Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Shtypi britanik ndaj sulmit mbi flotilën

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Shtypi britanik ndaj sulmit mbi flotilën

Mesazh nga Ebu Hattab prej Sat Jun 05, 2010 4:16 pm

Në shtypin britanik zenë një vend të veçantë reagimet ndaj sulmit që iu bë flotilës që po dërgonte ndihmë në Gaza. Financial Times në faqe të parë ka fotografi të disa protestuesve në Stamboll që djegin flamurin izraelit .

"Izraeli përballet me reagim global."

Gazeta citon Turqinë që e quan sulmin mbi flotilën "jo njerëzor."

Më në brendësi po në këtë gazetë "Dhuna prezanton dilemë për politikën amerikane."

Gazeta shkruan se ndërsa dënimet e sulmeve izraelite erdhën nga vende të ndryshme të botës nga Meksika, Franca dhe BE, SHBA u përpoq të fitonte kohë.

Shtëpia e Bardhë doli me deklarata ku shprehte keqardhje për viktimat dhe se do të shkonte deri në thelb të asaj që kishte ndodhur.

Por kjo nuk është çfarë ishte menduar se do të ndodhte këtë javë. Kjo javë ishte supozuar se do të sillte pajtim të presidentit amerikan Obama dhe kryeministrit izraelit, Netanjahu.

Të dy udhëheqësit, marrëdhëniet e të cilëve kanë qenë të tendosura ishin parashikuar të takoheshin sot, shkruan gazeta.

The Guardian shkruan "Izraeli akuzohet për terrorizëm shtetëror pas sulmit vdekjeprurës në flotila."

Apo më tej me artikullin "Nga ajri dhe deti - një paraqitje e muskulit ushtarak."

Gazeta citon një prej aktivistëve që thotë se "Ata po përdorin municion të vërtetë - ne nuk mund të mbrojmë veten. "

The Guardian thotë se në bord të anijeve kishte emra të njohur dhe aktivistë veteranë.

Midis tyre janë edhe Henning Mankell, shkrimtari i njohur. Në bord ishte dhe laureati i çmimit nobël për paqe Mairead Maguire - bashkëthemelues i organizatës njerëzit për paqe në Irlandën e Veriut.

The Daily Telegraph ka artikullin në faqe të parë " Thirrje për të izoluar Izraelin pas vrasjeve në autokolonën e ndihmës."

Ishte Turqia, thotë gazeta që ishte në krye të thirrjeve për të izoluar Izraelin pasi komandot izraelite vranë të paktën 10 vetë gjatë sulmit mbi flotilën. Po në këtë gazetë është dhe artikulli " Një miqësi jetike gati në prishje".

Gazeta i referohet kështu Turqisë që tradicionalisht ka qenë miku më i mirë i Izraelit në botën myslimane.

The Indipendent në faqe të parë ka foto të komandove izraelitë dhe artikullin "Diplomacia e varkës me armë të Izraelit provokon zemërim global."

Gazeta citon qëndrimin izraelit që thotë "Ne vepruam me përmbajtje. Bota nuk është dakord me këtë."

The Times po ashtu në faqe të parë ka pamje të disa anijeve izraelite që rrethuan flotilën dhe citon kryeministrin izraelit që thotë se ushtarëve iu desh të vetëmbroheshin./bbc

Ebu Hattab
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 75
Points : 200
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 27/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi