Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Varri është shtëpia jote

Shko poshtë

Varri është shtëpia jote

Mesazh nga Dhulkarnejn prej Tue Mar 30, 2010 3:34 pm

Varri është shtëpia jote
Motër е dashur… A do të mund ta përballosh El-Havije-në. A e din se ç’është Havije? Është zjarri me nxehtësi shumë të lartë?! Dole nga barku i nënës vetëm! Do të hysh në varr vetëm! Do të qëndrosh para All-llahut të Madhërishëm vetëm. A e ke kuptuar domethënien e adhurimit, a e ke rrënjosur në zemrën tënde? A e ke kryer obligimin ndaj prindërve tu?

A e ke kryer obligimin ndaj burrit?

Fëmijët tu, a i ke edukuar me përmendjen e All-llahut dhe a i ke urdhëruar për namaz, apo i ke rritur në shoqëri të filmave dhe këngëve?

Deri kur do të vazhdosh me lënien e namazit, ikjen nga Kur’ani, kurse ti je e bindur se vdekja të kërkon.

Varri është shtëpia jote.

Dheu, shtroja jote.

Krimbat do t’i kesh shokët më të afërt.

Ringjallja e madhe do të jetë takimi yt.

Mos vallë pret derisa ta harrosh edhe fenë tënde?

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] shpesh e përsëriste këtë dua:
“O Ti që i rrotullon zemrat, forcoje zemrën time në fenë Tënde; O Ti që i udhëzon zemrat, udhëzoje zemrën time në të dëgjuarit Tënd”.

Pra, a beson në zemrën tënde dhe në fenë tënde?!

Atëherë si, pra, kur ti je e njohur për mëkatet e shumta, vërshon pas turpësive dhe dëshirës së zjarrtë, pas gëzimeve trupore dhe gjërave të cilat s’qëndrojnë gjatë.

Motër e nderuar!

Po i afrohemi vdekjes dhe agonive të saj.

Po shkojmë për në varr, tek vështirësitë e tij të mëdha.

Po i afrohemi ringjalljes dhe situatës së saj.

Po i afrohemi Ditës së Kijametit dhe vështirësive të saj, pastaj do të paraqitet para teje e vërteta dhe do të shohësh llogarinë që ke për ta dhënë para All-llahut të Madhërishëm. All-llahu i Madhërishëm thotë: “Ti ishe në një huti (nga kjo ditë) e Ne ta hoqëm perden tënde dhe tash ti sheh shumë mprehtë”. (Kaf: 22)

Për vajzat para se të pendohen dhe të humbin
avatar
Dhulkarnejn
Forumist
Forumist

Numri i postimeve : 184
Points : 512
Reputation : 14
Data e Anëtarësimit : 02/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi