.(Muslimi)


Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi